imazhe shqip
Debatet
në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë janë pasuar nga fyerje dhe konflikt fizik
mes ish- Ministrit të Brendshëm, Flamur Noka dhe deputetit socialist, Pjerin
Ndreu. Konflikti ka degjeneruar në atë pikë sa është dashur ndërhyrja e Gardës.
Fillimisht
dy deputetët e kanë nisur sherrin gjatë zhvillimit të mbledhjes.
Noka:
Po ik se s’merrem me ty unë, nuk merr vesh ti,
po flas me atë. Po ik o qërohu se s’merrem me
plehra unë, po flas me atë.
Ndreu:
O ti qurravec, mos fol me mua me atë gjuhë
Braho:
Po të vazhdojë kështu unë jam i detyruar ta
ndërpres.
Noka:
Me kë je tu fol ti, do të zhduk halabak
Ndreu:
Ik ore injorant
Por
deputetët Ndreu dhe Noka nuk e lanë me aq. Ata tentuan të konfliktoheshin dhe
fizikisht, madje duke përdorur dhe fjalë kërcënuese ndaj njëri-tjetrit. Për të
shuar konfliktin ka ndërhyrë Garda, deputetë dhe gazetarë.
Debate
në Komisionin e Sigurisë, Noka akuzon Tahirin për terr informativ
Mbledhja
e sotme e Komisionit të Sigurisë Kombëtare është shoqëruar me debate të ashpra
mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Brendshëm. Ky i fundit ka raportuar
në komision lidhur me vrasjen e vëllezërve Çollaku nga pala greke.
“Policia
kufitar u njoftua mbi ngjarjen në orën 00:30 minuta. Policia greke kishte
tërhequr trupat pas ekspertimit. Kjo çështje mbi vrasjen e 2 vëllezërve është
jashtë juridiksionit të Shqipërisë, por ne presim që çështja të zbardhet”. “Dy
vëllezërit Çollaku qëlluan me armë ndaj policisë greke dhe ata iu
kundërpërgjigjën. Ne nuk mund ta këqyrim vendin e ngjarjes, sepse është jashtë
juridiksionit tonë. Ministria e Brendshme nuk bën ekspertizë mjeko-ligjore pasi
kjo është kompetencë e organeve të tjera. Garantoj, që shteti shqiptar ka
ushtruar të gjitha kompetencat për ngjarjen në kufi me Greqinë”.
Tahiri
kërkoi që çështja të mos përdoret për qëllime politike, por deputeti demokrat,
Flamur Noka, akuzoi ministrin për terr informativ.
“Ngjarja
ka një terr informative. Duam të vërtetën e ngjarjes në kufirin me Greqinë ku u
vranë dy vëllezërit Çollaku. Policia jonë dha të njëjtin version të ngjarjes në
kufi, si policia greke”, tha ai, ndërsa ministri Tahiri e hodhi poshtë një
pretendim të tillë.
Ndërsa,
deputeti demokrat Astrit Patozi tha se Tahiri duhet të mendojë dorëheqjen nga
posti i ministrit.
“Tahiri
nuk ka kohë të vijë në komision, pasi është kthyer në një “Star mediash”. A e
keni menduar dorëheqjen nga posti apo shkarkimin nga detyra e ministrit?” iu
drejtua Patozi ministrit.
Më
tej, deputetët diskutuan edhe rreth situatës së
rendit në vend dhe në veçanti shpërthimeve të tritolit të regjistruara
ditët e fundit.
Ministri
Tahiri tha se Shërbimi Informativ Shtetëror nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me këto çështje.
“Është
përhapur një fole kriminaliteti, që ka qenë e mbyllur deri dje”, tha Tahiri,
duke shtuar se ka një rritje të pajustifikuar të kriminalitetit në fushën e
eksplozivit./Dita
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!