December 26, 2017

Era e Çizmes shkon deri në Amerikë!!? Bebe Rexha zhduk nga Instagrami ‘fjalët e mëdha’ për Monika Kryemadhin


Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha me sa duket është penduar për “fjalët e mëdha”, që shkroi për Monika Kryemadhin.


Pak ditë më parë ajo publikoi një postim, ku vlerësonte kushurirën për guximin dhe arritjen e depërtimit të daljes nga mentaliteti shqiptar.


 “Ka ende miliona gra neper bote te cilat jane te shtypura dhe jane gra si kjo qe po sjellin ndryshimin!Kjo grua eshte e forte. Ajo eshte nje nene. Ajo eshte nje grua. Eshte nje moter. Ajo eshte e para grua ne drejtimin e nje partie politike ne Shqiperi. Ajo ka thyer barrierat dhe i ka dhene jo vetem grave shqiptare por edhe grave te tjera neper bote si puna ime kurajon per te ndjekur endrrat!
Duke u rritur me eshte thene te flas vetem kur me drejtohen, tani une flas e shprehem sa here kam dicka per te thene.

Faleminderit Monika Kryemadhi qe nuk pranon barrierat!” shkruante ndër tjera ajo.


Monika Kryemadhi Çizmja has been removed from Instagram.



*    *    *




Dridhe Like, dridhe Like ...


Vota në OKB/ Si gënjeu Ilir Meta në letrën për Donald Trump

Pakënaqësia që provokoi vota e Shqipërisë në OKB kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, arriti kulmin me letrën e Presidentit Ilir Meta për Donald Trump. Me sinqeritetin e panatyrshëm për një burrë shteti, Ilir Meta rrëfeu në këtë letër se nuk kishte pasur asnjë komunikim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për çështjen, kur u shpreh: “kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar”.
Letra ishte një prezantim tjetër komik i shtetit shqiptar në sytë e të huajve, kësaj radhe në sytë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga pozitat e shtetarit të indinjuar Meta iu drejtua Trumpit me premtimin se “Do të kërkoj personalisht shpjegime dhe sqarime për këtë qëndrim dhe vendim të qeverisë që bie ndesh me marrëdhëniet e partneritetit tonë strategjik dhe interesat tona kombëtare”.

Qëndrimi i Metës nuk lë vend për interpretime dhe tenton ta zhveshë Presidentin nga çdo përgjegjësi për votën në OKB, por Lapsi.al u njoh me disa fakte që e nxjerrin të pavërtetë mesazhin dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lapsi.al ka parë me detaje disa mesazhe të shkëmbyera përmes postës elektronike mes Sokol Gjokës, drejtor i Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Jashtme me Valter Ibrahimin, Këshilltarin Diplomatik të Presidentit.

Emailet janë dëshmi e komunikimit të pandërprerë mes Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme dhe Presidencës. Komunikimi nisi para mbledhjes së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, aty ku u inicua rezoluta kundër Trump dhe ku Shqipëria u përfaqësua nga ambasadori i saj.

Në email, Sokol Gjoka i Ministrisë së Jashtme informon Këshilltarin Diplomatik të Presidentit, Valter Ibrahimin për pjesëmarrjen e ambasadorit tonë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Madje Presidencës i dërgohet edhe fjalimi i ambasadorit tonë në OBI, përveç informacioneve të tjera për rezolutën.

Lapsi.al dalloi në emaile edhe lutjen e Sokol Gjokës, për një reagim nga Presidenca. Përgjigjia në orën 17:45 të pasdites së datës 11 Dhjetor nga këshilltari i Ilir Metës ka qenë lakonike. “Sa te kem nje instruksion te njoftoj menjehere”.

Por kjo përgjigje ishte e fundit për këtë çështje dhe nuk u shoqërua nga një tjetër.

Një zyrtar në Ministrinë e Jashtme tregoi për Lapsi.al se për votën në OKB, Drejtori i Përgjithshëm Politik, Ferit Hoxha pati komunikim të vazhdueshëm në telefon me shefin e Kabinetit të Presidentit, Arben Cicin.

Para votimit, shefi i Kabinetit të Presidentit u mbajt i informuar për komunikimin me trupin diplomatik në Tiranë, për qëndrimin që do të mbahej duke e vënë theksin në linjën e përbashët me vendet e BE-së. Madje komunikimi në telefon mes Ferit Hoxhës dhe Arben Cicit vazhdoi edhe pas votimit në OKB.

Presidenca u njoftua për qëndrimin që mbajti Shqipëria në OKB, tha zyrtari i Ministrisë për Lapsi.al, duke theksuar se “në të gjitha komunikimet, nga presidenca nuk erdhi asnjë shenjë pakënaqësie”.

Emailet zbulojnë lojën që u bë në Tiranë me votën e Shqipërisë në OKB. Veç këtyre emaileve dhe komunikimeve, Presidenca e kishte të qartë qëndrimin në OKB, që kur u informua për praninë e ambasadorit tonë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Vota në OKB kundër Trump nuk mund të ishte surprizë për Ilir Metën.

