"

June 23, 2015

Fshehu shqiptarin në bagazh për ta rikthyer në Angli




Një punonjëse britanike e zyrës së emigracionit ka fshehur një shqiptar në bagazhin e makinës së saj për ta rikthyer ilegalisht në Angli. Kelly Henderson 39 vjeç, nëna e një fëmije, u dashurua me Fatos Demirnelin gjatë kohës që ai ishte në një kamp emigrantësh. Por pasi ai u ekstradua nga Anglia, punonjësja e sigurisë tentoi ta rikthente në Angli shqiptarin bukurosh,duke e futur në bagazhin e makinës së saj “Nissan”.

Por ky veprim i pamenduar mirë i kushtoi shumë shtetases angleze, e cila u kap nga roja kufitare dhe u arrestua. Henderson u shpreh se i vjen keq për atë që ka bërë, por nuk e mendoi gjatë. Ajo u dënua me 18 muaj burg, por gjykatësi ia pezulloi dënimin, duke e liruar me arsyetimin se ajo “bëri një veprim prej idioti, por të kuptueshëm”.


Kelly Henderson

Duke folur pas vendimit, Henderson tha se i vjen keq për këtë që bëri, por shtoi se është sërish e dashuruar me shqiptarin dhe shpreson që një ditë ai do mund të vijë legalisht në Angli, për të qenë së bashku. “Isha bërë gati për të shkuar në burg. Tani jam në qiellin e shtatë”,  tha ajo kur u lirua. “Kur e takova Fatosin, ai ishte në një qendër emigrantësh. Ai më buzëqeshi, më dha numrin dhe nisëm të flasim. Gabimi im ishte që i çova mesazh. Kaq do të më kishte lënë pa punë”.

Gjykatësi i çështjes tha: “Ky është një rast i trishtuar i një nëne 39-vjeçare me një vajzë 14-vjeçare. Ajo ishte vulnerabël. Ajo lejoi që emocionet ta kontrollonin”. Aktualisht shqiptari Demirneli, 39 vjeç, i cili ka një djalë gjashtë vjeç, ndodhet në Shqipëri nga ku ka aplikuar për vizë.

*    *    *

No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!