December 14, 2013

Çfarë di Doktori për tritolin?

Ka patur shumë versione e pikëpyetje mbi atë që ndodhi sot në oborrin e kryeministrisë në Tiranë. Ka persona në media e politikë që janë skeptikë për atë që ka ndodhur duke e lidhur kryesisht me figurën e prefektit Dervishi apo ministrit Tahiri, por ka të tjerë në këto grupime e më gjerë që mendojnë se ngjarja është shumë serioze dhe meriton vëmendje maksimale.

<img src="Doktor Sali Berisha.jpeg" alt="Doktor Sali Berisha, tritoli, Besnik Dervishi" />

imazhe shqip

Hetimet (nëse nuk degjenerojnë si zakonisht), ndoshta zbardhin realisht atë që ka ndodhur, por ndërkohë ajo që bën përshtypje është se pas zbulimit të sasisë së tritolit të telekomanduar poshtë kryeministrisë, nga Partia Demokratike vjen një deklaratë e papritur.

Keltis Kruja, deputet i Partisë Demokratike, ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia blu, ku foli për një ngjarje të inskenuar sipas tij nga Kryeministri dhe ministri i Brendshëm. Sipas Krujës PD-ja ka informacione se gjithçka ka qenë një skenar i parapërgatitur. Kjo deklaratë e PD-së është tepër e pazakontë sidomos sepse erdhi vetëm pak pasi ngjarja kishte ndodhur dhe hetimi i ngjarjes ishte krejt në fillesat e veta.  Është e qartë se deputeti Kruja është lexues i deklaratës dhe është Berisha dora vetë hartuesi i saj. Të lind një pyetje:  Si e kuptoi Berisha kaq shpejt që gjithçka ishte një teatër i inskenuar?

Përgjigja e kësaj pyetje ka tre opsione logjike:

1. Berisha ka informacione të sakta se është e inskenuar dhe po denoncon aktin
2. Berisha nuk ka asnjë ide nëse është e inskenuar ose jo por bën të vetën në mënyrë populiste
3. Berisha e di mirë se nuk është e inskenuar por është duke mbrojtur dikë.

Le t’i marrim me radhë.

- Në variantin e parë, nëse Berisha ka informacione të sakta që është e inskenuar atëherë minimalisht duhet të vriste mendjen për dekonspirimin ligjor të kësaj skeme që sipas tij është arkitektuar nga Rama-Tahiri. Do mblidhte provat e qarta të inskenimit dhe me siguri që do përfitonte shumë politikisht. Por jo, ai si provë paraqiti disa “informacione informale” vërtetësinë e të cilave nuk është në gjendje të na bindë, por ka nxituar me një alibi të vetën për ngjarjen nga ato tymset e zakonshme të tij duke mos dorëzuar në prokurori asnjë të dhënë.

- Në variantin e dytë nëse Berisha nuk ka asnjë ide dhe informacion mbi këtë ngjarje, mbetet i dyshimtë fakti se si ai pa pasur asnjë informacion kërkon ta bëjë si një ngjarje të inskenuar nga Rama. Në këtë version Berisha po përpiqet që të arrijë qëllime politike duke mos e çarë kokën se kjo lëvizje mund të ndihmojë ndonjë grupim kriminal që mund të ketë orkestruar ngjarjen. Pra praktikisht Berisha është duke dhënë ndihmë të tërthortë për autorët.

- Në variantin e tretë, kur Berisha e di mirë se kush e ka bërë dhe kërkon me çdo kusht ta  mbrojë duke orientuar vëmendjen atëherë mund të kemi të bëjmë me një implikim të drejtëpërdrejtë të vetë Berishës.

Këto dyshime ndaj tij vijnë pikërisht nga kjo deklaratë e nxituar dhe me “alibi të gatshme” nga selia e PD-së. Janë vetë ata me nxitimin e tyre që të bëjnë të mendosh se ose kanë dalë mendsh ose një hall e kishin e prandaj dhe u nxituan. Deklarata të ngjason me atë Fax-in e famshëm drejt zyrës së OSBE-së të dalë nga selia e PD-së ku jepeshin të gjitha detajet e vrasjes së Azem Hajdarit vetëm pak minuta pasi kishte ndodhur ngjarja.


<img src="Doktor Sali Berisha.jpeg" alt="Doktor Sali Berisha - tritoli Besnik Dervishi" />


Dështon atentati te Kryeministria ndaj prefektit të Vlorës


Nga Artur Qoraj dhe Erion Habilaj

Dështon atentati mafioz në Kryeministri ndaj prefektit të Vlorës. Oficeri i Gardës, shefi i njësisë dhe komandanti, shmangin një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja të rënda. Poshtë makinës “Peugeot 407”, me targa TR5066N që përdorej nga prefekti Besnik Dervishi, u gjetën në vendin e shoferit, poshtë sediles dhe afër shasisë, 200 gramë eksploziv C4 i lidhur me arsen celady detonatorë dhe një celular të vjetër “Samsung”. Ndërhyrja e shpejtë e Gardës dhe më pas xheniove të RENEA-s, fillimisht me bllokimin e valëve të celularëve dhe më pas me çaktivizimin, bëri të mundur shmangien e tragjedisë. Prefekti sapo kishte zbritur nga makina, kurse shoferi po futej në hyrjen kryesore kur oficeri roje me një pasqyrë konstatoi pakon e dyshimtë dhe lajmëroi eprorët. Prefekti kishte lënë një takim me shefin e Antikorrupsionit në Kryeministri, Ergys Hoxha dhe mjeti kishte leje për të hyrë në institucion. Dervishi u mor në pyetje për 3 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, më pas iu sigurua mbrojtje fizike atij dhe familjes. Grupi hetimor i Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit ka ngritur disa pista hetimi, mes të cilave ajo për detyrën, që lidhet me të gjitha procedurat e kryera që zbuluan skandalin e paligjshmërive të pallatit në Ujin e Ftohtë dhe ndërtimet pa leje. Po ashtu hetohen pistat e një atentati edhe ndaj shefit të qeverisë, pasi mjeti po hynte në institucion, ku dhe do parkohej.


Ngjarja te Kryeministria

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 09:30, kur automjeti tip “Peugeot”, me targa TR5066N, në pronësi të Besnik Dervishit, me detyrë prefekt i Vlorës, është drejtuar për të hyrë në mjediset e selisë së Kryeministrisë. Në mjet ndodhej prefekti në vendin e pasagjerit dhe shoferi i tij. Prefekti ka zbritur pikërisht në momentin që mjeti mori kthesën për në hyrje ku ndodhet oficeri, me qëllim që të shkonte për kafe në lokal në pritje të takimit të rezervuar me shefin e Zyrës Antikorrupsion në Kryeministri. Nga kontrolli i specializuar i ushtruar nga efektivat e Gardës në hyrje të zonës së brendshme të Kryeministrisë, është konstatuar se në pjesën e poshtme të automjetit ishte vendosur një objekt i dyshuar si sasi eksplozivi. “Oficerët e Gardës së Republikës i kërkuan drejtuesit dhe pasagjerit të automjetit, të largoheshin nga mjeti si dhe bënë bllokimin e lëvizjes së mjeteve në hyrje të Kryeministrisë. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e specializuara të Policisë së Shtetit dhe Njësia Antieksploziv e repartit RENEA si dhe Prokuroria për Krimet e Rënda”, thanë burime zyrtare.


Operacioni i specialeve

Policia ka urdhëruar dhe ka marrë masa të menjëhershme për evakuimin e të gjithë personave rreth vendit të ngjarjes duke siguruar edhe perimetrin e nevojshëm për kryerjen e veprimeve nga ana e ekspertëve antieksploziv. Njëkohësisht u krye bllokimi i valëve të celularëve në atë zonë. Më tej u konstatua se pakoja përmbante pak më shumë se 200 gramë eksploziv plastik, me të cilën ishin lidhur dy kapsolla detonatore dhe një celular. Brenda dy orëve është kryer veprimi nga specialistët e xhenios dhe njësisë antiminë, ku me një pushkë pneumatike është neutralizuar fillimisht mekanizmi dhe më pas çaktivizimi. Mësohet se ndërprerja e valëve të celularit ka kërkuar një kohë për 20 minuta, ndërsa i sigurua edhe perimetri i evakuimit në kryeministri dhe rreth saj.


