Rikthehet interesi i Lazios për Ergyc Kacen. Madje jo
vetëm kaq, klubi bardhekaltër sipas Tuttomerkatoweb, ka i bërë një ofertë
konkrete mesfushorit të PAOK-ut të Selanikut, që shkon më shumë se 1.5 milionë
euro në sezon. Një lajm sensacional për futbollistin e kombëtares kuqezi 6 muaj
para finaleve të “Francë 2016″. 22-vjecari i lindur në Korcë ka kontratë me
klubin grek deri në vitin 2017, por javët e fundit, sikurse është raportuar
edhe nga mediat helene, ka refuzuar rinovimin e kontratës. Arsyeja duket qartë
se është dëshira e futbollistit për t’u transferuar te Lazio në Serinë A, ku do
të kishte një pagë të pakrahasueshme me atë që përfiton në Greqi.
Shikoni Videon
Në fakt drejtori
sportiv i klubit italian, Igli Tare, ka tentuar ta marrë Kacen nga Paoku që
verën e kaluar, por drejtuesit e skuadrës nga Selaniku rezistuan, pasi synonin
të fitonin më shumë para nga shitja e kartonit të tij. Në rast se Paoku nuk
pranon ta shesë gjatë merkatos së janarit apo në verë, në fund te sezonit
2016-2017 do ta humbiste lojtarin me parametër zero.
Gjatë këtij sezoni Kace
është aktivizuar në 10 ndeshje në Superligën e Greqisë, 7 herë titullar dhe 3 herë
si zëvendesues, ndërsa në katër sfida të tjera ka qëndruar gjatë gjithë kohës
në stol.
Në Europa League ka
luajtur po 10 ndeshje, duke qenë zgjedhje e parë e trajnerit Igor Tudor.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!