Rrëfimi drithërues i
vinçierit i cili me 14 tetor 2014 u kthye në heroin modern të shqiptarëve
Dritan Shakohoxha
- Kjo është shtëpia e
Morinajve në Shikaj të Kukësit. Djali i vogël quhet Ismail, ai që krijoi dhe
valëviti flamurin në Beograd, këtu është kthyer, sepse ky është vendi më i
sigurt…
Jam lindur e rritur
këtu për 17 vjet, pastaj emigracion, si të gjithë shqiptarët. Kjo është edhe
heroina e Beogradit, makina, kam bërë 1 mijë e ca kilometra nga Milano në
Beograd.
- Flamuri kuqezi, makina
gjithashtu, ishte plan edhe ky?
Makina e kuqe ishte
rastësi. Kur ndodhin shërbime ndaj kombit, këto ngjyra na preferojnë.
- Ismail Morina, e dinë
të gjithë emrin tuaj, por duhet ta tregojmë këtë histori. Kur filloi ideja për
të bërë këtë gjë që i emocionoi të gjithë shqiptarët?
Ideja fillon nga viti
2010, konkretisht nga ndeshja Itali-Serbi, i dimë të gjithë incidentet që ndodhën
aty. Ishte një nga këto incidente që më revoltoi (djegia e flamurit nga
Bogdanov), gjest që nuk e kam kapërdirë, kurrë, shumica e mendojnë si unë. Nuk
ishte atëherë droni, po ishte ideja për hakmarrje, duhej bërë diçka. Në vijim,
në 2014-n, më 23 shkurt, shorti, diçka që më habiti, nuk e parashikoja, ndodhi.
Menjëherë pas shortit kisha një ndeshje futbolli me miqtë shqiptarë dhe
italianë dhe ishim në dhomat e zhveshjes. Po bisedonim, po më ngacmonin
italianët, ra shorti me Serbinë, çfarë do bëni, etj. Në një moment, një nga
shokët italianë më thotë me humor – pse ju nuk përdorni helikopterë dhe të vini
një mesazh denigrues, hakmarrës, gjatë ndeshjes.
- Propozimi ju erdhi nga
një mik italian?
Po, ishte rastësi,
shkëndijë në tru.
- Ju jetoni në Itali
nga…
Që nga viti 2004.
- Çfarë bëni?
Punoj vinçier. Kam
qenë i integruar në shoqëri atje, jam i martuar, kam dy fëmijë, një vajzë e një
djalë. Deri para asaj ndeshjeje mund të thoja që jeta ime ishte shumë normale.
- Shorti ishte,
shkëndija ishte. Filluat të mësonit diçka që nuk e dinit, dronin…
Dronin e kisha dëgjuar
në kronika lajmesh, në Afganistan, Irak, survejime ushtarake.
- Në stadiume, nëpër
tifozët
Jo, jo, dron ushtarak,
po jo si ky. Fillova të hulumtoj në uebsite, pika shitjesh që ishin aty, të
merrja kontakte.
- Bletë dronin, pastaj
mësuat ta drejtonit…
Ishte e vështirë, në
mëngjes ikja në punë, kur kthehesha nuk shkoja në shtëpi, shkoja te një mik
italian që kishte toka, të ushtrohesha. Ka vazhduar një muaj, një muaj e
gjysmë.
- Bashkë me shokët?
Po. Dikush mbante
dronin, dikush bënte filmimet.
- Edhe shqiptarë?
Po, shokë të
emigrimit, që hanim në të njëjtën pjatë, dhe grupimi “Tifozat Kuq e Zi” ku bëj
pjesë.
- U vendos që do
valëvitej, po çfarë?
