WC-ja është “djathtas”
Ka kohë që lehjet dëshpëruese të Kryetarit
real të PD-së ecin në një rrugë të errët. Kjo rrugë, fundin e saj e ka në
greminën e kaosit civil, i cili mbetet mundësia e vetme për mos ndëshkimin e
tij ligjor. Kur Roberspieri u shpëtua përkohësisht nga arrestimi i
kundërshtarëve të vet, disa jakobinas e këshilluan që t’i bënte thirrje
popullit kundër rrezikut që i kanosej Republikës, por ai duke e ditur se çfarë
kishte bërë gjatë qeverisjes se vet gjakatare u tha atyre: “Në emër të kujt ta
nënshkruaj këtë thirrje?”. Avokati nga Arrasi e kuptoi se fundi i tij tragjik
ishte i pashmangshëm, ndërsa Doktori nga Tropoja akoma ngushëllon veten me
ëndrrën e riciklimit.
Sali Berisha mbetet i vetmi rast në histori
kur amerikanët sfiduan vetvehten e tyre duke e ricikluar Berishën në pushtet
pas asaj që ndodhi në 97, por ajo ishte një sfidë e detyruar. Ata që hodhën
poshtë Les Valesen, braktisën Pinoçetin e Suharton u detyruan ta pranonin
riardhjen e Berishës në pushtet. Çdo gjë ndryshon në proporcion me kohën. Kanë
ardhur kohët që politika shqiptare të çlirohet nga ankthet mbytëse të së
kaluarës së saj. PS-ja dalëngadalë po i nënshtrohet suksesshëm këtij procesi
ndryshimi, ndërsa PD-ja është ende larg, shumë larg, përderisa brenda saj
vazhdon të sundoje fantazma imperiale e Sali Berishës. Ai bën thirrje për të
përmbysur Ramën, duke spekulluar me disnivelet e pashmangshme që sjell periudha
tranzitive e ndërrimit të pushteteve, duke kapërcyer kështu dhe kufijtë moralë
të një ndjesie reflektimi që duhet t’i sillte largimi poshtërues nga pushteti i
një vote mbarëshqiptare.
imazhe shqip
Shtylla vertebrale e PD-së ishin të
persekutuarit politikë; ish-të burgosur politikë, që mbetën serish të burgosur
në brengat e hallet e tyre të pazgjidhura; si dhe ish-pronarët, të cilët mbetën
sërish ish-pronarë nga qeverisjet e derisotme që e kanë futur vendin në kolaps
ekonomik e civil me pasoja shkatërruese për të ardhmen. Gjithë shqiptarët sot
dergjen mbi shtresën vullkanike të një konflikti të pashmangshëm për çështjet e
pronësisë, i cili një ditë mund e do të shpërthejë tragjikisht nëse nuk do
ndërhyhet me përgjegjësi të lartë politike. Sot shqiptarët janë populli që
flenë më pak gjumë në kontinentin Europian, se më shumë se gjysmës së tyre iu
janë grabitur pronat, por edhe përfitues-grabitësit s’mund ta bëjnë të qetë
gjumin e tyre.
Dhe pikërisht Berisha… Berisha bën thirrje për
kryengritje…! Në emër të kujt? U bën thirrje të burgosurve politikë, atyre që i
dogji dhe i poqi me urrejtjen e vet të trashëguar. Unë kam qenë pjesëmarrës i
të gjitha grevave të urisë që kanë bërë të burgosurit politikë për çështjen e
tyre të drejtë. Isha edhe kur Berisha bëri thirrje për të mbrojtur plepuristat
në 1998-ën, por PS-ja e asaj kohe në pushtet, u tregua shumë dinjitoze në
trajtimin e asaj greve duke u plotësuar kërkesat duke mos shpifur e fyer
grevë-bërësit siç bëri Berisha në grevën e fundit Shtator-Tetor 2012. Ai
angazhoi falangat perverse të spiunëve që aktualisht i ka akoma, përderisa nuk
u janë hapur dosjet si langonjtë e vet besnikë.
Sali Berisha, unë jam nga Vlora dhe duhet ta
dish se diferencat karakteriale të burgosurve politikë të Vlorës, gjatë gjithë
kohëve që ekzistuan në burgjet politike në Shqipëri, me ata të nahisë tënde
ndryshojnë shumë. Në qoftë se nuk e di, mund të pyesësh. Mos vallë larot e tu
më ngatërronin kur unë isha në grevë me emrin me ndonjë pjesëtari të asaj greve
që ishte i nahisë tënde?