Hetimet e para

Pas çaktivizimit, është ngritur menjëherë edhe grupi hetimor, në përbërje të të cilit drejtuesit e lartë të policisë, kreu i Tiranës, Ardian Çipa, nëndrejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga, kreu i Antiterrorit që ndjek rastet e zyrtarëve, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurorë e oficerë gjyqësorë. Kur është verifikuar se mjeti nuk kishte sende të tjera të dyshimta, është kërkuar që prefekti Besnik dervishi të shkonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë sqarime. Ka qëndruar për 3 orë në organin e akuzës dhe prezent kanë qenë të gjithë titullarët e policisë dhe prokurorisë. Nëndrejtori Bizhga tha pas seancës së pyetjeve se ‘nuk mund të jepen detaje nga hetimi, por po vlerësohet e gjithë situata me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe autorëve të këtij krimi”.


Rrëfimi i Dervishit

Mësohet se prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, ka mohuar të ketë pasur kërcënime për detyrën gjatë këtyre dy muajve në post. Gjithashtu ka deklaruar se nuk kishte mosmarrëveshje apo probleme institucionale. Ai nuk ka dhënë deklaratë për mediat pas daljes nga prokuroria, por grupi hetimor e ka dëgjuar për 3 orë me radhë, duke marrë informacion edhe për ndonjë mesazh apo telefonatë anonime dhe kërcënuese. Hetimet janë përqendruar tek një paralajmërim për shkak të detyrës që kryen në kuadër të fushatës së rrafshimit të ndërtimeve pa leje dhe procedurave të tjera si qeveritar vendor dhe atentati po për shkak të detyrës.


Objektivi i atentatit

Burime nga grupi hetimor thanë se qëllimi i autorëve ka qenë dhënia e një mesazhi për të sfiduar shtetin. Por ende nuk mund të thuhet nëse objekt ishte paralajmërimi apo eleminimi fizik i prefektit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Kryeministrisë që mund të gjendeshin pranë mjetit në një moment të caktuar. Autorët mund të kenë pasur dijeni për itinerarin e prefektit gjatë ditës së djeshme dhe kanë vendosur eksplozivin poshtë makinës. Objektivi i parë cilësohet pikërisht prefekti, të cilin autorët e kanë ndjekur në distancë për të aktivizuar me celular edhe lëndën plasëse në një moment të caktuar.


Eksplozivi i përdorur

Sipas ekspertëve dhe specialistëve të fushës, eksplozivi i konstatuar është i llojit C4. Por ekzaminimet e mëtejshme do përcaktojnë nëse ai është më i avancuar, C6, C8 apo C10. Sipas shkallës së numrave, rritja e tyre nënkupton forcën dhe pasojat që ai shkakton. Ky lloj eksplozivi plastik është vdekjeprurës dhe nëse bëhet fjalë për 200 gramë C10, atëherë fuqia e tij përfshin një rreze të konsiderueshme deri në 100 metra, pa llogaritur që shkatërrimi i makinës ku ishte vendosur do të ishte fatal.


Mekanizmi në bombë

Eksplozivi i mbështjellë me letër natriban, ishte mbështetur në faqen anësore me celularin e markës “Samsung”. Forma e lëndës plasëse ka qenë si një simite e shtypur. Por celulari ka qenë i vendosur më së miri, i lidhur fort, që të mos binte apo lëvizte gjatë udhëtimit. Nuk ishte vendosur nga pjesa e poshtme, që mund të goditej nga gurët në rrugë apo të lagej. Celulari ishte i lidhur me dy fije, njëra elektrike dhe tjetra detonatore, që përfundonte si mekanizëm në eksploziv dhe me shkëndijën pas thirrjes në celular të shkaktonte eksplodimin. Celulari ka qenë i vjetër, por bateria e re dhe e plotë, pothuajse e paharxhuar fare. Karta ishte AMC dhe ndaj iu kërkua kompanisë që të zbardhte thirrjet në të. Dyshohet se me telefonin janë kryer thirrje paraprake nga një tjetër celular, për ta provuar kartën e re. Sipas specialistëve, është llogaritur që gjithçka të përfundohej midis intervalit 24-48 orë nga vendosja, pasi edhe bateria nuk mund të shkonte më shumë se tre ditë. Por duke llogaritur edhe të papriturat, autorët mund të kenë bërë llogari këtë hark kohor. Kjo pasi lëkundjet e mjetit mund të rrëzonin eksplozivin nëse lihej më gjatë, ose mund të zbulohej rastësisht.


Kartat e përdorura

Grupi hetimor ka kërkuar me një shkresë të veçantë zbardhjen e kartës telefonike që po ekspertohet nëpërmjet specialistëve të kompanisë celulare. Mendohet se me të janë kryer thirrje nga një numër tjetër, i përket një kompanie celulare shqiptare dhe mund të jetë blerë në tregun e zi, si e paregjistruar. Por nuk ka pasur thirrje gjatë kohës që eksplozivi ka qenë i vendosur dhe i lidhur me detonator. Kurse bateria e telefonit ka qenë plotë. Aktualisht po zbardhet vendi ku është blerë karta, personi që e ka blerë dhe zona nga mund të jenë lëshuar thirrjet e provës. Informacionet janë të rezervuara, por dyshohet se plani kriminal është bërë në Tiranë.


Vendosja e bombës

Prefekti ka dëshmuar se të enjten ka qenë në Vlorë dhe në mbrëmje është kthyer për në Tiranë. Ka mbërritur vonë dhe nuk ka vënë re asgjë të dyshimtë. Është kthyer në shtëpi në zonën e Tiranës së Re, ku ka parkuar mjetin në një parking privat. Në mëngjes ka dalë bashkë me shoferin, për të kryer edhe takimin në Kryeministri që kishte caktuar. Grupi hetimor ka nisur të verifikojë të gjitha kamerat e sigurisë së bizneseve dhe parkingut, dëshmitë e banorëve dhe rojës për të zbuluar se kush ka hyrë dhe dalë gjatë natës. Bateria e paharxhuar sipas specialistëve tregon se bomba është vendosur vetëm pak orë para se të zbulohej nga oficerët e Gardës. Autorët kanë pasur dijeni të plotë se Dervishi do hynte në Kryeministri ditën e djeshme. Një tjetër pistë është vendosja e eksplozivit në Vlorë, para se të nisej për në Tiranë. Por koha e vendosjes nuk është më shumë se intervali kohor i 12 orëve nga gjetja, për shkak se bateria nuk ka lëvizur aspak.


Grupi kriminal

Mendohet të jenë një grup i strukturuar kriminal. Së pari objektivi që kanë zgjedhur. Së dyti vendi ky u zbulua bomba, Kryeministria dhe së treti pasojat që mund të shkaktonte. Një tjetër fakt është se përgatitja e bombave me telekomandë, për më tepër me C4 nuk është një punë e lehtë. Në tregun e zi mund t’i gjesh me një çmim deri në 3 mijë euro. Por kërkon edhe specialistë që llogarisin nga ana matematike, shkencore, apo edhe gjeografike gjithçka me qëllim që të kenë sukses. Në historikun e viteve të fundit, këto bomba përdoren nga grupe kriminale të rrezikshme që paguhen jo pak për të realizuar misionin. Burime policore thanë se autorët kanë qenë në ndjekje të makinës në distancë deri në momentin e fundit. Për këtë shkak në hetime është aktivizuar edhe Njësia e Antiterrorit.


Pistat e dyshuara

Pista kryesore mbetet një hakmarrje e mundshme për të gjithë procesin e nisur nga Qeveria e re kundër paligjshmërive. Në këtë rast procesi i shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdetin e Vlorës, përfshi edhe “Pallatin e Bashës” në Ujin e Ftohtë, objekt për të cilin ka pasur edhe protesta. Duke qenë se në krye të grupit evidentues të ndërtimeve pa leje, por edhe zbulimit të parregullsive dhe dokumentimit të tyre në dosje penale ka qenë prefekti i Vlorës, dyshohet se kjo është pista kryesore. Burime zyrtare thanë se “hetojnë ngjarjen si një paralajmërim dhe eleminim fizik për shkak të detyrës”. Dyshohet se qëllim mund të ketë qenë paralajmërimi i një zyrtari të lartë të qeverisë, eleminimi fizik i tij duke dhënë mesazh të fortë ndaj shtetit dhe krijimi i një situate paqëndrueshmërie të sigurisë së rendit dhe destabiliteti në kuadër edhe të disa nismave antikorrupsion. Pista e fundit mbeten konfliktet që vetë prefekti apo shoferi i tij mund të kenë pasur kohët e fundit edhe jashtë detyrës.

