February 27, 2015

Sharbat Gula 30 vjet më vonë, ja si duket vajza me sy jeshilë e “National Geographic”


Ajo ishte vajza afgane me sy jeshilë që u ndërkombëtarisht e njohur kur fytyra e saj mbresëlënëse u shfaq në kopertinën e revistës ‘National Geographic’, në vitin 1985. Tashmë fytyra e Sharbat Gula është publikuar sërish, me një imazh tërësisht të ndryshëm nga 30 vjet më parë dhe për një qëllim krejt tjetër; e përfshirë në një skandal korrupsioni në Pakistan.


Imazhi i 12-vjeçares Gula, i marrë nga një kamp refugjatësh nga fotografi Steve McCurry, u bë kopertina më e famshme në historinë e N’ational Geographic’. Pas 17 vjet kërkimesh, McCurry ra në gjurmët e Gula në vitin 2002, në një fshat afgan ku ajo jetonte së bashku me bashkëshortin bukëpjekës dhe kishte tre fëmijë.

Tashmë Gula është nën hetim nga autoritetet pakistaneze, pasi është zbuluar se jetonte nën identitet të rremë.




*   *   *







FOTO LAJM dhe nje koment ne vargje/Kush imiton njëri- tjetrin




Fotot e sotme janë marrë nga konferenca për shtyp e deputetit Koco Kokëdhima në përgjigje të akuzave të Berishës për çështjen e Abissnet, si dhe liberalizimin e hashashit.

Pozat e tij para medias duket se janë ndikuar ndjeshëm nga tiket nervore të Berishës dhe i ka imituar ato.

Ndoshta për t’iu përgjigjur me të njëjtën monedhë.






Gopisti i NSHRAK-ut  -- Tema 27 Shkurt, 2015 në 9:31 pm



Ç’bëri Koqo e ç’bëri Koqe ?!

S’ka asgjë për tu çuditur
Dhe më parë e kemi ditur
Shqipëria ku ka mb’rritur
“Bijtë” e saj e kanë shitur.

Shqipëri dorë nuk hoqe
Nga komunistët u dogje
Njeri Koqo, tjetri Koqe
Ç’bëri tope e ç’bëri loqe.

Sekretari i Rinisë
Sekretari i Partisë
Në një buçe kan pir sisë
Çibanët e Shqipërisë.

Të dy koka të mëdha
Bashkë me Tomën që i nda
Mjerë kjo Tokë që i mba
E s’i tredh ti bëj parça.

Ne nga Koqo kem’ mësuar
Si të jemi të duruar
Si të bëhemi milionerë
Duke vjedhur derë më derë.

Ne nga Koqja kem’ mësuar
Si të jemi të punësuar
Si të bëhemi kriminelë
Tuj ju bo Salës bedelë.

Shqipëtar dorë nuk hoqe
Nuk u poqe që s’u poqe
Njeri Koqo, tjetri Koqe
Ç’bëri tope e ç’bëri loqe.

Deri kur të sosë durimi
Në mes shalëve do i kemi
Bashkë me doçin e harbuar
Që nuk rri pa u masturbuar.


http://www.gazetatema.net/web/2015/02/27/footlajmkush-imiton-njeri-tjeterin/


*    *    *





February 26, 2015

Leo Mesi shpallet “Mis Penalltia” nga tifozët e Realit (Foto)


Lionel Messi është pa asnjë dyshim një ndër futbollistët më të mirë të historisë së futbollit, por ylli argjentinas edhe gabon dhe të tilla raste i presin kundërshtarët e tij, për ta kritikuar apo për t’u tallur me të. 

Në minutën e fundit shtesë të sfidës mes së Champions, mes Manchester City e Barcelonës, 1-2, katër herë fituesi i “Topit të Artë” humbi një penallti që mund të kishte mbyllur përfundimisht kualifikimin në favor të Barcelonës.

Ishte Luis Suarez ai që shënoi dy golat e fitores dhe gjunjëzoi Manchester City, në ndeshjen e parë.

Në fund, kur mund të ishte mbyllur gjithçka nga Messi, Portieri Joe Hart neutralizoi goditjen e tij dhe kaq u ka mjaftuar tifozëve të Real Madrid, që të ironizojnë me yllin e skuadrës së tyre rivale, duke i bërë fotomontazh interesant, që ka krijuar humor të madh në rrjetet sociale.


