January 30, 2018

Mbi debatin e “patriotëve të vonuar” për detin!



Mbi debatin e “patriotëve të vonuar” 
për detin!

Nga Mero Baze

Ka shpërthyer një histeri e pazakontë e disa patriotëve të vonuar për kufirin detar me Greqinë, nga ata që kanë duartrokitur realisht shitjen e detit tek Greqia nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, dhe kanë duartrokitur po ashtu dy muaj më parë Sali Berishën në parlament, që këmbëngulte se ajo marrëveshje duhet mbrojtur dhe se Edi Rama po na prish me Greqinë.

Së pari, duhet sqaruar se ajo marrëveshje ka vdekur, jo vetëm se është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, por edhe se bisedimet e reja janë për të hedhur bazat e një marrëveshje të re. Rezistenca e qeverisë “Rama” ndaj mos-ngjalljes së asaj marrëveshje ka detyruar palën greke të nisë diskutimin për një marrëveshje të re, e cila nuk mbështetet më tek “shelfi kontinental”, siç ka qenë marrëveshja e Berishës me Karamalisin dhe Bashës me Bakojanis.

Pra, bëhet fjalë për hedhjen e  bazës së një marrëveshje të re, e cila është jo vetëm e pakrahasueshme me konceptin e marrëveshjes së Berishës dhe Bashës, por është edhe në një fazë fillestare, mbi të cilën duhet të operohet më pas me ekspertë dhe instrumentat e tjera të diplomacisë së dy vendeve.

Fjalia e parë që duhet të themi, është se Shqipëria detyroi Greqinë të grisë marrëveshjen me Berishën dhe të pranojë të bëjë një marrëveshje të re. Dhe kjo e ka mërzitur Berishën, që humbi bastin e para dy muajve, kur tha në parlament se ajo marrëveshje do realizohet.

Së dyti, deklaratat e Kotzias me terma “ambigue”, janë nisja e një fushate politike nga ana e tij brenda vendit, për të përgatitur opinion publik grek për kthimin pas të pazarit me Berishën. Fjalia e tij për 12 milje shtyrje të kufirit detar, dhe akoma më keq, nxitimi nga “patriotët” tanë që kanë duartrokitur Berishën, për të bërë llogari me sipërfaqe, duke u nisur nga një vijë në hapësirë, është qesharake.

Konventa për  të Drejtën e Detit e vitit 1982 (UNCLOS), e cila njihet ndryshe si Kushtetuta e Deteve, parashikon në nenin  3, se shtetet bregdetare, mund të shtrijnë gjerësinë e ujërave të tyre territoriale deri në 12 milje detare.

Në këtë hapësirë detare shteti bregdetar ushtron sovranitet të plotë territorial.

Këtë shtrirje të detit territorial, shtetet e shpallin me ligj të brendshëm, të cilin duhet ta depozitojnë në Kombet e Bashkuara. Shqipëria e ka deklaruar dhe depozituar në OKB këtë shtrirje prej 12 miljesh detare në vitin 1970 dhe rikonfirmuar në vitin 1990.

Ndërkohë, një fakt i tillë nuk është marrë në konsideratë nga qeveria “Berisha” kur negocioi marrëveshjen ne 2009.

Sa më sipër, është e qartë që shtrirja e detit territorial nuk mund të përcaktohet në marrëveshje mes dy palëve, por me ligj të brendshëm, dhe kaq është gjithë ajo që kemi dëgjuar nga Kotzias. Atë që kemi dëgjuar dhe nga Enver Hoxha më 1970 për ujërat tona.

Përsa i përket delimitimit të hapësirave detare, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi të ashtuquajturën “Marrëveshje” të Berishës të vitit 2009, e cila kishte defekte të rënda në parimet e përdorura për  delimitimin, defekte që prodhuan një efekt negativ për interesat e vendit tonë.

Konventa dhe praktika ndërkombëtare i krijon të gjitha hapësirat shteteve për të negociuar marrëveshje të delimitimit të hapësirave detare, që sjellin një rezultat sa me të drejtë. Delimitimi i hapësirave detare në çdo rast bazohet fillimisht në parimin e baraslargësisë nga pikat bazë të bregdetit, por për të arritur rezultatin e drejtë, palët bëjnë korrektimet e nevojshme në vijën delimituese që ndërtojnë.

Ajo që kuptohet nga deklarata, është se diskutimi mes palëve duket se ka arritur mirëkuptimin, se vija delimituese e vitit 2009, nuk do të jetë më ajo e pretenduara nga pala greke, por do të reflektojë pretendimet e palës shqiptare për përfitime në hapësira detare që do të jenë të drejta, por jo përtej logjikës së negociatave dypalëshe dhe parimeve të UNCLOS.

