“Është plot 100 vjeçe dhe shkoi për të votuar. Pavarësisht moshës votimi është një detyrim moral për të gjithë. Çdo kush duhet të ushtrojë detyrën si qytetar.”
Ky ka qenë mesazhi që
është përcjellë dje përmes Facebook nga nipi i 100-vjeçares Naile Yzeiraj nga
lagjja “Afrim” e qytetit të Fierit. E moshuara është shoqëruar nga nipi
paraditen e djeshme për të shprehur vullnetin e saj në qendrën e votimit, pranë
shkollës 9-vjeçare të lagjes “Afrim” të qytetit të Fierit.
“Ne kemi votuar
gjithmonë dhe kjo duhet të bëhet kulturë për të gjithë, edhe për të rinjtë.
Nëse votojmë, vendosim secili për atë që do të bëhet në të ardhmen. Prandaj unë
sa të kem mundësi do të votoj gjithmonë që të shpreh vullnetin tim. Kjo është
detyrë e çdo njeriu”, ka thënë 100-vjeçarja Naile Yzeiraj.
* *
*
Edhe 100 o none fisnike
ReplyDelete