September 7, 2014

Portugal vs Albania 0:1 (Foto & Video)






E pabesueshme, por e vërtetë. Shqipëria triumfon në Aveiro kundër Portugalisë së mbushur me yje, por që i mungoi “Topi i Artë”, Kristiano Ronaldo. Bekim Bala nuk i ka lënë gjë mangut yllit të Realit të Madridit me atë gol të mrekullueshëm që realizoi në minutën e 53-të, që lumturoi shqiptarët kudo ku janë, anembanë botës. 




Një skuadër që vuri zemrën në fushën e lojës, duke superuar sulme të pafundme të skuadrës së Bentos, e cila nuk arriti të mposhtë Etrit Berishën, një “qershi mbi tortë” në këtë sfidë hapëse të fushatës kualifikuese për “Euro 2016”.


Kuqezinjtë e De Biazit marrin tri pikët e para në Grupin I, duke qenë në të njëjtën “gjatësi vale” me Danimarkën, e cila përmbysi në fushën e vet Armeninë.



Kujtojmë se De Biazi kishte mungesa të rëndësishme nga pjesa e titullarëve të edicionit të shkuar kualifikues, si Meha, Migjen Basha, Edgar Çani dhe Armando Sadiku, por ka operuar me elementë të tjerë, të gatshëm për të kontribuar me fanellën e kombëtares. Veç të tjerëve, edhe të rikthyer pas disa kohësh (Kukeli), ndaj Portugalisë figuronte dhe një lojtar debutues: Taulant Xhaka. 

Koeficienti i vështirësisë ishte i madh për tanët, mjafton të kemi parasysh vetëm një fakt: Në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, Portugalia është në vendin e 11-të me 1152 pikë, ndërsa Shqipëria në vendin e 70-të, me 437 pikë. Në favorin tonë ishte vetëm mungesa e “Topit të Artë” në fuqi, Kristiano Ronaldo, i cili ka probleme lëndimi dhe nuk i është bashkuar luzitanëve për këtë eliminatore startuese në Grupin I.



Kualifikuese “EURO 2016″, Grupi I

Stadiumi “Municipal de Aveiro”, Portugali

PORTUGALI-SHQIPERI  0-1

Golat: Bala 53′

PORTUGALIA: Rui Patrício, João Pereira, Pepe, Ricardo Costa (Veloso 74′), Fábio Coentrão, André Gomes, William Carvalho (Ricardo Horta 56′), João Moutinho, Nani, Éder, Vieirinha (Ivan Cavaleiro 46′). Trajner: Paulo Bento

SHQIPERIA: E.Berisha, Agolli, Mavraj, Cana, Hysaj, Kukeli (Kace 66′), Roshi, Abrashi, T.Xhaka, Lenjani (A.Lila 75′), Balaj (Cikalleshi 81′). Trajner: De Biazi

Gjyqtarë: Ruddy Buquet, Frédéric Cano, Guillaume Debart (Francë)

Kartonë të verdhë: Nani 69′ / Roshi 3′, Abrashi 22′, Xhaka 34′, Mavraj 68′, Kace 69′


KOMENTI I NDESHJES

Pjesa e parë  Ndeshja nis me ngulmim të natyrshëm të Portugalisë, por mesfusha kuqezi është mjaft e ngjeshur. Tanët luajnë afër njëri-tjetrit dhe duan ta mbajnë sa më larg kundërshtarin. Një ndërhyrje e Roshit ndaj Koentraos detyron gjyqtarin kryesor francez të nxjerrë shumë shpejt kartonin e verdhë, që në minutën e tretë. 

Më pas vjen goditja e dënimit, ekzekutuar nga Nani, që gjen të papërgatitur mbrojtjen tonë. Ndërhyrja e portierit Berisha është shpëtimtare. Duket qartë presioni mbi kuqezinjtë, sepse gabojnë në pasimin e parë, duke ua dhuruar luzitanëve shumë shpejt. 

Kukeli është rikthyer pas një viti e gjysmë në kombëtare, nërsa Taulant Xhaka e ka për herë të parë me Shqipërinë, ndaj emocionet te këta dy lojtarë janë evidente.

Udhëzimet e De Biazit janë për mbulim një për një në mesfushë. Portugezët nuk janë shumë fleksibël në sulm, ndaj lehtësohet disi puna e tanëve për t’i markuar në qendër. Daljet nga krahët e vendësve sa vijnë e bëhen me shqetësuese për prapavijën e Shqipërisë, që mbetet e tërhequr thellë, shumë pranë portierit Berisha.

Në minutën e 13-të i dhurojmë një asist Luis Nanit, që ka krejt hapësirën e duhur të shënojë, por godet keq para portierit tonë kuqezi. Gabim i Kukelit, që ka vështirësi ta nxjerrë topin përpara.  Ai ka marrë rolin e Migjen Bashës, i dëmtuar, që mungon.

Goditja e parë nga këndi për tanët vjen në minutën e 20-të. Kjo është edhe dalja e parë e plotë në fazën ofensive të tanëve, që janë të detyruar të përveshin mëngët përballë furisë së sulmeve të njëpasnjëshme të luzitanëve. Fatmirësisht, portugezët gabojnë në finalizim. 

Edhe Abrashi merr karton të verdhë në minutën e 22-të, i dyti për tanët, cka dëshmon për duelet e forta në mesfushë. Ajo që bie në sy ka të bëjë me vendosje jot ë mirë të kuqezinjve në goditjet standard të kundërshtarit, i cili tenton me të gjitha mënyrat për ta zhbllokuar rezultatin. Megjithatë, Berisha është në gadishmëri. 

Bekim Bala, sulmuesi i vetëm i Shqipërisë, mbetet i izoluar në prapavijën portugeze, ku ka mbulimin nga afër të Pepes.

Në minutën e 30-të, Roshi fut një pasim diagonal rrafsh me tokën, por portieri luzitan ndërhyn shpejt, para se Bala të krijojë ndonjë rrezik. Shqipëria mendon më së shumti si të mos pësojë, ndaj shihet pak në zonën kundërshtare. Megjithatë, me kalimin e minutave arrin t’i kundërvihet më mirë skuadrës vendëse, që nuk rresht së sulmuari në të gjitha drejtimet.

Edhe Taulant Xhaka merr karton të verdhë në minutën e 34-t, kohë kur Kukeli ndodhej jashtë dhe po mjekohej, pasi pësoi një dëmtim në dyluftim me kundërshtarin dhe krijoi makth te De Biazi e kuqezinjtë e tjerë, sepse ka kaluar dy operacione të njëpasnjëshme. Sidoqoftë, mesfushorët tanë duhet të kenë shumë kujdes tashmë, sepse e kanë nga një të verdhë dhe rrezikojnë ta lënë kombëtaren tonë në inferioritet numerik.

Pjesa e parë mbyllet me disa raste të rrezikshme në portën e Berishës. E vetmja mundësi e tanëve për të dalë nga gjysmëfusha e vet është topi i gjatë, por pa asnjë adresim të saktë. Bala nuk ka cfarë të bëjë, sepse është krejt i vetëm në fazën ofensive. Gjithsesi, ajo më e rëndësishmja është se 45 minutat e para i mbyllim pa pësuar, madje me Roshin mund të kishim rrezikuar në limit. I vetmi rast për tanët në pjesën e parë.
Pjesa e dytë  Fraksioni i dytë nis pa zëvendësim te tanët, ndërsa Paulo Bento bën një ndryshim në sulm. Eshtë e pritshme ofensiva e luzitanëve, që kanë në mbështetje të tyre edhe shumë tifozë, ndërsa ata kuqezinj janë të paktë në numër, diku te 100 vetë. Vetëm tri minuta kalojnë dhe Roshi sjell drithërima në portën portugeze, me krosimin tokazi nga e djathta. Bala zhytet për ta devijuar topin në rrjetën kundërshtare, por nuk është në kohë.

