Anëtarët e bandës së
trafikut të kokainës që përpunohej në laboratorin e zbuluar më 14 Janar nga
Policia e Shtetit në Xibrakë, komunikonin në telefon me njëri-tjetrin përmes
kodeve. Këto përgjime janë pjesë e provave në dosjen e prokurorisë kundër nëntë
të arrestuarve për trafikun e kokainës nga Kolumbia e që përmes përpunimit në
laboratorin në Elbasan, trafikohej në vendet e Evropës Perëndimore.
Në përgjimet e
bisedave mes të dyshuarve, rezulton edhe Ermal Hoxha, i cili ndodhet në arrest
me burg si pjesë e këtij trafiku.
Komunikimi telefonik
mes Ermal Hoxhës me numrin 069xxx949 dhe numrit 069xxxx975, që dyshohet se
është në përdorim nga Arjan Dalipi, gjithashtu i arrestuar nga Policia, është
përgjuar në datën 13 Janar të këtij viti dhe 14 Janar, ditë kur policia kreu
arrestimet e anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal.
Mëngjesin e 13
janarit, Ermal Hoxha njofton Dalipin se ishte duke shkuar për tek ai, por ky i
fundit përmes fjalëve të koduara që banda kishte zgjedhur për të shmangur çdo
dyshim, i thotë se “kanë ngrirë tubat, nuk i lajmë dot qentë sot”. Hoxha thotë
“ja se po vij unë”.
Nga përgjimet
telefonike është zbuluar edhe komunikimi me dy të arrestuarit e tjerë, Gentjan
Gjonaj nga Vlora dhe Kelmend Dalipit nga Elbasani, vëlla me Arjanin.
Përgjimi/ Ja bisedat
e plota
Biseda e datës
13.01.2015 ora 9:21, Ermali përmes numrit telefonik 069xxx949, njofton
përdoruesin e nr tek 069xxxx975, që dyshohet të jetë në përdorim nga Arjan
Dalipi, se ishte duke shkuar për tek ai, ndërsa ky i fundit, në mënyrë të koduar
e njofton se nuk mund të punonte, konkretisht:
Ermali: Keni ftoht,
apo nuk keni ftoht?
Arjani: Kan ngri sot,
a akull sot. Kanë ngri markuçët, nuk i lajm dot qent sot.
Ermali: Eee, mir hajd
ja po vij unë.
Në datë 13.01.2015,
në orën 10:54 përdoruesi i nr 069xxx888 i kërkoi Ermalit që të shkonte të
merrte personin dhe të takoheshin të gjithë së bashku:
+888: Dëgjo mua, shko
merre ti.
Ermali: Po.
+888: Edhe sille të
klubi, te shtëpia. Thuj S. të vij aty e takohemi aty poshtë të gjith.
Në datën 14.01.2015
ora 09:05 përdoruesi i nr. 069xxxx888 i kërkoi Ermalit, që të njoftonte
personin për ta takuar në vendin ku ishin takuar më parë me Klemin dhe Dakun:
+888: Lidhu pak me
Klemin.
Ermali: Me vllain.
+888: Lidhu pak me
vllain dhe thuj të më dali aty ku kam qenë me Klemin dhe Dakun për herë të
fundit.
Në bisedën e datës
14.01.2015 ora 09:08, përdoruesi i nr. 069xxxx975, i dyshuar si Arjan Dalipi i
sugjeron Ermalit që personat të cilët nuk kishin mundësi të lëviznin të
komunikonin me Klemin:
Arjani: E s’kan me ça
vin, po ku di gja un, t’llafosim me Klemin, pyete njëher.
Ermali: Eee, ose thuj
Klemit po qe t’shkoj aty tek kafja, ku ishim atë ditë.
Arjani: E di Klemi?
Ermali: Po Klemi ka
qenë aty me Dakun dhe me këtë t’shëndoshin.
Në një bisedë të orës
09:23 nga përmbajtja e bisedës mes numrave që dyshoheshin të ishin në përdorim
nga Ermali dhe Arjani flitet për fuoristratën me ngjyrë gri:
Ermali: Me
fuoristratën është ku di gjë un.
Arjani: Me
fuoristrëdën ësht?
Ermali: Eee me grin.
