Ylyly
Kishim nji Lule
Na u bon Dy!
Grigja kërkon ndjesë për kandidimin me kokë të
vet,
para Kunatit
Edhe pse Kunati e pati lajmëruar që të mos
vinte kandidaturën për numrin 2 të partisë, Grigja nuk e dëgjoi. Pasi lajmi u
bë publik, Doktori thirri Lulin, Luli thirri Kunatin dhe nxitimi i Grigjës u
kritikua rëndë.
Pozitën më të vështirë në këtë rast e kishte
Kunati, i cili do t’ia komunikonte Grigjës. Lexonte dhe rilexonte deklaratën e
Grigjës:
“Pres të jem ndër figurat përfaqësuese të
Partisë Demokratike. Nuk kam pritshmëri të numrit dy, tre apo katër, por
shpresoj shumë që ajo që përfaqësoj si unitet brenda atij grupimi të pasqyrohet
edhe në rolin që do marr aty. Pra, një lloj përfaqësimi mediatik timin, së paku
të jetë ky lloj harmonizimi. Por nga ana tjetër nuk do doja që asgjë të lexohet
si me tepri. Nëse për militantët e Partisë Demokratike posti numër 2 duhet të
ishte një lexim nderi, nuk do më shqetësonte të vazhdoja të jepja kontributin”.
E lexonte dhe nuk kuptonte gjë.
Mori sërish Lulin në telefon.
-Kjo deklarata është e paqartë, tha. Si e keni
kuptuar ju që ka kërkuar të jetë numri 2?
-Nuk është atje puna, por Doktori ka thënë që
renditjet janë kompetenca e imja, jo e të tjerëve, aq më pak e atyre që nuk
janë akoma në udhëheqje.
-Po se unë po
lexoj këtë përgjigjen dhe nuk po kuptoj gjë, tha Kunati. Kjo përgjigjet njësoj
si tek Antena.
-Nuk e di, zgjidhe këtë punë, tha Luli. Thirre
dhe tërhiqi vërejtje.
Më në fund Kunati ishte në zyrë me Grigjën.
-Ka ngjallur shqetësim lart deklarata jote, i
tha Kunati. Si do t’ia bëjmë?
-Unë e thashë në sensin që vokacioni im
politik në favor të së djathtës ka një përputhshmëri me pritshmërinë adekuate
të elektoratit, që është në funksion të një diskursi që formulon opsione
permanente karriere në dispozicion të kësaj fryme, që ne të jemi komplementarë
me dëshirat tona.
-Po ti, tha
Kunati, pse nuk flet kaq ngatërruar dhe në publik që mos të kuptojnë gjë, por
m’i sqaron vendet aty 2, 3, …
Ja. kështu fol, ka lezet, nuk kuptohet. Na ke
futur në telashe. Doktori ka thënë, jam unë, ka disa vende bosh, është Luli,
pastaj vijnë të tjerët. Lulit nuk i ka dhënë numër akoma.
-S’ka problem, i tha Grigja. Është në prirjen
time të jem në dispozicion të një performance që artikulon dëshirat e mia dhe
vihet në raport të drejtë me pritshmërinë e lidershipit, pavarësisht vendit ku
jam.
-E kuptova, tha Kunati. Ti do që të jesh pas
Lulit, nuk ka rëndësi çfarë vendi ka Luli. Do përpiqem t’ia them udhëheqjes
këtë. Por dua siguri që të mos dalësh më këto ditë në media të bësh deklarata për nurin 2. Kam gjithë
reagimet e kryesisë këtu, për autokritikën tënde dhe të gjitha bashkohen në një
pikë, që ti akoma nuk ke hyrë në PD dhe do të shkosh drejt e në krye.
-Po me sa e
njoh unë historinë e kësaj partie, kështu funksionon, tha Grigja, nga lart-
poshtë, jo nga poshtë- lart. D.m.th lëvizja e vlerave fillon me përthithje nga
lart dhe pastaj hidhen poshtë. Ky është momenti im.
-Qartë, qartë, tha Kunati, por mos bëj më
deklarata. E bukur je, ç’të duhet të flasësh se humbet pikë. Këtu ecin ata që
nuk flasin dhe pa qenë të bukur, jo ti që je dhe e bukur.
*
* *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!