Ka dy versione të
flamurit. Është një me flamur dhe shqiponjë si ai që kemi tani, si dhe ai me
shqiponjën e Skënderbeut që fluturoi në Beograd. Ideja ishte që në fushë të
vihej një flamur me përmasa shumë të mëdha, e bëra me ndihmën e “TKZ” në
Tiranë, rreth 3.5 metra me 4, të ngrihej me dy drona, të përdoreshin tullumbace
me helium. Por kur e provova, problem nuk ishte pesha, por sinkronizimi mes dy
dronëve. Bëmë disa prova. Pastaj u mendua reduktimi, 1.20 me 1.70 ishin
përmasat origjinale të atij që fluturoi. Aty u realizua me vetëm një dron, në 3
javët e fundit ishte ky version përfundimtar. Aty bëra shumë stërvitje, ku ka
pasur erë, shi, pavarësisht se kisha parë në internet edhe kohën dhe e dija se
si do të ishte në tetor. Doja të sigurohesha. Një flamur i cili do të ishte
plot me vlera kombëtare, që nuk do të përmbante në mënyra absolute ofendim ndaj
kombit serb. Dy figura kombëtare të pavarësisë nuk duhej të mungonin sepse
është historia ashtu, një fjali që duhej të vriste shumë. Fillimisht nuk e
mendova autochthonous, ishte version italian, “Da sempre e per sempre padrone
nei Balcani” (Që ngahera, përgjithmonë, padron i Ballkanit). Duke qenë
anglishtja gjuhë ndërkombëtare, italishtja nuk më bindte. Në Google kërkoja
përkthimin e fjalës autokton në shqip, më dilnin tre versione, autochthonous më
bindi si fjalë, dhe m’u duk elegante, doja një gjest elegant. Pastaj harta e
Shqipërisë etnike, pastaj shqiponja e Skënderbeut. Varianti i parë ishte me
shqiponjën normale që kemi në flamur. Por meqë doja të promovoja vlerat
shqiptare, nuk mund të mungonte shqiponja e Skënderbeut. M’u sugjerua nga
patrioti nga Shkupi që erdhi atë natë me mua.
- Kush e bëri në
kompjuter se kjo nuk bëhet vetëm…
Ishte djali i vëllait,
i cili është shumë i dhënë pas informatikës. E kemi bërë me korrespondencë me
Skype, Ismail Qemali këtu, Isa Boletini këtu. Problemi ishte me shkrimin
autochthonous se ishte shumë i gjatë. Puna shkoi tre ditë.
- Po në punë shkonit?
Shkoja në punë.
Zakonisht provat i bënim nga ora 6:00-7:00 e mbrëmjes deri në orën 11:00. Sapo
u bë, e publikova në Facebook, më 13 gusht me një mbishkrim “Vallë a do hyjë
kjo në histori”. Njerëzit nuk i dhanë rëndësi, njerëzit nuk dinin se çfarë do
të ndodhte mbrapa. Kjo ishte historia e flamurit.
- Çfarë ju lidh me
Ismail Qemalin?
Ismail Qemali është
histori, Ismaili ngriti flamurin erdhi edhe Isa në mbështetje të asaj fryme që
mbizotëronte atëherë. Unë kam një simpati të veçantë për të, përveçse patriot.
Kam histori personale me plakun tim, kur vinte nga puna më thoshte, “Ismail
Qemali burrë dai/me pushkë në dorë në Vlorë ka hi”, më pyeste: A je ti ai? I
përgjigjesha – unë jam. Me kalimin e kohës, mësova historinë, lexova libra dhe
kuptova që nuk isha unë. Plaku ma bënte prapë atë pyetje, por atëherë i thashë
që nuk kam qenë unë. Kjo ishte simpatia për Plakun e Urtë të Vlorës.
- Duhet të dinit edhe
vendin që të mos gabonit asgjë…
Ishte data 26 korrik,
kisha një gëzim familjar dhe shfrytëzova rastin që të vija në Shqipëri duke
kaluar në Beograd. Isha i bindur që ndeshja do të bëhej në stadiumin e “Yllit
të Kuq”, pasi në bazë të informacioneve që kisha, Serbia i kishte bërë aty
ndeshjet.
- Atëherë shkuat?
Po, shkova, bëra
xhirimet, më 27 në mëngjes, ditë me shumë shi, bëra xhirimet rreth stadiumit,
edhe fotografi. Shkova edhe te stadiumi i Partizanit të Beogradit po thjesht si
turist, pa interes. Shkova në Itali, atje një mik nga Mali i Zi, më dërgoi një
link që ishte zyrtare se Serbia do të luante te stadiumi i Partizanit të
Beogradit ndeshjet e vitit 2014. Pata rënie morali, se isha fokusuar
krejtësisht atje. Kisha krijuar idetë e mia se ku do të vendosesha atje.
Stadiumin e Partizanit nuk e njihja, ndaj kam përdorur Google Maps dhe ishin
3-4 pika nga ku mund të veproja. E para ishte kisha, pastaj Akademia Ushtarake,
të cilën mendoja se ishte selia e Partizanit të Beogradit. Ajo që më bindi më
shumë ishte kisha, pasi ajo është objekt kulti fetar i cili nuk kontrollohet
shumë, nuk ka vëmendje. Kuptohet që nuk kisha shkuar për ta dhunuar. Mendova se
ishte pika më e volitshme për ta bërë këtë gjë, meqë afërsia me stadiumin ishte
rreth 50-70 metra në vijë ajrore.
