Sërish një tjetër video e tmerrshme e publikuar nga ISIS në internet. Militantët e Kalifatit, kanë ndëshkuar pesë të burgosur, të veshur të gjithë me uniformë portokalli (që të kujtojnë të burgosurit e Guantanamos), duke i futur në një pishinë në brendësi të një kafazi.
Telekamerat të
pozicionuara nën ujë, kanë konfirmuar që të gjithë të burgosurit, janë mbytur.
Imazhet janë dhënë nga gazeta britanike “Mirror online”.
Por tmerri nuk ndalet
këtu. Për të kaluar brutalitetin e videos së fundit, militantët e Al Baghdadit,
kanë vendosur t’i bashkojnë të parës, edhe dy modalitete të ndryshme
ekzekutimi.
Pas një pushimi të shkurtër, tre burra mbyllen në një makinë të
vjetër dhe në largësi qëllohen nga një predhë antitank.
Kronika tjetër e zezë
e xhihadistëve, vjen me masakrën e tretë, që kujton ekzekutimet e para me
prerje koke. Rreth fytit të të burgosurve, janë vendosur lëndë eksplozivi që i
hedhin në erë. Të gjithë të ndëshkuarit, si në rastet e mëparshme, kanë rrëfyer
para telekamerave se ishin spiunë.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!