E gjithë zhurma politike është e kuptueshme, që nis nga Greqia jo si shenjë triumfi, por si përpjekje për t’iu pranuar rinegocimi.

Detyrimi i palës greke për një marrëveshje të re nuk gëlltitet aq lehtë në Athinë dhe Kotzias tani duhet të përgatisë grekët që të mos e quajnë tradhtar, pse po gris marrëveshjen me Berishën.

Së fundmi, ministri ynë i Jashtëm shikoj që nuk po bën politikë me këtë çështje, pasi nuk ka ende një marrëveshje, por nisje të një marrëveshje, që do të marrë shumë kohë dhe saktësime për të shkuar tek një kufi i pranueshëm detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe është mirë që nuk bën politikë, pasi ndryshe nga Kotzias, që duhet të përgatisë grekët që marrëveshja me Berishën do griset, ky ka vetëm një njeri të mërzitur, dhe ai është Sali Berisha. Marrëveshja e tij nuk do të zbatohet dhe Shqipëria duhet të vendosë dinjitetin dhe ligjin ndërkombëtar në këtë histori, duke lënë pas sipërfaqet e detit që Berisha i fali Greqisë, për një pazar politik, që dhe ashtu nuk funksionoi.



*   *   *






December 26, 2017

Era e Çizmes shkon deri në Amerikë!!? Bebe Rexha zhduk nga Instagrami ‘fjalët e mëdha’ për Monika Kryemadhin


Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha me sa duket është penduar për “fjalët e mëdha”, që shkroi për Monika Kryemadhin.


Pak ditë më parë ajo publikoi një postim, ku vlerësonte kushurirën për guximin dhe arritjen e depërtimit të daljes nga mentaliteti shqiptar.


 “Ka ende miliona gra neper bote te cilat jane te shtypura dhe jane gra si kjo qe po sjellin ndryshimin!Kjo grua eshte e forte. Ajo eshte nje nene. Ajo eshte nje grua. Eshte nje moter. Ajo eshte e para grua ne drejtimin e nje partie politike ne Shqiperi. Ajo ka thyer barrierat dhe i ka dhene jo vetem grave shqiptare por edhe grave te tjera neper bote si puna ime kurajon per te ndjekur endrrat!
Duke u rritur me eshte thene te flas vetem kur me drejtohen, tani une flas e shprehem sa here kam dicka per te thene.

Faleminderit Monika Kryemadhi qe nuk pranon barrierat!” shkruante ndër tjera ajo.


Monika Kryemadhi Çizmja has been removed from Instagram.



*    *    *




Dridhe Like, dridhe Like ...


Vota në OKB/ Si gënjeu Ilir Meta në letrën për Donald Trump

Pakënaqësia që provokoi vota e Shqipërisë në OKB kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, arriti kulmin me letrën e Presidentit Ilir Meta për Donald Trump. Me sinqeritetin e panatyrshëm për një burrë shteti, Ilir Meta rrëfeu në këtë letër se nuk kishte pasur asnjë komunikim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për çështjen, kur u shpreh: “kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar”.
Letra ishte një prezantim tjetër komik i shtetit shqiptar në sytë e të huajve, kësaj radhe në sytë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga pozitat e shtetarit të indinjuar Meta iu drejtua Trumpit me premtimin se “Do të kërkoj personalisht shpjegime dhe sqarime për këtë qëndrim dhe vendim të qeverisë që bie ndesh me marrëdhëniet e partneritetit tonë strategjik dhe interesat tona kombëtare”.

Qëndrimi i Metës nuk lë vend për interpretime dhe tenton ta zhveshë Presidentin nga çdo përgjegjësi për votën në OKB, por Lapsi.al u njoh me disa fakte që e nxjerrin të pavërtetë mesazhin dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lapsi.al ka parë me detaje disa mesazhe të shkëmbyera përmes postës elektronike mes Sokol Gjokës, drejtor i Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Jashtme me Valter Ibrahimin, Këshilltarin Diplomatik të Presidentit.

Emailet janë dëshmi e komunikimit të pandërprerë mes Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme dhe Presidencës. Komunikimi nisi para mbledhjes së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, aty ku u inicua rezoluta kundër Trump dhe ku Shqipëria u përfaqësua nga ambasadori i saj.

Në email, Sokol Gjoka i Ministrisë së Jashtme informon Këshilltarin Diplomatik të Presidentit, Valter Ibrahimin për pjesëmarrjen e ambasadorit tonë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Madje Presidencës i dërgohet edhe fjalimi i ambasadorit tonë në OBI, përveç informacioneve të tjera për rezolutën.

