September 15, 2012

Bond, James Bond ...




Muli 007 sekuestron

armët e krimit që do të përdoreshin kundër qeveritarëve!


Plani dhe armët e krimit:


Sali Berisha: Me miell të bardhë

Edmond Panariti: Me kos të prishur

Ridvan Bode: Me 1 qese gjizë

Sokol Olldashi: Me copë sere

Eduard Halimi: Me supë kineze të skaduar

Genc Ruli: Me kastravecë të gjatë

Genc Pollo: Me shalë biçiklete

Spiro Ksera: Me bukë thatë

Arben Imami: Me barut fisheku

Flamur Noka: Nuk do qëllohet se është idiot dhe nuk kupton!

Plani i sulmit i detajuar lexo:

http://www.gazetatema.net/web/2012/09/15/flamuri-thellon-hetimet-per-atentatet-e-mundshme-ndaj-qeverise/




September 12, 2012

THE DICTATOR and ...


Diktatori dhe 

media, gazetarë, e bashkëpunëtorë të tij, 

“të pavarur”:


Klan
ABCnews(fake)
TVSH
AS
News24
Gazeta & Shtëpia Botuese 55
RD
...

Aleksandër Frangaj
Blendi Fevziu
Sonila Meço
...

Erla Mëhilli
Silvi Bardhi
...

(Të gjithë këta janë në foto)
Lista është shumë e gjatë, por ne morëm disa mostra (jo mostra) të tyre!

September 9, 2012

Benvenuti a Venezia



Shqipëria po ndryshon
Është një rrug’ që na bashkon
Drejt të ardhmes po na çon
Hëna Blu, që na ndriçon!

Shqipëria po ndryshon
100 vjetshi po afron,
Na përmyt e na lulzon 
Si Venecia, Shkodra jon!

September 6, 2012

Gamor ti, gamor kush t'vuni


Muli dhe sekretarja e tij personale studjojnë në shtypin partiak metodat se si të trajtojnë opozitën parlamentare shqiptare. 

Dy bejtexhinj të revoltuar i këndojnë:

O Flamur more Flamur
Vare veten me ushkur!
Gamor ti, Gamor kush t’vuni
Sot a nesër, valo druni!




September 5, 2012

Karnavalet e Shqiperise 6


Karnavalet e Shqipërisë Nr.
6 :
Fatmir Mediu, Sokol Olldashi, Genc Pollo,
Dashnor Sula, Mark Marku, Tritan Shehu

Dhi e zgjebosur dhe ...


Kryeministri Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në konferencën e BLED-it në Slloveni, ka mbajtur një fjalë të gjatë, ku është përqendruar në shumë pika të ndryshme, duke filluar nga zhvillimet ekonomike në vend.
Ai ka deklaruar se një shqiptar sot merr 9 mijë dollarë për frymë në vit ...

Lexo më shumë:

August 31, 2012

Hajgare me Nishanin




Napoloni dhe Nishoni kur ka ken student në

 “Shkollën e Bashkueme t’Oficerave Enver Hoxha”


Nishoni  hin en provim edhe e vet profesori: 

Qysh e ka pas emnin mreti ma i suksesshëm francez?

Nuk e di! - I përgjigjet studenti Nishoni.

Napolon Bonaparti!, - Thot profesori.

Nishoni niset me dal jasht.

Kah ja ki msy?, - E vet profesori.

M’fal se menova qe pi thirr kandidatin qeter.


* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *





Ora e vjedhjes...


Shkon Nishoni n’stacion t’policis edhe deklaron:

Ma kan vjedh kuleten...

E kur ta kan vjedh?

Nuk e di se ma vjedhen edhe sahatin.


* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *





Vorrimi


U dek Sali Berisha. 

A pe vjen n’vorrim? – pi vet Jozefina Nishonin.

Valla duhet me shku se mes mi shku nuk em vjen as ai mu.


