December 6, 2014

Kim Berishian


Kim (Jong + Kardashian) = Kim Berishian


*    *    *





Selfie aheng


Selfie tu shku për aheng


Kena le 
për  çef
Kush na ka inot
Kshu na paftë
Ditë e not!


*    *    *




December 3, 2014

Madonna sexy pictures/Interview magazine


Madonna ka treguar gjoksin e saj derisa ka marrë disa poza seksi gjatë një serie të re të fotografive.

Mbretëresha e muzikës pop ka pozuar për fotografët e famshëm Mert Alas dhe Marcus Piggott në një set të ri për revistën Interview.

Ajo shfaqet provokuese në fotografitë artistike të cilat e tregojnë atë në prapavijë të veshur me të brendshme seksi dhe poza epshndjellëse.


Madje në njërën nga fotografitë, Madona shfaqet krejtësisht topless, duke shfaqur pastër dhe pa mbuluar thimthat e gjinjve të saj.

Në intervistën shoqëruese të fotografive, Madonna ka folur edhe për varësinë nga droga. Ajo ka tregua se derisa ka qenë e varur nga droga, ka provuar që të konsumojë shumë ujë që të largojë nga trupi lëndën narkotike.


"Njerëzit përdorin drogë, sepse duan të lidhen me Zotin ose të arrijnë një nivel më të lartë të ndërgjegjes. Droga të jep iluzionin se je afër Zotit, derisa në fund ajo të merr jetën”.


"Dua të them se dhe unë kam provuar gjithçka njëherë e një kohë. Por sa më shumë ‘high” q isha, kam kaluar kohë të tëra duke pirë tonelata me ujë për ta nxjerrë jashtë sistemit tim”, ka thënë këngëtarja.



*    *    *







November 27, 2014

Teto Lili në radhë për foto me Papën


Bashkëshortja e ish-kryeministrit Berisha ka ndenjur në radhë të gjatë për të bërë një foto me Papa Franceskun.

Ndonëse Papa erdhi edhe në vendin tonë, ajo nuk mundi dot ta takonte pasi tashmë bashkëshortin nuk e kishte më shef qeverie, por vetëm një deputet të opozitës.

Me sa duket, kur bashkëshorti i “ra nga gomari”, edhe Liria ka humbur privilegjet.


*    *    *




Qindra dele "protestojnë" në Paris (Foto)


Bujqit francez sot kanë bllokuar pjesën rreth Kullës Eiffel me qindra dele duke shprehur pakënaqësinë e tyre për rritjen e taksave që së fundmi ka vendosur qeveria franceze për bujqit.

Delet kanë qëndruar për disa orë afër njërit prej monumenteve më të famshme në kryeqytetin francez.

"Sot bujq, nesër të papunë", ishte një nga sloganet e protestës.


*   *   *



Rrugët e Nju Jorkut mbushen me flamuj shqiptarë

Flags fly high on Hylan Boulevard 
in honor of 
Albanian Independence Day



Vetëm një ditë na ndan nga 102-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe atmosfera nuk ka përfshirë vetëm trojet shqiptare, por edhe rrugët e Nju Jorkut.

Portali amerikan  “silive.com” raporton se bulevardi “Hylan” në Nju Jork është mbushur me flamuj shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, por pa lejen e bashkisë.

Në krah të tyre ndodhen të varur edhe flamujt amerikanë. Megjithatë, sipas të njëjtit burim amerikanët nuk kanë kuptuar asgjë pasi nuk e njohin flamurin shqiptar.

Thuhet se flamujt u kanë rënë në sy zyrtarëve të zonës të cilët kanë deklaruar se për të bërë një gjë të tillë duhet leje e veçantë.

Sipas banorëve të zonës, flamujt janë vënë natën për t’u shpëtuar syve të autoriteteve.


Por zyrtarë të bashkisë kanë thënë se vendosja e flamujve ka marrë miratimin e minibashkisë pas një kërkesë të komunitetit shqiptaro-amerikan të kësaj zone.



*    *    *