Lapsi.al dalloi në emaile edhe lutjen e Sokol Gjokës, për një reagim nga Presidenca. Përgjigjia në orën 17:45 të pasdites së datës 11 Dhjetor nga këshilltari i Ilir Metës ka qenë lakonike. “Sa te kem nje instruksion te njoftoj menjehere”.

Por kjo përgjigje ishte e fundit për këtë çështje dhe nuk u shoqërua nga një tjetër.

Një zyrtar në Ministrinë e Jashtme tregoi për Lapsi.al se për votën në OKB, Drejtori i Përgjithshëm Politik, Ferit Hoxha pati komunikim të vazhdueshëm në telefon me shefin e Kabinetit të Presidentit, Arben Cicin.

Para votimit, shefi i Kabinetit të Presidentit u mbajt i informuar për komunikimin me trupin diplomatik në Tiranë, për qëndrimin që do të mbahej duke e vënë theksin në linjën e përbashët me vendet e BE-së. Madje komunikimi në telefon mes Ferit Hoxhës dhe Arben Cicit vazhdoi edhe pas votimit në OKB.

Presidenca u njoftua për qëndrimin që mbajti Shqipëria në OKB, tha zyrtari i Ministrisë për Lapsi.al, duke theksuar se “në të gjitha komunikimet, nga presidenca nuk erdhi asnjë shenjë pakënaqësie”.

Emailet zbulojnë lojën që u bë në Tiranë me votën e Shqipërisë në OKB. Veç këtyre emaileve dhe komunikimeve, Presidenca e kishte të qartë qëndrimin në OKB, që kur u informua për praninë e ambasadorit tonë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Vota në OKB kundër Trump nuk mund të ishte surprizë për Ilir Metën.

Pa u futur në gjykimin, nëse Shqipëria mori vendimin e drejtë apo jo, del qartë se Meta qëndroi në heshtje deri në momentin që Rama votoi kundër SHBA. Më pas, nisi letrën për Donald Trump ku shfaqej i painformuar dhe i indinjuar, duke luajtur një lojë që, sado e vështirë të duket, e bën akoma më qesharak imazhin e shtetit shqiptar në sytë e të huajve. ©Lapsi.al

*    *    *

November 21, 2017

Syri.net








Lexoni lajmet vetëm te Syri o milet

dhe mos e luni hiç prej venit

vetëm këtu rrenat bëhen realitet

Te Syri.zen – Syri i Peshkaqenit!






*   *   *


November 16, 2017

Lavdrim Muhaxheri ... në poezinë popullore



O djemo
iso më mbani
u vra Lavdo
Kapetani
Gjyle hodhi
Amerikani
S’ju gjend nami
As nishani.

.

O djemo
iso më mbani
Për lesh vate
Kapetani
I kish fryrë
Në vesh shejtani
Vate dëm
Muhojarani.

.

Dhe nashti
Të tjerat dihen
Bie Lavdua
Dhjetra ngrihen
Do gjëmonen
Këmba këmbës
E do venë
Në gop të s’ëmës!

.

Iku shokë
Lavdrimi iku
Po vajton
Tërë Kaqaniku!


Gopisti i NSHRAK-ut
gopistinshrakut@gmail.com


*   *   *


April 4, 2017

L(ul)azarati


“Lul, ke qënë ministër dhe vizitoje Lazaratin, beson se qeveria teknike lufton hashashin…? Sa të mësojnë zyrat ministrat…e kanë mbjellë dhe në saksitë e kryeministrisë”

Gazetari Artan Hoxha pyet Bashën si ish- ministër të Brendshëm, që vizitonte dhe Lazaratin, nëse beson se qeveria teknike lufton hashashin.

Sipas tij, sa të mësojnë zyrat ministrat e rinj, çunat e hashashit e kanë mbjellë dhe në saksitë e kryeministrit të qeverisë teknike.

Ndërkohë që i fut dhe një thumb për marrëdhëniet me LSI dhe besimin se vetëm PS blen vota me para hashashi, dhe jo bashkëqeverisësja LSI.

“Basha:”Qeveria teknike do luftoje hashashin…”

Hej Luli, seriozisht e ke?!!!!

Jo per gje, por ke qene dhe minister i brendshem kur vizitoje Lazaratin.

Sa te mesojne dyert e zyrave ministrat e qeverise teknike, cunat e hashashit e kane mbjelle dhe ne saksite e kryeministrise….

Me qe jemi te hashashi…

Opozita eshte shqetesuar se:

PS-ja do i perdor paret e hashashit per te blere zgjedhjet!!!!