-   -   -


Rrëfimi

“Ja si shmangëm atentatin me C4 në Kryeministri”

Flasin Agim Hila, komandanti i Sigurisë së Gardës në Kryeministri dhe Arsen Çela, shefi Njësisë Antieksploziv të Gardës. 

Nënoficeri te porta dha alarmin.

Nëse do të kishte pasur neglizhencë të masave të sigurisë nga punonjësit e Gardës, ndoshta ngjarja e djeshme do të kishte pasur edhe një bilanc tragjik në rast të një thirrjeje në celularin e lidhur me pakon e bombës C4. Por gatishmëria e oficerëve dhe drejtuesve të Gardës, pavarësisht se rrethimi i hekurt i gardhit është hequr, kanë qenë maksimale. Fillimisht nënoficeri Petrit Doko, zbuloi materialin e dyshimtë poshtë makinës me pasqyrën e kontrollit dhe pajisjen e specializuar, ndërsa më tej njoftoi eprorët e tij, shefin e Xhenios së Gardës, Arsen Çela dhe komandantin e Grupit të Sigurisë së Kryeministrisë, Agim Hila. Edhe pse autorët mund ta aktivizonin thirrjen në distancë përgjatë 20 minutave që u bë çaktivizimi i valëve me aparatura, gardistët punuan që të krijonin rrethin e sigurisë, evakuimin e mjeteve dhe njerëzve dhe njoftuan strukturat përkatëse për marrjen e masave.

“Ne i përgatisim çdo ditë nënoficerët e Gardës që të jenë të gatshëm për situatat e sigurisë dhe të mos neglizhojnë për çdo detaj të dyshimtë. Bëhen trajnime të veçanta për ta. Kjo u tregua edhe ditën e djeshme, kur nënoficeri në shërbim tek dera, konstatoi me pajisjen pasqyrë pakon e dyshimtë”, tregon Arsen Çela, shefi i Xhenios dhe Njësisë Antieksploziv të Gardës. Sipas tij makina ka mbërritur aty diku midis orës 09:20-09:30. Në mjet ishte vetëm shoferi gjatë hyrjes, pasi prefekti kishte zbritur sekonda më parë. “Nënoficeri më njofton menjëherë se diçka kishte në makinë. Mbërrita me urgjencë dhe e verifikova vetë. Dallova pakon me natriban dhe celularin me fije. Dyshova direkt, zbrita menjëherë shoferin nga makina duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe njoftova komandantin Agim Hila për të kryer veprimet e tjera”, vijon Çela. Në radio dhe me celularë, janë kryer njoftimet e Policisë së Tiranës, eprorëve, forcave RENEA, Njësisë Antieksploziv me mjete të specializuara. “Veprimet e para ishin marrja e masave të sigurisë, që të krijohej perimetri i duhur. Po kështu u kërkua edhe mbyllja e valëve, që celulari të mos aktivizohej. Më tej mbërritën policia dhe forcat RENEA që punuan për çaktivizimin”, thotë komandanti Hila për gazetën “DITA”. Ai thekson se institucioni i Gardës ka pasur nevojë për rritjen e profesionalizmit dhe ky ka qenë rasti më i mirë për ta treguar. “Masat që merren në çdo rast për sigurinë e Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera janë maksimale”, shton komandanti. Kurse shefi i Njësisë Antieksploziv, shpjegon edhe procesin e mëtejshëm. “U deshën gati dy orë që gjithçka të mbyllej me sukses sipas procedurave dhe pa dëme. U krye me një pushkë pneumatike çaktivizimi i celularit me detonatorin, e më tej çaktivizimi i eksplozivit. Ishte një celular i markës Samsung, tip i vjetër, por me baterinë e plotë. Ishte i lidhur me dy fije, i mbështetur mirë me letër natriban që të mos binte. Një nga fijet ishte elektrike dhe tjetra detonatore”, rrëfen Çela. Pas çaktivizimit, është bërë edhe administrimi i provave dhe marrja në pyetje nga grupi hetimor për dhënie sqarime të shoferit dhe prefektit.


-   -   -  

Precedentët, 
Vlora kryeqyteti i atentateve

konomiVlora mban rekordin e shpërthimeve me eksploziv në vitet e fundit. Ngjarja më e rëndë mbetet padyshim vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, më 9 shtator 2011. Ende dosja nuk ka asnjë autor dhe hetimet vijojnë.
Në të njëjtin vit u hodh në erë Renato Abazi, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit. Ndërkohë që tritol u përdor gjatë muajit qershor 2013, përpara zgjedhjeve, në banesën e Ardian Kollozit, kreut të PD-së Vlorë, sekretarit të Partisë Socialiste dega Vlorë, Kreshnik Tepelena, biznesmenit Ermal Brahimi, si edhe prokurorit të Vlorës, Dorian Tafili. Edhe këto ngjarje janë ende pa autorë.
Në vrasjet pa autorë, dhe më të rëndat të shkaktuara nga shpërthimet me eksploziv, mbetet ajo e biznesmenit palestinez në Tiranë, Anuar Rivzik. Sasia e eksplozivit shpërtheu pak metra në afërsi të selisë së ambasadës amerikane, duke krijuar panik edhe tek banorët në rrugën “Budi”.
Anuar Rizvik, 43 vjeç, humbi jetën nga plagët e rënda të marra në këtë shpërthim. Eksplozivi ishte vendosur në portën e një vile dykatëshe ku banonte palestinezi dhe bashkëshortja e tij.
Mekanizmi i eksplozivit ishte vendosur në mënyrë të atillë, që të vihej në lëvizje pas hapjes së portës, megjithëse ka qenë e pajisur edhe me mekanizmin e komandimit në distancë.
I vendosur në pjesën e jashtme të saj, Rivzik nuk ka pasur mundësinë që ta dallojë atë në momentin që po dilte nga apartamenti i tij.
Por shpërthime me eksploziv me telekomandë ka raste të shpeshta në vend. Në Shkodër, një vit më parë, u ekzekutua një biznesmen. Në Tiranë kanë mbetur të gjymtuar disa persona nga shpërthimet në ecje të automjeteve të tyre. Në Golem, një sasi e konsiderueshme e vendosur në automjetin e kryetarit të komunës nuk shpërtheu. Rastet janë të pafundme. Rezultati që është i njëjtë mbetet vetëm ai, që askush prej atentatorëve nuk është arrestuar.

-   -   -

Dervishi, 
Prefekti në krye të shembjeve të ndërtimeve pa leje, 
dhe një debat me Gjikën

Në muajin tetor, Besnik Dervishi, me vendim të Këshillit të Ministrave, u emërua prefekt i Qytetit të Vlorës. “Është nder dhe privilegj i madh për mua që marr detyrën e prefektit të Vlorës. Unë këtu shoh të gjithë ekipin që bëri të mundur rilindjen e të gjithë Vlorës dhe gjithë Shqipërisë dhe së bashku do punojmë për ta realizuar”, tha Dervishi kur u bë prezantimi i tij në Vlorë, nga kryeministri Rama. Pas kësaj, Dervishi nisi një aksion i ndihmuar nga INUK dhe policia kundër shembjes së ndërtimeve pa leje. Pak javë më parë, ai ishte në krye të punës për shembjen e një hoteli 7 katësh në bregdetin e Vlorës, ndërsa është personi që ka ndjekur hap pas hapi dosjen për denoncimin e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës. Një javë më parë, Dervishi pati dhe një replikë të ashpër me kreun e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Në emisionin “Opinion” në KLAN, Dervishi ishte ftuar për të diskutuar për shembjen e pallatit të Bashës. Dervishi gjatë debatit tha se, “ndërhyrja e shtetit nisi nga Vlora, sepse është ky qytet që ka qenë më shumë i dëmtuar në këto vite nga ndërtimet pa leje”. Kjo bëri që të ndrynte me telefon kreu i bashkisë Gjika dhe t’i kërkonte prefektit të tërhiqte mbrapsht të gjitha ato që tha, sepse ishin mashtrime. Sipas Gjikës, ndërhyrja nisi nga Vlora, sepse ishte Vlora qyteti më pak i dëmtuar. Dervishi në fund i tha se nuk ishte vendi për një debat mes tyre.



