Pages

Tuesday, August 14, 2012

100 vjet Pavarsi e Shqiperise


Asht në hekë Sali Berisha

Moj Shqipni, shqipja Evropit
Nuk po mundesh me flutrue
Njiqind vite ke çue dam
Zotat ty t’paskan harrue! 

M’dhimbesh n’kyt njiqindvjetor
E përvuejtun, e përçarë,
Por nuk kam kurgja në dor’
Kangës vajit, ja kam marrë!

Moj Shqipni të ka myt hasmi
Të ka ndry, të ka pushtue,
Moj e pasun, mbete e vorfën
Djelmt e tu të kan vorfnue!

Zoj e randë, të shiti shkjau
S’del kërkush me e ndalue,
Kamb mbi kamb, e n‘kry të votrës
Asht’ krenor qy t’ka tradhtue!

Thyn rekorde kur ban notin
Thyn rekorde tuj ngjit malin,
Ky kalors, ka kalërue
Të tanë jets, veç magjarin!!

Asht i zoti në të tana,
Asht doktor e profesor
Penicilin nuk ban ma nana
Kaq kangtar, kaq orator.


Ban humor, në mortin tand,
Veç instiktin e njeh bisha,
Darsëm kem me pas të tan
Asht në hekë Sali Berisha!



P.S. Teksti na u dërgua nga T.V. dhe ne ja bashkangjitëm projektit të mësipërm
imazheshqip@gmail.com 

9 comments:

  1. E VËRTETA DJEG
    E VËRTETA ËSHTË E HIDHUR
    E VËRTETA TË SHËRON!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk del e verteta me keta ne pushtet, ajo vec futet thelle e ma thelle aty ku se gjen dot kush qi don drejtsi.

      Delete
    2. E bukur dhe e goditur kjarte.

      Delete
    3. Shume e goditur,po duhet goditur maskarai se na ka marre fytyren te gjitheve!

      Delete
  2. Ncuq ncuq, kur e ke lekuren sholle nuk pyet nga e verteta :-(

    ReplyDelete
  3. SA ME SHPEJT AMIN O ZOT!!

    ReplyDelete
  4. Te lumte pena per kete vjershe, Ali Alllani i koheve te sotme qenke,e ai do ta kishte zili
    te pershendes tung.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit NEEMTEPO(V KM-LP)
      I madhi Ali Sallani asht shum nalt e nuk po muj dot kurr me u krahasue e me!
      Te pershendes
      T.V.

      Delete
  5. Ali Asllani o njerez as Alllani as Sallani

    ReplyDelete

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!