Në bisedën e datës
14.01.2015 ora 09:46 përdoruesi i numrit telefonik 067xxxx189, i dyshuar si
Gentian Gjonaj njofton përdoruesin e nr. telefonik 068xxxx645, i dyshuar në
përdorim nga Kelmend Dalipi:
Gjonaj: Ore, të
priste ai shoku ty aty tek macet.
Kelmend: Ku ça veni?
Gjonaj: Ore te macet,
atje ku je takuar ti në fillim një herë me Dakun.
…
Gjonaj: E, te “F…”
Kelnend: Ja se po iki
unë direkt.
Në bisedën e datës
14.01.2015, përdoruesi i nr. telefonik 067xxxx189, i dyshuar si Gentian Gjonaj,
komunikon me nr tek 069xxxx575, duke iu drejtuar me emrin Bali (emri tjetër me
të cilin njihej Hysenaj) :
Gjonaj: Hajde vishi,
po hiç o ktu në qendër jemi ne, po vijmë andej hajt. Vishu ti e bëhu gati kur
të bëj unë zile dil te rruga.
Bali: Atu tek kafja,
aty tek “E…” aty.
Në bisedën e datës
14.01.2015 ora 11:03, Gentian Gjonaj i kërkon përdoruesit të nr. telefonik
069xxxx949, Ermalit të shkonte dhe t’i merrte:
Gjonaj: Jo te
dërrasat, shko atje drejt merri.
KRONOLOGJIA
Rezultoi se në orën
15:25 shtetasi Ilir Hyseni doli nga lokali “Z… K…” ndodhur në rrugën
“Konferenca e Pezës” dhe hipi në automjetin fuoristradë ML me targa AA…KM e
lëvizi duke mbërritur tek servis “H… S…”, ndodhur në rrugën “Thimi Keit”. Aty u
takua me shtetasin Kastriot. Tek servisi, në orën 15:47 u parkua automjeti
“Volvo” me ngjyrë gri me targa AA…KO, nën drejtimin e Ermalit, ndërsa në
ambjentin e servisit ndodhej automjeti me targa TR…H. Pasi zbriti nga mjeti,
Ermali u takua me Ilir Hysenin dhe Kastriotin. Të tre shtetasit, pasi u ndanë
nga njërit tjetri, hipën në mjetet e tyre, Iliri në mjetin me targa AA … KM,
Ermali në mjetin me targa AA … KO dhe Kastrioti ne mjetin me targa TR … H. Të
tre mjetet ndaluan në rrugën "Hamdi Cenoimeri" dhe u futën në një
lokal pa emër. Në orën 20.20 Ilir Hyseni dhe Kastrioti ndodheshin të ulur në
ambientet e lokal “G…" të ndodhur në rrugën “Komuna e Parisit". Aty
shkoi Ermali dhe u ul me ta në lokal. Në orën 20.40 Ermali doli nga lokali dhe
lëvizi me mjet në drejtim të rrugës “Sulejman Delvina”. Në orën 20.50 ai erdhi
me mjetin “Volvo” në lokal dhe nga mjeti zbriti edhe një person i moshës 40
vjeç me flokë të shkurtra, veshur me xhup të zi. Të dy personat u futën në
lokal dhe u ulën në tavolinë së bashku me Ilirin dhe Kastriotin. Më pas ata
dolën nga lokali dhe u larguan, Ermali dhe personi i moshës rreth 40 vjeç së
bashku me mietin "Volvo", me targa AA … KO, ndërsa Iliri e Kastrioti
së bashku me mjetin me targa AA … KM.
Në orën 10.15 në
hyrje të qytetit të Elbasanit u konstatua automjeti i markës "Volvo",
me targa AA … KO, me drejtues shtetasin Ermal i cili lëvizi në drejtim të aksit
Elbasan - Librazhd.
Në orën 10.40, mjeti
mbërriti në hyrje të kapanoneve të ndodhura në fshatin Xibrakë. Në orën 10.45
mjeti doli nga ambjentet e kapanonit dhe në sediljen e parë, ndodhej i ulur një
person ezmer, me flokë të shkurtra të zeza, veshur me xhup lëkure dhe në
sediljen e pasme një person tjetër, veshur me xhup me ngjyrë kafe. Në orën
11.00 mjeti lëvizi në autostradën Elbasan- Tiranë.