*    *    *

Oskars 2015, zhduket fustani me perla i Lupita Nyong’o nga Calvin Klein. Kushtonte 150 mijë $


Në ndarjen e çmimeve Oskar është vjedhur një fustan me perla, i cili kushtonte rreth 150 mijë dollarë. Atë natë ai mbahej veshur nga aktorja e famshme Lupita Nyong’o.


Lajmi është zbuluar nga sajti Tmz. Fustani firmato i Calvin Klein, është realizuar me 6000 perla dhe ka një vlerë prej 150 mijë dollarë.


Ai u vodh nga dhoma e hotelit të aktores Nyong’o, gjatë kohës që ajo nuk ndodhej aty.

Artistja e kishte veshur fustanin mbrëmjen e së dielës, ku habiti të gjithë të pranishmit. Atë natë ajo, u kurorëzua si mbretëresha e re e elegancës në Hollivud.



*    *    *


February 24, 2015

Manuel Neuer, 30 kuriozitete për Portierin më të mirë në Botë




Është portieri më i mirë në botë. Të gjithë e adhurojnë dhe sidomos prej aftësive specifike që ka me topin. Manuel Neuer, gjigandi gjerman tashmë kampion bote, gëzon simpatinë e të gjithëve, por ka plot “të fshehta” ose thjesht kuriozitete. Duke filluar nga polica e sigurimit për duart apo për puthjen e parë, gjithçka mund ta zbuloni në 30 kuriozitete të përgatitura për portierin e Bayernit.


1- Që kur ishte 2 vjeç, ka luajtur futboll për orë të tëra në rrugët e qytetit, bashkë me vëllain e tij Marcel.

2- Që 4 vjeç e 341 ditë luajti ndeshjen e parë zyrtare me moshat.

3- Kathrin Gilch ishte partnerja e tij e fundit, para se të ndahej. Ajo është shumë e njohur në Gjermani, pasi është modele. Tani Neuer është lidhur me një vajzë tjetër.

4- Evander Luther ka shkruar një libër me biografinë e Neuerit. Aty mund të gjeni çdo detaj për jetën e tij.

5- Neuer është i çmendur pas makinave. Marka e tij e preferuar është Volkswagen GTI dhe “Adidas” është firma e tij e preferuar.

6- Nga të gjithë shokët e tij, Neuer njihet si një “ngrënës i madh”. Ai ha gjithçka, por kryesisht makarona dhe pica. E pëlqen shumë kuzhinën italiane.

7- Neuer pëlqen shumë të udhëtojë dhe të bëjë ski. Në këtë sport është fantastik, por nuk dihet a ia kalon Schweinsteigerit.

8- Fanatik i muzikës së vërtetë! Neuer çdo këngë të mirë dhe të fundit që del, e gjen menjëherë. Kënga e tij e preferuar është “No Games” nga Serani dhe është fans i “U2″-së.

9- Një gjeni i vërtetë! Neuer fitoi 500 mijë euro në emisionin “Kush do të bëhet milioner-” dhe të gjitha i dhuroi për bamirësi. Kjo ndodhi në nëntor të vitit 2011.

10- Edhe pse e krahasojnë me Van der Saarin apo me Oliver Kahnin, Neuer ka lindur aty ku ka lindur edhe Jens Lehmann dhe thotë se “Lehman është portieri më i mirë që kam parë ndonjëherë”.



11- Kur Kevin Trapp u dëmtua papritmas gjatë një spoti publicitar, Neuer, edhe pse e ka kundërshtar në kampionat, e ka uruar për një shërim të shpejtë kolegun. “U shtanga! U emocionova shumë nga Manueli! Ai është një portier i madh dhe një njeri i madh!” – u shpreh Trapp.

12- Neuer ka siguruar të dyja duart e tij në një policë sigurimi me 3 mln euro.

13- Neuer ka luajtur handboll kur ishte i ri dhe ai shpjegon diçka interesante lidhur me këtë. “Fakti që unë jam shumë efikas kur pres topat në daljet tek për tek me kundërshtarin, lidhet shumë me të kaluarën time. Unë e zë portën sa më shumë, siç bëja dikur kur luaja handboll.”

14- Puthjen e parë e ka dhënë kur ishte 12 vjeç, në një kamp organizuar nga kisha.

