Besojeni ose jo, por
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë nuk ka evidentuar asnjë incident gjatë
ndeshjes KukësLegia e Varshavës. Dje, në një komunikatë për shtyp, policia
habit jo pak, kur thekson, ndër të tjera, se në asnjë moment, si para, gjatë
zhvillimit të ndeshjes, nuk ka pasur asnjë problem.
Në këtë mënyrë,
policia e nxjerr veten të larë, duke mos marrë asnjë lloj përgjegjësie për
incidentin gjatë ndeshjes. I çuditshëm është fakti se si forcat e rendit kanë
lejuar në hyrje të stadiumit që tifozët të marrin me vete sende nga më të
ndryshmet, shumica e të cilave u hodhën në fushë gjatë ndeshjes në “Qemal
Stafa”.
Reagimi
“Më datë 30 korrik
2015, përmes shkresave të mbërritura në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë,
se në këtë datë, ora 20:00, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë, është
planifikuar të zhvillohet ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve F.K Kukësi-Lega
Varshavë (Poloni), policia mori masat e duhura për zhvillimin normal të këtij
aktiviteti. Nga ana e komisariateve të policisë nr 1, 2, 3 në Drejtorinë e
Policisë së Qarkut Tiranë, duke filluar nga ora 17:00, janë marrë masat
paraprake lidhur me planizimin dhe vendosjen e efektivëve për çdo komisariat me
detyrë dhe pozicionimi në vendet e caktuara për mbarëvajtjen e këtij
aktiviteti. Fillimi i kësaj ndeshjeje futbolli vijoi normalisht, efektivët u
pozicionuan në ruajtje të mjedisit përreth dhe brenda stadiumit.
Gjatë përfundimit të
pjesës së parë të ndeshjes, tifozët e Kukësit u revoltuan me rezultatin, duke e
kontestuar atë, dhe të ashpërsuar kanë filluar reagimin me tifozët
kundërshtarë, duke tentuar të afroheshin me tribunën e tifozëve polakë. Në këtë
moment, policia ka shmangur kontaktin fizik, duke i rikthyer tifozët e Kukësit
në vendet e tyre. Në minutën e 52-të të ndeshjes së futbollit është parë një
lojtar i shtrirë, i cili u shpreh se është goditur nga një send i pacilësuar.
Nga ishte drejtimi dhe nga kishte ardhur goditja e lojtarit nuk është
përcaktuar, pasi zona në të cilën lojtari u rrëzua ishte pa tifozë.
Nga ana e arbitrit u
bë ndërprerja e aktivitetit sportiv dhe lojtarët u shoqëruan për në mjedisin e
brendshëm nga ana e policisë pa asnjë problem. Nga ky moment e në vazhdim nuk
është shënuar asnjë incident ndërmjet tifozëve apo hedhje sendesh, ndërkohë që
nga ana e përfaqësuesve të futbollit u mor vendimi për pezullimin e ndeshjes.
Në asnjë moment, në fillim, përgjatë dhe në fundin e këtij aktiviteti sportiv
nuk është shënuar asnjë lloj incidenti, pasi policia ka qenë në gatishmëri të
plotë deri në momentin që janë larguar tifozët pas vendimit për pezullim të
ndeshjes sportive”. Ky ishte reagimi i Policisë së Tiranës për ato që ndodhën
në ndeshjen Kukësi-Legia.
SI GJITHMON POLICIA, SI KUDO.VEQ GISHTI NRYSHON HA HA HA
ReplyDeletePolicia esht me ne, policia esht me ne...
ReplyDelete