Dokumentari i gazetarit
të njohur shqiptar Marin Mema për qytetin e lashtë ilir të Ohrit ka nxitur
reagime tek maqedonasit.
Gazeta maqedonase
Dnevnik, artikullin për dokumentarin e kishte titulluar “ Top Channel dhe Koha
Ditore sajojnë histori”, ndërsa në detaje janë pasqyruar disa thekse nga
dokumentari, sidomos ai që flet se Ohri ka qenë një ndër qytetet më të lashta
shqiptare, i ndërtuar nga ilirët, pëkatësisht fisi i i enkelejve që banonin ne
këtë rajon, ndërsa kishin shkëputur edhe pjesën se në vitin 1462 Skënderbeu me
ushtrinë e tij zotëronte edhe Ohrin dhe rrethinat e tij si qytet.
Gazeta maqedonase
Dnevnik, shkruan se Ohri është një synim i kahmotshëm edhe i bullgarëve, ndërsa
ka cituar eurodeputetin Angell Xhambaski të ketë deklaruar “Me padurim pres
ditën kur flamuri bullgar, do të valojë te “Shën Naumi” në Ohër.
Në fakt, Marin Mema, i
është përgjigjur gazetës maqedonase “Dnevnik”, e cila e ka akuzuar për të
pavërteta, duke iu referuar realitetit historik. “Faktet janë tek Plini,
Ptolemeu e Livi tek mijëra arkeologe dhe historianë që kanë folur per Dasaretet
, Enkelejtë e Lynkestet si fise Ilire që mbizoteronin mes te tjerash edhe në Ohër.
Faktet janë tek
regjistrat osmane që veç muslimaneve që sigurisht janë shqiptarë edhe
Ortodoksët që nga Reka e deri në Ohër e shumë pjesë të tjera i identifikonin si
shqiptarë, e po ashtu Katolikët. Historia ka folur për Gropajt, për Progon
Zgurin , për luftëra që janë zhvilluar në një kala 5 shekuj para se te vinin
bullgarët. A nuk ishin Ilirët fiset vendase ?
E më pas ç’lidhje ka
gjuha sllave me gjuhën e maqedonasve të dikurshëm ? Kur ngriheshin kishat e
famshme të Ohrit ku ishin sllavët ? A nuk kishte Aleksandri i madh tre gjyshër
ilirë ??? Këtë të paktën thonë historianët. Faktet janë tek Edit Durham që flet
për një Ohër në shumicë shqiptare e po ashtu shkruan për mënyrën sesi
ortodoksët e myslimanët viheshin e shtyheshin që të vriteshin me njëri –
tjetrin.
A nuk kishin Ohri e
Struga përfaqësuesit e tyre në Vlorë në 1912 ? Po kryengritja e 1913 a nuk u
drejtua nga shqiptarë si Isa Boletini, Hasan Prishtina e Elez Isufi, Sefedin
Pustina me vellezerit Kaloshi e Dema, nën mbeshtetjen e Ismail Qemalit e Mehmet
Derrallës. Janë ende në arkivat e shtetit kërkesat në atë kohë të Ohrit për tu
bashkuar me Shqipërinë. E sigurisht këtu flasim për dokumente. Këto janë vetëm
një pjesë e fakteve që shërbejnë për të nxjerrë në pah të vërtetën.
Për më shumë, ka qindra
autorë jo thjesht shqiptarë por edhe të huaj, që japin fakte e vetëm fakte për
Ohrin dhe banorët e vërtetë të tij”.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!