Minuta e 53-të është drithëruese për shqiptarët. Odise Roshi merr bukur krahun e djathtë dhe kroson në zonën luzitane, ku Bekim Bala godet fluturimthi, gati me kurriz nga porta vendëse, duke shënuar. Shokohet Portugalia, që ka shpërdoruar pa fund, ndërsa ndëshkohet në të paktat mundësi të krijuara nga kuqezinjtë.

Reagimi luzitan është imponues, e sposton lojën në gjsyëmfushën tonë, por aty ndesh një barrikadë të pakalueshme me Canën, Mavrajn e të tjerë. Luis Nani merr përsipër të bëjë liderin, godet nga distanca, por topi s’u bindet plotësisht këmbëve të tij. Tensioni rritet në maksimum te vendësit, cka i jep disi frymëmarrje e qetësi skuadrës sonë, e cila mbahet stoikisht në fushën e blertë, edhe pse thellësisht në qasje defensive.

Reagimi luzitan është imponues, e sposton lojën në gjsyëmfushën tonë, por aty ndesh një barrikadë të pakalueshme me Canën, Mavrajn e të tjerë. Luis Nani merr përsipër të bëjë liderin, godet nga distanca, por topi s’u bindet plotësisht këmbëve të tij. Tensioni rritet në maksimum te vendësit, cka i jep disi frymëmarrje e qetësi skuadrës sonë, e cila mbahet stoikisht në fushën e blertë, edhe pse thellësisht në qasje defensive. Në minutën e 75-të hidhet në lojë edhe Andi Lila. Ka vështirësi Lenjani, ndaj trajneri De Biazi vendos t’i besojë pjekurisë së kavajasit të PAS janinës. Janë minuta ankthi për kuqezinjtë, sepse loja zhvillohet tërësisht në zonën e Berishës. Rastet janë të shumta për luzitanët, por qetësia dhe kthejlltësia në finalizim shkon në favorin e Shqipërisë. Jemi me fat në ato mundësi të Luis Nanit, që humb raste tepër të favorshme.

Dhjetë minuta e fundit aktivizohet edhe Cikalleshi. Kavajasi zëvendëson “kokë për kokë” heroin e kësaj ndeshjeje, Bekim Bala, që shënoi atë supergol dhe u dha kuqezinjve tanë një fitore të artë e historike në Aveiro. Pas barazimit 0-0 në Braga, Shqipëria i bën goditjen e radhës skuadrës së Kristiano Ronaldos, që mungoi kësaj here, duke e mundur në shtëpi dhe bërë një start të mrekullueshëm fushatës eliminatore “Euro 2016”. Tri pikët e para, që japin moral të lartë për vazhdimësinë e garës.



Video - Goli dhe Highlights

*  *  *  *  *


Vlerësimet e lojtarëve: 

Portugali 0-1 Shqipëri


Portugalia
Patricio 8, Pepe 7.5, Coentrao 8, Pereira 7.5, Costa 7.5, Nani 6.5, Gomes 7, Vieirinha 6.5, William 6.5, Moutinho 7.5, Eder 6.5 (Dështim i ndeshjes)
Zëvendësuesit: Cavaleiro 6.5, Horta 8

Shqipëria
Berisha 8, Mavraj 8.5, Cana 8, Xhaka 8, Hysaj 7.5, Roshi 8.5 (Lojtar i ndeshjes), Abrashi 7.5, Kukeli 8, Agolli 8, Lenjani 8, Balaj 8

Zëvendësuesit: Lila 7.5, Kaçe 7.5




Ballafaqimet me Portugalinë

Ndeshje zyrtare të luajtura në total me Portugalinë janë  katër, të cilat janë zhvilluar për Kampionatet Botërore 1998 (Francë) dhe 2010 (Afrika e Jugut) dhe një miqësore.

Shqipëri-Portugali 0-3: Luajtur më 09.10.1996 në Tiranë, shënues Figo, Helder dhe Rui Kosta.

Portugali-Shqipëri 2-0: Luajtur më 07.06.1997 në Porto, shënues Joao Pinto dhe Luis Figo.

Portugali-Shqipëri 0-0: Luajtur më 15.10.2008 në Braga.

Shqipëri-Portugali 1-2: Luajtur më 06.06.2009 në Tiranë, me shënues Bogdani / Hugo Almeida dhe Bruno Alvesh.

Portugali-Shqipëri 5-3: Ndeshje miqësore, e luajtur më 11.10.2003 në Lisbonë, me shënues Figo, Simao, Rui Kosta, Pauleta,  Miguel / Aliaj (2), Tare.

Portugali-Shqiperi 0-1: Luajtur më 07.09.2014 në Aveiro, me shënues Bala. Kualifikuese e “Euro 2016″.


Shqipëria, “e moshuara” e grupit

Edhe pse trajneri italian i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka bërë një revolucion të vërtetë në skuadrën tonë kombëtare në këto dy vite të fundit, duke afruar shumë lojtarë të rinj, përsëri skuadra jonë mbetet nga më të mëdhatë për sa i përket moshës mesatare. Kështu, në rast se do të marrim në konsideratë vetëm grupin tonë, atëherë kuqezinjtë mund të konsiderohen “plakushët”, teksa në kahun tjetër, serbët janë “vogëlushët”. 

Mosha mesatare e lojtarëve të Kombëtares shqiptare shkon te 26.6 vjeç, ku më i riu rezulton Elseid Hysaj me 20 vjeç. Ndërsa më “i vjetri”, është portieri i Skënderbeut, Orges Shehi, 36 vjeç. 

Për momentin Shqipëria ka në organikë vetëm një lojtar nën moshën 21 vjeç. Sakaq, duhet thënë se në konsideratë janë marrë edhe lojtarët që nuk janë aktualisht të grumbulluar, për arsye nga më të ndryshmet si Migjen Basha, Armando Sadiku, Alban Meha etj. 

Pas kuqezinjve vijnë armenët, me një moshë mesatare 26.2 vjeç, ku më i riu është Miranjan (18 vjeç) dhe më i vjetri, Berezovski (40 vjeç). Por kjo skuadër ka tre lojtarë nën moshën 21-vjeçare. 

Thuajse në këtë linjë qëndron edhe Danimarka, mosha mesatare e së cilës është 26.1 vjeç. Te danezët, Hojbjerg (19 vjeç) është më i riu dhe Andersen (32 vjeç), më i vjetri. Edhe këta të fundit kanë 3 lojtarë nën moshën 21- vjeçare, duke i mëshuar gjithnjë e më shumë rinovimit të skuadrave të tyre. Më pas vjen Portugalia, me një moshë mesatare 25.6 vjeç, ku mesfushori me tipare sulmuese i Gallatasarajit, Bruma, është 19 vjeç dhe Rikardo Kosta është 33 vjeç. Kjo skuadër ka 6 lojtarë nën 21 vjeç, çka tregon për rëndësinë që u japin të rinjve në Portugali. Dhe në fund Serbia, e cila ka skuadrën më të re me një moshë mesatare 25.3 vjeç. Lojtari më i ri është Mitroviç (19 vjeç), ndërsa më i vjetri Stojkoviç (31 vjeç). Te serbët kemi 3 lojtarë nën 21 vjeç.