Ajo që pyesin të
gjithë është që një vinçer, me një kredi, me dy fëmijë për të rritur e ka të
vështirë që të bëjë gjithçka vetëm, duhen para se dronët kushtojnë…
E gjithë kostoja
financiare e operacionit ishte 5-7 mijë euro në total. Po kishte edhe kosto
morale, pasi i mungoja familjes e vazhdoj t’i mungoj ende për arsye që dihen.
Momenti më i vështirë i gjithë kësaj ishte natën kur u nisa, kur unë u
përshëndeta me fëmijët e mi në gjumë. Ishte ora 10:30 e darkës, data 10 tetor.
- Ishte momenti kur e
dinit se edhe mund të mos niseshit…
Gjatë kësaj historie
nuk kam pasur fare hezitim, e dija se çfarë doja të bëja, bukurinë e asaj që
doja të bëja. Por në momentin kur kam puthur dy fëmijët në gjumë, ishte momenti
i hezitimit, pasi e dija se po shkoja drejt një gjëje të rrezikshme, kjo më ka
prekur shumë emocionalisht dhe më prek ende.
- Ju erdhi për të qarë…
Kuptohet, nëse jo, do
të isha njeri pa ndjenja.
-Vendosët të niseshit
por nuk e bënit dot vetëm, ju duhej një bashkëpunëtor…
Po, një nga “Tifozat
Kuq e Zi”, Marin Rexha, shumë patriot në Tiranë, ai ishte ndërlidhësi, pasi më
njihte mua dhe djalin nga Shkupi. I shkroi në Facebook, i tha që kishte nevojë
për një person dhe i tregoi muhabetin. Kemi komunikuar në Facebook, gradualisht
erdhëm duke u njohur derisa mbërriti momenti, që ai më shprehu planin e tij, që
ishte pak më i rrezikshëm. I tregova timin, e pëlqeu dhe e përkrahu. Ishte 12
shtatori kur filloi biseda me të, deri më 13 tetor në darkë që u pamë për herë
të parë në Beograd.
- I kuptoni ata që nuk
ju mbështetën financiarisht në ato momente. Por moralisht, ju kanë përkrahur?
Po, moralisht më kanë
përkrahur. Nuk mohohet që 3-4 shokë dhe pjesëtarë të TKZ që më kanë ndihmuar
financiarisht. Të gjitha i bëra gati, por nuk kisha paratë e rrugës, them këtu
as t’i hidhja benzinë makinës për të ecur. Kam bërë një udhëtim prej 12 orësh dhe
kam hyrë në kufijtë tokësorë Kroaci-Serbi. Më pyetën policët pse kalon këndej?
I thashë që kam kaluar edhe në gusht, është më e mirë, jam tranzit.
- Çfarë thanë policët
kur panë tre dronë?
Batuta e policit në
kufi ishte se po shihte shifrën në faturë, se dronat kushtonin 3 mijë euro të
tre. Më tha “ti ke një makinë kaq të dobët dhe ke blerë 3 mijë euro drona”. I
thashë i kam blerë për fëmijët e vëllait, nuk bëj shpesh dhurata, po kur i bëj,
i bëj të mira. Më bëri pyetje provokuese. Më tha që këto i përdorin për ndeshje
futbolli. Për ta anashkaluar i thashë mos i ngatërron me ato ‘spider-cam’. I
thashë që ky nuk mban bateri as 5 minuta, nuk përdoret për ndeshje futbolli.
Shkova në Beograd në 5:00 të pasdites, më datë 11, luhej ndeshja në Elbasan me
Danimarkën. Kam parë ndeshjen me telefon atë natë dhe pas ndeshjes, nga ora
11:00 deri në 4:00-5:00 të mëngjesit jam futur vazhdimisht këto tre net te
kisha dhe Akademia Ushtarake. Mendoja të gjeja pikën ideale për të ngritur
dronin me flamur.
