June 5, 2012

Fatos Nano




Na ishte 

një herë Fatos Nano!

Prapa i  vjen Xhoana!










Shoku Fatos!

Me keqardhje morëm vesh disfatën tënde të rradhës. Mo u mërzit, se edhe Napolonit i ka ndodhur kështu; Hera  e parë ishte tragjedi, hera  e dytë ishte komedi.


Ti ke tentuar disa herë të rifutesh andej nga dole, por nuk munde. Ose nuk te lanë xhanëm. Ti, keshe e ç’nuk keshe i përdore. Duke nisur që nga Lilua Meta, Timo Idrizi, Kaço Islami, Ben Piramida e të tjerë, se janë shumë e s’na kujtonen nashti.


Peshqesh nga ti e kemi sot këtë udhëheqje, që është më e keqja e të gjitha kohërave që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe shqiptarët.  Sa herë kishte nevojë Saliu, e ndihmove me ushtarët e tu. Edhe shoferin e Metës bëre gjithë pordhë (kërkojëm ndjesë lexuesve), si një gango Lazarati. Ti dhe Arjan Çani e keni bërë shoferin e Lilo Metës, me murrje biles. Se është vërtet për t’u murrur. Goxha arritje, për një që i kish të tëra munsitë të ishte e ardhmja  e politikës shqiptare në fillimin e viteve 90’ dhe në shekullin e ri.


Na kujtonet si nashti Kongresi i PPSH, ku ndërruam ëmrin e partisë. Tyja të hoqën na krieministër grevistët e Valiasit (medemek të urisë), po shoku Ramis Alia, në ditën e tretë të Kongresit (se ti nuk keshe ardhur dy ditët e tjera), të nakatosi kryetar të PSSH. U që të shkruaj kam qënë vetë ati në sallë pranë teje dhe të kam vështruar si e hidhje kokrrën e lotit sa një bajame na gëzimi i math; Na krieministër i çkarkuar, u hodhe krietar i PS. U puthët me shokun Ramis si ju kishte hije. Nashtinë ti s’e mba mend se rakia bën të vetën, edhe harron i ziu njeri. Po s’ka gjë a i vrarë. Ndaj jemi na, që të mos harroç. Jemi të mallëngjier e na venë lotët çurg nashti, si tyja atë ditë. Po lotët për burrat janë. Qau edhe Saliu!!!

Tani e lëmë me kaq. Të paktën të mbetesh në histori si kumarxhi e liberal, jo si gango. Ti bllofin e luan mirë, por në kazino ama. Në politikën shqiptare ke dalë jashtë mode, jashtë loje. Kjo, vetëm e vetëm sepse Saliu dhe Lilua të zëvendësojën më së miri. Të kanë lënë në bisht. Ja kanë kaluar edhe mësonjësit.


Të shkurtra drutë, se ti je i mënçur dhe i kupton gjërat shpejt, ka ardhur koha të dalëç në pension. Mo u mërzit se pas të vijnë Histeria; Sali Berisha dhe Ilir Meta. Shumëkush e ka kuptuar me kohë.


Paç shëndet e lumturi se jeta është e shkurtër. Mundonu të fitoç ato vitet që humbe në burgun e Bënçës ku të futi Saliu. Na beso, se ka edhe më keq, siç do e pësojë dhiari i Viçidolit.


Nevej na duket sikur ishte dje; Kur ndërtonim hidrocentrale e termocentrale, rrugë e hekurudha, fabrika e ndërmarrje, kopshte e çerdhe, etj, etj… të tëra këto, që t’i shisnit për 1 EURO ti dhe shokët e tu bukëshkalë?!


Na ke zhgënjyer të tërëve se u talle me mundin e me djersën tonë, me idealet tona, me gjakun tonë. Na tyja mësuan e u shkolluan edhe pinjollë të tjerë, që tine i bëre si veten. Ndaj ti nuk mund të jesh më përfaqsuesi inë. Dikush duhet të paguajë, që të vënë mënd edhe të tjerët. Këtë rradhë të erdhi ty fatura.


Ne nuk kemi pensione të larta që të na mundësojën kafen tek risoranti yt i ri. Po do bëjëm si do bëjëm e do i nakatosëm ca kacidhe. Na prit e na nxirr edhe ndonjë gllënjkë nga ajo rakia që ti e ruan për merak. Bloody Mary nuk duam se na bën dëm; Nuk na e mba as xhepi dhe as stomaku. Xhoin mo e merr me vete, se edhe na nuk do i marrëm gratë.


Sinqerisht,

Një grup pensionistësh socialist 
të Lagjes Nr.1, Tiranë


June 4, 2012

June 2, 2012

May 31, 2012

Children's day Berishajt

Gëzuar 1 Qershorin të dashur fëmijë shqiptarë!

Nënë Liria mendon për ju!