EURO 2016, 
ja pse kaq shumë për “herë të parë”

Ka shumë arsye për ta parë këtë edicion kualifikimesh me një sy tjetër. Pa dashur që në të tilla raste të nxjerrim në pah eufori me tepri, por vetëm fakte që lidhen domosdoshmërisht me rrugëtimin e kuqezinjve drejt “Francë 2016″, duhet thënë se këtë herë kemi shumë gjëra… për herë të parë.

1. Për herë të parë kemi në krye një trajner, i cili ka rinovuar kontratën duke vijuar punën me edicionin e dytë të kualifikimeve me Kombëtaren shqiptare.

2. Për herë të parë jemi në një grup me pesë skuadra, ku më shumë se gjysma e tyre kanë shansin që të kualifikohen për në Europian. Kalojnë direkt vendi i 1-të dhe i 2-të, ndërsa i 3-ti luan “play-off”.

3. Për herë të parë ekipi ynë përfaqësues do t’i luajë të gjitha ndeshjet kualifikuese në një stadium të ri, por jashtë kryeqytetit, në “Elbasan Arena”.

4. Për herë të parë objektivi “kualifikim” është vendosur që në daljen e parë për mediat nga presidenti i FSHF-së, kur ky i fundit nënshkroi rinovimin e kontratës së De Biazit.

5. Për herë të parë do të luajmë ndaj Serbisë pas shpërbërjes së kësaj të fundit si Jugosllavi, në një edicion kualifikimesh.

6. Për herë të parë, përfaqësuesja shqiptare është mbarë kombëtare, pasi gjen aty lojtarë që nga Presheva dhe deri në Çamëri.

7. Për herë të parë formacioni titullar i Kombëtares shqiptare dominohet nga futbollistë që vijnë nga Kosova ose me prejardhje nga kjo e fundit.

8. Për herë të parë në Portugali do të kemi një skuadër së cilës edhe pse i mungojnë lojtarë mesfushe tejet cilësorë si: Migjen Basha, Meha, Valdet Rama, përsëri nuk “i qan” ata, pasi ka alternativa.

9. Për herë të parë Shqipëria e drejtuar nga De Biazi ka “luksin” që të lërë në stol lojtarë si Hamdi salihi, Edmond Kapllani, apo edhe Andi Lila dhe një gjë e tillë të të mos bëjë shumë përshtypje.

10. Për herë të parë të pestat skuadrat e këtij grupi, vijnë nga dështime: Portugalia stonoi totalisht në Botëror, ndërsa Danimarka, Serbia, Armenia dhe Shqipëria as që iu afruan “Brazil 2014″-s.

Danimarka përmbys Armeninë, 
merr 3 pikët e para

Ndeshja e Grupit I kualifikues të “Euro 2016”, ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë, është luajtur mes Danimarkës dhe Armenisë. Vendësit kanë arritur të përmbysin disdavantazhin e Mkhitaryan, fiksuar në minutën e 50-të, falë golave të Hojbjerg (65’) dhe Kahlenberg (80’).
Një duel i luftuar fort, për shkak se Armenia është paraqitur mjaft mirë dhe ka kaluar e para në epërsi me sulmuesin e Borusias së Dortmundit. Megjithatë, të besuarit e Morten Olsenit kanë gjetur forca dhe kanë reaguar furishëm në 30 minutat e fundit të lojës, kur kanë nxjerrë në dritë edhe dy golat, që i japin Danimarkës 3 pikët e para në këtë fushatë kualifikuesesh të “Euro 2016”. Kujtojmë se danezët, ndeshjen e radhës do ta luajnë ndaj kuqezinjve të De Biazit, në “Elbasan Arena”, muajin ardhshëm.


*   *   *




Mero Baze,




Si dasmor i mallkuar nga Doktori


Mbrëmë deri pas mesnate kam qenë me miq në dasmën e Ajolës dhe Erionit. Nuk kam shkruar për ndonjë dasëm në jetë, por sot kur u zgjova pash një vërshim histerie për të përbaltur një ceremoni martese, e cila më krijoi iden se kisha marr pjesë në një krim.




Po ua vizatoj pak dasmën për tu shuar kurjozitetin. Dasma u bë në një nga sheshet kryesore të Kalasë së Gjirokastrës, aty ku bëheshin festivalet folklorike. Nga pikpamja logjistike dasma ishte një guxim i madh, pasi deri në hyrje të Gjirokastrës na shoqëroi një furtunë e paparë shiu dhe askush nuk besonte që do të hapej koha pas pak orësh, për një dasëm në një mjedis të pambuluar.


Organizatorët në të vërtet e rrezikuan dasmën deri në një kufi cmendurie duke vënë bast me Zotin. Për fat e fituan bastin dhe dasmën.
U siguroj se nuk qe aq këndshëm të rrije jashtë, pasi ishte ftohtë dhe zonjat që kishin ardhur të veshura hollë i lanë burrat pa xhaketa. Unë dola i fitur se isha vetëm dhe ndenja me xhaketë.

Menuja ishte aq modeste sa unë nuk mbaj mend tamam cfarë na ofruan për të ngrënë. Ishte një menu kateringu e sjell nga Tirana. Vera ishte një prodhim vendës nga “Vreshti Sala”. Në fillim hezituam ta pinim si “tangërllëksa” por këmngulja e Bashkim Salës që e kishte bërë vet në një vresht në Vorë, na detyroi  ta kthenim gotën e parë për etik. Pastaj e thame gjithe shishen. Këtë foto po e postoj që ti heq merakun Doktorit që edhe vera ngjante me nofkën e tij “Sala”.

Nuk kishte asgjë luksoze pasi ske cfarë luksi të sajosh në një shesh kalaje ku një orë para dasmës ishte plot me ujë. Gotat e para të koktejit u detyruam ti pijmë në bodrumet e kalasë, ku dhe tualetet nuk kishin ujë. Torturë më të madhe se kaq për organizatorët e një dasme nuk mund të ketë.

Ceremonia e kurorëzimit më pëlqeu shumë. Nuk kisha qenë kurrë në një dasëm ku unazat i vendoste një pastor. Kisha parë ose prift ose hoxhë, që në të vërtet këtu tek ne duket sikur të bëjnë gjyq kur të martojnë.

Pastori i Ajolës dhe Erionit ishte një burrë i këndshëm dhe i lexuar. Ai citoi dy herë Kutelin gjatë predikimit të tij dhe e bëri shumë njerëzore betimin e të dyve.
Pjesa e festmit gjatë dasmës ishte në të vërtet ajo që mund ta ketë mërzitur Doktorin. Kishte vërtet shumë hare dhe dhjetra të rinj nuk u ulen kurrë në tavolinë. Ata vetëm vallëzonin.

Unë dhe Filipi u mërzitëm pak se një këngëtar kosovar i ftuar e zgjati shumë me muzikën Rep a Hip Hop. Filipit i hanin këmbët për një valle progonishte që ai e kërcen si grek dhe unë që ja ngatërroja ritmin nga pas si “antigrek”.
Të ftuarit ishin në të vërtet të përzgjedhur dhe kjo mund ta ketë mërzitur Doktorin.

