Ismail Morina, i
njohur me emrin Ballist Morina, pasi bën pjesë në grupin e tifozëve
“Ballistat”, u ndalua pak pas mesnate në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë
Shkollës së Baletit, në Tiranë.
Ai ishte i shoqëruar
nga 4 persona të tjerë kur dy patrulla policie i bënë shenjë të ndalojë.
Efektivët e policisë
e kontrolluan dhe i gjetën në brez një pistoletë Zastava (në foto poshtë), me 6
fishekë.
Menjëherë i kanë vënë
prangat atij dhe 3 personave të tjerë që e shoqëronin në makinën Range Rover me
targa AA 874 KY (foto).
Patrullat e policisë
ka ushtruar kontroll edhe në fuoristradën e tij ku ka gjetur një pistoletë TT
me 30 fishekë. Në makinë u gjet edhe një gëzhojë që i përket njërës prej
pistoletave me të cilën dyshohet të jetë qëlluar që në makinë.
Ismail Morina ka
pranuar se armët janë të tijat. Në Komisariatin nr. 1 ai ka thënë se i mbante për vetëmbrojtje pasi ndihej i
rrezikuar për shkak se ai konsiderohej si personi që shkaktoi trazirat në
stadiumin Partizani të Beogradit, më 14 tetor 2014.
Ai kishte me vete
edhe 36 bileta për ndeshjen Shqipëri - Serbi. Burime të policisë thanë se
personat që kanë emrat në këto bileta do të merren në pyetje për të dhënë
sqarime.
Personat që
gjendeshin me Ismail Morinën në makinë kanë thënë se nuk kishin lidhje me armët
apo biletat.
Erion Bahushi , 22 vjeç lindur ne Erseke dhe
banues ne Tirane; Denis Balla, 21 vjeç lindur
dhe banues ne Tirane dhe Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues ne
Tiranë janë arrestuar për moskallëzim krimi. Ata dyshohet se kanë patur dijeni
që Morina kishte armë në makinë dhe nuk kanë bërë kallëzim në polici.
Arsyet se përse Range
Rover-i i Morinës u ndalua, nuk dihen. Burime të policisë thanë për lapsi.al se
Ismail Morina mbahej nën vëzhgim pasi dyshohej se mund të shkaktonte incidente
gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi. Ditët e fundit Ballist Morina shkonte shpesh
në Elbasan. Pak ditë më parë u fotografua në një nga lokalet pranë
stadiumit “Elbasan Arena” ku nesër do të luhet ndeshja Shqipëri – Serbi (foto
më poshtë).
Autoritetet thanë se
ai nuk do të lejohej të hynte në stadium për të parë ndeshjen. Por Morina u
kundërpërgjigj duket duke postuar një video në të cilën tregonte se kishte
siguruar biletën dhe se do të ishte në stadium. Ai paralajmëroi madje se kishte
një surprizë për kryeministrin serb, Aleksandër Vucic. Pas kësaj, duket se
policia e ka vënë menjëherë nën vëzhgim, për të veituar ndonjë skenar tjetër të
ngjashëm me atë të Beogradit.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!