15- Topin e parë ia kanë blerë prindërit dhe ai që i vogël i pinte birrën të atit nga gota e tij.

16- Ka luajtur tenis me një klub deri kur ishte 14 vjeç.

17- Neuer mendon se futbolli është gjëja e radhës më e madhe që ka njerëzimi sot.

18- Vëllai i tij Marcel është arbitër.

19- “Wuppi” quhet shoku i tij më i ngushtë. Janë njohur bashkë që kur ishin 3 vjeç.

20- Në vitin 2008 u nominua në listën e lojtarëve më të mirë të botës.

21- Neuer njihet si një qejfli i madh. Ai di se si të festojë bukur.

22- Është shumë i kujdesshëm për flokët e tij. Ai qethet një herë në muaj rregullisht.

23- Neuer nuk është pijanec, por është parë duke u betuar shpesh duke vënë dorën mbi një shishe birre.

24- Në vitet 2006, 2008 dhe 2009 është shpallur “Sportisti i Vitit” në Gelsenkirchen.

25- Më 19 gusht 2006 Neuer debutoi me Schalke 04, ku fitoi 1-0 kundër Alemannia Aachenit.

26- Ferguson ka thënë për të: “Neuer është portieri më i mirë me të cilin jam përballur ndonjëherë.”

27- Neuer u ka thënë drejtuesve të Schalkes të refuzojnë ofertën prej 30 milionë eurosh nga Manchester United, vetëm për Bayernin.

28- Neuer është kollovar. Ai jeton në shtëpinë e të dashurës së tij.

29- Ka një gjë shumë unike. Kur trajnerët i thonë “Sot nuk do të luash”, ai nuk nxjerr as edhe një fjalë të vetme nga goja.

30- Neuer gjatë Botërorit 2014 ka bërë më shumë pasime se Lionel Messi.





*    *    *
















Enca Kërthiza:



“zvogëlon” barkun me … 

fotoshop, por gabimisht zhduk

 kërthizën:


Gabimet fatale me fotoshop­in ndodhin gjithmonë kur ti vendos të bësh ndërhyrje nga telefoni apo programe të gatshme.
Këmbë të holla, bel të shtrembër, deformim i objekteve rreth e rrotull fotos. Këto janë disa nga gafat që bëjnë vipet kur “rregullojnë” fotot e tyre. Njëra ndër to ka qënë edhe Enca.



Këngëtarja simpatike, e cilësuar më një fizik si “tepër të mbushur”, ka treguar për fansat e saj një foto ku duket barku me disa buzë të kuqe.
“Awwwawwawwww …waking up to Mommy’s kisses on my stomach", ka shkruar ajo në foto.


Por ajo që i ka bërë çudi të gjithëve është se Enca nuk ka kërthizë.
Dhe fansat të habitur kanë pyetur se ku është kërthiza e saj. Për shkak të editimit të fotos së saj Enca “gabimisht” ka hequr edhe kërthizën, në vend të “shtresës” së tepërt.


*   *   *


Rita Ora Grateful në natën e Oscar-ve (foto/video)



Rita Ora
Grateful - Oscars 2015





*    *    *










Programi që ndryshon imazhin e botës, Photoshop 25 vjeç, /FOTO



Obamat, Shtrëngim duarsh 


Prej 25 vitesh programi i photoshopit është kthyer në një nga më të rëndësishmit sa i përket rregullit të fotove.

Nëpërmjet këtij programi tashmë fotot mund të përpunohen duke iu shtuar apo hequr elementë.


Ja disa nga fotot që ndoshta nuk e keni menduar që mund të ishin të photoshopuara.


Presidenti George Bush lexon 
së prapthi



 Anije luftarake që "lundrojnë" në cektinë



Plazh


*    *    *





February 15, 2015

Koha e investigimit të Berishës shkoi. Tani, është koha e ndëshkimit


Le të bëjmë që në fillim një marrëveshje: me emërtimin Berishë le të kuptojmë jo vetëm njeriun që mban emrin Sali Berisha, por gjithë atë që fshihet e struket pas tij; klanin e familjes; ish-nomenklaturën e lartë të pushtetit, pra, të gjithë ata që, duke qenë në pushtet e duke ikur nga pushteti, bënë një batërdi të vërtetë mbi Shqipërinë, e çorën atë deri në palcë, e rropën deri në deje dhe, më në fund, si për të dashur të vënë kujën e ngadhënjimit, thanë buzagaz: “Këtu jemi, ejani e na kapni”.