Nuk e di shifrën por nga tavolinat besoj se ishin rreth 350 vetë. Ishin vërtet të veshur mirë dhe njerëz të njohur në shoqërinë tonë. Shumica ishin të rinj, miq të Ajolës dhe Erionit, politikanë gazetarë dhe biznesmenë. Shumica e tyre përvec pjesës politike besoj kanë qenë dhe në darkat e ceremonitë e Berishës. Disa biznesmenë natyrisht dhe në ankandet e Lirisë.

Dhe për ti mbylur këto reshta dua të them se ceremoni të tilla janë torturuese për organizatorët, por fitmiprurëse për qytetin dhe vendin ku bëhet. është një promovim i vlerave të turizmit, shumë me elitar nga ideja e Berishës që të bëj cdo kala kafene dhe qebatore.

Nuk di ckanë hequr ata që vendosën të bëjnë një dasëm në shesh të hapur, por di të them që e vetmja gjë luksoze ishte ideja për tu martuar në një kala të cilën Erioni ka dy vjet që e promovon si destinacion turistik duke cuar cdo korrik mijëra të rinj nga gjithë Shqipëria.

Unë u gëzova që Ajola dhe Erioni zgjodhën Gjirokastrën të martohen. Ja vlente të ishe i ftuar edhe pse ishe i rrezikuar nga ndonjë plevit nëse zinte shiu. Por Zoti ishte me ta. Aq shumë sa ka xhindosur dhe plakun që përgjon cifte nga kulla në Tiranë.



                                               *   *   *










A po dështon urdhëri për ndalimin e furgonëve?



imazhe shqip


Tetë muaj pas vendimit të Ministrisë së Transportit dhe asaj të Brendshme për bllokimin e furgonëve si mjete të transportit të pasagjerëve, ky aktivitet duket se ka vijuar, edhe pse duke iu fshehur shpesh herë kontrolleve të policisë.

Por, nisur nga ankesat e vazhdueshme të sindikatës kombëtare të transportit të udhëtarëve për taksitë katër dhe tetë pus një, Drejtoria e Policisë në Qarkun e Fierit ka ndërmarrë një aksion për ndalimin e tyre.

Rrugorët e Fierit kanë bllokuar në orët e fundit tetë automjete furgonë me targa të verdha, raporton Vizion Plus.

Drejtuesit e tyre janë kapur nga policia pa liçencën përkatëse për këtë shërbim.

Aksioni do të vijoj ndaj të gjitha mjeteve të papajisura me targa të verdha, më sinjalet përkatëse të shërbimit taksi, pa licencë, atyre që krijojnë stacione të paligjshme apo që transportojnë udhëtarë në kthim jashtë territorit te licencuar administrativ.
 Gazeta Dita

*   *   *





September 1, 2014

Nexhmije Hoxha




flet për luftën dhe thotë për gratë e sotme:
 Si gjyshe e ngeshme i shoh me kënaqësi në TV sa janë zhvilluar

 imazhe shqip

“Unë kisha shumë frikë nga një, quhej Seit Mati, ishte shok i ngushtë i Man Kukaleshit të famshëm, sepse shtëpia e tij ishte shumë afër shtëpisë sime” – thotë Nexhmije Hoxha në një intervistë të gjatë me gazetarin Roland Qafoku, ku ka folur kryesisht për Luftën Nacional Çlirimtare. E veja e diktatorit Hoxha, sot 94 vjeç, thotë ndër të tjera se “sheh sot me një kënaqësi të veçantë zhvillimet e reja lidhur me vajzat shqiptare, me gratë shqiptare”. Ajo e përcakton veten si gjyshe e ngeshme. Më poshtë, një pjesë e intervistës me Roland Qafokun në TV Channel One:



Roland Qafoku: Zonja Hoxha, në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë një nga aksionet ka qënë edhe rivlerësimi i figurave. Një ndër to ishte dhe Ahmet Zogu, i cili për 15 vjet nuk ishte vetëm një nga figurat më të rëndësishme si ministër, kryeministër, president dhe mbret. Eshtrat e tij u morën nga Parisi dhe janë vendosur në Kodrat e Liqenit Artificial. Ndërkohë që një shtatore është përuruar në afërsi të stacionit të trenit. Ka pasur reagime dhe kritika për këtë vendim. Ju si protagosnite e luftës, por edhe si personazh që keni shprehur mendimin tuaj për Ahmet Zogun, cili është vendimi juaj për këtë vendim të qeverisë?


Nexhmije Hoxha: Braktisja e tij që e kam përjetuar është tradhëti, mbi tradhëti. Nuk i falej një mbreti që të lërë vendin në atë gjëndje, që të sabotojë ushtrinë e tij, pasi ushtria ishte e papërgatitur, e vodhi thesarin. Është tradhëti që se lë topi. Për sa i përket eshtrave të tij, që u sollën në Shqipëri, kjo është fare normale mendoj, që eshtrat e çdo shqiptari që mbetet jashtë, të prehet në tokën anëtare. Por kjo mund të behet nga familja. Janë absurde dhe të pavend, organizimi skandaloz me homazhet në Pallatin e Brigadave, nuk e meriton. Ai ishte mbret, por tradhëtoi. Ai pallatit të brigadave nuk i dha asnjë kacidhe, nuk fjeti asnjë natë. Për mendimin tim, ishte skandaloze mënyra si u bë dhe monumenti që ju vendos në Tiranë. Aq meriton. Pse u bënë të dyja? Sepse shqetësimi i Sali Berishës ishte të evitonte, një figurë, siç qe ajo e Enver Hoxhës, që kishte meritat e gjysmës së këtij 100 vjetori. Këtë s’e bënte dhe donte medoemos që pas Ismail Qemalit, të cilin edhe atë e poshtëroi.

Roland Qafoku: Pse u poshtërua?

Nexhmije Hoxha: Nuk e respektoi. Ti e di atë historinë që nxorri monumentin, ai monument ishte për muze e jo për park. Edhe ceremonitë i dubloi, vetëm që të mos ngrihej Vlora, të cilin ai deshte ta mbyste fare në 1997. Unë kam këtë pikëpamje.

Roland Qafoku: Zonjë, e dini që tetë kryeministra të Shqipërisë e kanë varrin jashtë. Përse ju gjatë 50 viteve që keni drejtuar nuk e bëtë këtë që thatë. Se është normale që eshtrat e Ahmet Zogut të vinin ?

Nexhmije Hoxha: Jo, pse ta bënim ne? Ne kemi mbajtur qëndrim me anë të luftës. Unë jam dakord me këtë qeveri që dha të drejtën, që eshtrat e Ali Këlcyrës të vijnë, që i bëri familja dhe bashkëfshatarët e tij.

 imazhe shqip

Roland Qafoku: Të Ali Këlcyrës e ka bërë familja, ndërsa të Eqrem Bej Vlorës e ka bërë qeveria. Ishit dakord me këtë?

Nexhmije Hoxha: Nuk e di. Nuk e di rolin e madh të Eqrem Bej Vlorës.

Roland Qafoku: Zonja Hoxha, ka një fakt. Si gazetar më ka rënë në sy që në Kodrat e Liqenit Artificial, në kujtim të ushtarëve anglez të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, janë mbi 150 ushtarë të vrarë në Shqipëri. Por memoriali që është bërë te Kodrat e Liqenit, është ngritur me pjesën e mermerit të varrit të Enver Hoxhës, i cili u zhvarros në vitin 1992. Ju e dinit këtë fakt?

