"

September 1, 2015

Alban Meha, idhulli i ri Konyasporit, fiton respektin e turqve


Goli i shënuar ndaj Gallatasarajit ka ngritur në piedestal mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Alban Meha. Mediat turke i kanë kushtuar jo pak rëndësi kosovarit, duke e cilësuar një nga të huajt që është përshtatur më shpejt se kushdo tjetër dhe njëkohësisht duke fituar zemrat e tifozëve të skuadrës së tij Konyaspor, por edhe respektin e turqve.

Duke udhëtuar në një tren të shpejtësisë së lart, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, tifozë të ndryshëm, sa e kanë parë i kanë kërkuar autografe. Portali turk “memleket.com.tr” ka postuar edhe një foto, teksa shihet Meha me familjen e tij.

Turqit vlerësojnë Mehën jo vetëm për përkushtimin me ekipin e tij, por edhe si një familjar i mirë. Kultura e përbashkët me Turqinë e ka përshtatur shumë shpejt atë në kampionatin turk pas largimit nga Paderborni, që tashmë militon në Bundesligën e Dytë gjermane.

Por nëse në Turqi ai ka rilindur, duket se me Kombëtaren shqiptare ka bërë një hap pas. Duket se marrëdhëniet me trajnerin De Biazi nuk janë më si më parë dhe ndoshta kjo është arsyeja që u la jashtë për ndeshjet e radhës, kundër Danimarkës dhe Portugalisë. Gjithsesi, Meha i çoi “kartolinën” teknikut italian me atë supergol të shënuar ndaj Gallatasarajit, ku luajti për 90 minuta në një nivel të lartë.



*    *    *



No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!