Dy rrugë ka: Ose këto njerëz duhet të gjykohen, ose pushteti i tanishëm duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për të gjitha akuzat që ka bërë në tetë vite pushtetit që iku. Rrugë të mesme nuk ka e nuk mund të ketë; ose do të jetë njëra, ose do të jetë tjetra.

Dilemës nëse duhet të gjykohet e të dënohet Berisha nuk i shpëton askush. Edhe ata që votuan kundër tij, edhe njerëzit pranë tij, nuk i shpëtojnë kësaj dileme, brenda së cilës jeton edhe vetë familja e tij. Ajo është tashmë, si mund të cilësohet, një çështje e shtruar për zgjidhje.

Ka dhjetëra arsye përse ai duhet të shkojë para gjyqit: vrasjet, mashtrimet, vjedhjet e jashtëzakonshme, hedhja e Shqipërisë në greminë njerëzore, ekonomike e politike… Si thoshte me të drejtë një analist i njohur, do të duheshin disa jetë që ai t’u përgjigjej akuzave të ngritura për të, ose fakteve që i rëndojnë këto akuza.

Por në historinë e re të berishizmit në Shqipëri, çka e bën të domosdoshëm gjykimin e tij, janë vrasjet. Vrasjen e 26 vetëve në Gërdec dhe të 4 vetëve në Tiranë, mund ta mbajnë vetëm supet e tij. Vetëm se në rastin e parë bashkë me djalin e tij biologjik, dhe në rastin e dytë, bashkë me djalin e tij politik.

Gërdeci është “Made in Berisha“. Të tjerët janë vetëm garnitura rreth saj. Të cilët heshtën, dhe për këtë heshtje u shpërblyen, së bashku me faktin se kishin qenë pjesë ndihmëse e saj. Gërdeci është momenti kur “gjaku nuk lahet nga duart e tij” si tek Ledi Makbeth. Gërdeci është çasti i shndërrimit të tij nga gjysmë mizor në një mizori të plotë, njerëzore e politike, kur loja bëhet makabër, kur ndjenjat e njerëzve blihen me thasë mielli, kur vuajtja shfrytëzohet si në lashtësi, dhe, kur më pas, çnjerëzisht mburresh si i ke vrarë, i ke ushqyer e përsëri të kanë votuar. Asnjëherë egërsia politike e ligësia njerëzore nuk kanë pasur një marramendje të tillë sa në Gërdec, para shpërthimit e sidomos pas tij. Dokumentet, që u bënë të njohura më pas në një emision TV, dëshmuan se Berisha dinte gjithçka. E vetmja gjë që “nuk dinte“ kishte qenë baxhanaku i tij i ndjerë, i dërguar nga padroni, si dërgoheshin dikur ruajtësit e skllevërve. Sepse Berishët e shndërruan Gërdecin në geto skllevërish, ku punonin edhe fëmijët nën kërcënimin e barutit, ku eksperimentohej me jetën e njerëzve. Gërdeci është turpi më i madh i një qeverie, dhe njëkohësisht është krimi pa ndëshkim. Ata që u dënuan përkohësisht janë peshqit që lëviznin nëpër rrjetën e skllavërisë, skllavopronarët mbetën të lirë…. Qoftë edhe për rivendosjen e skllavopronarisë, Berisha duhet gjykuar, e për më tepër kjo ishte vendosur nga njerëzit e tij dhe nën bekimin e Familjes.

Por nëse Gërdecin Berisha e ndan me pjesët e tjera të Familjes, 21 janarin e ka të gjithin për vete, duke i lënë pjesën që i takon birit të tij ideologjik, hijes dhe turpit të nesërm të tij, Bashës. Në ngjarjet e 21-22-23-24 janarit Berisha duhet gjykuar për organizimin dhe urdhërimin e vrasjeve, për dhunën ndaj protestuesve dhe arrestimet e paligjshme; për fshehjen e provave nga serveri i Kryeministrisë që u fshinë që asaj nate me urdhrin e tij; për përgatitjen dhe vënien në zbatim të një skenari mashtrimi për rrjedhën e ngjarjeve; për akuzën false të grushtit të shtetit, për sulmet ndaj Presidentit të Republikës dhe të tjerëve; për marrjen në mbrojtje të ushtarakëve që bënë krimin; për pengimin e urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm në ndalimin e disa drejtuesve të Gardës, për fshehjen e provave të nesërmen e krimit, për të dhëna të rreme për makina me armë që prisnin tek një rrugë e Tiranës, çadra pistoletë, etj, duke përgatitur edhe dëshmitarë të rremë, siç ishte një mjek i spitalit ushtarak.