Nexhmije Hoxha: E di. Mendimi im është që çështja e mermerit, ku vajti dhe ku u përdor copat e mermerit, nuk më intereson fare. Kurse për mua, mbetet akti barbar antishqiptar, antikombëtar vetë të zhvarrosjes. Kurse përdorimi i këtyre copave, mbeturinave, për ushtarët aleatë tonë, më duket një vendim trashanik, jo i menduar. Sidoqoftë nuk është e drejtë, të nderohen në atë mënyrë aleatët tonë që dhanë jetën në malet e Shqipërisë. Ato fare mirë, mund të gdhendin shkembinjtë e maleve tona, ku ata dhanë jetën dhe do të ishin më të nderuar. Vlerësimi i tyre për Enver Hoxhën, ka qënë pozitiv gjatë luftës. Në vitet 90’ 91’, isha larguar nga rezidenca dhe isha në vilën 6. Aty më erdhën dy gazetarë anglezë të gazetës “Sunday Times”. Njëri nga ata më tha se kam ardhur se dua të përmbush një amanet të babait tim, i cili ka qënë pjesë e misioneve angleze këtu, kapiten. Më nxorri fotografinë. Ai më ka thënë që më ka njohur mua në male gjatë luftës dhe se unë i kisha dhënë një furçe të dhëmbëve. Ai i kishte thënë të birit që të shkosh edhe një herë te ajo edhe ta falenderosh nga ana ime, e ti dërgosh një furçe. Ai në mënyrë simbolike më kishte dërguar një furçë. Unë nuk kam shërbyer në spitale. Dhe nuk desha ta zhgënjej, domethënë e kalova.



Roland Qafoku: Çfarë i dha lufta, gruas shqiptare sepse kam parasysh nga historia që është një ngajrje tjetër, Kongresi i Gruas në Berat, ku edhe ju keni qenë një ndër protagonistet më të rëndësishme?

Nexhmije Hoxha: Duhet thënë që dolën 7 mijë partizane dhe dhanë 600 dëshmorë në luftë, sidomos si partizane, deri në varje të këtyre aktivistëve. Morën pozicioni të ndryshme, në çetë. Janë shpallën edhe si heroine. Janë si pionere këto forca të Lufëts Nacional Çlirimtare, iu dha lufta diçka. Ato ja dhanë emancipimit të ardhshëm të gruas. I quaj partizanet si pionere. Dhe bëj një krahasim, si të quaja si motrat e atyre që bënin mitingje në Francë, Gjermani, mblodhën kongresin në Kopenhagen, që shpalli edhe 8 marsin me Klara Seting, të famshmen komuniste, mike të Leninit. Prandaj i quaj si homologe të tyre, sepse në një kohë të re luftonin për të drejtat e gruas. Më vonë, gruaja fitoi edhe të drejtën për të votuar, që nuk e kishin fituar në vendet e përparuara të botës. Unë i përgjërohem Luftës për atë që bëri me mua, që më dha mundësi të bëhem ajo që u bëra. Në 36’, nga një shoqe klase u lidha me një grup grash që merreshin me letërsinë edhe emanipimin e gruas, që shkruanin për gazetën “Bota e re”. Unë isha një admiruese e “Botës së re” të vjershave dhe tregimeve të Migjenit. Me anë të kësaj shoqeje, unë u lidha me motrën e saj që shkruante me pseudonimin Kolombia. Më pas me këtë grup ku bënte pjesë Olga Pëllumbi, që u njoh pastaj gjatë Luftës,e u zgjodh si presidente e gruas dhe Mila Gjokorreci që ishte një emigrante që kishte ardhur nga Odesa, që u bë nënë e dëshmorit të një djalë të ri Viktor Gjokoreci, 16 vjeçar që unë e njihja së bashku më vëllain e vogël të Kristo Frashërit, Gjet Frashëri. Ato u pushkatuan. Janë ato katër dëshmorët. Këtu është shkruar edhe për ato që kanë mbetur si kolektiv për katër dëshmorët, por duhet folur për të gjithë për Viktorin, për Gjergjin për Skënder Kosturin . Ose ka raste të tjera, që nuk i përmendin me emra. Pesë Heronjt e Vigut, kush janë këta? Për shembull,një nga këto, Ndoc Mazi ishte pjesëtar në atë mbledhjen themeluese të rinisë në 41’, bënte gara me shakat e tij shkodrançe me Qemalin. Për mua ka rëndësi që të flitet një për një, për ata, e jo vetëm “Pesë Heronjtë e Vigut”. Në vitin 1941 filloi me themelimin e Rinisë, ku u zgjodha, të Qarkut të Tiranës. Ajo që më nderon, është pjesëmarrja ne konferencën e Pezës, ku isha e vetmja grua.

Roland Qafoku: Pas 90’ keni marrë pjesë në këto përkujtime ?

Nexhmije Hoxha: Nuk më kanë ftuar. I vetmi rast që më Komiteti Veteran i Laprakës, erdhën ma morën sepse i kishin kritikuar. Nuk jam ftuar ndonjëherë.

Roland Qafoku: Zonja Hoxha, a keni bërë ndonjë gabim ju personalisht gjatë luftës?

Nexhmije Hoxha: Nuk kam ndonjë gabim. Nuk jam kritikuar për ndonjë gjë të madhe.

Roland Qafoku: Por Enveri ju ka kritikuar. Ka qenë shumë kritikues?

Nexhmije Hoxha: Po, e kam thënë edhe në libër. Ishte i rreptë, shumë i rreptë me mua.

Roland Qafoku: Po Partia Komuniste ka bërë gabime gjatë Luftës?

Nexhmije Hoxha: Ka bërë.

Roland Qafoku: A të bënin favorë këta drejtuesit që ishin edhe shokë të Enverit, por edhe vartës së tij në strukturën organizative të Partisë? Sepse ju ishit e fejuara e Enver Hoxhës?

Nexhmije Hoxha: Unë isha korrekte dhe kam luftuar. Nuk rrija fare në një shtëpi e të ngulesha aty. Më njihnin mirë me shtypin, mbledhjet. Jam njohur me shumë e shumë familje, madje edhe të niveleve të larta.

Në Tiranë, zakonisht bëheshin “Copri Fuoko”, ndalim qarkullimi, që nga ora gjashtë e darkës e deri në gjashtë të mëngjesit. Nesë kishe ndonjë problem, duhet të shkoje në atë komandën e tyre edhe të të shoqëronin, psh të veje tek ndonjë grua që lindje në spital.

Dy herë ka ndodhur gjatë ilegalitetit tim në dy vjet, kam përjetuar dy herë Ndalim-qarkullimikomplet të qytetit, siç bëhet për regjistrimet, që nga mëngjesi çdo familje do të rrijë brenda dhe kontrollohej si me fshesë çdo shtëpi. Kontrolli i parë më ka gjetur të shtëpia e motres së Enverit, Faria. Enveri nuk ishte ato ditë, kishte ikur në Vlorë. Mua më duhej të mbrohesha nga ato spiunët që më njihnin. Unë kisha shumë frikë nga një, quhej Seit Mati, ishte shok i ngushtë i Man Kukaleshit të famshëm, sepse shtëpia e tij ishte shumë afër shtëpisë sime.

Roland Qafoku: Man Kukaleshi ishte komandant i xhandamërisë?