Besnik Dervishi

Datë lindja: 04.08.1963

Vendlindja: Tiranë

Aktualisht Dervishi është Prefekti i Vlorës, ndërsa njihet për veprimtarinë e tij politike të mëparshme si ministër i Rregullimit të Territorit, deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, prefekt i Tiranës, ndërsa në karrierën e hershme ka punuar edhe si gjyqtar, avokat dhe konsulent juridik.

-   -   -

Ambasada amerikane paralajmëroi më 26 nëntor qytetarët për shpërthimet e telekomanduara

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një paralajmërim të beftë, ku ka thënë se qytetarët e saj duhet të ruhen nga shpërthimet e telekomanduara nëpër automjete. Njoftimi mban datën 26 nëntor 2013 dhe përveçse në e-mail-et e qytetarëve amerikanë në Shqipëri është publikuar dhe në faqen e ambasadës në gjuhën angleze. Në njoftim thuhet; “Ambasada e SHBA në Tiranë njofton qytetarët amerikanë se në raportet e fundit të mediave theksohet rritja e përdorimit Ambasada-amerikane-ne-Tiranetë pajisjeve të vogla shpërthyese të dizajnuara për të shkaktuar dëme kundër individëve në Shqipëri. Viktimat kanë qenë përgjithësisht të përfshirë në biznes apo në konflikte personale. Rritja e përdorimit të këtyre pajisjeve ka shkaktuar shqetësim në mesin e shumë banorëve”. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar që të ushtrojë kujdes në parkimin e automjeteve, në shumë parkime pa shoqërues dhe të përdorin praktikat e shëndosha të sigurisë personale. “Qytetarët e SHBA duhet të monitorojnë lajmet lokale dhe njoftimet e qeverisë shqiptare në lidhje me trazirat e ngjashme. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë për të praktikuar masa të mira të sigurisë personale. Të mbajë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj personale”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./Dita

imazhe shqip


*   *   *

Kompleksi Jon, Uji i Ftohte, Vlore Albania

<img src="Kompleksi Jon, Pallati i Lul Bashes.jpeg" alt="KOmpleksi Jon, Erion Isufi e Lulzim Basha" />To

Kunati, Lulit: 
Na sulmuan, por nuk na gjunjëzuan dot

Kunati i Lulit u mbyll në zyrë në orën 14:00 për të parë hedhjen në erë të pallatit. Ishte aq i fiksuar që pallati nuk binte, sa ishte gati të vinte bast me këdo.
Sipas informacioneve që ai kishte, specialistët e xhenios nuk kishin futur shumë tritol pasi rrezikonin vilën e vjetër, që ishte 20 metra afër. Edhe pse Kunati donte që atij t’i prishej vila se nuk kishte pranuar t’i jepte firmën për pallatin, sërish e dinte se ata do ta ruanin dhe nuk do t’i fusnin shumë tritol pallatit ...





*   *   * 



December 13, 2013

Policia blindon Vlorën

sot hidhet në erë “pallati i Bashës” 
në Ujin e Ftohtë

Pallati i shumëpërfolur në Ujin e Ftohtë në Vlorë do të shembet dhe për këtë do të përdoret hedhja në erë me tritol.

<img src="Kompleksi Jon, Uji i Ftohte.jpeg" alt="Lulzim Basha dhe Kompleksi Jon, Uji i Ftohte, Vlore" />

                                                                              imazhe shqip

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit, e cila ka lajmëruar masat e forta të sigurisë sot në të gjithë vijën bregdetare të plazhit të vjetër nga Skela tek Tuneli, ku do të ndalohet tërësisht qarkullimi i mjeteve nga ora 09.00-15.00.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët, në mënyrë të veçantë banorët e qytetit të Vlorës, se në datë 14.12.2013 do të ketë bllokim të lëvizjes në rrugën “Aleksandër Moisiu” të këtij qyteti, për shkak të punimeve për shembjen e kompleksit “Jon” në afërsi të Ujit të ftohtë. Bllokimi i lëvizjes për automjetet dhe qytetarët në rrugën “Aleksandër Moisiu” do kryhet prej orës 08:00 deri në ora 16:00. Gjatë këtij intervali kohor automjetet dhe kalimtarët mund të shfrytëzojnë për lëvizje rrugën “Dhimitër Konomi”. Ministria e Punëve të Brendshme falënderon qytetarët për mirëkuptimin,” thuhet në një njoftim zyrtar.

Për hedhjen në erë të pallatit janë hapur plot 1500 vrima për të vendosur eksplozivin, ndërsa gjatë këtyre ditëve janë bërë edhe studime përkatëse për mënyrën sesi do të bëhet shpërthimi i kontrolluar nga forcat xheniere të drejtuara nga INUK.
imazhe shqip


*   *   *

Hollandezi Fluturues Lulzim Basha

<img src="lulzim basha.jpeg" alt="Lulzim Basha, Hollandezi Fluturues" />

Hollandezi Fluturues - Lulzim Basha

imazhe shqip


Kunati, 
letër falenderimi Hollandës për statusin


Kunati më në fund u qetësua. Parlamenti hollandez votoi kundër dhënies së statusit si vend kandidat për Shqipërinë. Ai vetë kishte jetuar për vite të tëra në Hollandë. Motra e tij është qytetare hollandeze dhe ai ishte krenar me këtë vendim.

Për këtë arsye, vendosi t’u dërgojë një letër falenderimi deputetëve hollandezë për vendimin historik.

“Të nderuar deputetë!

Unë që p ju shkruaj jam pjesëtar i një familje që ka lidhje të forta me Hollandën. Unë jam shkolluar aty dhe motra ime është qytetare hollandeze. D.m.th mbesat e mia janë qytetare të vendit tuaj.

Vendimi juaj për mos t’i dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë është një vendim historik.

E di që do të keni shumë presion dhe kritika për këtë vendim, por unë po ju ndihmoj me disa argumente që mund t’i përdorni lirshëm sa herë të paraqitet nevoja.

E para, ju nuk mund të merrni një vendim që dëmton rëndë interesat e një qytetari holandez, i cili është kandidat për kryeministër i Shqipërisë. Hollanda nuk mund t’i thotë “Po” Shqipërisë, nëse nuk shikon në krye të vendit një familje që e ka qytetare të vendit të vet.

Ajo që ka bërë qeveria socialiste për ta rrëzuar nga pushteti, dhe sidomos fakti që e kanë detyruar të vrasë njerëz më 21 Janar, janë për Hollandën fakte të forta që nuk mund të kalohen aq lehtë.

Ju zotërinj e keni gojën hapur sa herë dikush t’iu kritikojë t’i thoni, se nuk mund t’i japim statusin një vendi, ku një ministër i Brendshëm detyrohet të vrasë dhe pastaj akuzohet si vrasës, apo që një ministër Transporti akuzohet për 200 milionë euro dhe gjykata nuk e lejon të gjykohet.

Pas 23 qershorit gjërat ndryshuan dhe më keq. Qeveria e re tentoi të prishte plantacionin me drogë të Lazaratit, e cila ka si destinacion kryesor Hollandën, këtë vend të lirë ku hashashi është legal dhe ai i Lazaratit njihet si markë e veçantë superiore.

Përpjekja e kësaj qeverie për ta dëmtuar këtë treg me qëllime monopoliste, prek interesat kombëtare të Hollandës dhe nuk mund të tolerohet.

Një arsye tjetër e fortë është fakti që ju si një vend i lirë dhe plot diversitet, nuk mund të pranoni një vend ku kandidatit për kryeministër i flasin duke qeshur “hollandez” duke nënkuptuar që është homoseksual. Bile këtë e thonë dhe njerëz dhe gra brenda PD-së. Kjo është shprehje e shëmtuar e mentalitetit që ka shoqëria jonë për diversitetin seksual.

Një aspekt i rëndësishëm mbetet dhe ligjshmëria në vend.

