Skandalet në Federatën Shqiptare të Futbollit
nuk kanë të sosur, por i djeshmi të irriton, pasi fyen jo pak shqiptarët, duke
u hequr një pjesë të identitetit. Me idenë e kush e di se kujt, FSHF ka
vendosur një logo të re si imazh të saj, duke hequr një logo simbol prej shumë
dekadash. Teksa hap faqen zyrtare të FSHF (pa info dhe me gabime të theksuara),
njoftimi i parë dje ishte:

SKANDALI
Federata, pasi futi kombëtaren në Botëror,
pasi është më e pastërta në botë, pa asnjë ndeshje të trukuar të kampionatit
shqiptar, pa dhunë në garat sportive, me një gjykim të shkëlqyer, etj., etj.,
vetëm logoja i kishte mbetur të ndryshonte dhe të evoluonte logon. FSHF e bën
fakt të kryer, pastaj shpreson që t’i pëlqejë publikut. Ndërkohë që flasin për
brand të ri, drejtuesit e FSHF-së në vazhdim flasin për një rinovim brand-i,
çka në fakt i është dashur FSHF-së dhe jo një logo tërësisht të re. “Elementi
qendror i identitetit të ri është mburoja si element i marrë nga heraldika
shqiptare, e cila na jep idenë e mbështetjes në tradita të vjetra kombëtare. Në
një sfond të kuq, i cili simbolizon flamurin tonë kombëtar, kemi të paraqitur
një top futbolli në lëvizje së bashku me një shqiponjë të zezë me dy kokë të
stilizuar. Në krye është vendosur akronimi i institucionit ‘FSHF’ dhe viti i
themelimit 1930″, – thuhet më tej në infon e FSHF-së. Nëse FSHF-ja vizat e
zeza, që të japin idenë e topit në lëvizje e quan shqiponjë, mjerë simboli ynë
kombëtar ku ka përfunduar. I ngjan më shumë një laraske në lëvizje.
LOGO
Federata për asnjë moment nuk ka bërë të ditur
se është në rinovim të logos. Për ironi të fatit, dje ishte 10-vjetori i
tifogrupit më të madh të kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” dhe FSHF u ka
bërë dhuratën më të shëmtuar të mundshme të gjithë tifozëve të kombëtares
shqiptare. Tifozët kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke e quajtur
“turp” logon e re, e cila është ndërtuar thjesht me shijet e një grushti
njerëzish, pa marrë parasysh sugjerimet e specialistëve dhe mendimet e
tifozëve. Mund të ishte bërë një sondazh, mund të ishin paraqitur disa logo dhe
në fund mund të kishim një logo fituese. Pyetja tjetër: pse duhej patjetër të
bëhej logoja e re? Një Zot e di se çfarë bëhet në FSHF./GSH
imazhe
shqip
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!