Në orën 11.40 ai
mbërriti në rrugën "Milto Tutulani". Nga mjeti zbritën Ermali dhe dy
personat që ndodheshin në të, njëri i moshës rreth 43 vjeç dhe tjetri i moshës
rreth 47 vjeç. Të tre u ngjitën në katin e dytë të një pallati gjashtëkatësh. Pas
pesë minutash të tre personat dolën nga pallati dhe hipën përsëri në mjet duke
lëvizur në drejtim të rrugës “Komuna e Parisit". Në orën 11.48 mjeti
ndaloi në afërsi të loka1 "G..." dhe të tre personat u futën në lokal
dhe u ulën në tavolinën ku ndodhej Gentiani dhe një person tjetër i moshës
rreth 45 vjeç. Në orën 12.20, nga lokali u largua Gentiani dhe personi i moshës
rreth 45 vjeç, ndërsa Ermali dhe dy personat e tjerë drekuan në Bar-Restorant
"P... E...". Në orën 12.43, në ambientet e restorantit hyri personi i
moshës 45 vjeç që u largua me Gentjanin.
Në orën 12.50, hyri
në ambientet e kapanonit, të ndodhur në Xibrakë, mjeti “Volksvagen Sharon”, me
ngjyrë gri me targa AA ... DD. Nga mjeti zbriti Ilir Hyseni dhe një person
tjetër i moshës rreth 42 vjeç. Derën e hapi një person (roja) dhe të tre
lëvizën në drejtim të kapanonit. Në orën 13.10, nga pjesa e kapanonit me
dritare të mbylluara doli Ilir Hyseni me dy personat e tjerë dhe një automjet
fuoristradë. Të tre personat, pasi biseduan për pak momente, u ndanë. Ilir
Hyseni hipi në automjetin me të cilin erdhi, ndërsa personi i moshës rreth 42
vjeç që nxorri xhipin nga kapanoni fillimisht i hapi rrugë automjetit tjetër.
Në orën 13.30 të
gjithë personat e ndodhur në Bar-Restorant "P... E..." dolën nga
lokali. Ermali dhe dy personat e tjerë, që e shoqëronin, hipën në mjetin
"Volvo" dhe lëvizën në rrugën "Komuna e Parisit” ndërsa personi
i moshës 45 vjeç me mjetin e tij lëvizi pas mjetit Volvo. Dy mjetet ndaluan
para një hoteli në afërsi të rrugës "Gjin Bue Shpata". Personat në
"Volvo" zbritën dhe u futën në ambientet e hote1it, ndërsa Ermali
vazhdoi lëvizjen drejt Bulevardit "Bajrarn Curri". Pasi tij lëvizi
edhe mjeti tjetër.
Në orën 14.15
mbërriti në Tiranë mjeti fuoristradë “Jeep” me targa TR ... T dhe u parkua tek
një shesh pallatesh. Në orën 15.05 aty mbërriti mjeti “Volvo” me drejtues
Ermalin. Pak minuta më vonë mjeti “Volvo” u largua nga sheshi i pallateve në
drejtim të rrugës "Mihal Grameno". Në orën 15.50 u fut në sheshin e
pallateve mjeti foristradë me targa AA ... DM, me drejtues personin e moshës 45
me flokë të shkurtra. Në orën 16.35, nga sheshi i pallateve doli mjeti
fuoristradë, me targa TR ... T, me drejtues Sajmirin, i cili ndaloi tek
Kryqëzimi i Porcelanit ku u takua me dy persona dhe më pas, u kthye përsëri në
vendin e parkimit të mëparshëm.
Në orën 17.55, mjeti
"Volvo", me targa AA ... KO ndodhej i parkuar në Rrugën "Komuna
e Parisit", ndërsa Ermali në ambientet e brendshme të lokal
"G...". Në orën 18.07 pranë lokalit shkoi mjeti "Volksvagen
Sharon", i drejtuar nga Ilir Hyseni me një person tjetër të moshës 30
vjeç, dhe u futën në ambientet e lokalit. Në orën 18.17 pranë loka1it u parkuan
dy mjetet "Benz Mercedes", fuoristradë, me targa AA ... KM dhe
"Range Rover", me targa AA ... DM, me drejtues Gentianin. Të dy
drejtuesit u futën në lokalin ku ndodhej Ermali. Në orën 18.30, nga lokali u
largua drejtuesi i "Range Rover", ndërsa Ilir Hyseni dhe të gjithë
personat e tjerë kaluan në ambientet e Restorant "P... E...".