Të nderuar deputetë.
Unë po ju tregoj një përvojë personale. Pasnesër kryeministri do të hedhë në erë një pallat që unë me Zenin, një mikun tim që e ka pas babën kryeministër, e ndërtuam me shumë mund e sakrifica, duke u rënë më qafë qindra njerëzve që të kontribuonin. I lashë Zenit dy kate dhe i mora vetë përgjegjësitë e tjera. Tani ngrihet kryeministri dhe na hedh në erë investimin tonë, duke përdorur një denoncim të një ish- zyrtarit tonë. Ne thirrëm urgjent kryetarin e Kontrollit të Shtetit dhe i hapi një padi këtij zyrtarit, që na e paska denoncuar pallatin, por e keqja nuk u ndal. Të dielën do të hidhet në erë mes të tjerash dinjiteti i Hollandës, pasuria e një familje hollandeze, e cila është pasuruar në Shqipëri me djersën e ballit. Dy vajza të vogla qytetare hollandeze, mbesat e mia, nuk do kenë më shtëpinë e tyre buzë detit, ndërsa miku im, Zeni, nuk do të ketë më pasurinë për të cilën investoi aq shumë.

Si mund t’i jepet statusi këtij vendi, i cili nuk të lejon as të kesh pronën që ke fituar me djersën e ballit?
Duke mirëkuptuar vendimin tuaj, ju përgëzoj dhe ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta nga familja ime dhe qytetaret e saj hollandeze.

I juaji,

December 12, 2013

Heronjtë e rremë të Dhjetorit

Nga Viktor Malaj

“Ajo që mendohej si një epope e përgjakur për ndryshime ka zgjatur katër ditë dhe është kurorëzuar pa asnjë viktimë” – (Preç Zogaj)… – “Unë e them me bindje se deri në mars të vitit 1991, revolucionin në Shqipëri e kanë drejtuar komunistët dhe bijtë e komunistëve… S’e kam përjashtuar asnjëherë mundësinë e përfshirjes së R.Alisë në lëvizjet demokratike… Në mesin e vendimeve që ai mori… ishte edhe rrëzimi i bustit të E.Hoxhës….Ne e morëm fitoren në tavolinë, akti juridik ishte akt formal”. -  (Arben Meçe- ish-anëtar i kryesisë së PD)



Tani, që kanë kaluar gati 23 vjet nga ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri, kur dëgjon njeriu se çfarë shkruhet e thuhet rreth atij momenti historik, mbetet pa mend. Mbetet pa mend njeriu të cilin ai moment e pati gjetur në moshë madhore dhe të aftë të kuptojë ngjarjet e proceset dhe jo individi që s’kishte lindur, ai që ishte fëmijë, apo individët madhorë lehtësisht të gënjyeshëm e të manipulueshëm nga ata që nuk iu intereson e vërteta. Po të dëgjosh sot ata, të cilët, me antikomunizmin e tyre të vonuar dhe fals, arritën të ngjitin majat e pushtetit politik dhe me sjelljet dhe drejtimin e tyre u sollën shqiptarëve një karikaturë të shtetit demokratik, të krijohet ideja se bëhet fjalë për një epope si ato që përshkruan Homeri në veprën e tij apo si ndeshja biblike midis Davidit e Goliathit a, ndoshta, si ndeshja midis Gjergj Elez Alisë dhe Bajlozit, pjesë e Epikës sonë.

Kur njeriu i sotëm lexon apo dëgjon këto tregime, rrjedhimisht nis e mendon për protagonistët e saj apo për “heronjtë” e asaj që quhet Lëvizja e Dhjetorit. Duke menduar për ta, të lindin vetvetiu pyetjet se kush ishin ata, si dhe pse u ndodhën aty, çfarë bënë që dolën fitimtarë etj. Veç këtyre, njeriu bëhet kurioz të dijë se cilat ishin palët e “betejës”, çfarë mjetesh dhe armësh përdorën, sa zgjati beteja dhe cili ishte bilanci i viktimave të dyanshme. Mirë do të ishte që të kishim në dorë shumë dokumente e dëshmi, të brendshme e të jashtme, të hapura e të fshehta, në mënyrë që të krijonim një tablo më bindëse për atë që pati ndodhur ato kohë. Ky, ndoshta, do të jetë privilegj i brezave të ardhshëm, kështu që ne jemi të detyruar të operojmë me aq sa dimë dhe aq sa kemi.

Viti 1990 e gjeti Shqipërinë të stërlodhur ekonomikisht dhe të dëshpëruar moralisht e psikologjikisht. Sistemi politik komunist, për arsye objektive dhe subjektive, të brendshme dhe të jashtme, jo vetëm nuk kishte sjellë gjithçka kishte premtuar, por kishte sjellë edhe shumë dëme, në mënyrë të veçantë me zhvillimin e një lufte klasash deri në absurditet, kishte shkaktuar pakënaqësi, ndasi ideologjike dhe urrejtje të përligjur.

Udhëheqësi kryesor komunist, Ramiz Alia, kishte arritur të kuptonte se, donte apo nuk donte ai dhe kasta udhëheqëse, sistemi politik 45 vjeçar ishte kalbur dhe i kishte ditët të numëruara. Nuk diskutohej fakti nëse do të binte apo jo ai sistem, por vetëm mënyra e rënies ishte e panjohur. Në këto kushte, duke konsideruar situatën e brendshme dhe të jashtme, forcat pro ndryshimit dhe ato kundër tij, Alia vendosi me mendjen e tij se ishte më mirë ta udhëhiqte ai ndryshimin (me përmbysje të sistemit ekzistues) sesa ta merrnin të tjerë në dorë një veprim të tillë. Do të ishte më mirë, së pari, për atë vetë dhe kastën udhëheqëse, por edhe për popullin shqiptar.

Në atë kohë Shqipëria i ngjante një tenxhereje të madhe me presion ku, ose do të hapeshin pak nga pak valvulat e shkarkimit, ose do të shpërthente duke vrarë, së pari “kuzhinierët” e pastaj edhe  të tjerë për rreth. Duke e ditur se përballë nevojës për ndryshim, që kishte konsensusin e shumicës dërmuese të popullit, ndodheshin edhe një pjesë jo e vogël, qeverisëse ose jo, e cila, ndonëse donte ndryshime, nuk i pranonte ato deri në ndryshim të sistemit politik, Alia vendosi të ndërmarrë disa masa, as komuniste dhe as kapitaliste, që do të ndikonin në zbutjen e gjendjes së acaruar.

“Valvula” e parë ishte në fushën ekonomike e cila kishte të bënte me të quajturat “arëza dhe tufëza” që synonte zgjerimin e pronës private, por pa iniciativën e mirëfilltë të ekonomisë së tregut. “Valvula” e dytë ishte në fushën politiko-juridike. Alia dhe shteti i tij bënë dy amnisti, në 1986 dhe 1989, ku përfshinë edhe shumë të dënuar politikë të regjimit. Menjëherë pas kësaj, në pranverën e vitit 1990, abroguan nenin e “agjitacionit dhe propagandës”, brejtës i jetëve të shumë shtetasve dhe familjeve shqiptare, si dhe nenin e “tradhtisë ndaj atdheut” në formën e “arratisjes jashtë shtetit” duke e zëvendësuar me “kalim të paligjshëm kufiri”.

Pak nga pak, Alia po kuptonte se ishte shumë më e lehtë të ndryshoje ligje e nene se të ndryshoje mendjet e njerëzve. Valvulat duheshin hapur pak nga pak por askush nuk mund të parashikonte se çfarë do të ndodhte kur të hapej “kapaku”. Propaganda kishte qenë mjet i rëndësishëm  për të mbajtur në këmbë regjimin. Ky mjet mund të përdorej edhe për ta rrëzuar atë. Në 29 dhe 30 prill 1990, në gazetën “Zëri i Popullit” u botua një shkrim me titull “Në kërkim të kohës së humbur”. Autori ishte Ylli Popa, mjek i udhëheqjes komuniste dhe anëtar i partisë në pushtet. Shkrimi u botua në gazetën kryesore politike, e cila ishte organi i Komitetit Qendror të PPSH. Shkrimi la shumë lexues pa mend, qoftë për faktin se ishte shkrimi i parë që sulmonte në themel sistemin politik, qoftë se botohej në gazetën e partisë, domethënë të pushtetit. Është njëlloj (madje më keq) sikur të botohet sot në gazetën “RD” një shkrim që hedh poshtë Sali Berishën dhe sundimin e tij të gjatë.