Nexhmije Hoxha: Jo, ishte spiun. Ai ka kontrolluar shtatë herë në shtëpinë time. Unë pashë që ishte Seit Mati, por nuk më njihte se menjëherë u bëra si shërbëtore, me shami, përparëse dhe bëja si budallaqe, laja cimenton, shkallët e bërtisja mos shkel këtu, mos shkel aty. Por po të ishte Enveri aty, do të bëhej një masakër e tmerrshme. Sepse nuk kishe nga të ikje në shtëpinë e motrës së Enverit. Rasti i dytë ishtë në shpinë e një ruseje dhe Malo Frashërit, këto antifashit aktiv, aty prap u vesha si punëtore dhe mora fëmijën e pickoja të qante fëmija derisa ata thanë ik në fund të oborrit, qërohu nga këtej. Ka qënë një shtëpi prapa kryeministrisë së tanishme. Kështu që shpëtova

Pas çlirimit këtë vajzën e rritur e takova në një mbledhje të vajzave universitare. Më tha jam vajza e ruses, unë u gëzova. I thashë më fal se të kam pickuar. Ishtë një vajzë student universitare.

Traktin e parë, në 41’ do të jepej Natën e vitit të ri. Unë me një shoqe tjetër, Gjystina, shkuam. Provo ta fusnim nën derë, kishin shkruar të tjerët, kishte trakte të tjera. Provo në një rrugicë tjerër. Edhe ctë bëjmë. Provuam në një rrugë tjetër, ajo një krah, unë një krah. Kur futi traktin nën një derë, u hap dera menjëherë dhe ajo iku me vrap. Unë mbeta qorr sokak. Kishte siklet se çkishte ndodhur me shoqen që iku, sepse ajo kishte ilegale në shtëpi. Ishte ajo shtëpia ku kishim ne arkivin. Në atë shtëpi u kap arkivi në 41’ dhe gjetën material të anëtarëve të parë, ku isha edhe unë. Në bazë të saj, më dënuan 13 vjet burg në mungesë, pastaj e plotësoi Sali Berisha, kur më dënoi me 11 vjet burg. Më atë vendim edhe prinderit e mi, u internuan. Pastaj kishte dokumenta të armikut qëmë kërkonin deri në Strugë, sepse atrëherë ishte hapur kufiri. Pastaj me 4 shkurt, masakra, ishte shumë e rëndë.

Roland Qafoku: Kush e bëri?

Nexhmije Hoxha: E bëri pikërisht nën atë hijen e gjermanëve, gjith kaloshët e baraktarët e veriut.

Roland Qafoku: Xhelal Saravecka thotë në librin e tij që nuk kam marrë pjesë aty, sepse emërimin e ka marrë dy ditë më vonë?

Nexhmije Hoxha: Jo, por ishte Xhaferr Deva.Në këtë natë ato kontrolluan shtëpinë time,poshtë në një bodrum që kishte organizuar nëna ime që nuk kishte hyrje nga jashtë ishte vëllai im, dhe një korrier i Elbasanit që u vra më vonë, Kadri Myzyri. Aty rrëmbyen radion. Ndërsa djalin e xhaxhait tim, që ishte si vëllai im e vunë me shpatulla mbas murit, dhe do ta pushkatonin siç pushkatuan 74 veta. Por, ai ishte tip i zgjuar dhe i tha po dal se unë jam mysliman, së pari duhet te bi ne sheradet dhe filloi ritin. Mercenari hapi sytë dhe i tha shefit që ma lë mua këtë, ta çoj te të arrestuarit. Gjimnazet e asaj kohe u mbushën me të arrestuar, përveç atyre që pushkatuan.

Roland Qafoku: Keni vrarë ndonjë?

Nexhmije Hoxha: Jo, ballë për ballë me armikun, jo. Kisha një automatik anglez, shumë të lehtë. Kisha edhe një revole angleze.

Roland Qafoku: Ke qëlluar për qef por jo në Luftë?

Nexhmije Hoxha: Në Pezë, për herë të parë që bënin qitje me Abaz Kupin. Unë me qetësi qëllova në gur, kurse Abaz Kupi jo. Pastaj bëri histori Haxhi Lleshi. Që këtej unë shkova në Shqipërinë e Mesme. I jam shumë mirënjohëse luftës, sepse jeta partizane më bëri të njoh më shumë se gjysmën e territorit të Shqipërisë.

Mund të them unë si gjyshe e ngeshme, ulur në kolltuk përpara ekranit të televizorit shoh me një kënaqësi të veçantë zhvillimet e reja lidhur me vajzat shqiptare, me gratë shqiptare veçanarisht në disa fusha që duket zhvillimi dhe i kënaqem këtij zhvillimi. Sidomos në fushën e arsimit, në fushën e ekonomisë, në fushën e artit, sidomos në fushën e medias, në ekrane e televizor si gazetare. Jashtëzakonisht ka ndryshime të theksuara edhe shumë të kënaqshme.


*   *   *









August 30, 2014

Ç’të vjen nga poshtë, e nxjerr nga goja!


imazhe shqip


Nga Mero Baze

Një plak i rënduar nga mosha në qytet kishte një problem shumë të madh. Duke ecur rrugëve, urinonte në mënyrë të pavullnetshme. Kishte qenë njeri i nderuar dhe ky degradim e vuri në siklet të madh.
Shkoi tek mjeku.
-Doktor, kam një hall të madh, i tha dhe ia shpjegoi se si turpërohej rrugëve duke urinuar jashtë vullnetit të tij.
-Mos u mërzit, i tha doktori. Do të jap disa ilaçe si fillim, pastaj do të shikojmë efektin.
E lanë të takoheshin pas një muaji.
Kur shkoi sërish tek mjeku, plaku dukej më i qetë.
-Hë, si dukesh, i tha doktori?
-Urina vazhdon si më parë në mënyrë të pavullnetshme, i tha plaku, por çudi e madhe është se nuk më vjen më turp!
-Po, i tha doktori. Tamam këtë desha të të verifikoj. Si fillim të dhashë ca ilaçe të të hiqja turpin, se atë hall që ke nuk ta zgjidhim dot.

Kjo histori ilustron më së miri atë çfarë po ngjet me Sali Berishën sot. Është e qartë që ai nuk mund të shërohet më, por së paku një vit pas humbjes, i ka ikur turpi dhe mund të flasë dhe të quajë krime, ato që vetë i ka bërë si të tilla.
Lexova atë çfarë ka shkruar për emisionin “Fiks Fare” në një status të tij në Facebook, ku proteston për shkurtimin nga programacioni i një TV tjetër, i një emisioni që i ngjasonte në format emisionit “Fiks Fare”.

Duke qenë një emision 12- vjeçar, “Fiks Fare” natyrisht që ka ngjallur dëshira për t’u imituar dhe disa ish- punonjës të tij e kanë tentuar këtë tek dy televizione të reja shqiptare. Duke qenë se i kam pasur kolegë, më gëzon çdo sukses i tyre dhe më trishton po aq dështimi i mundshëm i tyre. Por deri këtu.
“Fiks Fare” nuk besoj se është në garë me askënd në projektin e tij. Nuk është në garë as me emisionet që klonojnë “Fiks Fare” dhe as me kolegët apo punonjësit që tentojnë të bëjnë projekte të ngjashme. Ata janë në një raport korrekt dhe në rritje me shikuesit e tyre, duke e kthyer atë produksion televiziv nga emision, në një institucion.

