June 22, 2013

Devil's Advocate




Lul Berisha 
dhe/apo 
Sali Basha


Lulëzim Basha,

një portret i paautorizuar


Nga Mero Baze

Për herë të parë për këtë njeri dëgjova në fund të Dhjetorit 2004. Sali Berisha më pat kërkuar ta takoja dhe të njihesha me të. Më thirri në zyrë dhe po më fliste me entuziazëm për njerëzit që po vinin nga Kosova pranë PD-së. Në krye të listës ishte Lulëzimi. Pastaj mori telefonin dhe foli me dikë. Nga biseda u kuptua se dhe ai ishte dikush që po kthehej nga Kosova. Bile për rastësi simbolike kur foli me Berishën sapo kishte kaluar Morinën. Ky i dyti ishte Florian Mima dhe e njihja para vitit 1997. E lavdëroi pa fund si “arkitekt i buxhetit të Kosovës”, ndërsa për Bashën më tha se ka qenë truri i UNMIK për Ministrinë e Drejtësisë.

Në një diell Dhjetori në një kafe para Piacës në Tiranë, Lulëzim Basha më gjeti së bashku me dy miq të mi nga Kosova. Nuk kishim shumë biseda për të bërë, veç njohjes formale. Ishte paksa i rezervuar në fillim. Pasi shkëmbyem disa biseda boshe, më kujtoi se ai më kish parë dikur mua verën e shkuar, por nuk më kish folur.

-Të pashë në Sarandë me djalin, tha, po nuk të fola. Isha me pushime. A e di pse nuk të fola, vazhdoi vetë. Kisha lexuar një shkrim tëndin që shkruaje për njerëzit që të ndalin rrugës dhe të thonë “të ruajt Zoti” dhe që ti i quaje bezdi këtë hipokrizi qytetare që të uron me zë të ulët dhe nuk ngre zërin vetë. Më çuditi vëmendja për përzgjedhjen që kish bërë nga shkrimet e mia për tu mu prezantuar si “lexues”. Diçka që i përziente të gjitha, pak servilizëm, pak vlerësim, pak vëmendje për sakrificat e medies opozitare. I tejmësuar me “përshtypje” shkrimesh u përpoqa vetëm të kuptoja nëse vërtet më kish parë në Sarandë dhe a kish qenë në verë me djalin aty. Disa ditë më vonë u ritakuam bashkë në zyrë të Sali Berishës. Kishte sjellë një shok të tij me vete t’ia prezantonte Berishës. Berisha kishte një lloj bezdie nga kërkesa e tij dhe për ta konsumuar pritjen pa shumë intimitet e ftoi brenda ndërkohë që unë isha aty. Ishte një djalë me emrin Eris Hoxha. E prezantoi dhe atë si një shok të tij të talentuar që ka mbaruar në Utreht. Berisha bëri një bisedë disa minutëshe dhe u dha dorën. Po grumbulloheshin pak nga pak njerëzit që disa javë më vonë do të quheshin anëtarë të KOP. Të nesërmen e prezantimit të KOP, ai ishte sërish në zyrën time. E lamë të bënim një intervistë prezantuese  tek Tema. Bëra një sërë pyetjesh në kompjuter dhe ja lirova tavolinën të ulej për përgjigjet. Filloi të mendohej gjatë. Shkruante dhe fshinte me makth fjali. U bë gjatë dhe mu desh ta shikoj çfarë kishte shkruar. Thuajse asgjë. I rashë shkurt duke ia plotësuar përgjigjet dhe i thashë të redaktonte ato që nuk donte të dilnin. Kështu mbaruam punë shpejt pasi nuk ndryshoi asgjë. Të nesërmen gazeta Tema botoi foton e tij të madhe të qeshur. I ngjante tmerrësisht Enver Hoxhës kur kish qenë i ri dhe unë me të qeshur i kujtova se ishte në moshën e tij kur themeloi partinë.

Në korridoret e PD ishte ndezur lufta. Jozefina Topalli kishte një mosdurim të pazakontë edhe për të dëgjuar emrat e tyre. Të tjerët më të rezervuar, por të gjithë të çuditur me diferencën mes boshllëkut që rrezatonin njerëzit e rinj dhe kartëvizitës me të cilën prezantoheshin.

Po kush ishte ky njeri që po debutonte në oborrin e opozitës me parashutën e vajzës së Sali Berishës për të shijuar gjithë frytet e betejës tetëvjeçare të njerëzve që kishin mbajtur gjallë opozitën në Tiranë?

Lulëzim Basha është një përjashtim i madh për gjithë ata që mendojnë se në politikë duhet të kesh karrierë, vlera dhe personalitet. Në historinë e politikës janë të rralla rastet kur një njeri për 15 vite ka një jetë të zbrazët dhe ordinere dhe fare papritur katapultohet në krye të shtetit.