Dikur regjimi komunist i kishte burgosur njerëzit për mendime të tilla, të shprehura qoftë edhe dy-tre personave të tjerë. Po tani çfarë ndodhi? Jo vetëm që autori nuk pësoi asgjë, por filluan të japin intervista në radion “Zëri i Amerikës” disa intelektualë si Gramoz Pashko e Fatos Nano (ata flisnin për të mirat e ekonomisë së tregut, por jo haptas kundër regjimit të Tiranës) dhe disa të tjerë si Sali Berisha filluan të shkruajnë në gazetat e tjera shqiptare, duke kërkuar një frymë më liberale, por pa e atakuar sistemin. Të gjithë shkruesit apo folësit ishin anëtarë të partisë në pushtet.

Ndërkohë, në Shkodër kishte pasur një tentativë të dështuar të disa njerëzve për të rrëzuar bustin e Stalinit. Regjimi e kishte evituar dhe pastaj e kishte hequr vetë, ashtu siç do të vepronte edhe me shtatoret e Leninit dhe Stalinit në Tiranë.

Në maj 1990 vjen në Tiranë Havier Perez de Kuejar, Sekretar i Përgjithshëm i OKB. Udhëheqësi komunist Alia, ndër të tjera, i premton se “Do të vazhdojmë me reformat dhe nuk do të ketë kthim mbrapa….”. E thënë shqip, kjo po i thoshte Perëndimit se po i heqim një nga një gurët e sistemit por na nevojitet edhe durimi juaj. Në 2 korrik 1990, një numër i konsiderueshëm njerëzish hynë forcërisht në ambasadat perëndimore në Tiranë. Pas pak kohësh qeveria komuniste i pajisi me pasaporta dhe, pas marrjes së vizave në ambasadat ku ndodheshin, u transportuan me autobusët e shërbimit publik deri tek avionët apo tragetet dhe mbërritën në destinacionet e dëshiruara. Për të qetësuar mbështetësit e regjimit dhe për të mos lejuar të vazhdonte epidemia, regjimi organizoi në Tiranë një miting grotesk, ku i konsideroi të larguarit “tradhtarë” dhe theksoi pathyeshmërinë e regjimit.

Në këto rrethana, Alia vendosi të testonte intelektualët kryesorë në Tiranë. Për këtë qëllim, në gusht 1990 thirri një takim me rreth 100 prej tyre dhe, pasi diskutoi me ta për problemet shqetësuese të vendit, doli atje ku deshi, duke i pyetur se çfarë mendonin ata për pluralizmin politik. Është interesante të vihet në dukje qëndrimi i tre prej tyre. Ismail Kadare tha se ai nuk merrte vesh nga këto punë dhe iu shmang shprehjes së mendimit të vet. Mjeku dhe sekretari i byrosë së partisë për mjekësinë e Tiranës, Sali Berisha, tha se ishte dakord për pluralizmin e mendimeve por “mendoj se Shqipëria nuk është ende e përgatitur për pluralizmin politik”. (Takimi është i regjistruar në audio dhe video). I vetmi që tha se “Nuk ka ndonjë gjë të keqe edhe pluralizmi politik, pasi edhe Marksi e pranon ekzistencën e më shumë se një partie…” ishte Luan Omari, nipi i Enver Hoxhës, babanë e të cilit regjimi komunist e kishte pushkatuar në vitin 1945 si bashkëpunëtor të pushtuesve gjermanë.

Do të jetë mërzitur shumë Alia me këta intelektualë që “nuk po i jepnin dum” lojës së tij dhe prandaj duhet të ketë menduar se duhej një artific. Duhej krijuar një situatë e atillë që t’iu thoshte përkrahësve të regjimit se “Ja si vajti puna, nuk kam çfarë bëj tjetër, nuk mbahet më….” dhe, nga ana tjetër, ata ta pranonin si të domosdoshëm qenien e tij në pushtet.

Pasi bëri një vizitë në OKB në shtator 1990 dhe u trajtua shumë mirë nga pritësit, Alia lejoi edhe ushtrimin e riteve fetare që ishin ndaluar qysh në vitin 1967. Në nëntor 1990 u mbajtën në Shkodër ceremonitë fetare  nga klerikët e të dy feve, krishtere dhe myslimane.

Kjo kronologji e ngjarjeve na jep mundësi të qartësojmë faktin se “Lëvizja e Dhjetorit” nuk ishte rastësi, as episod, por hallkë e zinxhirit të veprimeve që ndërmorën një grusht njerëzish në kupolën e udhëheqjes politike për të realizuar shuarjen e regjimit komunist dhe zëvendësimin e tij me atë kapitalist. Ka shenja të besueshme dhe kanë qarkulluar informacione se kupola e udhëheqjes ka përdorur shërbimin e fshehtë shqiptar dhe është instruktuar nga të huajt, por kjo kërkon hulumtime.

Dhe, tani më duhet të sjell ato fakte, të ditura ose jo, që krijojnë bindjen se gjithë procesi i kalimit nga njëri sistem politik në tjetrin, ka qenë i trukuar dhe i dirigjuar.

Në 8 dhjetor 1990 në godinat e Qytetit Studenti në Tiranë, një dorë e padukshme fiku disa herë dritat duke acaruar banorët përkatës. Pasi studentët dolën fillimisht nëpër dritare dhe ballkone duke bërtitur, disa “të panjohur” iu bënë atyre thirrje të dilnin jashtë godinave dhe të protestonin. Pas pak kohe, numri i studentëve u rrit dhe kërkonte të zbriste gjatë rrugës së Elbasanit, por u ndalua nga policia. Pasi nxorën disa “përfaqësues” studentët kërkuan takim me udhëheqësin komunist Ramiz Alia. Takimi u mundësua dhe përfaqësia e studentëve iu ankua kreut komunist për kushtet e jetesës dhe të ushqimit si dhe i kërkoi që të bëheshin ndryshime në kupolën udhëheqëse komuniste, tashmë të plakur dhe të diskredituar. Kjo kërkesë e fundit ngjante si “e mbjellë” qysh më parë dhe fshehtas nga vetë Alia, pasi ndihej në hall me disa nga ata që e rrethonin, të cilët nuk u kishte shkuar në mendje dhe as e dëshironin daljen në pension.

Në takimin me studentët, kur këta i shprehën idenë e krijimit të një organizate tjetër rinie apo edhe të një Shoqate të Studentëve dhe Pedagogëve të Rinj, Alia ndërhyri dhe me mjeshtëri i udhëzoi: “Do të thosha se për të mirën e atdheut dhe të popullit është më mirë të krijoni një parti politike….”. U ra dakord që kjo të bëhej dhe pasi Alia të mblidhte KQ të PPSH do iu kthente përgjigje. Alia e mblodhi menjëherë organin më të lartë politik partiak. Është shumë interesante dhe domethënëse se, nga njëqind të pranishëm, vetëm dy anëtarë votuan kundër pranimit të pluralizmit politik. Të tjerët votuan për lejimin e tij.

Të pranoje pluralizmin politik donte të thoshte të pranoje dorëzimin e pushtetit. Po të krahasosh këtë qëndrim historik me atë që mbajti i njëjti organ, por në këtë rast i PD-së, në mars 1997, kur Shqipëria ishte në buzë të greminës, mbetesh pa mend nga diferenca e madhe, në ndërgjegje dhe përgjegjësi kombëtare, midis drejtuesve të diktaturës dhe atyre që janë vetëshpallur “demokratë” prej gati një çerek shekulli. “Demokratët” votuan unanimisht që të mos ketë zgjedhje të tjera politike dhe Berisha të bëhej sërish president.

Alia ua solli studentëve përgjigjen e lejimit të pluralizmit dhe i mësoi se duhej ta bënin kërkesën për aprovim në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo ishte, në vija të përgjithshme, “epopeja” e Lëvizjes së Dhjetorit 1990. Ndërkohë, u krijuan edhe disa parti të tjera si ajo Republikane, Socialdemokrate dhe ajo e Gjelbër. Partitë e krijuara iu shtuan disa organizatave jopolitike që Alia i kishte llogaritur si subjekte elektorale për zgjedhjet e ardhshme politike.