Miliona shqiptarë, kur u shkon shpirti në majë të hundës, kur ndeshen me korrupsionin, kur ndeshen me dhunën fizike apo seksuale, kur ndeshen me kryeministrin apo familjarë të tij me çantë në dorë, e para shprehje që u vjen në gojë nuk është as gjykata, as prokuroria, as qeveria, por “Fiks Fare”. Kjo duhet t’i bëjë ata krenarë, por dhe përgjegjës për rolin e tyre, përtej gazetarisë inevstgative, në misionin e tyre publik.
Sali Berisha ka plot arsye t’i urrejë. Besoj dhe ata ia njohin këtë të drejtë dhe e mëshirojnë për këtë. Ai është udhëheqësi që ka zaptuar si një tokë të botës, elektoratin antikomunist të Shqipërisë dhe “Fiks Fare” ka publikuar fotografitë e tij si varkar i fëmijëve të Enver Hoxhës dhe njeri konfident i oxhakëve të tyre. Kujdes! Nuk bëhet fjalë thjesht për foto të Sali Berishës me Enver Hoxhën si komunist. Ato janë normale për një ish- sekretar partie. Bëhet fjalë për një konfidencë më të madhe, për ftesa private në shtëpitë dimërore dhe verore të Enver Hoxhës. Bëhet fjalë për një kone të skutave të familjes së diktatorit.

Sali Berisha ka pasur plot përballje dhe aleanca me “Fiks Fare”. Ka pasur momente kur i ka ngritur në qiell për betejat kundër korrupsionit të Fatos Nanos, ka shkuar në redaksi dhe ka marrë rrotën e Fiksit dhe i ka shpallur aleatë të tij deri në vitin 2005. Më pas ka pasur plot përplasje me ta. I ka ngrirë e i ka shkrirë, kur kanë botuar skandalin e Ngjelës me Berishën, apo Ylli Pangos, por kurrë nuk ka qenë agresiv deri në fund. “Fiks Fare” i ka kujtuar hipokrizinë e tij me Azem Hajdarin, fyerjet që i ka bërë, largimin e intelektualëve nga PD, përfshirjen e djalit në Gërdec, histori korrupsioni të familjes, por prapë i ka toleruar.

… Vetëm pasi i kanë botuar këto fotografi, ai nuk na i ka falur kurrë dhe është kthyer në një agjitator kundër “Fiks Fare”.  I ka dhembur shumë, siç mund të të dhembë dalja në dritë e një skute të errët të shpirtit, të cilën ia ka fshehur shqiptarëve dhe Partisë Demokratike, të cilën e manipulon si antikomunist derisa e katandisi në këtë ditë halli që është.

Dhe kur e mendon ftohtë, ka të drejtë. Ai çfarë nuk u kishte bërë nomenklaturës komuniste shqiptare pas vitit 1990 dhe ata nuk e kishin shitur. I kishte futur në burgje, ca me të drejtë e ca pa të drejtë, i kishte përndjekur, i kishte poshtëruar dhe ata si racë inferiore, nuk e kishin shitur. Nuk ia kishin nxjerrë fotografitë konfidenciale me Familjen e Diktatorit. Dhe kur “Fiks Fare” i publikoi, ai kishte të drejtë të tërbohej, se ne nuk na e kishte borxh këtë gjëmë.

Por për t’u kthyer tek fabula e fillimit të këtij shkrimi, na duhet të pranojmë tani se Sali Berisha është njeri i lirë nga turpi. Ai nuk mban mend më ç’ka bërë dhe mendon se çdo qeveri ka detyrë të bëjë pisllëqet dhe krimet që ai ka bërë ndaj shtypit. Ai mendon se meqë pushteti është ndryshuar, qeveria duhet t’i dërgojë 6 milionë euro gjobë Klanit se ka qenë me Berishën, apo ta nxjerrë atë nga Kinostudioja, siç nxori ata të Top Channel nga Piramida. Ai mendon se gazetat kritike duhen rrethuar me policë, si gazeta TemA, dhe duhen zbuar gazetarët të mos shkelin më sa të jetë ai në pushtet. Ai mendon se emisionet kritike duhen mbyllur, siç mbylli ai “Faktor Plus”, meqë i përmendte çdo natë aferat e tij korruptive dhe të familjes së tij. Ai mendon se pronarët e mediave që nuk janë në një gjatësi vale me kryeministrin, duhet deomos të persekutohen, të linçohen dhe të gjunjozohen pastaj duke i kërkuar ndjesë në pritjet e tij.

Ka pasur një sukses të pjesshëm në këtë pikë. Ka pasur dhe kolegë të “Fiks Fare” që janë dorëzuar, ka pasur dhe gazetarë dhe pronarë mediash që kanë ulur shpinën përballë dhunës së tij. Kishte të tjerë, që për ndonjë kontratë tenderi, po ashtu bënin nja një vit opozitën e opozitës dhe fitonin të drejtën të ftoheshin prej Berishës në pritjet e Vitit të Ri. Ne i kemi respektuar dhe ata kolegë që janë thyer dhe gjunjëzuar, pasi nuk kemi të drejtë t’u kërkojmë njerëzve të bëjnë sakrifica ekstreme për t’i rezistuar Sali Berishës. Është njerëzore t’i hapësh rrugë dhunës së një të marri, kur nuk ke çfarë bën. Por mjafton që kjo të mos quhet vlerë.

Tani Sali Berishës i ka dalë turpi dhe mendon se gjithë perversitetet e tij dhe gjithë ç’ka vjellur kundër shtypit të lirë për 20 vjet, që nga viti 1994 deri më 2014, duke përfshirë këtu dhe titullin më të lartë, atë të “Armikut të Lirisë së Shtypit” në botë, që e ka marrë nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në vitin 1997, mund t’i bëjnë dhe kundërshtarët e tij tashmë në pushtet. Kjo është diçka e sinqertë, që buron nga formimi i tij stalinist dhe nga perversiteti i fshehur në skutat e ndërgjegjes së tij. Korrigjimi i këtyre defekteve lidhet fatkeqësisht me ndjenjën e turpit. Nëse ke krijuar imunitet ndaj saj, pra nëse je si ai plaku që treguam në fillim të shkrimit, që ta ka ikur turpi, pastaj nuk ka më asnjë rëndësi. Ç’të vjen nga poshtë, e nxjerr nga goja!



*   *   *










August 17, 2014

Ratko Mlladiç Ратко Младич përdhunohet në burg nga pesë të dënuar





Ratko Mlladiç është përdhunuar nga 5 persona në burg. Lajmi është bërë publik nga një prej rojeve të burgut në Hagë, ku Mlladiç vuan dënimin për krime lufte.

imazhe shqip

“Ata pritën deri sa ra nata dhe pastaj e kanë përdhunuar për orë të tëra, pesë prej tyre – kjo është e gjitha çka mund të zbulojë për ju”- citohet roja i burgut në gazetën “Bota Sot”.

Aktualisht thuhet se Mladiç gjendet në kujdes intensiv në një spital në Hagë, pas përdhunimit nga pesë të dënuar nga Ruanda.  Portali që ka publikuar lajmin shkruan: “Përshëndesim përdhunuesit dhe urojmë që ata kanë ‘mbështjellë’ me tela me gjemba organet seksuale”.


*   *   *




July 30, 2014

Lavdrim Muhaxheri pret koka njerezish ...



... dhe i poston vetë në facebook fotot e kasapanës!!!


imazhe shqip

Kosovari i ISIS, Lavdrim Muhaxheri, foto duke prerë koka njerëzish në Siri

 imazhe shqip

 imazhe shqip
Një ndër pjesëtarët kosovarë më të njohur në organizatës ISIS ka postuar disa foto tronditëse nga Siria. Lavdrim Muhaxheri, pas grisjes së pasaportës, ka publikuar një foto në të cilën shfaqet teksa i pret kokën një adoleshenti. Muhaxheri i ka publikuar vetë këto fotot, të cilat së pari janë publikuar nga portali boshnjak SAFF.