Kur ai u shfaq në oborrin e Berishës dhe u bë yll i politikës së tij, ky qytet dinte shumë pak gjëra për të. Shokët e gjimnazit e kujtonin si një djalë që i kishte spiunuar tek drejtoria e shkollës kur ata kishin qëlluar jo aq pa dashje me domate portretin e Enver Hoxhës. Më tej nuk u kujtohej asgjë. Të tjerë mbanin mend një periudhë të shkurtër të punës së tij si kamerier në Aeroportin e Rinasit, një privilegj që u bëhej njerëzve të lidhur me regjimin. Dikush përfoli lidhje të familjarëve të tij me Drejtorinë e Pritjes dhe prej aty lidhjet e tij si shoqërues i një veprimtari të shquar për të drejtat e njeriut, Barend Cohen. Me honorarët e tij ai shfaqej në mitingjet politike të viteve  1991 deri në zgjedhjet e vitit 1992. Edhe pse vetëm një shoqërues që fliste anglisht dhe i tregonte veprimtarit të të drejtave të njeriut rrugët e qytetit, ai nuk ngurroi që 20 vjet më vonë këtë ta quante në këtë fushatë elektorale si status vëzhguesi në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Më tej akoma ai guxoi të quajë shoqërimin e këtij veprimtari në takimet me Komitetin e Helsinkit Shqiptar, si anëtarësi të tij në këtë Komitet. Edhe pse kujtesa e këtij qyteti e ka fare pak të regjistruar praninë e tij në vitin 1991- 1992, sa herë që ai tenton t’i referohet asaj periudhe, gënjen. Gënjen kur nuk tregon kush ja mundësoi punën si kamerier në aeroportin e Rinasit në një kohë që Shqipëria ishte ende e izoluar dhe vendi qeverisej nga nomenklatura e fundit komuniste. Gënjen kur thotë se ka qenë vëzhgues i zgjedhjeve të 22 Marsit dhe më pas anëtar i Komitetit të Helsinkit Shqiptar. Pastaj hesht për periudhën e shkollimit të tij në Holandë, falë një dobësie njerëzore që ka pasur për të veprimtari i shquar Barend Cohen, i cili i mundësoi shkollimin dhe qëndrimin në Holandë.

Në vitin 1999, kur konflikti në ish Jugosllavi shpërtheu pas ndërhyrjes së NATO, Basha u angazhua nga Tribunali i Hagës në ekipin e përkthyesve që merrnin dëshmi nga terreni. Në fillim ishin dëshmitë e terrorit serb në Kosovë, por pasi Kosova u çlirua në fokus u vunë hetimet e krerëve të UÇK dhe krimet ndaj serbëve. Lulëzim Basha ishte njeriu që përgatiti dosjen e parë për krime të mundshme lufte ndaj robërve serb në Shqipëri gjatë vitit 1999, e cila më vonë evoluoi si dosja Dik Marti. Ai pat udhëtuar në Shqipëri sipas dëshmive të bashkëpunëtoreve të tij në Tribunal për të hetuar varrezat hipotetike të serbeve të vrarë, i maskuar si inxhinier rrugësh apo përkthyes. Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe hetoi personalisht informacionet për këto vendburgosje në veri të Shqipërisë. Ai ishte përgatitësi i dosjeve të para që u çuan në Gjykatën e Hagës për shqiptarët siç ishin dosja e Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt, si dhe dosjet e tjera të gjykuara nga drejtësia në Kosovë siç ishte rasti i Daut Haradinajt. Edhe pse ka qenë pjesë e atyre që kanë mbushur dosjet me fakte të diskutueshme, ai nuk ka pasur kurajën t’i pranojë ato publikisht kur ka pasur debat rreth besueshmërisë së tyre.

Detyra e fundit e Bashës në Kosovë ka qenë Departamenti i Drejtësisë i UNMIK, i cili përgatiti strukturën e Ministrisë së re të Drejtësisë. Bashkëpunëtorët e tij e përshkruajnë si një njeri hije, i cili kujdesej të ishte një pasqyrë ku shefat e tij të shikonin njeriun që u duhej. Në këtë projekt ai kishte bashkëpunëtor dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin dhe ky ishte një rast për të forcuar miqësinë që e futi në politikë. Miqësia e tij me vajzën e kryeministrit Berisha në Prishtinë u forcua ndjeshëm bashkë me idenë e hedhur qysh në fillim të vitit 2004 nga Sali Berisha për mundësinë e krijimit të një Komiteti për Orientimin e Politikave pranë PD, të përbërë nga të rinj të shkolluar në Perëndim. Në Kosovë, Lulëzim Basha njihet me Damir Fazlliç, një biznesmen serbo boshnjak, i cili në vitin 2004 ndërmjetësoi në Kosovë një kontratë për shitje energjie nga një kompani serbe. Në fund të vitit 2004 Basha shkëput marrëdhëniet e punës në Kosovë dhe vjen në Tiranë. Bashkë me listën e personave që do të formonin Komitetin për Orientimin e Politikave, Basha dhe Fazlliç, kishin projekte më të mëdha.  E para ishte sigurimi i një kontrate lobimi për fushatën elektorale të Partisë Demokratike. Damir Fazlliç siguroi kontaktet e para me degën evropiane të kompanisë BG&R falë lidhjeve personale që kishte me një nga bashkëdrejtuesit e kompanisë dhe në janar të vitit 2005 ai ndërmjetësoi takimin e Sali Berishës në Uashington në zyrën qendrore të kompanisë. Marrëveshja ishte shumë dyshuese. Zyrtarisht kompania mori 500 mijë dollarë, ndërkohë që do të mblidheshin 1.5 milionë dollarë. 1 milionë dollarë do të paguheshin nën dorë në rajon. Një ish ministër i qeverisë së Kosovës dhe një shqiptar i Maqedonisë morën përsipër rrezikun e transferimit të pareve nga kufiri shqiptar në Maqedoni për Damir Fazlliçin. Gjithçka ishte e dyshimtë. Koordinatori i KOP, Lulëzim Basha dhe biznesmeni serbo- boshnjak Damir Fazlliç, kishin nisur të bënin biznes ende pa fituar Berisha pushtetin.