Unë po të shkruaj sepse dua të të them
diçka fare hapur këtu në gazetë: Ti Sali Berisha, je një tranvestit politik që
e ndërrove orientimin tënd në kujdesjen e një kirurgu satanik si Ramiz Alia.
Shndërrimi yt ndodhi në pavionin ogurzi të Komitetit Qendror për të ardhur në
krye të së djathtës shqiptare; më saktë për ta shkatërruar atë. Misioni yt ka
mbaruar dhe ti bashkë me të. Mjerë ata që akoma s’e kanë kuptuar.
Sot që ti po lëngon në errësirën e
egocentrizmit tënd të shfrenuar, kapluar gjithandej nga ethet e obsesionit të
vetëm që ke, pushtet me çdo kusht e çdo mjet, bën thirrje për protesta e
kryengritje…!
Zoti Rama! Krokodili Berisha noton dhe gjuan
në ujërat e turbullta të politikes shqiptare vetëm nga moshapja e dosjeve.
Vetëm dosjet janë prangat e trashëguara nga komunizmi. Ai i përdor me shumë
sukses për të mbajtur rreth vetes, për të ushtruar pushtet edhe kur nuk është
ën pushtet. Po u hapën dosjet, Berisha do të mbetet komandant pa ushtar, se të
parët do të largohen Jozefinka Avdalli dhe Edush Halimi, i cili kur unë isha në
greve, do të deklaronte se kisha privatizuar gjysmën e Sarandës, kur unë
aktualisht edhe sot jam pa shtëpi dhe jetoj me qira. Kur këputen zinxhirët,
langot e harrojnë të zotin e tyre.
Zoti Rama! Këputi zinxhirët dhe prangat e
dosjeve. Bëje këtë që Shqipëria të hyjë në normalitetin e saj aq të nevojshëm
për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Bëje të lirë Shqipërinë dhe shqiptarët nga
brengat e së kaluarës komuniste për të mbetur gjithmonë njeriu i ndryshimit të
madh. Bëje që të bëhesh i tillë.
Kur të hapen dosjet, lukunia e langove që sot
trimërohen e kapërdisen nëpër gazeta e televizione, do të tulaten njëherë e
përgjithmonë, por edhe atyre do t’u bëhet mirë se do të shpëtojnë njëherë e
mirë nga qehajaji i tyre i pashpirt dhe keqpërdoruesi Berisha. Ai do të mbetet
përgjithmonë siç deklaroi Dostojevski për Bjelinskin kur u inaugurua monumenti
i Pushkinit në Moskë, “fenomeni më i qelbur i jetës intelektuale ruse”, ndërsa
Berisha do të mbetet dukuria më e shëmtuar politike e periudhës poskomuniste në
Shqipëri.
Kur Napoloni u kthye nga Rusia i mundur dhe pa
armatën e tij të madhe, Hygoi do të shkruante për të: “S’kish më Napoleon, kish mbetur Bonaparti si
një romak i goditur nga shigjeta e një parti”. Kështu po ndodh dhe në
Shqipërinë e sotme me Berishën:
Berisha ka vdekur
Gjallë është veç Saliu,
Si një lluc e mbetur
Që pret ta lajë shiu.
Tani lamtumirë podiume, lamtumirë mitingje ku
çirrej pa reshtur komunisti i veshur me mantelin e demokracisë të vjedhur tinëz
në altarin e ëndrrave tona, sipas skenarit katovician. Hape rrugën o gjysh, të
kalojnë të tjerët. Dhe kujdes, se duke qenë i prostatëzuar mendërisht e
fizikisht, mos harro se WC-ja është “djathtas dhe vetëm djathtas”, nga ajo e
“djathtë” që e ideoi dhe projektoi, babai yt shpirtëror Ramiz Alia! Dhe një
herë o gjysh kujdes: “WC-ja” është “djathtas”!
Fatmir Lamaj është një ndër ish-të burgosurit
politikë më të njohur në vend. Ai është nga Vlora dhe pjesëmarrës në të gjitha
grevat e urisë që kanë zhvilluar ish-të burgosurit politikë, përfshirë grevën e
fundit që përfundoi tragjikisht. Kjo letër e hapur e dërguar prej z.Lamaj në
DITA është opinioni i tij për atë që po ndodh në PD, por edhe një apel për
hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit.
*
* *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!