Lavdrim Muhaxheri, najpoznatiji kosovski pripadnik Islamske države nakon paljenja pasoša prešao na klanje


Lavdrim Muhaxheri, najpoznatiji kosovsi pripadnik Islamske države u Iraku i Siriji prošlog mjeseca je zbog paljenja pasoša Kosova  bio predmet interesiranja medija u regiji. Lavdrim Muhaxheri je ovaj put otišao dalje, na svom Facebook profilu jutros je objavio fotografije na kojima se vidi kako kolje nekog čovjeka, a poslije toga u rukama drži njegovu glavu. Ubrzo nakon postavljanja fotografije su blokirane. Lavdrim Muhaxheri nije naveo gdje je počinio klanje, ali se može pretpostaviti da se radi o Siriji.”

https://www.youtube.com/watch?v=wmK6Z39Gtko&list=TLdQ7nAL_BieMwEXSlRAMpJTT88IwmtcgV


*   *   *



July 17, 2014

Njeriu që i trembet incestit në vendlindje


Nga Mero Baze

Kohë më parë dërgova një gazetar në vendlindjen e Sali Berishës. Shkoi tek kulla e tij, me të vërtetë e hijshme, edhe pse e rrënuar, dhe takoi njerëz të vendlindjes së tij. U bëri një kërkesë të thjeshtë të shikonte varrezat e fshatit dhe varret e prindërve të Sali Berishës. Një i afërt i tij e shoqëroi, por nuk mundi t’i gjejë dot ekzakt varrin. I tregoi diçka të përafërt në një varrezë, që siç e përshkroi ai, ishte mbuluar nga ferrat dhe harresa. I vetmi justifikim i bashkëfshatarit ishte se ai nuk kishte shkuar asnjëherë aty, pasi Berisha nuk kishte qenë asnjëherë aty.

Historia e distancës që Sali Berisha ka me prindërit e tij, që s’i përmend kurrë, vendlindjen që nuk e shkel kurrë, me kohën e gjatë që ka kaluar pa takuar nënën para se të mbyllte sytë, është një histori, që në vendlindjen e tij i ikin të gjithë. Është si një histori me djaj, që të bën kurioz përse ky njeri ka këtë raport të prishur me vendlindjen, nënën, babanë dhe ndonjë pjesëtar tjetër në familje.

Si për ta bërë më të plotë këtë histori, Sali Berisha ishte sot në Tropojë. Një ditë më parë atje zbarkoi Garda e Republikës, pastaj autobusët nga Tirana për ekskursion në Valbonë, dhe më në fund, herët në mëngjes, duke ndërruar rrugës helikopterë dhe makina, mbërriti Sali Berisha. Njeriu, që e ka bërë padrejtësisht Tropojën zhargon kafenesh në Tiranë duke rendur pas mentalitetit të tij tribal, nuk ndihet rehat dhe i sigurt në shtëpinë e tij. Prej vitit 1990 nuk ka mundur të shkojë më shumë se tre herë në atë qytet, dhe asnjëherë vetëm si qytetar. Nuk ka shkuar të vizitojë shtëpinë e tij ku ka lindur, kullën e familjes së vërtetë që ka pasur, njerëzit që i kanë mbetur, varrin e harruar të nënës dhe babait, që nuk i gjente dot askush.

Ka shkuar aty me qindra policë dhe gardistë, është super ruajtur në sheshin kryesor të qytetit, dhe ka vrapuar drejt Kukësit ku e ka pritur një miting i dështuar vetëm me policë dhe ushtarë në shesh.

Por pa dashur t’i ik Tropojës, ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte se e vetmja gjë që u tha tropojanëve është se ai është njeri i ndershëm, se ka vetëm një grua, dhe se Edi Rama ka ndërruar disa. Që Berisha të bëjë objekt jetën personale të Edi Ramës në fushatë, nuk është ndonjë çudi. Bile normale është ta bëjnë të dy për njëri- tjetrin. Që Edi Rama ka ndërruar dhe e kanë ndërruar disa gra, dhe kjo dihet, por është thjesht statistikë dhe jo vlerë apo antivlerë. Me ritmin që ka për moshën, i biri i Berishës dhe mund t’ia kalojë, duke e filluar nga martesa me kushërirën, dhe tashmë me bigaminë e tij të turpshme.

Por ajo që nuk kuptoj dot është se si njeriu mund të shkojë në vendlindjen e tij si kryeministër, i super ruajtur dhe korracuar me antiplumb, vetëm që të shajë kundërshtarin nga gratë si plakat llafazane të lagjes.

Njeriu, kur shkon në vendlindje, harron që është politikan, harron që është kryeministër, harron që ka kundërshtarë. Njeriu kur shkon në vendlindje, ka punë me gurët, me rrugët, me pemët, me kullën, me komshiun, me pllakën e varrit të nënës apo babit, me oxhakun e nxirë, me oborrin plot bar, me rrugët e braktisura, me shkollat e prishura, me cicërimat e zogjve që e kanë rritur, me pyllin që ka pasur pranë… ka punë me jetën e tij.

Vetëm një njeri që ka një makth me vendlindjen e tij, një njeri që fsheh një incest me gjënë e dashur të tij, nuk arrin të shkojë dot në vendlindje si bir i saj. Vetëm një njeri me makth të tillë mund të shkojë në vendlindje, dhe në vend t’i kujtohen rrugët, zogjtë, bari, kulla, vatra, kali, pylli, i kujtohen gratë e kundërshtarit. Vetëm një burracak, një njeri pa vendlindje, një njeri që e torturon ideja pse ka lindur atje dhe pse ai vend i kujton diçka të rëndë që ia fsheh të gjithëve, mund të bëjë atë që bëri Sali Berisha.

Sheqerja dhe Ram Berisha kanë vdekur pa e pasur tek koka djalin e tyre. Kështu mund të vdesin dhe prindërit e mi, por është e sigurt që më kanë pasur një ditë më parë e do më kenë një ditë më pas tek vari. Eshtë e sigurt se unë shkoj në vendlindje jo për të gjetur socialistë dhe demokratë, por për fëmijërinë time dhe jetën time të harruar atje. Vetëm Sali Berisha shkon në vendlindje për t’u thënë atyre njerëzve të mirë atje se ai ka vetëm një grua!!! Përse vallë?!! Çfarë i hyn në punë vendlindjes ta dëgjojë këtë? Për një grua serbe që nuk e ka njohur? Pse e mundon ideja e familjes Sali Berishën para bashkëvendlindasve të tij? Përse nuk sillet dot si djali i Sheqeres dhe Ramës në atë vend?

Të gjitha këto të kujtohen ndërsa shikon se ai ka një problem të madh pikërisht me ata që i njohin të shkuarën në atë vend. Të shkuarën e largët dhe të afërt. Të shkuarën e afërt, që ka hapur 72 varre në Tropojë, e ka siguruar me qindra policë dhe gardistë. Po të shkuarën e largët nuk e mbuloka dot. Ka një makth që ja kujton pikërisht ajo shtëpi që nuk guxon të shkelë, ai pyll aty afër dhe varret e harruara të prindërve të tij të mirë. Ka diçka që e tërbon dhe e bën të flasë papritur si i çmendur…: Ej, mos më gjykoni, Edi Rama ka ndërruar disa gra…. Ulëret sikur të ketë pasur ndonjë femër tjetër, që nuk ia dimë, brenda asaj shtëpie ku nuk shkel kurrë…




*   *   *