Një prej simbolikave të mbetura nga 23 vjet më parë, pa pësuar asnjë lloj zbehjeje apo harrese, është ajo e dy gishtave përpjetë, një akt që përfaqsonte thirrjen për demokraci që pushtoi gjithë vendet e Lindjes komuniste, në kapërcyell të 90-ës, sigurisht dhe Shqipërinë.
imazhe shqip
Berisha nuk mund të kuptohet pa dy gishtat. Këto, portreti herë i ngërdheshur
me buzët vesh më vesh e herë i murrëtyer, si dhe kadencat e regjistrit vokal,
që finalizohen më pas ne një kantilenë gricëse për çdo vesh të ndjeshëm ndaj të
bukurave zëra të kësaj bote, janë konfigurimet që na nuk na shqiten dot prej dy
dekadash. Dy gishtat i ka marrë si stafetë dhe Lulzim Basha, që i tund sikur të
ketë tufa lulesh ndër duar, shoqëruar gjithnjë nga një pamje lumturie
orgazmike, krejt e pashpjegueshme, porsi arsyeja se përse duhen ngritur ato,
gjersa ishin të kushtëzuar nga një konteskt i caktuar që sot nuk ekziston më.
Por mundet ta ketë një shpjegim, nëse ngrehësit e tyre gjykohen për mbajtjen
gjallë të një populizmi, pa të cilin nuk mund t`i sigurojnë vetes asnjë
frymëmarrje në politikë. Ndaj, jo më kot u panë të ngrihen dy gishtat edhe në
një protestë të të larguarve nga administrate, paraditen e së enjtes. E.H.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/hysen-shoshori-i-shkruan-sali-berishes.html
*
* *
This comment has been removed by a blog administrator.
ReplyDelete