Ndërkohë Basha kishte dhe një jetë paralele në Holandë. Prej vitit 2001 ai kishte aty banesën e vet dhe familjen e vet. Gruaja e tij, Aurela Isufi, vjen nga një familje e afërt me Vebi Alimuçën, bosin e firmës piramidale Vefa. Daja e saj Refati ishte martuar me motrën e Vebi Alimucës, por kjo nuk ishte gjithçka. E rëndësishme ishte se familja e saj kishte thuajse nën kontroll gjithë punët e VEFA, që nga arka e deri tek siguria personale e Alimuçës. Disa investime të bëra me paret e VEFA në Ujin e Ftohtë në Vlorë kaluan në emra të familjes. Sot, nëse shkoni në Ujë të Ftohtë në Vlorë, do të shikoni buzë detit, bile fare mbi det, një kantier ndërtimi rrethuar me llamarina. Ndërtues është babai dhe vëllai i gruas së Lulëzim Bashës mbi troje të përfituara në atë kohë. Nëna e saj dhe ajo vetë, kanë bërë transaksione të kësaj kompanie brenda dhe jashtë vendit. Pas vitit 1997 ajo dhe vëllai i saj u shkolluan në Holandë, ndërkohë që formalisht prindërit e tyre në Tiranë ishin të varfër dhe pa punë.

Në pranverën e vitit 2005, ndërsa Lulëzim Basha po kandidonte si “ylli” i ri i Berishës, njeriu që e kishte shkolluar dhe kishte ndjekur me përkushtim atëror gjithë rrugën e tij të vështirë në Holandë dhe më pas në Kosovë, Barend Cohen, mbërriti në Rinas me një buqetë lulesh për t’i uruar Lulëzim Bashës futjen në politikë. Ai shkoi ta priste në Hotel Sheraton, por Lulëzim Basha nuk gjeti kohë të shkonte ta takonte. Njeriu i mirë Barend Cohen u kthye i dëshpëruar në Hollandë dhe pas një muaji vdiq. Familja e tij e dëshpëruar bëri kujdes të paralajmëronte Lulëzim Bashën të mos guxonte të shkonte në ceremoninë e varrimit. Portreti mosmirënjohës i Lulëzim Bashës këtu u plotësua në çdo detaj.

Dy javë pasi Berisha fitoi pushtetin, Damir Fazlliç hap katër kompani biznesi në Tiranë, me administrator kunatin e Lulëzim Bashës. Paret e dyshimta të fushatës duket se po riktheheshin në bizneset e tyre. Në lojë hyri menjëherë vajza e kryeministrit Berisha. Studioja e saj mori përfaqësinë ligjore të këtyre kompanive, me të drejta të plota deri dhe për tërheqje paresh apo transferim pronash. Nëse heton shitje- blerjet e këtyre kompanive, duket se të gjithë dalin të kënaqur. Shqiptari nga Maqedonia që kish ndihmuar në transfertat e lekëve “cash” kish marrë aksione të dy kompanive të basteve, ndërsa kunati i Lulëzim Bashës u investua në një kompani që do të ndërtonte më pas një hipermarket. Damir Fazlliçi la mënjanë Bashën dhe vazhdoi bizneset e veta me vajzën e kryeministrit. Përpara Lulëzim Bashës u hapën perspektiva të reja financiare dhe ato lidheshin me rrugën Rrëshen- Kalimash. Berisha i kishte dhënë atij gjithë fuqinë për të negociuar me Bankën Botërore dhe donatorë të tjerë për të gjetur mundësinë e financimit të rrugës. Në mënyrë të pazakontë Basha arriti ta fusë Berishën në një spirale entuziaste për financimin e kësaj rruge nga Banka Botërore duke ju referuar bisedave informale të tij me një përfaqësues të Bankës Botërore në Tiranë. Të gjithën këtë e bëri më bindëse duke thirrur dhe një konferencë donatorësh në Tiranë. Pikërisht këtu plasi skandali. Drejtoresha rajonale e Bankës Botërore tha se projekti ishte jo efiçent dhe Banka Botërore nuk mund ta financonte. Berisha, i cili kishte shpallur projektin prioritet kombëtar, u gjend para alternativës së vetëfinancimit. Lulëzim Basha ja kish arritur të merrte nën kontroll gjithçka. Duke futur Berishën nën presionin e kohës dhe nën trysninë e përzgjedhjes së një kompanie si Behtel, tashmë e kishte më të lehtë. Konsulenti i përzgjedhur prej tij dhe Damir Fazlliçit, rekomandoi procedurën kosto për kilometër me faturë të hapur. 24 shkelje të forta ligjore, në kundërshtim flagrant me legjislacionin shqiptar, kanë bërë që diferenca e hetueshme e kostos të lëvizë me mbi 240 milionë euro. Në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2007 Basha, i cili kishte bërë një “nxemje” të lehtë si rival i mundshëm i Edi Ramës, nuk u fut në garë për shkak se ishte personi kyç që duhet të mbyllte letrat e skandalit të rrugës Rrëshen- Kalimash. Një muaj më pas Berisha e tërhoqi nga detyra dhe përgjatë një viti bëri betejë politike për të shmangur arrestimin e tij. Prokuroria vonoi disa ditë më tepër dorëzimin e dosjes dhe ai i shpëtoi gjykimit.

