Kush tha se Shqipëria
nuk ishte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos? Agjencia e lajmeve
"Presheva Jonë" nga Zvicra e cila ndoqi nga afër Forumin e këtij
viti, ku morën pjesë mbi 2500 personalitete të ndryshme botërore dhe
përfaqesues të organizatave ndeëkombëtare.
Për të denoncuar
varfërinë, aktivistët kanë ngritur 193 pleq dëbore, në një fushë në Davos (GR),
jo larg vendit ku po mbahej Forumi.
"Të gjithë
pleqtë e dëborës u veshën me një shall me flamurin e një shteti dhe një simbol,
duke u bërë thirrje liderëve të bëjë çdo përpjekje për të siguruar se 2015
është viti i ndryshimit për popullatën botërore dhe të planetit", thanë
organizatorerët e Aksion/2015, të angazhuar në luftën kundër varfërisë,
ndryshimeve klimatike dhe pabarazisë.
I pyetur nga
"Presheva Jonë", se pse mungon flamuri kosovar, njëri prej tyre u
përgjigj: "Ju atje në Kosovë a jeni shqiptarë, a nuk ju mjafton ky plak
dëbore me flamurin kuqezi me shqiponjën dykrenare t’ju përfaqësoj edhe
juve?"
Nëse drejtuesit
politikë nuk i marrin vendimet e duhura në samitet e planifikuara të këtij
viti, rreth 1 miliard njerëz do të mund të zhyten në varfëri, paralajmëron
organizata.
"Viti 2015 ofron
mundësi për të shmangur një tragjedi të tillë”, tha Brendan Cox, zëdhënësit të
këtij aksioni në Samitn botëror që i përfundoi punimet ditën e shtunë.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!