Një nga obsesionet e
Sali Berishës ka qenë gjithmonë tendenca për ta rishkruar historinë ashtu siç
do ai. Këtë ka bërë edhe në rrëfimin e tij të gjatë për nëntorin ’90. Dje
emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut ka ritransmetuar tregim të ish kreut të
PD-së lidhur me atë që ndodhi në vitin e parë të demokracisë. Dhe aty Berisha
gënjeu disa herë. Dhe fjala gënjeshtër nuk përdoret për interpretimet, por për faktet.
Ndoshta është e drejtë e doktorit ta paraqesë si një akt heroik, mbledhjen e
intelektualëve me Ramiz Alinë. Ndoshta është në lirinë e interpretimit të tij
të thotë se mendonte që në atë kohë donin ta burgosnin, apo të justifikojë
qëndrimet e para pro ramiziste të PD-së me kujdesin për të shmangur
gjakderdhjen.
Por, ai nuk mund të
gënjejë për faktet.
Së pari, Berisha tha se
rënia e monumentit të Enverit ishte një ngjarje e planifikuar nga PD-ja
ndërkohë që ajo qe një lëvizje spontane e studentëve dhe qytetarëve të Tiranës
që e la udhëheqësinë e PD-së në bisht të saj. (deri më sot nuk ka asnjë provë,
asnjë dokument që të vërtetojë ashtu sikurse thotë Berisha se edhe data e
rrezimit të monumentit qe e planifikuar nga PD, për atë ditë).
E dyta, Berisha gënjeu
kur tha se qe në shesh dhe se i takonte të qe vetëm aty, në momentin kur u
rrëzua Enver Hoxha. Edhe kjo është e pavërtetë. Ekzistojnë pamje filmike
(Fevziu I’a përmendi gjatë intervistës) që tregojnë se Berisha vetëm kalon në
shesh me makinë, më shumë për të kuptuar se çpo ndodh, si një njeri dhe një
lider të cilin paparashikueshmëria e turmës e ka lënë disa hapa pas.
E treta, ai tha se nuk
ka pasur as rivalitet dhe as mëri me Pashkon. Por kjo është një e vërtetë që e
dinë të gjithë, se, që pas prishjes së qeverisë së stabilitetit ata u bënë
armiq. Berisha gënjeu rëndë për mocionin që i bënë kundërshtarët e tij duke e
paraqitur atë si një nismë që u votua dhe nuk fitoi. Ata donin të krijonin
parti tjetër dhe nuk u përjashtuan tha ai në kuadrin e rrëfimit për Pashkon.Por
ai harroi me qëllim të përmendte që me urdhër të tij, sapo u krijua parlamenti
i ri, Gramoz Pashkos iu hap një çështje penale për një problem banal ndihmash.
E katërta, qëndron në
marëdhënien e tij më Azem Hajdarin, për të cilin tha se nuk ka pasur kurrë
probleme duke e harruar përplasjen e tyre të madhe kur Azemi donte të ngrinte
sindikatat, apo kur u fut në grevë me të burgosurit politikë. Berisha harroi të
përmenddte sulmet mediatike që iu bënë me urdhër të tij dhe me ndihmën e Gazidedes,
Hajdarit, të cilin gazetat Albania dhe RD, e cilësonin thjesht si një
kontrabandist. Të gjitha këto Berisha i mbuloi me shprehjen « ne na mbante
bashkë PD-ja, Azemi nuk e imagjinonte të largohej prej saj ». Lapsi.al
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!