Si Ministër i Jashtëm ai përdori pushtetin sërish për të lobuar në Uashington për të blerë heshtjen e diplomacisë amerikane për problemet e demokracisë në Shqipëri dhe sidomos zgjedhjet e vitit 2009. Lidhjet e tij me Podesta Group, një kompani lobiste e afërt me Hillari Klinton, u përdor disa herë kundër ish ambasadorit amerikan në Tiran Xhon Uidhers, por pa sukses. 21 janari ishte ngjarja e fundit politike, e cila forcoi shumë arsyet përse Berisha duhet të fuste në garë Lulëzim Bashën. Nevoja për të pastruar biografinë e tij si vrasës, me vota popullore, dhe miliona që janë në dispozicion të shtrembërimit të vullnetit të qytetarëve, janë arsye kryesore përse ky njeri sot është në garë. Duke qenë një krim i madh dhe monstruoz, 21 janari ka nevojë të ketë pas një betejë të madhe politike për ta pastruar nga ana e qeverisë. Testi po bëhet mbi Lulëzim Bashën. Ky qytet po vihet në provë për të pastruar historinë e një njeriu që ka lënë katër palë jetimë në këtë vend. Mbi të djathtën shqiptare, kurrë nuk është bërë ndonjë presion kaq barbar për ta detyruar atë ose të pastrojë biografinë e një “kodoshi” të Familjes, ose të humbasë pushtetin. Ky qytet kurrë nuk është provokuar deri në këtë shkallë, jo për të ndryshuar të ardhmen e tij, por për të shpëtuar të ardhmen e një figurine të familjes Berisha.

Ky njeri, e shkuara e të cilit është e mbushur plot me gënjeshtra dhe histori të dyshimta, kërkon sot votën për të ardhmen e tij në politikë dhe jo votë për të ardhmen e Tiranës. Ky qytet, i cili nuk ka pasur fuqi t’ia njohë të shkuarën këtij njeriu, po provokohet për t’i dhënë të ardhme historisë kriminale të tij. Ashtu si në eksperimentet e biologëve që studiojnë rezistencën e njeriut përmes eksperimenteve mbi minj dhe lepuj, Sali Berisha po teston kryeqytetin e vendit tonë, se deri ku mund të pranojë krimin politik të 21 Janarit, duke eksperimentuar me Lulëzim Bashën.

*   *   *




June 18, 2013

Simptomat e Skizofrenisë



Çfarë është Skizofrenia?

Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë "çmenduri".

Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur për herë të parë nocionin “skizofreni”, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i ndarë”.

Skizofrenia është një sëmundje e rëndë mendore që prek rreth 1% të popullsisë së botës. Mendohet që simptomat janë pasojë e një disbalance biokimike në tru. Kërkimet e fundit tregojnë që skizofrenia rezulton nga një defekt i zhvillimit fetal të trurit, pasojat e të cilit shpërthejnë në formën e sëmundjes në adoleshencën e vonë. Çrregullimi karakterizohet nga deluzione, haluçinacione, çrregullime të të menduarit dhe komunikimit. Skizofrenia përbën një patologji të trurit e cila ndikon në aftësinë e individit për të dalluar atë çka është reale dhe atë çka jo.

Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t'i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, (perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta).


Simptomat karakteristike

Dy (ose më tepër) nga simptomat e mëposhtme, prezente në një pjesë kohe rreth njëmujore (ose edhe me pak) janë të mjaftueshme për të përcaktuar pacientin si skizofren:

Simptomat pozitive përfshijnë:

1 -  Mendime dhe fjalime të çrregulluara (si mendimet dhe fjalimet pa lidhje të Salës)

2 - Halucinacione, si dëgjime të zërave apo tingujve (si vegimet, letrat në vrimat e shkëmbinjve në Malin e Dajtit, Bekimi Hyjnor i Salës ... ).

3 – Deluzionet (deluzionet nga shokët e idealeve; Hajdari, Fevziu, Zhulali ...)

4 - Iluzionet (autostrada Tiranë-Pekin, rekordet tij të notit, Shqipëria e Dyta pas Gjermanisë, shqiptarët janë norvegjezët e Ballkanit, dy gjysmat e tjera të jetës së tij...)


Simptomat negative përfshijnë:

1 - Nevojë për t'u ndier të mbrojtur (200 badigardët që e ruajnë, antiplumbi që nuk e ndan asnjë herë  në daljet në publik, zbulimi i shpeshtë i armiqve të vet, ...)

2 - Pamundësi për t'u përqëndruar (gjestikulacionet dhe mimika e fytyrës, hidhet degë më degë pa u përqëndruar tek subjekti i fjalimit, ...)

3 - Humbje e funksioneve normale (...)



