"

November 14, 2015

Bilanci zyrtar i viktimave të masakrës në Paris



Francois Molins, kryeprokurori i Parisit, mbajti një konferencë për mediat mbrëmjen e së shtunës. Ai tha se numri i të vdekurve ka arritur në 129 persona ndërsa 352 kanë mbetur të plagosur. 99 prej tyre janë në gjendje serioze për jëtën. Sipas tij 8 terroristët janë vrarë nga policia franceze. Ai pranoi se përgjegjësinë për sulmet në Paris e ka marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik. Molins bëri edhe një kronologji të sulmeve terroriste të së premtes. Sipas tij ato nisën me shpërthimet kamikaze në afërsi të stadiumit “Stad de France” të kryeqytetit francez për tu mbyllur  te pengmarrja në një koncert në teatrin Bataclan.




Ai tha se hetimet rreth ngjarjeve të tmerrshme sapo kanë nisur, por nga verifikimi i elementeve të parë, janë indentifikuar disa gëzhoja nga vendet e sulmeve, që provojnë se janë përdorur armë e tipit kallashnikov. Kryeprokurori i Parisit, tha gjithashtu se disa prej pamjeve te sekuestruara nga kamerat e sigurisë, zbuluan edhe njërën prej makinave me targa belge, të përdorura nga terroristët, një Seat i zi, që ishte marrë me qera.



Molins saktësoi se janë tre celula terroriste që mendohet se janë koordinuar me njëra-tjetrën për këto sulme. Ndërkohë, prokurori francez, përmendi edhe 3 shtetasit belgë, të dyshuar si pjese e këtij rrjeti, te cilët u arrestuan pasditen e së shtunës në një lagje të Brukselit.



Kryeprokurori Francois Molins tha se njëri prej terroristeve që sulmoi  “Bataclan” ishte 30 vjeç dhe njihej si radikal islamik, ndërkohë njëri prej kamikazeve të Parisit, ishte i lindur në Siri dhe ishte vetëm 16 vjeç.


*    *    *


No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!