Po LSI-ja per cfare do i perdor paret e hashashit?!!! Per te blere pasterma dashi tul e dhjam?!!!”, shkruan në rrjetin social gazetari Hoxha.

*    *    *







March 22, 2017

Sherr i egër në “Opinion”, Andrea Stefani – Zogajt: Je spiun!



Stefani: Je spiun!

Zogaj: Ta ngul akuzën m’u në ballë me gozhdë!

Dy analistët Andrea Stefani dhe Preç Zogaj janë përplasur ashpër në emisionin “Opinion” të së enjtes.
Stefani e ka akuzuar Zogajn se është spiun.
Ndërkohë, ky i fundit i ka thënë se ka vendim gjykatë se është i pafajshëm.

Debati
Andrea Stefani: Ti ke qënë spiun dhe nuk je analist.
Ti nuk ke lidhje me analistët


Preç Zogaj: Kam një vendim gjykatë këtu, që e kam marrë me vete dhe nëse vazhdon të flasësh më do ta ngul mu në lule të ballit, more vesh!


Shikoni Videon


*   *   *

P.S. 

Pavarësisht se kjo video është publike dhe e xhiruar me celular nga ekrani i TV (Kombëtar), Klan po kërkon ta bllokojë në youtube ndaj ne po e publikojmë edhe këtu në blog. Do vijojmë edhe me video të tjera publike nga tv Klan./ imazhe shqip


January 18, 2017

Gënjeshtra i ka këmbët… si të Gridës


Gënjeshtra i ka këmbët… si të Gridës. OSBE përgënjeshtron PD-në
Partia Demokratike akuzoi sot përmes Grida Dumës kryebashkiakun Veliaj se ditën e hënë nuk ka qenë në Tiranë për t’u kujdesur për punën publike, por ka udhëtuar me charter privat drejt Parisit.

Veliaj i mohoi akuzat, duke publikuar axhenden e ditës së Hënë, ku deklaroi se mes të tjerave ishte takuar edhe me ambasadorin e OSBE, Borschardt dhe atë austriak, Sattler.


Nisur nga këto replika midis PD-së dhe Bashkisë së Tiranës, Dita kontaktoi me zyrën për media të OSBE-së ku kërkoi një sqarim nëse kryebashkiaku Veliaj është takuar ditën e hënë me ambasadorin Bernd Borschardt.


Në sqarimin e OSBE për DITA thuhet:

“Ambasadori i OSBE-së Borchardt dhe ai i Austrisë Sattler zhvilluan një takim me kryetarin e bashkisë Veliaj më 16 janar, në orën 11:00, në mjediset e Bashkisë, për të diskutuar projekte të përbashkëta në kuadër të kryesisë austriake të radhës të OSBE-së”.



*    *    *





December 8, 2016

Dy Mimi dhe një qymyr i djegur

Mimi Kodheli dhe Ursula Von Der Leyen

Sido që të jetë, efektin si lajm prej “shoubizi” një titull grek mbi ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e arriti. Sepse kurioziteti është i garantuar pavarësisht se kush e thotë, kur dëgjon që Kodheli dikur, në fillim të viteve 90-të paska punuar si balerinë në Athinë.

Pastaj, kur vëren që kësi lloj llogjesh janë shkruar në një faqe online që quhet militaire.gr, e kupton që reagimi nga ana tjetër e kufirit qenka “ushtarak”.

Njëfarë kthim restoje, mesa duket, ndaj komentit ende të freskët të ministres ndaj homologut të vet të çatrafiluar, që del para kamerave me uniformë ushtarake teksa takon ushtarët.

Për t’u thënë se “unë jam një prej jush, mos më shihni si ministër nga halli, si patericë ekstra e djathtë e një qeverie ekstra të majtë”.

Kurioziteti mund të mbaronte këtu, sepse materiali në fjalë nuk ofronte asgjë tjetër veç një fjalie. Duke vijuar pastaj me thirrjen që Kodheli të mos i bashkëngjitet retorikës nacionaliste të kryeministrit të saj, sepse “ka ngrënë bukë” në Greqi derisa i doli një shkollë në Amerikë.

Por problemi është që paçavuren në fjalë, një çerek shantazhi i maskuar keq, e ka shkruar një gazetar me përvojë të gjatë në mediat greke.

Autori është Paris Karvunopulos, që e ushtron zanatin (jo të qymyrxhiut siç sugjeron mbiemri) e gazetarit që nga viti 1986.