Pa u futur në gjykimin, nëse Shqipëria mori vendimin e drejtë apo jo, del qartë se Meta qëndroi në heshtje deri në momentin që Rama votoi kundër SHBA. Më pas, nisi letrën për Donald Trump ku shfaqej i painformuar dhe i indinjuar, duke luajtur një lojë që, sado e vështirë të duket, e bën akoma më qesharak imazhin e shtetit shqiptar në sytë e të huajve. ©Lapsi.al

*    *    *

November 21, 2017

Syri.net








Lexoni lajmet vetëm te Syri o milet

dhe mos e luni hiç prej venit

vetëm këtu rrenat bëhen realitet

Te Syri.zen – Syri i Peshkaqenit!






*   *   *


November 16, 2017

Lavdrim Muhaxheri ... në poezinë popullore



O djemo
iso më mbani
u vra Lavdo
Kapetani
Gjyle hodhi
Amerikani
S’ju gjend nami
As nishani.

.

O djemo
iso më mbani
Për lesh vate
Kapetani
I kish fryrë
Në vesh shejtani
Vate dëm
Muhojarani.

.

Dhe nashti
Të tjerat dihen
Bie Lavdua
Dhjetra ngrihen
Do gjëmonen
Këmba këmbës
E do venë
Në gop të s’ëmës!

.

Iku shokë
Lavdrimi iku
Po vajton
Tërë Kaqaniku!


Gopisti i NSHRAK-ut
gopistinshrakut@gmail.com


*   *   *


April 4, 2017

L(ul)azarati


“Lul, ke qënë ministër dhe vizitoje Lazaratin, beson se qeveria teknike lufton hashashin…? Sa të mësojnë zyrat ministrat…e kanë mbjellë dhe në saksitë e kryeministrisë”

Gazetari Artan Hoxha pyet Bashën si ish- ministër të Brendshëm, që vizitonte dhe Lazaratin, nëse beson se qeveria teknike lufton hashashin.

Sipas tij, sa të mësojnë zyrat ministrat e rinj, çunat e hashashit e kanë mbjellë dhe në saksitë e kryeministrit të qeverisë teknike.

Ndërkohë që i fut dhe një thumb për marrëdhëniet me LSI dhe besimin se vetëm PS blen vota me para hashashi, dhe jo bashkëqeverisësja LSI.

“Basha:”Qeveria teknike do luftoje hashashin…”

Hej Luli, seriozisht e ke?!!!!

Jo per gje, por ke qene dhe minister i brendshem kur vizitoje Lazaratin.

Sa te mesojne dyert e zyrave ministrat e qeverise teknike, cunat e hashashit e kane mbjelle dhe ne saksite e kryeministrise….

Me qe jemi te hashashi…

Opozita eshte shqetesuar se:

PS-ja do i perdor paret e hashashit per te blere zgjedhjet!!!!

Po LSI-ja per cfare do i perdor paret e hashashit?!!! Per te blere pasterma dashi tul e dhjam?!!!”, shkruan në rrjetin social gazetari Hoxha.

*    *    *







March 22, 2017

Sherr i egër në “Opinion”, Andrea Stefani – Zogajt: Je spiun!



Stefani: Je spiun!

Zogaj: Ta ngul akuzën m’u në ballë me gozhdë!

Dy analistët Andrea Stefani dhe Preç Zogaj janë përplasur ashpër në emisionin “Opinion” të së enjtes.
Stefani e ka akuzuar Zogajn se është spiun.
Ndërkohë, ky i fundit i ka thënë se ka vendim gjykatë se është i pafajshëm.

Debati
Andrea Stefani: Ti ke qënë spiun dhe nuk je analist.
Ti nuk ke lidhje me analistët


Preç Zogaj: Kam një vendim gjykatë këtu, që e kam marrë me vete dhe nëse vazhdon të flasësh më do ta ngul mu në lule të ballit, more vesh!


Shikoni Videon


*   *   *

P.S. 

Pavarësisht se kjo video është publike dhe e xhiruar me celular nga ekrani i TV (Kombëtar), Klan po kërkon ta bllokojë në youtube ndaj ne po e publikojmë edhe këtu në blog. Do vijojmë edhe me video të tjera publike nga tv Klan./ imazhe shqip


January 18, 2017

Gënjeshtra i ka këmbët… si të Gridës


Gënjeshtra i ka këmbët… si të Gridës. OSBE përgënjeshtron PD-në
Partia Demokratike akuzoi sot përmes Grida Dumës kryebashkiakun Veliaj se ditën e hënë nuk ka qenë në Tiranë për t’u kujdesur për punën publike, por ka udhëtuar me charter privat drejt Parisit.

Veliaj i mohoi akuzat, duke publikuar axhenden e ditës së Hënë, ku deklaroi se mes të tjerave ishte takuar edhe me ambasadorin e OSBE, Borschardt dhe atë austriak, Sattler.


Nisur nga këto replika midis PD-së dhe Bashkisë së Tiranës, Dita kontaktoi me zyrën për media të OSBE-së ku kërkoi një sqarim nëse kryebashkiaku Veliaj është takuar ditën e hënë me ambasadorin Bernd Borschardt.


Në sqarimin e OSBE për DITA thuhet:

“Ambasadori i OSBE-së Borchardt dhe ai i Austrisë Sattler zhvilluan një takim me kryetarin e bashkisë Veliaj më 16 janar, në orën 11:00, në mjediset e Bashkisë, për të diskutuar projekte të përbashkëta në kuadër të kryesisë austriake të radhës të OSBE-së”.



*    *    *