sot hidhet në erë “pallati i Bashës”
në Ujin e
Ftohtë
Pallati i shumëpërfolur në Ujin e Ftohtë në
Vlorë do të shembet dhe për këtë do të përdoret hedhja në erë me tritol.
imazhe shqip
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit,
e cila ka lajmëruar masat e forta të sigurisë sot në të gjithë vijën bregdetare
të plazhit të vjetër nga Skela tek Tuneli, ku do të ndalohet tërësisht
qarkullimi i mjeteve nga ora 09.00-15.00.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton
qytetarët, në mënyrë të veçantë banorët e qytetit të Vlorës, se në datë
14.12.2013 do të ketë bllokim të lëvizjes në rrugën “Aleksandër Moisiu” të
këtij qyteti, për shkak të punimeve për shembjen e kompleksit “Jon” në afërsi
të Ujit të ftohtë. Bllokimi i lëvizjes për automjetet dhe qytetarët në rrugën
“Aleksandër Moisiu” do kryhet prej orës 08:00 deri në ora 16:00. Gjatë këtij
intervali kohor automjetet dhe kalimtarët mund të shfrytëzojnë për lëvizje
rrugën “Dhimitër Konomi”. Ministria e Punëve të Brendshme falënderon qytetarët
për mirëkuptimin,” thuhet në një njoftim zyrtar.
Për hedhjen në erë të pallatit janë hapur plot
1500 vrima për të vendosur eksplozivin, ndërsa gjatë këtyre ditëve janë bërë
edhe studime përkatëse për mënyrën sesi do të bëhet shpërthimi i kontrolluar
nga forcat xheniere të drejtuara nga INUK.
imazhe shqip
*
* *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!