- Jeni në Beograd, gati
për aksionin dhe vjan ai të cilit nuk ia themi emrin…
Mund t’i themi nofkën
që përdor, “Molos”. E kam takuar rreth orës 20:00, datë 13 tetor, pikërisht te
makina te parkingu. Kontaktonim me mesazhe, atij i mbaruan paratë në kartën
maqedonase dhe nuk kontaktonim. Por ai më njihte nga fotot në Facebook dhe më
futet në makinë. I kërkoj emrin, ma thotë, ia them. I drejtohemi hotelit, kemi
bërë disa prova të vogla çfarë do të bënte. Një orë para nisjes, nxorëm
flamurin nga kraharori i xhupit, bëmë atë videon e famshme që të gjithë e dinë.
Detyra e tij ishte të priste flamurin pas valëvitjes, flamuri do të dilte
jashtë. Dy pikat ishin tarraca e Akademisë Ushtarake dhe kryqi i kishës. Natën
e parë provova të ngjitem tek Akademia, nëpërmjet dritareve që ishin hapur.
Mbërrita në katin e pestë dhe dritarja ishte mbyllur. U detyrova të kthehesha,
por lashë dronin nën disa llamarina, bashkë me tubat elektrikë që do të mbanin
flamurin dhe nga ora 5:00 e mëngjesit u ktheva në hotel.
- Ju kujtonit se po
shkonit te zyrat e Partizanit të Beogradit?
Gjithmonë e kam
menduar se ishte një moment kur u futa brenda, gjeta korrëse bari. Isha i
bindur që ishte selia e Partizanit të Beogradit.
- Ishit bashkë me djalin
nga Shkupi dhe fjetët atë natë?
Nuk kemi fjetur fare,
kemi biseduar. Unë nuk kam fjetur 48 orë. Duhet të hyja në kishë që në mëngjes
se nga ora 12:00 do të vinin forcat policore, ishte e pamundur të bëhej një gjë
e tillë.
- Po djali nga Shkupi,
çfarë do të bënte?
Afër stadiumit, 500
metra në vijë ajrore, kalon një hekurudhë. Aty ishte pika e volitshme për të
pritur flamurin, në momentin që do të merrte flamurin, do të bashkoheshim te
makina para hotelit.
- Pse e donit flamurin
me vete?
Idenë që flamuri të
mbeste aty, e shihja si dështim. Ishte e rëndësishme që flamuri të dilte
jashtë, të mos ngelej brenda. Nuk doja të krijoja probleme siç u krijuan. Unë e
kam parë si dështim…
- Atë natë u ndatë, me
cilin premtim?
Që çdo gjë të shkojë
mirë, që diçka po bëhet për Shqipërinë dhe u mora pas asaj video, flamurin e
kam mbajtur në kraharor. Kam ecur deri afër stadiumit, aty kapërceva hekurat e
akademisë. Meqë kishte stjuardë që ruanin stadiumin, u futa barkas, është një
livadh aty dhe u vura në një pozicion mes pishës dhe gardhit të kishës, u
fsheha.
- Janë 17 orë në të
njëjtin vend Ismail, si mund të qëndrosh 17 orë në një vend?
Gjatë këtij 17-orëshi
kam menduar gjëra nga më të ndryshmet. Si familja, reagimi pas ngjarjes dhe kjo
më ka bërë të kaloj kohën.
Deri në atë momente
ishte një ëndërr e një tifozi të kombëtares.
- Por kur u mbush vendi
me ushtarë. A menduat se vihej edhe jeta në rrezik?
Të betohem, frikë jo.
Frikë jo, sepse po të kisha pasur, do të kisha dalë. Por thjesht mendoja se
gjesti ka qenë shumë i bukur, elegant, pa ndonjë dhunim. E dija që po bëja
diçka të bukur dhe e përsëris, ishte shërbim ndaj kombit. Frika nuk kishte vend
tek unë.