Paris Karvunopulos, autori i shkrimit

Referencën për “balerinën Kodheli” ai thotë se e ka marrë nga kolegu i vet Kristos Kapuccis, dhe vetëm kaq. Thjesht e përdor në një rresht dhe vazhdon me paralajmërimet e veta.

Karvunopulos është reporter i lajmeve ushtarake dhe ka punuar në disa media qendrore, pra nuk mund të injorohet lehtë. Jo për gjë, por sepse përderisa e kanë përdorur në këtë farë feje, domethënë se shantazhi është i porositur.

Ndoshta edhe nga qypi-ministër Kamenos, (i djegur, përkthimi i mbiemrit të ministrit të Mbrojtjes), që mbase zanati i balerinës i erdhi ndërmend për Kodhelin si reflektim i problemeve personale me mbipeshën.

 Ministri Panos Kamenos

Por përtej thashethemeve rozë me politikanë e ministra, ironia është se Karvunopulos nxjerr një koment-pseudolajm që pastaj xhiron edhe mediat e tjera online greke, me etiketën e “skandalit shqiptar”.

Dhe shakaja qëndron në faktin se Athina u skandalizoka me kësi titujsh, kur kryeministri i vet dhe politikani historik Andreas Papandreu, e bëri hasha në mes të ditës dhe në krye të detyrës familjen e vet dhe u marros pas një stjuardese, Dhimitra Liani.

Deri aty sa Dhimitra (shtohet ironia: Shkurt i thonë Mimi) e vuri në darë Papandreun e shkretë dhe erdhi puna që Mimi e tyre të bënte politikat në Pasok dhe të ulte e ngrinte ministrat në qeveri.

Dimitra Liani Papandreu (Mimi)

E nxorrën Miminë me dashnorë, e fotografuan nudo, madje në pozicione të sikletshme me qen e me mace, çfarë nuk i thanë… Por ja që u sikletoskërkan nga Mimi shqiptare që besojnë se mund ta njollosin përmes një rreshti paçavure.

Për t’u kthyer në seriozitet, e vërteta është se ka një problem në koalicionin qeverisës grek. Një shumicë të pamjaftueshme të majtë, e mban në këmbë një grusht votash të Grekëve të Pavarur të Panos Kamenos.

Ky, i djeguri për ministër Mbrojtjeje, me siguri nuk e ka pritur mirë reagimin (et) e Kodhelit dhe në përgjithësi, Athina zyrtare po befasohet sesi ka mundësi që Tirana së fundi thotë dhe ndonjë fjalë, dhe nuk rri lepe-peqe si qëmoti.

Për të forcuar profilin e vet politik prej obezi luftarak, I Djeguri vuri veteranin Qymyrxhi ta bëjë Mimin e Tiranës balerinë, duke pretenduar një skandal me fishekë manovre.

Ndërkohë që Mimitë e Athinës e kanë qeverisur Greqinë për vite të tëra vetëm me një palë brekë. Derisa erdhi puna që e lanë edhe pa to…
Dita


*   *   *



November 28, 2016

Mërgim Mavraj “shpall pavarësinë” në Vlorë


Në ditën e përvjetorit të 104-t të shpalljes së Pavarësisë, nuk mund të mungonin urimet nga bota e futbollit. Një pjesë e mirë e lojtarëve të Kombëtares përmes rrjeteve sociale uruan shqiptarët në këtë ditë të shënuar.

Mes tyre, natyrisht, edhe mërgim Mavraj. Mbrojtësi priti pak më gjatë se të tjerët, por, si përherë, zgjodhi një mënyrë krejt të veçantë për të përkujtuar ngritjen e flamurit në Vlorë.

Ai e ka vënë veten në vend të Isa Boletinit, një ndër figurat e shquara të lëvizjes kombëtare. Me anë të fotomontazhit, Mavraj e zëvendësoi portretin e patriotit kosovar me të vetin në një pikturë së bashku me Ismail Qemali.

“Ditë gëzimi, qeshni pak”, shkruan 29-vjeçari në postimin që shoqëron foton në “Facebook”.

*   *   *



October 16, 2016

Shoku Suslov Kërcënon

Νικόλαος Κοτζιάς

Redaksionale Dita

Të thuash se ishte një deklaratë e llogaritur për konsum të brendshëm, për të qetësuar opinionin pas “rebelimeve” të herëpashershme këtyre kohëve të fundit, të fqinjit të vogël shqiptar, nuk bën vaki. Intervistat dhe pohimet mediatike të një ministri të Jashtëm fluturojnë sa hap e mbyll sytë, nëse ai ka thënë diçka interesante. Ose acaruese. E sidoqoftë, qesharake.

