Pasi është njohur në
dy seancat e para stërvitore me formën e lojtarëve që ka thirrur për këto dy
ndeshje, trajneri De Biazi ka projektuar skuadrën me të cilën do të përballet
në sfidën deçizive dhe historike me Serbinë.
Numri një i pankinës
kuqezi, ndonëse jo përfundimtare, ka një ide të përgjithshme për 11-shen që do
të hedhë në fushën e blertë të “Elbasan Arena”-s.
Italiani duket se do
të punojë me detajet, pasi formacionin e ka në kokë.
Nga çka u pa në
stërvitje, italiani nuk ka ndër mend të bëjë ndryshime rrënjësore në raport me
dy ndeshjet e fundit, me Portugalinë dhe Danimarkën.
Porta është një
ekuacion i zgjidhur, e prenotuar prej kohësh nga shtatlarti Etrit Berisha, i
cili mbron kuadratin e Lacios në Serinë A.
Me kthimin e Hysajt
në skuadër, mbrojtja do të ketë ndryshime krahasuar me dy ndeshjet e fundit.
Mbrojtësi i Napolit
do të aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në të majtin pritet
Agolli. Cana shumë shpejt do të njohë partnerin që do të ketë në krah.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!