Berisha vrau jo sepse kishte frikë, sepse e dinte se masa e njerëzve që po vinte ndaj tij nuk ishte si turmat e shtatorit 1998; ai vrau për të vendosur frikën, jo vetëm asaj dite, por edhe më pas. Ai, duke vrarë 4 vetë, kur gjithçka ishte në përfundim, jashtë çdo ligji e rregulli, vrau aktin e lirisë së njerëzve për të protestuar, shpresën e tyre se mund të jesh i lirë të dalësh në rrugë, ashtu si kishte qenë rruga gjithnjë arma e Berishës. Askush nuk e kishte vrarë atë e njerëzit e tij gjatë protestave (të mos i futemi 2 prillit në Shkodër, se nuk i del mirë).

Fshehja e provave është akti i pranimit të fajësisë nga Berisha dhe të vetët.. ndaj duhet gjykuar.

Dosja e rëndë e korrupsionit

Aktet korruptive të qeverisë së Berishës, përmes klanit familjar, janë aq të shumta saqë është e qartë se ai duhet gjykuar. Një rendje nëpër vitet e qeverisjes së tij merr me vete aq shume raste të korruptimit, skandaleve financiare, përfitimeve, mashtrimeve e vjedhjeve, saqë do të jetë tepër e vështirë për të shkuar deri në fund kësaj zallamahie që ka ndodhur me Shqipërinë. Askush tjetër , asnjë vend,nuk është grabitur kaq mizorisht, nuk është plaçkitur kaq barbarisht nga një klasë politike e sejmenët e saj, të cilët kishin ardhur në politikë si njerëzit e shpresës. Edhe më parë, por në 8 vitet e fundit korrupsioni u ngrit në sistem, vjedhja u bë mënyrë jetese, mafia u sundua nga politika dhe veshi uniformën e shtetit; asnjëherë më parë një vend i vogël, nuk ka parë kaq shumë pronarë mbi kokën e tij, të paskrupullt, mizorë dhe zhvatës deri në imtësi.

Secili nga ministrat e kësaj qeveria dhe deri tek “zonja“ e Kuvendit, nëse për pak kohë do të jetonin në një vend perëndimor, tani do të ishin para gjyqit. Sepse , jo vetëm që vodhën e mashtruan, por ishin edhe aq të paskrupullt, sa e dëshmuan me paturpësi vjedhjen e tyre. Vilat e jashtëzakonshme, në qytezat e vilave, pronat, udhëtimet, makinat super të shtrenjta, fëmijët e tyre, pronat në bregdet dhe male, pallatet buzë detit…etj etj… kur rroga e tyre nuk lejonte as një të mijtën e tyre, do të ishin dëshmi për çdo zyrë finance në Perëndim.

Berisha duhet gjykuar sepse përmes këtij akti mund të bëhet katarsisi i shtetit dhe i shtetarëve. Do të marrë fund akti i pandëshkueshmërisë. U pat menduar se pas vitit 2005, krejt qeverisja socialiste do të ndodhej pas hekurave të burgut… këtë kishte premtuar vetë Berisha, por ai nuk e bëri, sepse kishte idenë e vazhdimësisë së kësaj tradite. Kjo duhet të marrë fund!

Nëse nuk gjykohet Berisha dhe të tijtë, kushdo ka të drejtën e licencës për të vjedhur. Bile ato mund të shiten në çdo zyrë, përmes lajmërimeve publike.

Së fundi akti i gjykimit është edhe akti i vazhdimësisë së qeverisë së tashme. Nëse ajo nuk e bën këtë, atëherë duhet të shkojë. Kjo do të thotë se këtij vendi i duhet një forcë e re politike, e cila, nuk ka hyrë në lojë as me një të kaluar të trishtuar e as me një të kaluarën të dyshimtë. Partia Socialiste ka pasur mjaft kohë për të bërë investigimin e saj dhe për të dëshmuar mjerimin. Njerëzit e kanë ditur këtë edhe përpara se të vinte 23 qershori, ndaj edhe votuan ashtu. Tani ata presin.. presin, presin.. Koha e investigimit shkoi. Tani, është koha e ndëshkimit. Nëse jo, vendi rifutet në krizën e humbjes së identitetit dhe të bjerrjes së vetëdijes së tij.