E tillë ishte deklarata e djeshme e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias lidhur me marrëdhëniet greko-shqiptare, në kuadrin e një interviste më të gjerë.

Përgjithësisht, është në natyrën dhe llojin e zanatit të një kryediplomati që edhe në momentet më të tensionuara politike, të frenohet në qëndrime, në gjuhë dhe terminologji. Akoma dhe në raste lufte, kryediplomati ja lë kërcënimet me numra trupash, teknologji luftarake e fuqi ekonomike, tregtare etj, si dhe shantazhet direkte ndaj kundërshtarit, të paktën një kolegu të tij më të azhornuar, fjala vjen ministrit të Mbrojtjes. Apo shefit të Shtabit. Padyshim, kryeministrit të parit.

Por zoti Kotzias zgjodhi të deklarohej vetë. Duke qenë mesa duket i ndërgjegjshëm se vërtet ligji i luftës është në fuqi, sado që Athina deri tani ka mëtuar ta zvogëlojë peshën e tij si një relike juridike e kohërave të shkuara.

Çfarë tha ministri Kotzias? Në një intervistë për gazetën “Ethnos”, mes shumë pyetjeve që kishin të bënin edhe me marrëdhëniet me Shqipërinë, ra në sy një frazë:

“Greqia ia kalon (Shqipërisë) në të gjitha fushat, ka 10-fishin e PBB, sisteme të forta të mbrojtjes dhe të sigurisë. Shqipëria ka varësi të fortë ekonomike nga emigrantët, investimet, tregtia. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare dhe atë rajonale.  Është pra e udhës që disa njerëz të bëhen realistë dhe të kontribuojnë në marrëdhëniet me interes reciprok dhe në zgjidhjen e çështjeve të hapura, përmes të drejtës dhe traditës ndërkombëtare dhe europiane…”.

E kishte këtë mesazh për qeverinë shqiptare që po i mëshon ca si shumë çështjes çame.

Prandaj, shtoi ai, “të zgjidhim problemet me vendet që aspirojnë të hyjnë në Europë, përpara se të fillojnë negociatat me BE-në, kjo është në interes të tyre”. Këtu fillon kontradikta. Sepse nëse për Greqinë çështja çame nuk ekziston, i bie që s’paskemi probleme për të zgjidhur?! E në të kundërt, do vënë veton ndaj integrimit tonë në BE?

Por kontradiktat lidhur me personin e ministrit të Jashtëm, ashtu si dhe me qëndrimin grek për disa çështje lidhur me Shqipërinë, nuk mbarojnë këtu. Është e tepërt të kujtojmë se si janë dëbuar si bashkëpunëtorë të thekur të gjermanëve, mijra të moshuar e fëmijë, gra e burra shqiptarë çamë në vitin 1945. Fotot dhe disa pamje filmike të kohës e dëshmojnë qartë “pronazizmin” e tyre. Ndërsa që dëbimi është organizuar nga forcat e Zervës, aleate të nazistëve, dhe “batalionet e sigurisë” gjithashtu pronaziste, është harruar si fakt.

Ndoshta pro-nazistë do kenë qenë dhe shqiptarët e dëbuar që në 1913, pastaj me radhë çdo pak vite, deri në paktin e Lozanës kur grekët i paketuan si “turq” dhe i nisën drejt Turqisë pas marrëveshjes së këmbimit të popullsisë më 1923.

Është e qartë se e mësuar me një vend që e kanë bërë çorap këto 20 e kusur vite, Athina zyrtare është kapur ‘pa mendje’ nga disa qëndrime të qeverisë shqiptare këto 3 vitet e fundit. Që ka kërkuar qartë dhe ftohtë, pa emocione, heqjen e ligjit qesharak të luftës dhe detyrimin grek për të njohur dhe dhënë një zgjidhje dramës së çamëve.  “Epo kur u bënë dhe këta!”, do kenë thënë me vete një apo disa koka të shqetësuara, “po përfitojnë nga kriza jonë dhe po hedhin vickla”.

Dhe duket se mesazhin e parë paralajmërues vendosi ta japë Kotzias. Sjellje e padenjë, nga i njëjti vend që deri tani ka reaguar si një i vogël i nëpërkëmbur padrejtësisht prej fuqive të mëdha, kryesisht prej Gjermanisë, kur vjen puna tek kriza e rëndë financiare dhe ekonomike e Greqisë.

E pra, Nikos Kotzias mund të thuhet se ka një formim kulturor e arsimor gjerman. Ka studiuar aty, i arratisur pasi ishte në kërkim nga junta greke si veprimtar i Partisë Komuniste greke. Madje dha kontribut në formësimin e bazës teorike të partisë, duke marrë nofkën “Susllov”, sipas kryeteoricienit sovjetik të kohës së Hrushovit.

