Reportazh i "Le
Iene", kamera të fshehta me familjarët e xhihadistëve kosovarë
"Kaçaniku, qyteti
i luftëtarëve të ISIS", kështu e ka quajtur reportazhin 10 minutësh
emisioni investigativ "Le Iene" transmetuar këtë mbrëmje në Canale 5.
Përmes udhëtimit të gazetarit të këtij programi në qytetin kosovar me mbi 30
mijë banorë, zbulohen dritëhijet e personazheve të cilët shpesh janë shfaqur në
media si terroristët shqiptarë që luftojnë në Siri, për llogari të Shtetit
Islamik.
Mbi 30 kaçanikas thuhet
me siguri se janë rreshtuar krah ISIS, ndërsa ai që njihet si më i rrezikshmi,
Lavdërim Muhaxheri, është objekti kryesor i këtij reportazhi. Shoqëruar nga një
taksist vendas, gazetari italian arrin të flasë me familjarët e të
ashtuquajturit "kasapi", për shkak të një fotoje që bëri bujë, ku
Lavdërim Muhaxheri shfaqej duke i prerë fytin me thikë një djali.
Vëllezërit e
xhihadistit shohin një video ku "kasapi" ekzekuton një tjetër djalë
të vogël, por ata nuk e besojnë duke thënë se bëhet fjalë për një montazh
filmik. Nga shtëpia e xhihadistit kosovar, gazetari dhe shoqëruesi i tij vendas
marrin dëshmi nga të tjerë persona në qendër të qytetit të cilët pranojnë rrezikshmërinë
e terroristit të njohur.
Imami i Kaçanikut i
pyetur në prani të kameras pranon se personazhi në fjalë është terrorist dhe
gjithshtu shpjegon se rregullat e islamit në Kaçanik, janë më ekstreme.
Reportazhin që me sa
duket nga veshjet e protagonistëve është realizuar në verë, "Le Iene"
e mbyll me mesazhin e një prindi kosovar, fëmija adoleshent i të cilit ka ikur
pa aprovimin e tij në Siri. Babai nuk është dakord me luftën në krah të ISIS,
ndaj dhe kërkon të sensibilizojë këdo që mund të mashtrohet.
Kacanik - Lavdrim Muhaxheri
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!