Atëherë filloi të
errësohet, erdhën tifozët. Vendi u mbush me policë. Rënia e mbrëmjes solli
ardhjen e tifozëve…
Po, rreth orës 19.10
sinjali i parë që më bëri të ngrihem, të dal, ishte ardhja e dy autobusëve të
kombëtareve, serbe dhe e jona. Fillova të dal, kisha flamurin dhe spangot me
vete, kurse dronin me telekomandë në çantë dhe tubi ishin më larg. Kur po
shkoja, ishte një episod. Po kalonte një i dehur që po bërtiste shumë pranë
meje, nuk më pa. Aty humba rreth 30 minuta kohë se po vrojtoja. Ideja ishte ta
hidhja gjatë himneve, jo gjatë ndeshjes. Kjo ishte koha që humba, shihja orën
dhe e dija që në 21:32 maksimumi mbaronte pjesa e parë. Menjëherë hyra në
aksion, përgatita dronin. Është një tarracë ngjitur me akademinë, aty është
montuar droni. Ishin zyra të hapura, mund të më shikonin. Kisha vështirësi me
spangot që të mos ngatërroheshin. Ndeza dronin. Ka një zhurmë shumë të fortë,
ishte frika se mos dëgjohej. Por pa hezituar e ndeza, mora telekomandën, e
mbaja në gojë. kapërceva, u ngjita në shkallë dhe dola në krahun e kishës. U
ngjita në mur nëpërmjet tubit të kullimit. Pak me vështirësi, po kur je
vinçier, i ke gjëra të ditës. U ndala te harqet e kishës, pa mbërritur të
kupola. Ajo që më interesonte ishte të lija dronin, se kisha frikë se mos e
shihnin nga dritat. Më kishte kapur paniku, meqë ishte fundi i pjesës së parë
dhe nuk kisha kohë. E ngrita, nuk e futa direkt në stadium, se mendoja se mund
të më lokalizonin, i bëra një xhiro në lagje. E kalova nga ana tjetër e
stadiumit dhe e futa nga aty. Fillova të ndjeja emocionet e para, drithërimat.
Nuk shihja mjaftueshëm dhe më duhej të ngjitesha më lart. E bëra duke mbajtur
telekomandën në dhëmbë. Fillova ta valëvis, e nisa katër herë nga tribuna VIP,
se e dija se ishin personalitete të larta serbe. Më kapën emocionet e mëdha.
Ngatërrova ngjyrat e fanellave, ngjyra e kuqe, ngjyrat e zemrës më tradhtuan
dhe ajo ndodhi mua.
- Nuk dallohej?
Dukej qartë, problemi
është se nuk e ke perceptimin nga terreni nga ku po sheh. Ajo më ndodhi. Ngjyra
e fanellave bëri të vetën, duke menduar se janë tanët me të kuqe. Ishte momenti
kur djaloshi po më priste për flamurin, ishte një black out. Mendova ok, po ua
lëshoj djemve flamurin në dorë, t’i frymëzoj. Nuk kisha asnjëherë qëllim që të
bllokoja ndeshjen, apo të shkonte ashtu. Arsyetoja sikur kombëtarja të fitonte
pas këtij gjesti do të ishte qershia. Ndodhi ajo që ndodhi.
- Flamuri u ul, ju
menduat se ua dorëzuat lojtarëve shqiptarë. Ju çfarë po bënit?
Në atë moment kam
kuptuar që gabova skuadër, kur u vërsulën dy fanellat e bardha, Xhaka e Lila,
aty e kuptova. Kam tentuar dy herë që t’i jepja goditje t’ia hiqja nga duart,
por lojtari serb po e ulte. Aty mendova që misioni dështoi, flamuri nuk duhej
të binte në duar të tyre. Thashë misioni mbaroi, misioni duhej të shpëtoja
veten, të dilja jashtë.
- Ishin disa të tjerë që
e çuan në fund misionin…
E mora vesh më vonë,
që ditët e para u kam kërkuar falje djemve të kombëtares, por jam superkrenar
me veprimin e tyre. Mendoja se veprimi i tyre ka perfeksionuar më shumë idenë
time. Ka qenë diçka shumë e bukur. Flamuri u mor, shkoi tek i zoti. Ata nuk
patën shans ta mbanin, por unë e mora vesh mbrapa.
- Pastaj filloi misioni
për të shpëtuar jetën…
Kam lënë telekomandën
aty, kam rrëshqitur nga tubi dhe jam vrarë në dorë. Në momentin kur zbrita në
tokë, nga zyrat më shan dikush në serbisht. Dola nga prapa kishës, kalova këtë
perimetër, kam kapërcyer një gardh të strukturës. Aty lajmërova djalin nga
Shkupi me idenë që ka dështuar gjithçka. Jam ndeshur dy herë me policin në
momentin kur po largohesha në rrugica, kur shkoja drejt makinës. Fati ishte që
ndërruan rrugë. Kam ecur buzë autostradës dhe jam kthyer te makina ku më priste
miku im. Jemi nisur direkt në makinë, u futëm në autostradë. Pastaj direkt për
në jug, drejt Kosovës. Ideja ishte për t’u larguar nga Hungaria, por e njihja
doganën nga udhëtimi në gusht. Më mori një shok nga Italia, më përgëzoi. Por unë
i thashë dështova se ata morën flamurin. Ai më tregoi se flamurin e kanë marrë
djemtë e kombëtares. Kam ndier aty një emocion sa i bija me grusht timonit dhe
bërtisja.