Por nuk është pro-gjerman, përkundrazi, e sheh këtë vend si fuqinë e re imperialiste të Europës. Nga komunistët u nda në vitin 1989, pasi nuk ishte dakord që PK të jepte votat për rrëzimin e qeverisë socialiste Papandreu, të mbërthyer nga disa skandale korrupsioni.

Themeloi një grup tjetër të majtë, dhe nga nofka “Susllov” i mbeti dashuria për Rusinë, që e sot e maskon me tezën se Greqia duhet të forcojë marrëdhëniet me vendet e BRIK-ut (Brazil, Rusi, Indi, Kinë). Deri aty sa ditën e marrjes së detyrës aktuale për herë të parë, kundërshtoi sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për krizën e Ukrainës.

Në këtë mini-biografi të Nikos Kotzias duhet shtuar se ka dhënë kontribut në shkrirjen e akujve dhe ngritjen e urave të bashkëpunimit me Turqinë, madje ishte anëtar i komisionit të BE-së që rregulloi marrëveshjen për statusin kandidat të Turqisë. Nuk është regjistruar ndonjë “kërcënim” i tij ndaj këtij vendi me këtë rast, si kusht për të ndihmuar Ankaranë të marrë statusin.

Mesa duket, Ankaraja, e as ndonjë kryeqytet tjetër i madh, nuk janë adresa e duhur për të përmendur “sistemet e forta të sigurisë dhe mbrojtjes”. Tirana po. Duke zgjedhur edhe të harrojë faktin që të dyja vendet tona janë anëtare të NATO-s. Ashtu siç harron se shqiptarët në Ballkan nuk kanë vetëm Tiranën për kryeqytet.

Në fund, duhet pranuar se ministri “Susllov” për hir të së vërtetës, akuzohet nga opozita greke se ka bërë disa lëshime të fshehta kundruall shqiptarëve. Nuk thuhet se cilat janë këto, por nga ana tjetër të djathtëve grekë mund t’u duket lëshim edhe vetëm fakti i përmendjes së termit “çështje çame” në një tryezë zyrtare.

Nëse tregimi disarreshtash i muskujve kundrejt Tiranës nga ana e ministrit të gabuar, ishte thjesht një adresim gjithashtu i gabuar për shkak të nervozizmit ndaj akuzave, kjo mbetet për t’u parë. Por ajo që kuptuan shqiptarët dhe Ballkani nga kjo deklaratë, ishte e kundërta që asaj që një goxha ministër si Kotzias (theksi te A-ja) deshi të përçonte.

Po. Për fat të mirë, askush nuk u tremb…



*   *   *





August 31, 2016

Izet Haxhia: Sali Berisha, Kush është babai yt i vërtetë?


Një thirrje e “befasishme” e deputetit Sali Berisha për hetimin dhe dënimin e krimeve serbe në Kosovë përmes një komisioni të posaçëm të OKB-së, shkaktoi dje reagimin e ish-truprojës së tij Izet Haxhia, me një reagim në facebook. Faktikisht ky patriotizëm pas të vjeli, erdhi si “ngacmim” ndaj mbërritjes në finalen e kandidatëve për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, të ish ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç.  

Po pasqyrojmë më poshtë reagimin e parë të Izet Haxhisë:

 “Na paska kërkuar “patrioti” i madh, dhandrri i Serbisë e i biri biologjik i partizanit serb që u strehua në kullën e tij në Viçidol në vjeshtën e vitit 1943, të dënohen krimet serbe në Kosovë e të krijohet një komision i posaçëm në OKB për hetimin e tyre. A ka hipokrizi më të madhe se të dëgjosh një deklaratë të tillë nga ai që ndoqi e persekutoi, burgosi e zhduku me SHIK-un e tij famëkeq, luftëtarë e patriotë, pjesëtarë të bërthamave të para të rezistencës kundër pushtuesit serb të strehuar në atdheun mëmë, që u futi armë me anë të SHIK-ut në shtëpitë ku banonin, ku i spiunoi po me anë të SHIK-ut e bashkëpunëtorëve shqiptarë në Kosovë tek patronët e tij serbë. Flet për krime e genocid ndaj shqiptarëve ai që u bë arteria kryesore e makinës vrasëse të Milosheviçit, duke e furnizuar me naftë e armë. Harroi ky i paftyrë se nën petkun e trafikimit të armëve relike në Norvegji, dërgoi tonelata armatim për paramilitarët e vëllait të tij biologjik Radovan Karaxhiç për të vrarë civilët në Bosnje. Harroi që me anë të firmës së partisë së tij “Shqiponja” ndërtoi në çdo km në veri nga një karburant që dërgonte naftë pa ndërprerje për vëllain e tij, vrasësin e shqiptarëve Milosheviçin. Harroi kur takohej fshehurazi në Krans Montana me ministrin e jashtëm serb dhe nga ana tjetër për t’u dukur si “patriot” i madh dilte e deklaronte se duhej bombarduar Beogradi. O Tempora o Mores. Çfarë hipokrizie që na dëgjojnë veshët këto 26 vjet nga ky njeri. Dhe duke menduar se ka akoma patriotë budallenj që i besojnë “patriotizmit” të këtij bastardi, në Kosovë e Shqipëri, kur flamurin e nacionalizmit e marrin sharlatanë të tipit Kreshnik Spahiu që ushqehet me paratë e një terroristi si Gulen, mendoj se dita e arritjes së aspiratës sonë për bashkim kombëtar është akoma e largët”.