Një i njohuri im, që ka mbajtur një post të rëndësishëm në Sigurimin e Shtetit në atë kohë, më ka treguar pas vitit 1990 se në shtator 1990 Sigurimi i Shtetit përpiloi dhe i dërgoi Ramiz Alisë një informacion të gjatë dhe të detajuar mbi disa përgatitje që po bëheshin në Qytetin Studenti për revolta kundër qeverisë. Informacioni, i firmosur nga ministri H.Isai, u kthye pas një jave në MPB me firmën dhe shënimin e Ramiz Alisë, ku thuhej: “Shoku Hekuran! Mendoj se Sigurimi i Shtetit ka probleme më të rëndësishme për të ndjekur. Nuk na vjen e keqja nga studentët”.

Tre vjet më parë, i ftuar në emisionin Deja Vue të gazetarit M.Nano, ish-kolegu i Sali Berishës, Prof. Dr. Sabit Brokaj tha se “Nëndrejtori i Sigurimit të Shtetit më ka treguar aty nga viti 1993 se, fillimisht ishte planifikuar që të organizohej një protestë sapo R.Alia të zbriste në Rinas pas vizitës në OKB, por, pastaj u hoq dorë dhe u mendua si më i efektshëm një organizim i studentëve të Tiranës për të bërë të mundur ndryshimet.”

Të gjitha demonstrimet e para antikomuniste pas lejimit të pluralizmit u zhvilluan në qytetet kryesore duke mbajtur lart fotografitë e Ramiz Alisë, por, pas pak kohësh, u duk se po zbulohej skenari dhe demonstruesit filluan thirrjet edhe kundër tij.

Sapo u krijua PD dhe partitë e tjera, shteti iu dha fondet për krijimin e gazetave të tyre, iu dha akses në RTVSH, iu dha makina dhe truproje për drejtuesit e tyre. Merret me mend çfarë “betejash” janë zhvilluar pas kësaj. Në të vërtetë, në datën 12 dhjetor 1990 (siç e thotë edhe Preç Zogaj, njëri nga themeluesit e PD) përfundoi “beteja” për ndryshimin e sistemit dhe çdo aktivitet politik i zhvilluar pas kësaj date ka të bëjë thjesht me luftën për pushtet.

Në 20 shkurt 1991 një grumbullim njerëzish, që zuri fill tek Qyteti Studenti, mbërriti në qendër të Tiranës dhe, pasi policia zhvilloi “një mësim tregues”, arriti të rrëzonte shtatoren e Hoxhës  dhe ta tërhiqte atë me një makinë “IFA” shtetërore. Ndërkohë, një helikopter qeveritar patrullonte mbi shesh për të verifikuar nëse “aksioni përfundoi me sukses” apo jo dhe për t’i raportuar Presidentit Alia mbi këtë fakt. Askush nuk humbi jetën në këtë “betejë”.

Në një intervistë të dhënë vjet, Skënder Gjinushi, në atë kohë Ministër Arsimi, thotë se “Një ditë para rrëzimit të shtatores së Hoxhës ndodhesha në zyrën e Ramiz Alisë. Aty ndodheshin edhe S.Berisha dhe Azem Hajdari. Ky i fundit, duke drejtuar gishtin nga një bust i vogël i Hoxhës, që ndodhej në tavolinë, i tha Alisë se “…këtë do ta hedhim nesër….”. Të gjithë vumë buzën në gaz…”. Interesante, apo jo ?

*****

Nga dëshmitë e Ramiz Alisë dhe Xhelil Gjonit del se, me propozim të këtij të fundit, në 8 dhjetor 1990, në darkë, thirret në zyrën e Alisë mjeku i Bllokut, Sali Berisha dhe i kërkohet që “Të shkojë në Qytetin Studenti dhe të qetësojë disa tropojanë që u prijnë studentëve, duke iu premtuar se do iu plotësoheshin kërkesat e tyre….”. Berisha vete atje dhe, në orën një të natës kthehet tek Alia për t’i raportuar se “U përpoqa, por ata nuk binden….”. Kur njoftohet miratimi i pluralizmit politik Sali Berisha mban një fjalim në Qytetin Studenti dhe ia atribuon zhvillimet demokratike Ramiz Alisë (është e regjistruar në audio dhe video) duke thënë se “Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe, pa dyshim, shkon tek presidenti, shoku Ramiz Alia (fërshëllima nga populli) i cili me një mençuri të madhe, me mençuri dhe guxim udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë sonë në beteja çlirimtare, udhëhoqi vendin në beteja të reja të demokratizimit të Shqipërisë” (gazeta ” Republika “, 10.08.1997).

Ndërkaq, vendosja e Fatos Nanos në krye të PS nga R. Alia, pas refuzimit të Maqo Lakrorit dhe njëfarë hezitimi të vetë Nanos, është fakt i pranuar jo vetëm nga Alia dhe Xh. Gjoni por edhe shumë të tjerë.

Para se të flas për këto “klonime politike”, disa fjalë për heronjtë e rremë. E quajtura Lëvizje e Dhjetorit nuk ishte as revolucion, as betejë dhe, madje, as lëvizje politike por thjeshtë një inskenim social-politik që t’iu krijonte ideatorëve të saj mundësinë e ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri në mënyrën më të mundshme paqësore dhe pa rrezikuar të ardhmen e tyre. Rrjedhimisht, ajo ka pasur njerëz aktivë, të hapur e të fshehtë, frikacakë dhe të guximshëm, por kurrfarë heronjsh. Madje, shumica e pjesëmarrësve kanë qene aktorë të pavetëdijshëm për atë që po ndodhte.

Prej 22 vitesh, sa herë kanë nevojë për heronj dhe heroizma të rremë, na e shesin për të tillë Azem Hajdarin, bir i një familjeje komunistësh, me një karakter dhe personalitet ordiner në të gjitha aspektet. Po të kishte qene hero Azem Hajdari, kur u bënë zgjedhjet e para për drejtimin e PD-së në 14 shkurt 1991, nuk do të kishte ndodhur që Hajdari të merrte vetëm një votë (votën e vet) për Kryetar partie dhe si i tillë të zgjidhej A. Meksi. Dhe, menjëherë ndodh ndërhyrja e Berishës që anulon votimin e parë dhe zgjidhet vetë në votimin tjetër. Nuk do të kishte ndodhur që vetë PD, në qeverisjen e saj të parë, t’i hiqte Hajdarit dy herë mandatin e deputetit dhe ta dënonte dy herë si ordiner dhe, madje, ta akuzonte në gazetën RD si spiun i Alisë dhe autor vrasjesh “para dhe pas 22 marsit….”.

Me kë luftuan këta heronj që, pasi dilnin në tribuna dhe shanin regjimin komunist dhe drejtuesin e saj, të nesërmen shkonin në zyrën e “diktatorit” dhe i tregonin se ç’do të bënin një ditë më vonë në Sheshin Skënderbej? Këta nuk mund të jenë “heronj pe vërteti”. Aq më shumë të vjen të qeshësh sot, kur dëgjon disa  pilivesa politike që dalin në parlament apo podiume elektorale dhe kërcënojnë se “Do ju përmbysim siç ua bëmë baballarëve tuaj në 1990….”. Shumica e tyre, në atë kohë, ose ishin në gjirin e partisë dhe nën kujdesin e saj ose ishin duke mbushur poturet atje ku i kishte degdisur diktatura.

Nëse ka një konsensus thuajse të plotë rreth nevojës së ndryshimit të sistemit që ndodhi në 1990, ka mendime të ndryshme dhe të kundërta rreth formës që u përdor për këtë qëllim. Personalisht, ruaj mendimin se nuk kishte formë më të vlefshme, por…

Jam i bindur se Alia e bëri ndërrimin e sistemit në atë mënyrë që të kishte edhe më shumë siguri për vete dhe kastën drejtuese. Këtë do ta kishte bërë kushdo, po të ishte në vend të tij. Ai “klonoi” në sistemin e ri Sali Berishën, Fatos Nanon, Sabri Godon, Namik Hotin etj. Kupola komuniste njihte devotshmërinë politike të Sali Berishës, por nuk njihte karakterin e tij dhe çfarë fshihej pas pasionit të tij “komunist”. Po të donte ta bënte ndryshe transformimin politik, Alia nuk dërgonte tek studentët atë që kishte qene 22 vjet anëtar dhe sekretar i partisë komuniste por zotin Daut Gumeni që kishte 22 vjet i burgosur politik prej regjimit të kësaj partie.