Kohëzgjatja

Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshijë të paktën një muaj që nga shfaqja e simptomave nga grupi A (faza aktive e simptomave) dhe mund të përfshijë periudha të simptomave, si fazën aktive të keqësimit ose fazën e shfaqjes së simptomave pozitive (d.m.th. përmirësim në funksione të ndryshme). 

Këto simptoma mund të jenë të njëjta me sëmundjet e tjera mentale siç janë çrregullimi bipolar dhe çrregullimi skizoafektiv apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik. Psikiatrit dallojnë gjatë diagnozës se skizofrenisë disa prej simptomave pozitive dhe negative.



Shkaqet e Skizofrenisë

Shpeshherë simptoma të ngjashme me skizofreninë ndodhin edhe në patologji të tjera si psh: sëmundja e Huntigtonit, sëmundja Wilson, në epilepsi, encefalite, meningite, në Sklerozën Multiple etj. Diagnoza e skizofrenisë së vërtetë vlerësohet atëhere kur janë përjashtuar këto sëmundje si shkaktare të mundshme të simptomave psikotike.

Shkaktari i saktë i skizofrenisë mbetet edhe sot akoma i panjohur. Ndryshimet në funksionet e trurit si percepsioni, emocioni dhe sjellja indikojnë shumë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Truri është vendi biologjik i skizofrenisë. Disa kërkues kanë dyshimin që në këtë keqfunksionim kanë rol edhe neurotransmetuesit si dopamina dhe serotonina. Sistemi limbik (strukturë anatomike e përfshirë në përpunimin e emocioneve), talamusi (strukturë anatomike e trurit që merret me koordinimin e mesazheve neuronale) dhe disa rregjione të tjera të trurit duket se janë të përfshira në sëmundjen e skizofrenisë.



Gjenet dhe Trashëgimia

Aktiviteti i neurotransmetuesve është i kontrolluar nga gjenet në një shkallë të gjerë. Ka evidenca mjaft të qarta që tregojnë se janë pikërisht këto të fundit të përfshira në patogjenezën e skizofrenisë. Studimet tregojnë që ka rreth 10-15% mundësi që të zhvillohet sëmundja nëse një nga prindërit ose vëllezërit /motrat është diagnostikuar me skizofreni. Nëse të dy prindërit janë skizofrenë, atëhere risku rritet në 40-50%. Për nipërit dhe mbesat e një pacienti me skizofreni risku për të zhvilluar sëmundjen shkon rreth 3 %.

Këshillimi gjenetik ndihmon në llogaritjet e riskut për të afërmit e pacientëve skizofrenë.


*   *   *


P.S. Materiali i mësipërm është mbledhur dhe redaktuar nga mjeku neuro-psikiatër Dr. R.C. në NYC, dhe përkthyer në shqip nga I.Sh.

Me shkronja korsive janë shënimet tona ballafaquese.


Burime:

Faqja Zyrtare e Instituti Amerikan i Shëndetit Mendor  (National Institute of Menthal Health)

Wikipedia















June 14, 2013

Pordhët e Salës




Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i pranishëm në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku si gjithmonë më shumë ka zhurmë se debat, i pati debatet më të forta me gazetarët Armand Shkullaku dhe Henri Çili.

Në një moment kur po flitej për situatën e krimit në Shqipëri, Henri Çili deklaroi se niveli i krimit në Shqipëri është më i ulëti në rajon. Rama e kundërshtoi duke i thënë se ishte gënjeshtër, por Çili i tha se i kishte ardhur një mesazh që ia tregonte një gjë të tillë.

Pasi kamerat e TV Klan tentuan që të filmojnë celularin e Çilit, moderatori Fevziu ia uli dorën kameramanit.

Më pas pati sërish debat mes Ramës dhe Çilit, pasi kryetari i PS deklaroi se do të ngrihet një Byro Kombëtare e Hetimit. Çili tha se kjo është një metodë enveriste.

“Ajo që tha Çili është një budallallëk që ka brirët e Saliut,” tha Rama.

Më pas debati u rikthye kur Çili dhe Shkullaku thanë se sistemi shëndetësor në Angli është një katastrofë e vërtetë.

“Ju të dy jeni fytyra ekselente e injorancës që bëhet argument”, iu përgjigj Rama atyre./ep


















June 12, 2013

Bac, u shkërdhy!


Bac, u shkërdhy!


Argita dhe Lulzimi, rrogë nga Beogradi?!

Ibrahim Kelmendi është një ndër grevistët të cilët janë në ditën e 10 të grevës së urisë në Prishtinë si shenjë revolte dhe proteste ndaj arrestimeve të luftëtarëve të UÇK-së, disa ditë më parë. Kelmendi në një intervistë për DITA-n ka sqaruar edhe akuzat e bëra pak ditë më parë nga aktivistët e UÇK-së ndaj prokurorit Salustro dhe Lulzim Bashës apo Argita Malltezit për hartimin dhe montimin e dosjeve të luftëtarëve të UÇK-së. Sipas Kelmendit ka të dhëna që sugjerojnë se Basha dhe Malltezi përveçse kanë punuar si përkthyes në zyrën e UNMIK-ut, janë angazhuar dhe në zyrën e veriut të Kosovës, në një projekt serb për “dokumentimin e krimeve të luftës të UÇK-së”.

