Ai flet dhe vetëm flet. Sa më shumë tregon Paul Ripke, aq më euforik bëhet. “Kam realizuar një ëndërr. Dy vite më parë unë isha vetëm një tifoz i Gjermanisë, ndërsa më 13 korrik 2014 isha në fushë për të përjetësuar historinë”, tregon fotografi i kombëtares gjermane.
Çdo fjali që fotoreporteri nga Hamburgu nxjerr për natën e
13 korrikut 2014 është një histori e patreguar, ashtu si fotot e fotografit të
kombëtares gjermane ditën e kurorëzimit të tyre kampion bote. Ripke ishte më
pranë kampionëve të botës se çdokush tjetër në “Marakana” një vit më parë dhe
fotot që ai fiksoi në celuloid u bënë të përjetshme. “Një natë në Rio”
titullohet albumi që ka shitur mbi 100 mijë kopje deri tani me fotot ekskluzive
të mbrëmjes që Gjermania qepi yllin e katërt në fanellë. Të hënën, ekzaktësisht
një vit nga fitorja e “pancerave” në finalen e “Brazil 2014″, ai hapi një
ekspozitë me 7 foto të papublikuara të mbrëmjes së Rios në Berlin, Hamburg,
Mynih dhe Këln.
Philip Lahm
Një vit pas shpalljes
së Gjermanisë kampione e botës për herë të katërt, ish-kapiteni Filip Lahm
kujton për “Goal.com” edhe një herë emocionet e mbrëmjes së paharrueshme të
Rios: “Momenti më i rëndësishëm ishte vërshëllima finale. Do ta kujtoj atë
gjatë gjithë jetës time. Kryeson me një gol në shtesë ndaj Argjentinës në
finale dhe kupton se tashmë ti je kampion bote. Ishte një moment shumë i
veçantë. Dy orët pas vërshëllimës finale ishin thjesht të pabesueshme me festën
mes lojtarëve, trajnerit dhe stafit. Ngjitesh në pod për të tërhequr medaljen,
ngre trofeun dhe takon presidentin. Ishte e pabesueshme. Nuk kam fjalë për ta
përshkruar. Ishte një ëndërr. E kupton me të vërtetë vetëm nëse je pjesë e saj.
Këtë vit kam ende synime të mëdha me Bajernin. Duam të fitojmë çdo trofe të
mundshëm, por me titullin e kampionit të botës, ti përjetësohesh në histori”.
Pep Guardiola
Më 24 qershor
2013, Pep Guardiola shkeli për herë të parë në dhomat e zhveshjes së “Allianz
Arena”-s për të shkrepur fotot e prezantimit të tij.
Si për ironi të fatit,
gjashtë foto lojtarësh u përjetësuan në atë moment mbi kabinat e tyre. Por, sot
të gjithë ata: Pizarro, Kros, Manxukiç, Gomez, Shaqiri dhe Shvajnshtaiger janë
larguar nga klubi.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!