Me këtë mënyrë u pajtua edhe Perëndimi për disa arsye. Së pari, qëllimi kryesor i Perëndimit ishte rënia e sistemit komunist, pavarësisht nga forma. Së dyti, një ndërrim i dhunshëm do të kishte sjell një kaos për ndreqjen e të cilit Perëndimit do t’i duheshin shumë më tepër shpenzime dhe angazhime. Së treti, një përplasje e dhunshme midis shumicës që kishte  pushtetin dhe forcën dhe pakicës së shtypur, vërtetë nuk do ta kishte ndaluar ndryshimin, por do të ishte tepër e vështirë që ajo pakicë të bëhej ndonjëherë shumicë nëpërmjet zgjedhjeve. Prandaj, një përzierje paqësore e të shtypurve me komunistët e pakënaqur dhe të etur për pushtet kundër kastës komuniste, të vjetruar, të lodhur, mëkatare dhe të velur nga pushteti, do të ishte më efektive.

Ky ishte edhe shkaku që kasta komuniste e dorëzoi aq lehtë pushtetin, duke zhvilluar dy palë zgjedhje, niveli demokratik i të cilave (sidomos atyre të marsit 1991) nuk është arritur ende dhe sot. Kjo ndodhte se udhëheqësit komunistë e dinin se, në mos herët, vonë, pushteti do të kalonte doemos në anën tjetër. Së dyti, në “anën tjetër” ishin përsëri njerëzit e tyre dhe, së treti, pavarësisht çfarë thuhet sot, udhëheqja komuniste e 1990 i trembej ndëshkimit për burgosjet dhe internimet politike që iu kishte bërë kundërshtarëve politikë, por jo abuzimeve ekonomike. Kur lanë pushtetin ata nuk iu lanë kurrfarë pasurish pasardhësve dhe të merr gazi sot kur dëgjon Sali Berishën të flasë për bllokmenë, kur pasuria e familjes së tij është më e madhe se ajo e gjithë familjeve të Bllokut së bashku.

E keqja më e madhe e formës së transformimeve politike të këtyre viteve ka qene klonimi politik që R.Alia bëri me S.Berishën dhe Fatos Nanon. Ndonëse në pamje të parë duken tipa të ndryshëm, të dy rezultuan të dëmshëm për vendin dhe popullin.

<img src="Mastro Gepetto e Pinoku Sali Berisha.jpeg" alt="Mastro Gepetto e Pinoku Sali Berisha" />
imazhe shqip
Sali Berisha është personifikimi i njeriut që vjen nga periferia, me vullnetin për të mësuar, por edhe me vullnetin dhe etjen e pashuar për pushtet dhe sundim. Njeri, që deri në 1990 mundi të ngjitë shkallë karriere profesionale (me meritë) dhe partiake (me devotshmëri të shtirë), pas këtij viti shpalosi gjithë tiparet e individit që nuk ka as ide, as ideale, as skrupuj moralë, që nuk njeh parime, që pushtetin e ka qëllimin më të lartë të jetës dhe gënjeshtrën, fyerjen, shpifjen, trillimin, kërcënimin, burgosjen, rrahjen dhe vrasjen i ka mjete të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit. Me sjelljen e tij tash 23 vjet Sali Berisha ka dëshmuar se rënien e sistemit politik komunist nuk e donte për shkak të idealeve demokratike apo dhimbjes ndaj vuajtjeve të atyre që e pësuan nga ai regjim, por vetëm për të mbërritur vetë në majë të pushtetit dhe, mundësisht, të mos zbresë kurrë prej atje. Shtetin e drejtuar prej tij e ka shndërruar në një bandë dhe bandat as nuk mund të ndërtojnë shtet dhe as janë në shërbim të popullit. Nuk ka mundur dhe nuk mundet të veprojë ndaj kundërshtarëve politikë si regjimi komunist, së pari, sepse nuk ia lyp nevoja dhe së dyti, sepse nuk e lejojnë rrethanat. Megjithatë, kontributi i tij në përçarjen e popullit shqiptar dhe në rrënimin moral, dhe jo vetëm, të shoqërisë shqiptare mund të krahasohet me atë të një pushtuesi të huaj.

<img src="Ramiz Alia e Fatos Nano.jpeg" alt="Ramiz Alia, Sali Berisha e Fatos Nano" />
                                                                                              imazhe shqip  

Fatos Nano i përket “garipit” të qytetit, i ardhur nga familjet e inteligjencies komuniste, i arsimuar dhe kulturuar, i llastuar, por pa kurrfarë vlerash të çmuara në karakter. I përket atyre  intelektualëve që në vitet ’90, për të dëshmuar “vlerat” e tyre na tregonin se kishin veshur pantallona xhinse, kishin dëgjuar muzikën e Beatles Group, kishin shikuar stacionet e huaja radiotelevizive gjatë regjimit komunist dhe, si të tillë, ishin “modernë”, kozmopolitë, perëndimorë, demokratë dhe tamam për të drejtuar vendin. E vërteta është se një tip i tillë duhej mbajtur sa më larg punëve shtetërore. Dembel, qejfli pijesh, kumari dhe vesesh të tjera, është një njeri që asgjë s’e merr seriozisht. Nuk ka kurrfarë parimesh dhe skrupujsh. Ka dy merita që e ngrenë më lart se Berishën si figurë politike. Megjithëse ndodhej brenda të gjithë kushteve ligjore për të përdorur armët dhe, madje, vrarë terroristët e armatosur me të gjithë arsenalin e armëve, kur sulmuan dhe pushtuan  gjithë institucionet qendrore shtetërtore në 14 shtator 1998, ai hoqi dorë nga mbrojtja legjitime dhe braktisi zyrën duke mos shkaktuar asnjë viktimë. Gjithashtu, dorëzoi në mënyrë paqësore pushtetin në vitin 2005 dhe dha edhe dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Por, fill pas kësaj, nisi të bëjë “kulimin” duke sulmuar pa kuptim dhe pa kurrfarë parimshmërie partinë e vet dhe pasardhësin e tij, deri sa  arriti të vihej në shërbim të Sali Berishë që e kishte burgosur politikisht, diskredituar publikisht, që i kishte rrahur shokët dhe vjedhur zgjedhjet dhe, më vonë, vrarë edhe simpatizantët e partisë se vet. Vetëm e vetëm që të bëhej president, por nuk u bë dhe as do të bëhet kurrë. Dhe, as e meriton të bëhet.

Berisha dhe Nano janë “mall” i vjetër, i skaduar, por i ambalazhuar sipas stilit modern. Jo pak njerëz tërhiqen nga ambalazhi dhe reklama e mallit, pa e ditur ç’ka brenda. Për mua, ata u ngjajnë fishekëve kinezë të viteve ’70 që, pasi nxirreshin nga arkat në Gërdec në vitin 2008, futeshin në ambalazh të ri dhe iu vihej vit tjetër prodhimi, për t’ua shitur të huajve.

Ajo që i bashkon më shumë këto dy figura politike është mungesa e plotë e përgjegjësisë qytetare dhe politike për fatet e vendit. Bashkëpunëtorët e Nanos tregojnë se, në vitet 2000, kur i thanë se “po digjet Shqipëria “, ai u përgjigj: “Ç’ja q.. nënën Shqipërisë, po, kur do bëhem unë president?”. Ndërsa gazetari dhe publicisti amerikan Peter Lucas tregon se në vitin 1997, kur Shqipëria digjej dhe ishte buzë greminës, Berisha i ka thënë: “Apres moi, le deluge!” që do të thotë se “Pas meje u bëftë kiameti”. Këto dy thënie përbëjnë edhe thelbin e karakterit të tyre. Prandaj, nuk është mëkat të mallkohet Ramiz Alia. Qoftë dhe vetëm për këtë./DITA

imazhe shqip



*   *   *