- Miku ju tha përgëzime.
Në një familje, në një fshat pak të njohur në Kukës, dy fëmijë hidhen nga
gëzimi, dy nipat…
Po, ata e dinin. Më
tregonin që mendonin që do ndodhte. Por meqë në minutat e fundit Shqipëria po
luante mirë, ata u përfshinë nga ndeshja. Në momentin e dronit, u hodhën dhe e
kuptuan. Prindërit e mi e dinin vetëm që isha në Beograd për të parë ndeshjen,
nga thirrjet e tyre, nëna e kuptoi se isha unë, filloi ankthi për të, pse nuk
më treguat, të qara, etj., derisa jam futur në Kosovë dhe i kam bërë
telefonatën shtëpisë dhe gruas në Itali.
- Që ishit gjallë…
Po, gruaja më thoshte
çfarë lidhje ka me ty, e ka bërë vëllai i kryeministrit. I thashë e kam bërë
unë. I shpjegoja që dronat që përdorja përditë ishin për këtë punë. Jo më tha,
është vëllai i kryeministrit, i thashë harroje, janë propaganda të fëlliqura të
tyre. Mbërrita në shtëpi dhe më doli para plaka me gjysmë zëri.
- Rrugës në makinë
dëgjonit radion?
Sa u futa në
autostradë, hapëm radion. Nuk dija serbisht, djali ma përkthente. Ato që
dëgjuam ishin se Kombëtarja ishte në dhomat e zhveshjes, ka probleme me rendin
në stadium, shpalosja e Shqipërisë me helikopter dhe vetëm kaq. Pastaj nuk u
morën me radion, vazhduam udhëtimin, lamë autostradën, mbërritëm në kufi. Ideja
ishte që me dyshimin më të vogël nga pala serbe, do të thyeja kufirin. U
afrova, i dhamë dokumentet. I foli ai nga Shkupi, por polici më drejtohej mua,
pasi unë kisha qëndruar 4 net. Më tha po ti ku ke qëndruar. I thashë kam disa
shokë në Preshevë. Çfarë keni, rroba. Kaluam në krahun tjetër, te policët tanë,
kontroll normal. I pyeta si shkoi ndeshja. M’u përgjigj është bërë nami, kanë
rënë Isa Boletini dhe Ismail Qemali në Beograd. Aty lajmërova familjen. Kam
bërë video të shkurtër dhe diku nga ora 5:00 e mëngjesit mbërrita në Prishtinë.
* * *
Na ke hap nje telash te madh me kete dron o Ballist. Megjithse keshtu e dun derrat srb.
ReplyDeleteGjithkush Përshëndetje Unë jam Daniel Steve nga Teksas, SHBA. Unë do të doja të ndajnë mirësinë e Perëndisë në jetën time pas kaq muajsh duke u përpjekur për të marrë një kredi në internet dhe u qenë scammed kështu që unë u bë i shqetësuar dhe të dëshpëruar për të marrë një kredi nga një huadhënës legit online. Por Perëndia do të ketë ajo, pashë një koment nga një mik i quajtur William Ken dhe ai foli në lidhje me këtë kompani legit të kredisë, ku ai mori kredia e tij të shpejtë dhe të lehtë pa ndonjë stres kështu që ai më njohu me një njeri i quajtur Z. Jim ray cili kontrollon një Firma quajtur Jim Ray Kredi Kreditimi kompanisë, kështu që unë aplikuar për një shumë të kredisë prej ($ 170,000.00USD) me normë të ulët interesi prej 3%, kështu që kredia është aprovuar dhe depozituar në llogarinë time bankare në më pak se 48hrs, që ishte si unë ishte në gjendje për të marrë përsëri në këmbët e mia për të mbajtur time të thyer biznesit running dhe gjithashtu për të paguar faturat e mia kështu që unë jam këshilluar secilin nga ju që është i interesuar në marrjen e një kredi pa kolateral, nuk ka kontroll kredive, asnjë bashkë signer me normë interesi vetëm 3% dhe Planet më të mira shlyerjes / orar, për të ju lutemi kontaktoni z Jim Ray. Ju mund të kontaktoni atë përmes e-mail e tij: jim_rayloanlending@outlook.com
ReplyDelete