Ky do të jetë një tjetër shans i humbur për Shqipërinë për të gjetur, më në fund, një rrugë të drejtë, njëkohësisht të vetme / DITA




*    *    *








February 14, 2015

Bashkimi me Ilir Metën, që na la edhe dy vite të tjera me Sali Diarrenë!


Mirë që me Shijen e Mjaltit,

Nuk u mësuam, që nuk u mësuam.

Mirë që për shkak të së Majtës së Bashkuar

Me Shijen e Baltës, E Zëvendësuam!

Po k’të Shijen Dhjerë të Diarresë

Sa shumë që ta Duruam!



*   *   *



Si gjithnjë i juaji, Edi Rama – 3 Prill, 2013

Nga Edi Rama


Të dashur miq,

I mirëkuptoj të gjithë ata që ndjejnë një shije balte në gojë teksa mesa duket, po mësoheshin me shijen e mjaltit të Rilindjes. Reagimet frenetike mbas shfaqjes së mundësisë së afrimit me LSI-në, të sharat e qesënditë e pafundme, nuk më erdhën të papritura. Mu sikur hovën të tërë në një zhgjëndërr të zhurmshme pas një ëndërrimi që për shumëkënd kishte filluar të njehsohej me realitetin. A thua se gjithë këto kohë s’ishim më në një luftë të mundimshme me të Keqen e Njohur, po në një film romantik ku papritur ikën dritat duke ngjallur revoltën e tërë spektatorëve për filmin e këputur në mes.

Kur shoh tërë ç’vlon në rrjetet sociale sikur unë, zëdhënësi i përditshëm i ëndrrës së Rilindjes, u ktheva befas në vrasësin e pamëshirshëm të saj, dy gjëra më rrotullohen nëpër mend.

E para, që ëndrra e Rilindjes funksionon. Sepse nevoja për të marrë frymë lirisht në këtë vend që po mbytet në llumokracinë e Saliut, është bërë jetike.

Dhe e dyta, që për shkak se ëndrra e Rilindjes funksionon pozitivisht në imagjinatën e shumëkujt, duket sikur plot njerëz e kanë harruar që Rilindjen reale, atë të prekshmen përmes zbatimit të programit, PS mund ta bëjë realitet vetëm përmes pushtetit jo përmes prezantimeve të fushatës.

Jam i bindur se askush, asnjë njeri normal që do ndryshimin në 23 qershor, nuk do ta ndërronte ikjen e Saliut me një ëndërr ende të parealizuar si kjo. E cila rrezikohet seriozisht të avullojë nëse zgjedhjet grabiten përsëri dhe të lerë pas, tek të gjithë pa përjashtim, një zhgënjim shumë më të hidhur sesa qershori 2009 apo 8 maji 2011 në Tiranë.

Por shumëkush duket sikur nuk do fare ta mendojë këtë. Shumëkujt i duket gabimisht se Saliu është i ikur dhe 23 qershori është vetëm një formalitet. E prandaj edhe u duket krejt gabimisht se ftesa e PS për LSI, është baltë e hedhur në panoramën e shndritshme të ëndrrës.
E përsëris që i mirëkuptoj. Por u them këtu, jo moralistëve bajatë, po të gjithë mbështetësve të sinqertë e të emocionuar negativisht nga ftesa për LSI, se unë e kam për detyrë ndaj tyre, ndaj Partisë Socialiste dhe këtij vendi. të cilit i shërbej me pasion, që ta shoh ndryshe 23 qershorin.

