January 5, 2013

Standardet e kryeministrit për Familjen dhe opozitën (on Facebook)



Nga Mero Baze
 
Në fund të vitit 2007, për herë të parë Partia Demokratike në pushtet hapi debatin rreth standardeve që do të vendoste në jetën publike për ata që akuzoheshin për korrupsion. Një vëlla i ish- Ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmali, kish biseduar diku për të hyrë në garë në një tender, që nuk u bë kurrë, dhe kish kërkuar t’i jepej shansi nëse ishin në kushte të barabarta me dikë tjetër. Biseda, që ngjante më shumë e kërkuar për të prodhuar një “dosje” ndaj njeriut që kish refuzuar t’i firmoste për projektin e Gërdecit, iu përdor atij publikisht dhe ai dha dorëheqje duke kërkuar të hetohet. 

http://www.gazetatema.net/web/2013/01/04/standardet-e-kryeministrit-per-familjen-dhe-opoziten/


January 4, 2013

January 3, 2013

GËZUAR 2013

Të gjithë shqiptarët 
kudo që ndodhen ju urojnë nga zemra:
GËZUAR VITIN e RI 2013



December 27, 2012

Hysen Shoshori i shkruan Sali Berishes ne Facebook

Oliger Cekici: Po ci thoni me fal ... 




Edmond Kol: Familja e Diktatorit


Halit Methasani: O, gjeni grope e futuni ju moderatoret "se jan ka ju shajne" idhullin


Erjon Tora: O zoti sali a ke ndonje dashnore?


Qetësohu!








December 26, 2012

Gjeli i Vitit te Ri 2013

Të dashur bashkatdhetarë kudo që ndodheni
Gëzuar vitin e Ri 2013!

Meqë shumë prej Jush janë ngushtë ekonomikisht ne si redaksi po ju dërgojmë falas gjelin e Vitit të Ri 2013 

Boll e kemi majmur me të gjithë Zogjtë e tij…



December 24, 2012

Kur Ridka ...



1.3 MILIARDË $

Juve kur ju tregojnë diellin me gjisht, 

kë shikoni gjishtin apo diellin?

December 19, 2012

Vetësakrifikohet Muli:


Lajmi i Fundit nga Kabineti Berisha XXL

Vetësakrifikohet Muli:
Infiltrohet ndër gratë e Kuksit për të provuar burrat kuksianë, 
hamshorët më të mëdhenj të Shqipërisë

Lexo:  
http://www.gazetatema.net/web/2012/12/19/grate-e-kukesit-i-shkruajne-flamurit/



December 9, 2012

Don Kishoti i Sllobodan-kës


Milosheviçi ynë!
Nga Mero Baze

Shqipëria dhe Serbia po shikohen në mënyra të ndryshme nga Bashkimi Evropian në rrugën e tyre drejt anëtarësimit. Ndërsa për Shqipërinë Ministrat e Bashkimit Evropian nuk do të japin votën për marrjen e statusit si vend kandidat për në BE, ata do të bëjnë një hap tjetër përpara për Serbinë, duke çelur negociatat për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Ky është hapi i dytë i Serbisë përpara nesh në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërkohë që vendi është realisht i ndarë në qëndrimet pro dhe kundër Evropës...

Lexo:  http://www.gazetatema.net/web/2012/12/07/miloshevici-yne/

October 27, 2012

Kllounët e Oborrit Berisha


Kllounët e Oborrit Berisha


Nga moria e larmishme e kopesë së pseudo-intelektualëve shqiptarë, që vegjetojnë në mediat shqiptare, ne sot veçuam dy nga më të spikaturit; Si model për të mos u ndjekur nga të rinjtë të cilët aspirojnë për t’u bërë moderatorë.

Nga sondazhet që kemi bërë, këta tv dy e meritojnë kokë e këmbë titullin e lartë ”Gaztor i Oborrit Berisha”

October 22, 2012

EUROMONA LSI



Monika Kryemadhi, fustan 7 mijë euro 
në pritjen e Liri Berishës

Fustani i Monika Kryemadhit kushton 5.146 paund anglez. Ose afërsisht 7 mijë euro. Ai është mëndafsh i zbukuruar me gurë të çmuar dhe në koleksionin e tij ka çmimin 5.146 paund, ose afërsisht 7 mije euro.

Ky ishte një nga fustanet më të shtrenjtë në mbrëmjen gala të Liri Berishës, po të mos llogarisim zbukurimet prej floriri të zonjës Berisha. Pas Kryemadhit, fustanet më të shtrenjtë i kishte Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe vetë Liri dhe Argita Berisha. TemA ka një set të zgjeruar fotografish nga pritja dhe do të verifikojë çmimin e çdo fustani apo aksesorësh të “zengjinëve” të rinj të Shqipërisë.


*   *   *




October 13, 2012

600 € Hyrja per te Liri Berisha


Liri Berisha mbledh fonde në Sheraton. 
600 euro hyrja, biznesmenët në radhë!