Koha për ...



njëri-tjetrin!


Në faqen zyrtare të Partisë Demokristiane shkruhet:

Kreu i PDK Nard Ndoka

Lindi më 18 maj 1963. Kreu studimet e larta në Fakultetin e Drejtëisë pranë Universitetit të Shkodrës. Karriera politike e z. Ndoka nisi që në vitet ’90. Gjatë viteve 1991 – 1996 ai kreu një varg detyrash të rëndësishme në pushtetin lokal në qytetin e Vaut të Dejës, duke shërbyer si kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit (1991), sekretar i Bashkisë (1992) dhe kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës (1996). Në vitin 1997 z. Ndoka zgjidhet për herë të parë dhe me mbështetje të gjerë deputet i Partisë Demokratike. Prej këtij viti e në vazhdim ai ka mbajtur funksionin e deputetit në të tria legjislaturat e deritanishme. Funksionet politike të z. Ndoka janë ushtruar brenda Legjislativit, duke qenë 3 herë kryetar i grupeve parlamentare të së djathtës si dhe anëtar i disa komisioneve të rëndësishme në Kuvend. Në vitet 1997-2001 deputeti Nard Ndoka ka qenë njëherësh dhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Çështjeve Publike. Në vitin 2001 u zgjodh deputet i Partisë Demokrate dhe shërbeu pranë Kuvendit edhe si anëtar i Komisionit të Ligjeve. Në vitin 2006 u zgjodh kryetar i Partisë Demokristiane, duke dhënë në vazhdim një kontribut të veçantë për këtë parti. z. Ndoka është përfshirë një sërë trajnimesh në fushën e menaxhimit, në vitin 2001 ai është trajnuar në “Politikat Qeveritare të Decentralizimit dhe Vetëqeverisjes”, gjatë vitit 2002 ai mori pjesë në një trajnim mbi qeverisjen lokale dhe çështjet penale (Trajnim?!! Kur dhe ku?). Në vitin 2003 z. Ndoka kreu një trajnim në Itali mbi Funksionimin e Policisë Bashkiake, një vit më vonë ai ishte në Çeki për një tjetër trajnim mbi shërbimet e sigurisë sociale dhe në vitin 2005 mori pjesë aktive në një seminar të organizuar mbi pushtetin lokal në Gjermani.

Kaq!


Pyetje:

Sa ishte kohëzgjatja e këtyre trajnimeve (zakonisht janë disa-ditore)? Të cilit nivel ishin trainimet (të mesëm, të lartë apo në nivel akademik)? Çfarë gjuhe të huaj zotëron zoti Ndoka se gjuhën e Nënës së Tefta Camit e kemi parë/dëgjuar se si e zotëron? Ka marrë përkthyes për trainimet?!!

Përse Faqja zyrtare e PDK është e krijuar në Website të Kartodrom3?  (http://kartodrom3.al )
Dhe pyetjet e fundit por jo më pak të rëndësishme: 
- Retushimin e fotografive të Fushatës Elektorale e ke bërë vetë apo ta ka bërë ndonjë specialist? 
- Na thuaj emrin e asaj çikës që ke dash me i prish mendjen me këto foto të rregulluara me photoshop dhe sloganin “Koha për njëri-tjetrin”!


Shikoni edhe videon zyrtare elektorale nga është marrë foto e Nardit:












June 10, 2013

Ky eshte zhvillim?!!


Në këtë fushatë zgjedhore kryeministri Berisha është mburrur pacipërisht për mijëra kilometra rrugë të shtruara e rregulluara gjatë  Udhëheqjes së tij të ndritur. 
Shikoni me kujdes këtë foto inagurimi rruge: Në pjesën më të rrezikshme  të rrugës, në kthesë,  mungon parmaku mbrojtës. 
Kaq të qorruar të jenë vallë? Apo gënjejnë kaq shumë sa i besojnë edhe vetë? 

Të jetë ky zhvillimi?!!



Kopja Salës, Hazbi Kasaj kandidat i PPSH - Fiks Fare:











June 7, 2013

Caro Sali Cocciante


Dita e parë e Cocciante-s në Tiranë

Elhaida Dani dhe kantautori italian, Riccardo Cocciante, arritën në Tiranë. Të dy bashkë u pritën në Rinas nga gazetarët, pastaj shkuan në Ministri të Kulturës ku u pritën nga ministri Zhiti. Ky i fundit i uli në sallonin e pritjes dhe i kërkoi Cocciante-s të mos bezdisej nëse do të dëshironin të vinin ta takonin shumë personalitete që t’i flisnin për Elhaidën.

-Patjetër, me kënaqësi, i tha Cocciante.

I pari që mbërriti ishte Sandri.

-Ky është ky k… që ka ardhur nga Italia, i tha Visarit.

-Çfarë tha zotëria, pyeti Cocciante.

-Thotë që qenka simpatik, i dashur, d.m.th cari…, si me thënë, i tha Visari i vënë në siklet.

-Hajt o burrë ça vihesh në siklet nga ky. Ça t’i bëjmë se na duhet për fushatë, se as kisha humbë kohën me të.

-Nejse, thuaj dy fjalë, i tha Visari, se i bëhet qejfi.

