Çfarë
është Skizofrenia?
Skizofrenia është një
formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet
asaj që shumë prej nesh e quajmë "çmenduri".
Psikiatri zviceran,
Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur për herë të parë nocionin
“skizofreni”, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i
ndarë”.
Skizofrenia është një
sëmundje e rëndë mendore që prek rreth 1% të popullsisë së botës. Mendohet që
simptomat janë pasojë e një disbalance biokimike në tru. Kërkimet e fundit
tregojnë që skizofrenia rezulton nga një defekt i zhvillimit fetal të trurit,
pasojat e të cilit shpërthejnë në formën e sëmundjes në adoleshencën e vonë.
Çrregullimi karakterizohet nga deluzione, haluçinacione, çrregullime të të menduarit
dhe komunikimit. Skizofrenia përbën një patologji të trurit e cila ndikon në
aftësinë e individit për të dalluar atë çka është reale dhe atë çka jo.
Psikiatrit e
klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili
nuk mund t'i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre
intensive nga realiteti, (perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e
tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta).
Simptomat
karakteristike
Dy (ose më tepër) nga
simptomat e mëposhtme, prezente në një pjesë kohe rreth njëmujore (ose edhe me
pak) janë të mjaftueshme për të përcaktuar pacientin si skizofren:
Simptomat pozitive
përfshijnë:
1 - Mendime dhe fjalime të çrregulluara (si mendimet dhe fjalimet pa lidhje të Salës)
2 - Halucinacione, si
dëgjime të zërave apo tingujve (si
vegimet, letrat në vrimat e shkëmbinjve në Malin e Dajtit, Bekimi Hyjnor i Salës ... ).
3 – Deluzionet (deluzionet nga shokët e idealeve; Hajdari,
Fevziu, Zhulali ...)
4 - Iluzionet (autostrada Tiranë-Pekin, rekordet tij të
notit, Shqipëria e Dyta pas Gjermanisë, shqiptarët janë norvegjezët e
Ballkanit, dy gjysmat e tjera të jetës së tij...)
Simptomat negative
përfshijnë:
1 - Nevojë për t'u
ndier të mbrojtur (200 badigardët që e
ruajnë, antiplumbi që nuk e ndan asnjë herë
në daljet në publik, zbulimi i shpeshtë i armiqve të vet, ...)
2 - Pamundësi për t'u
përqëndruar (gjestikulacionet dhe mimika
e fytyrës, hidhet degë më degë pa u përqëndruar tek subjekti i fjalimit, ...)
3 - Humbje e
funksioneve normale (...)
Kohëzgjatja
Shenja të vazhdueshme
të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë
6-mujore duhet të përfshijë të paktën një muaj që nga shfaqja e simptomave nga
grupi A (faza aktive e simptomave) dhe mund të përfshijë periudha të
simptomave, si fazën aktive të keqësimit ose fazën e shfaqjes së simptomave
pozitive (d.m.th. përmirësim në funksione të ndryshme).
Këto simptoma mund të
jenë të njëjta me sëmundjet e tjera mentale siç janë çrregullimi bipolar dhe
çrregullimi skizoafektiv apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik.
Psikiatrit dallojnë gjatë diagnozës se skizofrenisë disa prej simptomave
pozitive dhe negative.
Shkaqet
e Skizofrenisë
Shpeshherë simptoma
të ngjashme me skizofreninë ndodhin edhe në patologji të tjera si psh: sëmundja
e Huntigtonit, sëmundja Wilson, në epilepsi, encefalite, meningite, në
Sklerozën Multiple etj. Diagnoza e skizofrenisë së vërtetë vlerësohet atëhere
kur janë përjashtuar këto sëmundje si shkaktare të mundshme të simptomave
psikotike.
Shkaktari i saktë i
skizofrenisë mbetet edhe sot akoma i panjohur. Ndryshimet në funksionet e
trurit si percepsioni, emocioni dhe sjellja indikojnë shumë në zhvillimin e
kësaj sëmundjeje. Truri është vendi biologjik i skizofrenisë. Disa kërkues kanë
dyshimin që në këtë keqfunksionim kanë rol edhe neurotransmetuesit si dopamina
dhe serotonina. Sistemi limbik (strukturë anatomike e përfshirë në përpunimin e
emocioneve), talamusi (strukturë anatomike e trurit që merret me koordinimin e
mesazheve neuronale) dhe disa rregjione të tjera të trurit duket se janë të
përfshira në sëmundjen e skizofrenisë.
Gjenet
dhe Trashëgimia
Aktiviteti i
neurotransmetuesve është i kontrolluar nga gjenet në një shkallë të gjerë. Ka
evidenca mjaft të qarta që tregojnë se janë pikërisht këto të fundit të
përfshira në patogjenezën e skizofrenisë. Studimet tregojnë që ka rreth 10-15%
mundësi që të zhvillohet sëmundja nëse një nga prindërit ose vëllezërit /motrat
është diagnostikuar me skizofreni. Nëse të dy prindërit janë skizofrenë,
atëhere risku rritet në 40-50%. Për nipërit dhe mbesat e një pacienti me
skizofreni risku për të zhvilluar sëmundjen shkon rreth 3 %.
Këshillimi
gjenetik ndihmon në llogaritjet e riskut për të afërmit e pacientëve
skizofrenë.
* * *
P.S. Materiali i mësipërm
është mbledhur dhe redaktuar nga mjeku neuro-psikiatër Dr. R.C. në NYC, dhe përkthyer
në shqip nga I.Sh.
Me
shkronja korsive janë shënimet tona ballafaquese.
Burime:
Faqja Zyrtare e Instituti
Amerikan i Shëndetit Mendor (National
Institute of Menthal Health)
Wikipedia














