Eredivisie pak ditë më
parë luajti javën e 18-të, që uli
siparin e fazës së parë të kampionatit. Sikurse është tradita, mediat holandeze
në cdo prag fundviti, pasi analizojnë gjithcka ka ndodhur deri në dhjetor, zbulojnë
5 surprizat e pjesës së parë të sezonit. Mes emrave të përzgjedhur, është edhe
ai i Milot Rashicës, 19-vjecarit të përfaqësueses U-21 të Shqipërisë që luan në
radhët e Vitesse. Edhe pse në moshë fare të re, Rashica ka fituar vendin e
titullarit, duke e shpërblyer besimin e trajnerit me 6 gola dhe një asist.
Në paragrafin rezervuar
për talentin kosovar shkruhet:
“Një vepër arti e zbuluesve të talenteve të
Viteshes. Rashica është me origjinë shqiptare dhe ka luajtur me të rinnjtë dhe
skuadrën e parë të Vushtrisë në Kosovë. Gjatë vjeshtës së 2014-ës u pikas nga
Viteshe dhe pasi impresionoi gjatë përiudhës së provës firmosi në muajin shkurt
të 2015-ës. Viteshe tani po dëfren me
një lojtar krahu që është më i shpejtë se drita. Ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë
një asist gjatë këtij sezoni. Bashkë me Solanken konsiderhen zbulimet e
Viteshes”
Rashica renditet
përkrah Christian Santos të NEC Nijmegen, Timo Letschert dhe Bart Ramselaar të
Utrechtit dhe Kenny Tete të Ajaxit. Ai konsiderohet një thesar i cmuar për
Viteshen, që me shitjen e kartonit të tij mund të arkëtojë shuma të mëdha në të
ardhmen.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!