-Kam ardhur të të falënderoj për Elhaidën, tha Sandri. E kam zbuluar unë si talent tek Akademia e fëmijëve, që bëmë në TV Klan dhjetë vjet më parë. Që atëherë e kam pikasur që ka pasur talent dhe do bëhej një ditë e madhe. Të falënderoj që bëre realitet ëndrrën tonë dhe që kjo ëndërr përkon me fitoren tonë të madhe…

-Fitore e madhe vërtet, tha Cocciante i entuziazmuar. Tani po e kuptoj që është fitore e madhe.

-Merre pak këtë sinkronin për lajme, i tha Sandri operatorit, i thuaj atij Bejtes të hap lajmet që Cocciante tha që e ndjej se do jetë një fitore e madhe e Doktorit.

-Sikur nuk e tha tamam ashtu, ndërhyri Visari…

-Në plasi k…, i tha. Pse, kot e kemi ftuar…?

-Ah cari, faleminderit shumë, tha Cocciante që nuk priti përkthyes.

Pas Sandrit mori në telefon Jozi.....

LEXO TE PLOTE
http://www.gazetatema.net/web/2013/06/07/dita-e-pare-e-cocciante-s-ne-tirane/
















June 5, 2013

PD





Partia Demokratike e Shqipërisë
Dhjetor 1990 - Qershor 2013


imazhe shqip

“I dërguari i Allahut”, Lulëzim Bashës!


Nga Mero Baze

Ka një arsye të fortë përse partia e Familjes Berisha është e detyruar të shkojë drejt një partie me orientim fetar. Nuk është vetëm përkushtimi hipokrit i fëmijëve të Berishës si besimtarë myslimanë të devotshëm. Nuk janë lidhjet e tyre me grupet e rrezikshme vehabiste në Tiranë dhe frymëzimi për një vëllazëri të shenjtë myslimane në politikë. Për të qenë më të qartë përse Lulëzim Basha ndezi fitilin e parë të një lufte fetare në politikën shqiptare, duhet të shikojmë arsyet përse duhet të mbijetojë në Shqipëri partia e Familjes së Sali Berishës.

E themeluar si Parti Demokratike në dhjetor të vitit 1990, ajo shërbeu si themeluese e pluralizmit, por jo si promotor dhe as si aktore e demokratizimit të vendit. Për 7 vitet e para të jetës së saj, ajo çoi vendin në prag të një lufte civile për shkak të rrënimit të sistemit demokratik, vjedhjes dhe prishjes së zgjedhjeve të vitit 1996, drejtimit autokratik të shtetit nga Berisha dhe kufizimit të lirive njerëzore, politike dhe ekonomike të qytetarëve.

Me rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet, pas një periudhe tetëvjeçare në opozitë, dhe pas një stërlodhje të shoqërisë shqiptare nga korrupsioni i Fatos Nanos në krye të socialistëve, u dogj shansi i dytë për rolin që kjo parti mund të luante në demokratizimin e shoqërisë dhe fuqizimin e bazës së saj. Brenda dy viteve Berisha arriti të transferojë pushtetin nga Partia Demokratike në Familjen e tij, duke kompletuar piramidën shtetërore dhe atë institucionale me emërime të djalit, vajzës, gruas dhe njerëzve të afërt të saj, dhe duke inauguruar praktikisht atë që sot njihet si regjim i Familjes. Baza e këtij pushteti u bë tribalizmi, lidhjet fisnore dhe personale me fëmijët, devotshmëria për t’i shërbyer Familjes, etj, ndërsa kriteri i suksesit në karrierë brenda pushtetit u bë devotshmëria për t’i dalë në mbrojtje Familjes sa herë ishte në krizë. Duke u bazuar mbi këto kritere, karriera brenda Partisë Demokratike humbi kuptimin dhe në sipërfaqe të saj dolën jo vetëm njerëz që nuk kishin lidhje me historinë e kësaj partie, por u formua një amalgamë e re mafiozësh, ish- komunistësh, biznesmenësh dhe nëpunësish që kishin vetëm një kriter përzgjedhje, lidhjet me Familjen.

Ky degradim bëri që në fund të mandatit të dytë problematik të PD-së, Sali Berisha të qëndrojë në pushtet jo me mandatet e PD-së, por me mandatet e blera nga Familja në parlament, nga e majta. Falë këtyre kritereve, në listat e PD-së sot janë ish- kryetari i parë i parlamentit të Partisë së Punës dhe jashtë saj Studentë të Dhjetorit dhe themelues të Partisë Demokratike. Falë këtyre kritereve sot, njerëz që nga Berisha janë akuzuar dikur si bashkëpunëtorë sigurimi, janë sot në krah të djathtë e të majtë të tij, ndërsa njerëz që e besuan si parti antikomuniste, janë në rrugë. Por falë kësaj keqkatandisje, pas humbjes së 23 qershorit Berisha është i qartë se nuk mund ta rithemelojë më Partinë Demokratike dhe nuk mund ta mbajë dot më tej atë të bashkuar.

Për këtë, ai, krahas fushatës së tij, që është fushata e një njeriu të lodhur, që i lexohet humbja në ballë, po provon një fushatë tjetër, fushatën e pasardhësit të tij, e cila është shumë më malinje dhe e rrezikshme për demokracinë shqiptare se sa fushata e sinqertë e Berishës si një humbës i vetëshpallur.

