"

December 2, 2015

Elseid Hysaj s’ka dhënë asnjë intervistë: Napoli përgënjeshtron mediat!


Ditën e djeshme gazeta “Panorama Sport” kishte publikuar një intervistë me mbrojtësin Hysaj ku i referohej ndeshjes së luajtur ditën e hënë Napoli-Inter.

Në këtë intervistë ndër të tjerash, duke ju referuar fitores së Napolit Hysaj citohet të ketë thënë se fitoi derbin e Ballkanit duke ju referuar faktit se në fushë ishin shumë lojtar nga ballkani.


"Intervista" e Panorama Sport  


Klubi i Napolit ka reaguar në lidhje me një intervistë të botuar sot në gazetën “Panorama Sport” të mbrojtësit Elseid Hysaj.

Në faqen e tij zyrtare, klubi italian thotë se mbrojtësi nuk ka dhënë asnjë intervistë dhe se ato që janë vënë në gojë të Hysajt janë të gënjeshtra dhe të pabaza.

“Në lidhje me disa deklarata të vëna në gojë të Elseid Hysaj dhe të publikuara në gazetën “Panorama sport”, Napoli dhe mbrojtësi ynë përgënjeshtrojnë kategorikisht që të jetë dhënë ndonjë intervistë e tillë. Për më shumë, ato që janë vënë në gojë të Hysajt janë të gënjeshtra dhe të pabaza”, thuhet në reagimin e klubit të Napolit.

Përgënjeshtrimi i SSC Napoli



*    *    *






2 comments:

  1. Klubi i Napolit e terhoqi kete lajm dhe kerkoi ndjese. Mund ta verifikoni ne faqen e tyre zyrtare.
    TUNG!

    ReplyDelete
  2. Elseid, vazhdo nji kshtu se na ke neru shkodren dhe tan shqipnin. Urime nga S.Rama, Italia

    ReplyDelete

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!