Liri Berisha sapo ka nisur mbrëmjen e saj të mbledhjes së fondeve në hotel Sheraton në Tiranë. Fondacioni i saj në ndihmë të fëmijëve shqiptarë, një rrjet jotransparent që ndërthur biznesin me bamirësinë, sidomos te ndihma ndaj fëmijëve autikë, po çel në këto momente mbrëmjen për mbledhje fondesh. Bileta e hyrjes është 600 euro dhe në radhë shihen biznesmenët më të njohur të vendit, bile dhe disa prej tyre që anatemohen nga kryeministri.
Në mbrëmje të tilla marrin pjesë zakonisht rreth 800 biznesmenë, pa llogaritur ankandin formal që zhvillohet gjatë mbrëmjes, ku përpjekja për tu servilosur para zonjës Berisha u kushton shpesh biznesmenëve mijëra euro për të blerë sende banale.
Nga ankandi i sotëm pritet të grumbullohen rreth 1 milion euro, nëse tatimet i kanë shpërndarë në mënyrë korrekte ftesat tek ata që duhet të paguajnë.
Luksi dhe festa e Sheraton-it, ku dhurohen para për Liri Berishën, është në kontrast të thellë me mjerimin dhe dhunën që ushtrohet në skajin tjetër të Tiranës tek greva e ish- të përndjekurve politikë, të cilët kërkojnë respektim të vuajtjeve të tyre dhe dëmshpërblim financiar.






October 9, 2012

Sali: Monstra i Viçidolit




Sali: Monstra i Viçidolit

Zbrite trokthi  në Tiranë
Kurrë më s’e ktheve kokën
I pa nder, i pa Kuran
Spiunove të gjithë botën.

Shqipërisë i vure flakën
Se kështu deshi Serbia!
Kush të fryn ty në vesh natën,
Sllobodanka apo Liria?!

Hasëm me ndërgjegjen tënde
Intrigant, anti-shqiptar,
Se ti kurrë nuk u gdhënde
Mbete gjer në fund shpellar!

Në PëDë ti do të mbetesh
Gjer në vdekje kryetar,
Brez pas brezi do kujtohesh
Si;  I dhjerë por, ...  krenar!


Hysen Shoshori  
Kushtuar Aktit vetmohues të Lirak Bejkos dhe Gjergj Ndrecës
 E Martë,  Tetor 09,  2012, 




October 7, 2012

Beni & Mondi: Affaire ...



Çmilitarizimi i Shqipërisë 
dhe militarizimi i Baba Mondit

Ndërkohë që i gjithë opinioni shqiptar është i revoltuar me abuzimet dhe skandalet e ministrit Imam Bajalldia, baba Mondi i OSBE i del në krahë në mbrojtje të tij.

Një informator i  brendshëm (të cilin gjeneral Imam Bajalldia nuk po e zbulon dot), na ka informuar se baba Mondi është mobilizuar ushtarakisht për të çmilitarizuar Shqipërinë.

P.S.

E falenderojmë përzemërsisht dhe e ftojmë për një birrë me suxhuk Kosove te “Rruga e Kunotit”. 






October 4, 2012

F R I K Ë !

<img src="Greva e Urise.jpeg" alt="Grevistet e Urise dhe Sali Berisha" />



F R I K Ë  
MIELLI E BËRI EFEKTIN!

Nga Mero Baze/TemA

Një grup ish- të përndjekurish nga regjimi komunist, po kalojnë orë të vështira të jetës së tyre, duke u përballur me urinë e vetëzgjedhur dhe përpjekjen e pushtetit për të poshtëruar protestën e tyre. Ata në të vërtetë janë një bërthamë nga klasa e ish- të përndjekurve, që ballafaqojnë hipokrizinë e pushtetit me këtë kategori qytetarësh, të cilët kanë nisur të trajtohen nga heronj në fatkeqë. Gjatë komunizmit ata u dënuan në shumicë për bindjet e tyre dhe mospranimin e regjimit, por në burg ndjeheshin krenarë. Familjet e tyre u persekutuan dhe u internuan, por brenda tyre ekzistonte një rreze shprese se ata do t’ia dilnin. Fëmijët e tyre mbeteshin pa shkolla, por ata mbijetonin se një ditë do të shkolloheshin.



Sot pas 22 vitesh liri, kjo kategori qytetarësh shqiptarë është më e poshtëruara e gjithë historisë së Shqipërisë. Nuk është fjala vetëm tek ato lek të qelbura që këto qeveri të papërgjegjshme për 20 vite nuk ua dhanë, por tek poshtërimi i jetës së tyre. Tani Gjergj Ndreca, Karamuça dhe shokët e tyre ...


imazhe shqip


*   *   *

October 3, 2012

Gjeneral Imami, Viti 97'


"Gjeneral" Imami, Viti 97'

Një oficer në lirim ankohet tek Doktori 
për Imamin

I nderuar kryeministër.

Unë që po të shkruaj jam një oficer në lirim. Para disa kohësh, Arben Imami më komunikoi lirimin nga Forcat e Armatosura. Arsyeja fshihet tek njohjet e mia të vjetra me Imamin.

Në mars të vitit 1997, isha oficer në Grehot në Gjirokastër. Filluan trazirat dhe u thashë shokëve të mobilizohemi të ruajmë divizionin se do bien armët në duar të njerëzve. Ashtu bëmë. Një ditë na erdhi Imami dhe na kërkoi takim. Ishte bërë komandant i protestuesve.

-Sa tanke keni, tha, se na duhet të ecim drejt Tiranës.

-Kemi nja 5 copë, i thashë, por deri në Tiranë nuk shkojnë dot, duan tre muaj.

-Mos ngjall pesimizëm, më tha, se është luftë dhe në luftë pesimistët pushkatohen.

Unë nuk fola më. Morën dy nga pesë tanket dhe rrugës për Gjirokastër i rrëzuan duke vrarë dhe një tankist amator...


Lexo:














October 1, 2012

Çifti i Lumtur


Çifti i Lumtur

Doktori nuk la vënd pa vizituar, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Edhe te “Muri i Madh” kinez ka vajtur dhe ka thyer rekordin e ngjitjes. 

Meqë Berishajt "nuk po munden me shkue", i dërguem na për nji vizitë në kullën e tyre në Viçidol

*    *    *