Lulëzim Basha, i qartë se PD-ja nuk ka më fuqi të rigjenerojë një pushtet të tij, po shfaqet tribunave krahas Berishës, me dy teza kryesore.

Teza e tij e parë është politike dhe ka të bëjë me diversionin që ia përhap si një aleat i mundshëm i një pjesë të së majtës së Ilir Metës dhe si një mundësi e vetme që PD-ja të rikthehet ndonjëherë në pushtet. Për këtë bën shumë kujdes të jetë diversionist dhe i kujdesshëm njëkohësisht. Edhe pse LSI ka bashkuar votat për t’i shkarkuar Kosovrastin, ai nuk ka shkarkuar asnjë drejtues të LSI në bashki, dhe e ka këtë argumentin më të fortë brenda partisë përse duhet të jetë ai në krye pas 23 qershorit. Ai është po ashtu një vëzhgues gjakftohtë i humbjes së PD-së më 23 qershor, dhe i vetmi që duket se ka gëlltitur humbjen ende pa ndodhur fizikisht. Duket se biznesi i tij është të përgatisë staturën si njeriu që do ta shpëtojë PD-në në opozitë.

Teza e tij e dytë, e cila synon të rithemelojë një baze te re elektorale për PD-në, është myslimanizmi. Ai është shumë i qartë në këtë punë, qyshkurse është rikthyer nga Kosova në Tiranë. Ai është pjesëmarrës i seancave “të ligjërimeve në errësirë”, drejtuar shpesh nga e bija e kryeministrit, për besimtarët e vijës së ashpër, ku predikohet besnikëria ndaj islamit radikal, është i besuari saj dhe një servil i përsosur i gjithë shijeve mediokre fetare të fëmijëve të kryeministrit, të cilët mendojnë se islami radikal që promovojnë, u shpëton shpirtin nga mëkatet që kanë bërë, që nga të vdekurit e Gërdecit e deri tek të vrarët e 21 Janarit, sakrifikuar për xhepat dhe karriget e tyre. Lulëzim Basha është i rrezikshëm, jo pse është një mysliman radikal, por si nxënës i devotshëm i Familjes është gati ta përdorë këtë gjë për të rithemeluar një bazë elektorale për një parti, e cila pas 23 qershorit bëhet copë e cikë. Dhe për të qenë bindës si islamik radikal, ai hodhi poshtë një projekt modern perëndimor për xhaminë e Tiranës, hartuar nga një studio daneze, dhe po i imponon Tiranës një xhami të shëmtuar të stilit arab, siç ka dëshirë të shtiret Familja të xhumave.

Deklaratat e tij radikale dhe fitilndezëse e luftës fetare në Tiranë, si shenjë e fillimit të themelimit të një partie me bazë myslimane, i jep atij të gjitha avantazhet dhe ndaj ndonjë rezistence formale që mund të bënte rivalja e tij katolike në parti, Jozefina Topalli, e cila nuk ka më asnjë të ardhme në atë parti, as si katolike, as si besnike e Berishës dhe as si ish- e persekutuar.

Fushata teokratiste e Lulëzim Bashës, është sinjali se PD-ja do të kalojë nga një parti tribale e Familjes Berisha, në një parti, që do ketë mbështetje themelore bazën e islamit radikal në Shqipëri, i cili i siguron Bashës dhe fëmijëve të Berishës, thjesht një kupolë për të mbrojtur kokën e tyre me mjete politike, ndërkohë që lë Shqipërinë të ekspozuar ndaj luftës fetare.


Askush, përveç Lulëzim Bashës, nuk mund të marrë kaq shumë përgjegjësi dhe të ketë kaq shumë guxim për një krim të tillë. Ai është njeriu i duhur, që ka dhënë provat e duhura për këtë. Është njeriu që ka vrarë për të qenë në krah të Berishës, njeriu që ka vjedhur për t’i shërbyer Familjes Berisha dhe njeriu që është gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë, për të krijuar një kupolë xhamie ku të vendosë siglën e PD që të ruajë të ardhmen e Familjes Berisha. Askush tjetër nuk do të guxonte kaq shumë, pasi gjithkush tjetër përveç Lulëzim Bashës në atë parti, ndodh që kanë një gjë të veten. Ai nuk ka asgjë të veten, as karakterin, as kontributin politik, as hipotekën e emërimit nga refugjat në krye të pushtetit, bile as buzëqeshjen. Edhe aty përpiqet të imitojë dikë nga Familja. Dhe seç ka një keqkuptim se Ai është i dërguari i Allahut për të mbrojtur të ardhmen e Familjes Berisha në politikën shqiptare. Se vetëm ai mendon që Allahu është Berisha!











June 4, 2013

CountDown


Përveç  Scoliosis (shtrembërim i shtyllës kurizore), Strabizmit (sytë çakërr) dhe damllasë (i ka rënë disa herë në publik), doktori ka edhe një deformim/rënie poshtë të anës së majtë të fytyrës dhe zvogëlim të syrit të majtë, që po i përkeqësohet gjithmonë e më shumë me afrimin e Zgjedhjeve të datës 23 Qershor. 

Të jetë ky Bekimi i Papës vallë?