"

July 25, 2015

Rusia do të marrë Stambollin, Kosova do ti kthehet Serbisë


Gazeta serbe "Kurir" ka gjetur një "profet" serb që parasheh gjëra të mira e të këndshme për disa serbë që ende kanë mbetur tek ëndrrat e mesjetës. Ai quhet Jovan Tarabiç dhe prezantohet si trashëgimtar i fundit i "profetëve të famshëm serbë" Jovan dhe Mitra Tarabiç.

Ai ka ndërruar jetë një vit më parë në moshën 90-vjeçare, por gazeta e përkujton me nostalgji se çfarë ka thënë ai n[ një emision televiziv.

"Të gjithë serbët që kanë ikur nga Serbia do të detyrohen që një ditë, për shkak të kaosit të përgjithshëm, të kthehen në atdhe dhe aty ta gjejnë paqen dhe shpëtimin. Jemi dëshmitarë se çfarë po i bëjnë uraganet e cunamet Amerikës, i gjithë ky është dënim i Zotit. Zoti nuk e do forcën e askujt. Botës Perëndimore nuk i shkruhet asgjë e mirë, do përfundojë siç e meriton", ka thënë ai.

"Sa i përket luftës së përgjithshme, beteja kryesore do të zhvillohet midis Rusisë dhe Turqisë dhe do të zhvillohet në Stamboll. Cari rus do t’i çlirojë të gjitha tokat ortodokse e serbe. Ku do të ketë shtëpi serbe, aty do të jetë Serbi. Krushevci do të jetë kryeqendër e ardhshme e Serbisë, Stambolli t’iu takojë sërish ortodoksëve e Kosova do të jetë sërish e jona", ka thënë Tarabiç.

*   *   *



No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!