 Akuzat e forta të Izet Haxhisë ndaj ish presidentit -kryeministrit-kreut të PD-së Berisha janë bërë prej kohësh publike. Por nuk mund të mos ngjallnin kureshtje në këtë tekst të Izetit, veçanërisht pjesët: “dhandrri i Serbisë e i biri biologjik i partizanit serb që u strehua në kullën e tij në Viçidol në vjeshtën e vitit 1943”, dhe në vijim, “vëllai i tij biologjik Radovan Karaxhiç…”.

 DITA kontaktoi me Izetin për ta pyetur se çfarë nënkuptonte ai me këtë “lojë fjalësh”; a mos ishte një romuz për shkak të ngjashmërisë vërtet të dukshme mes Berishës dhe Karaxhiçit? Izet Haxhia na dërgoi sqarimin e mëposhtëm, që vërtet do ta vërë lexuesin në mendime:

 “Ja si qëndron çështja. Unë e kam dëgjuar me kohë historinë që do ju tregoj më poshtë, por nuk e besoja. Thoja me vete është shpifje komunistesh, por në fakt këtë ma ka rrëfyer një i afërm i fisit Berisha, një burrë i moçëm që është dhe i afërm i imi.

Historia ka qenë kjo. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Pasi e merr veten ky partizani, lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re. Kini parasysh një zonë të izoluar, ku i jati i Salës shkonte me bagëtitë gjithë ditën dhe vinte në mbrëmje…

Por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin. Kjo bisedë dëgjohet nga Sheqerja, e ëma e Salës, e cila njofton partizanin serb që të largohet menjëherë. Zeqiri merr pushkën e hap zjarr nga penxherja, në dhomën ku flinte partizani serb. Por shtiu mbi krevatin bosh. Ai ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë.

Duke lidhur disa fakte, dhe duke pasur parasysh që ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, e kuptojmë arsyen e ndryshimit të ditëlindjes së Berishës. Ai është lindur në të vërtetë në 1 korrik 1944, por më pas e shënoi 15 tetor 1944….

Po ju them dhe këtë: Ndoshta Berisha i trembur nga ngjashmëria e tmerrshme që kishte me Radovan Karaxhiçin, i cili fati e kishte bërë të ishte i biri i një partizani serb nga Bosnja që ishte strehuar në kullën e Berishajve në Viçidol në atë vjeshtë të 1943-it…

Si është puna me të atin e Radovanit? Ai ka qenë një çetnik, por në fakt bashkëpunëtor i kundërzbulimit partizan të Titos, OZNA (pastaj UDB) që e përdori këtë të jatin e Radovanit për të futur në kurth çetnikët serbë pas luftës, sepse në atë kohë Tito po i luftonte çetnikët nacionalistë që i rrezikonin pushtetin. Ka dhe një fakt, kur ka filluar të merret me politikë Radovan Karaxhiçi, janë ngritur çetnikët që ishin në diasporë dhe i kanë thënë që babai jot (i Radovanit) ka futur në kurthin e UDB-së Drazha Mihajlloviçin, që ishte shef i çetnikëve dhe u pushkatua nga Titoja në 1946…”

Nga disa verifikime në internet, del se babai i Radovanit të lindur në 19 qershor 1945, Vuko Karaxhiç, vërtet ka qenë në fillim me çetnikët, dhe “në mënyrë të pakuptueshme më vonë kaloi me partizanët… Ai u martua me Jovankën 20 vjeçare në vitin 1943, me të cilën pati pesë fëmijë… Pas lufte bëri 5 vjet burg pastaj u lirua…”.



*   *   *