* * * 
* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * 
* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *  



August 29, 2012

Fshati digjet ...


Edhe një kovë ujë se u fik!

As helikopteri turk i ardhur për ndihmë nuk ka karburant!
Pas 40 vatrave të zjarrit në mbarë Shqipërinë, lajmi i fundit është se 20 shtëpi janë në mes flakëve në Malaj të Mirditës
Qeveria shpenzon qindar miliona euro për helikopterë luksozë qeveritarë!!!

Lexo:

August 28, 2012

I believe I can Fly official poster


Pas rekordeve të pabesueshme të notit, alpinizmit, Doktorit i është mbushur mendja se mund të fluturojë! Stafi i tij i bindur, familjarët, mediat e oborrit, e mbështesin fuqimisht Doktorin dhe kanë shtuar edhe një zë në buxhetin e shtetit ( u hoq fare zëri i emergjencave civile ) për realizimin e këtij projekti. Fluturimi do të bëhet me rastin e 100 vjetorit të PAVARSISË së Atdheut, me datën 28 nëntor 2012, nga Bulevardi “Zogu i Parë”.  

Ç’na kujtohet për bela ajo loja që luanim kur ishim fëmijë:
Fluturon, fluturon, fluturon ... gomariiii!

August 27, 2012

Is he (in) valid


Është përfolur shumë statusi dhe gjendja shëndetsore e presidentit të porsa emëruar Bujar Nishani Mehmeti. Nga operacionet kirurgjikale, deklaratat e tij se do shërohet plotësisht pas një viti e gjysëm, tek akrobacitë e Berishës në vendosjen e tij si president, lindin logjikshëm pyetjet:
A është zoti Bujar Nishani Mehmeti, një president i vlefshëm? 
A është ai valid apo invalid? 
Invalid apo valid? 
I vlefshëm apo i pavlefshëm?

August 23, 2012

Makthet e Saliut



Doktori shikon ëndërr me Gaddafin:


Eja, eja miku im

Eja shpejt, mos u vono
Të kam  patur mik për kokë
Merr dhe Lulen mos harro
Si dy shoqe, si dy shokë.

Shih ç’po bëhet me Asadin
Mos e kruaj me fiq deti.
Meqë e ke qejf kallashin
Rrafshoje mirë te thepi!

Më kujtohet si tani
Në tunel të gjallë më zunë
Pistoletën larë flori
Ohh sa fort, nga pas ma vunë.

Po s’besove çfarë po them,
Meqë ti  përdor IPadin
Më gjej mua në Youtube,
Pyet dhe doktor Tritanin.

Lëre shpejto amanetin,
Lilit, Shkëlzenit e Gitës
Të nisin urgjent kurbetin
Larg, në atdheun e Çitës.

Eja se më ka marr malli
Trim si ti isha dhe unë
Por kur shkava, rashë nga kali
Asnjë çast s’ma ndanë drunë.

Boll ke vrarë, ke shkatërruar
S’mund të rrosh ti sa të duash
Në Xhehnem ke pronotuar
Përjetsisht do ta paguash!

P.S. Makthet e Saliut vazhdojnë




August 21, 2012

Doktor Berisha në hall të madh


Doktori është në hall të madh!

Pas ndryshimit të modelit të flokëve,

Pas gjithë atyre deklaratave mbushur plot me pasion të Selvies,

Nuk po dallon dot më kush është Lili e kush është Selvia L

P.S. Ndihmojeni të gjejë rrugën e zotit!

August 18, 2012

Visho Canadian REBORN


I inspiruar nga Saga heroike dhe e sukseshme  e Johnny English REBORN, kryeministri Sali Berisha hedh ne fushën e betejës:

Visho Canadian, REBORN !!!
Visho Ajazi Lika, RILIND !!!

P.S. Fitorja është e garantuar (si në 97’)

Karnavalet e Shqiperise 2


Karnavalet e Shqipërisë Nr 2
(Vijon)