Dhe dua ta dini sa më qartë se si e shoh. Unë 23 qershorin e shoh si ditën kur Saliu do të tentojë në gjithë Shqipërinë 8 majin e Tiranës 2011. S’ka qenë shumicë asnjëherë qysh pas vitit 1992. Është vjedhës zgjedhjesh me damkë ndërkombëtare. Ka përgatitur planin që të vjedhë përsëri. Ka shtetin më të politizuar të kontinentit. Paranë e pistë për korrupsion masiv zgjedhor. Policinë më krahinariste që mund të imagjinohet. Shërbimin sekret të kthyer rishtas në polici politike. Ka repartet e manipulatorëve të importuar që lëvizin qendër më qendër me karta identiteti fallco. Ka të gjitha vrimat e botës së errët të krimit, prej ku dalin urithët elektoralë që trembin njerëz. Ka për më tepër edhe fukarallëkun e periferive e të fshatit në favor. Po po, fukarallëkun (!) – aty ku komisioneri dorëzohet përpara parash që s’i ka parë kurrë. Aty ku familja e varfër dorëzohet përballë shantazhit të heqjes së ndihmës ekonomike. Aty ku fukarai i pashpresë dorëzohet përpara thesit me miell a një kartëmonedhe se nuk beson më dot në asgjë.

Një plan i tërë për ta përmbysur si kala rëre me vota të vjedhura frymën, moralin, rilindjen që sot po përdoren si fjalë të tradhtuara prej meje, sepse Shqipëria reale e zgjedhjeve nuk ngjan kurrkund me atë që merret me mend edhe prej komentatorëve më të përfshirë në këtë historinë dramatike të zgjedhjeve shqiptare.

Doni më për të kuptuar se pse ky kryeministër në ikje duhet rrethuar politikisht nga një koalicion ku çdokush sot në politikë përveç atij vetë ka jo vetëm të drejtën, po edhe detyrën patriotike të jetë pjesë? Sepse vetëm duke e lënë pa krahë politikë dhe duke e zhveshur nga çdo lëkurë tjetër përveç asaj të PD, fuqia manipuluese e tij bëhet e pamjaftueshme për ta mbytur opozitën me aritmetikën brutale të votave të vjedhura. E kështu edhe ikja e tij bëhet fakt. Përndryshe në 24 qershor programi i Rilindjes kthehet nga instrument politik ndryshimi, në letër që s’ka asnjë vlerë. Ndërsa karta “morale” digjet si zakonisht nga zjarri i fitores së vjedhur të radhës, duke nxjerrë një tym të zi pakënaqësie dhe dëshpërimi me opozitën e humbur nën gërmadhat e zhgënjimit popullor.

Ja pse unë besoj me gjithë zemër se ardhja sot e LSI-së në koalicion nuk është fundi, po vazhdimi i natyrshëm i një historie të re që ka nisur me projektin e një Rilindjeje Shqiptare. I një historie që kalon nga FITORJA dhe VETEM FITORJA e 23 qershorit si parakusht për të shkuar më tutje me Rilindjen. Unë vetë besoj po ashtu që LSI nuk do ta pengojë këtë projekt, ashtu siç besoj se nga ky bashkim nuk do të lindë një pjellë e re e të shkuarës, po një qeverisje e mirë për të ardhmen. Por sidoqoftë këtë do ta tregojë koha dhe për këtë çdo dyshim i sotëm është i shëndetshëm e mbajeni në xhep.

Por ju lutem mos harroni se duhet të mundim Saliun dhe ky sot, bashkimi me LSI, është për ne vetëm fillimi i duhur jo fundi i një beteje finale që do të luhet për çdo votë, deri në dekikën e fundit të procesit elektoral. Për të tjerat lidhur me këtë do të kemi kohë të flasim, po edhe të shohim gjithë këto ditë teksa do të rreshtohen forcat.

Lejomëni ta mbyll me një pyetje që për mua është retorike, por për secilin që ende ndjen shijen e baltës në gojë mund të vlejë që të kuptojë psenë e madhe të ftesës sime për LSI-në. Është pyetja që i kam bërë vetes kohë më parë dhe që më shtyu vendosmërisht drejt këtij bashkimi:E çfarë do të thoshte pastaj cilido që sot çfarë nuk thotë për këtë “tradhti” timen, nëse në 24 qershor do të gdhihej me të Keqen e Njohur mbi kokë edhe për katër vjet të tjera? 

Ah, se harrova, analistët A, B, C, që nuk lanë gjë pa thënë në emër të moralit nëpër banaqe e uebfaqe më kanë thënë plot gjëra interesante që në TV nuk i thonë, por po ju them vetëm njërën: “Po nuk u bashkove me Ilir Metën, ky vend mori fund, sepse do na lini me Saliun edhe katër vjet!”.



*    *    *