Në orën 19.10
shtetasi Gentian, së bashku me drejtuesin e mjetit person të moshës 45 vjeç me
mjetin fuoristradë “ML", mbërriti në Rrugën "Komuna e Parisit"
dhe u ul në tavolinë me Ilir Hysenin dhe Ermalin. Në orën 19.29 Sajmiri, me
automjetin me targa TR ... T, mbërriti në Bar Restorant "P... E..."
dhe u ul në tavolinë me Ilirin. Në orën 19:47, doli nga lokali Ermali dhe
personi i moshës rreth 30 vjeç. Në orën 19.55 u larguari Ilir Hyseni dhe B.,
ndërsa Ermali dhe persona të tjerë qëndruan në lokal.
Në orën 09.45 të
datës 14 janar 2015 në mjetin fuoristradë “Jeep", me targa TR ... T të
parkuar në rrugën "Ali Demi" hipi shtetasi Saimir Batku i cili në
orën 09.52 mbërriti tek Rruga e Dajtit. Në afërsi të Bar Restorant “F..."
në mjet hipi shtetasi me emrin Gentian. Mjeti vazhdoi lëvizjen dhe mbërriti në
sheshin Skënderbej. Në orën 10.22 në aksin rrugor Elbasan - Librazhd u
konstatua mjeti BMË X5 me targa AA ... KC, me drejtues personin e moshës rreth
40 vjeç, me flokë të zeza të shkurtra dhe dy pasagjerë të paidentifikuar. Në
orën 10.30 mjeti u afrua tek objekti i ish stallave dhe drejtuesi i
identifikuar në këtë moment si Kelmend Dalipi, hapi derën dhe parkoi mjetin në
ambientet e brendshme. Nga mjeti zbriti Kelmendi dhe dy persona me kapuç të zi
në kokë. Të tre personat u futën në ambientet e brendshme të kapanonit. Në orën
10.40 Kelmendi doli nga kapanoni dhe lëvizi me mjetin e tij Foristradë në
drejtim të Elbasanit.
Në orën 10.45 nga
objekti doli shtetasi i identifikuar me emrin Arjan së bashku me dy personat që
erdhën me mjetin me targa AA ... KC, të cilët mbanin kapuçë në kokë. Të dy
personat me kapuç u futën në kapanonin me dritare të mbyllura, ndërsa Arjani
tek një derë me pamje nga sheshi kryesor. Në orën 10.50 mjeti “Jeep” me targa
TR ... T, vazhdoi lëvizjen në drejtim të aksit rrugor Tiranë-Elbasan. Mjeti
drejtohej nga Saimir Batku. Në vendin e parë të pasagjerit ndodhej Gentian
Gjonaj dhe një person tjetër ishte ulur në sediljen e pasme. Në orën 11.50 ky
mjet mbërriti tek kapanoni dhe u parkua në zonën e kapanonit me dritare të
mbyllura. Gentiani zbriti dhe takoi Arjanin i cili doli për t’i pritur. Në orën
12.00 shtetasi llir Hyseni doli nga kapanoni me dritare të mbyllura dhe i
shoqëruar nga Arjani hyri në pjesën hyrëse të objektit ku ndërroi veshjen. Të
gjithë personat, herë pas herë, dilnin nga kapanoni duke kryer veprime të
ndryshme.
Në orën 12.40, mjeti
me targa TR ... T u largua nga objekti në drejtim të Tiranës, ndërsa në orën
13.35 u largua nga ambienti mjeti "Citroen", me targa AA ... AZ, me
drejtues shtetasin me emrin Arjan. Në orën 14:12 pranë objektit u afrua mjeti me
targa AA ... AZ. Në orën 15:00 Ilir Hyseni, së bashku me Arjanin dhe Gentian
Gjonajn derdhën në pjesën e pasme të objektit disa kova të mëdha dhe fuçi në
ngjyrë blu. Në orën 15:10 forcat e policisë ndërhynë në objekt dhe bënë të
mundur arrestimin e shtetasve Ilir Hyseni, Arjan Dalipi, Gentian Gjonaj, Cesar
Avila dhe Valther Moren Morena.
Marrë nga A1 Report
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!