August 2, 2013

Sali Berisha facebook 2 gusht 2013



A duhet të “ndalim” 
diarrenë politike të Sali Berishës?

Nga Mero Baze

Ka disa ditë që shumë lexues online në komentet e tyre, por dhe shumë kolegë, po diskutojnë me një farë neverie për postimet psikopatike të Sali Berishës në Facebook dhe nevojën e një vendimi të medies për ta injoruar dhe izoluar këtë person si një plak të rrjedhur. Në parim duket një vendim i drejtë. Ai formalisht është një anëtar i thjeshtë i Partisë Demokratike, i mërzitur nga humbja, që shan me nënë dhe babë çdo njeri që i kujtohet çdo mëngjes, përse nuk e kanë votuar shqiptarët. Nga kjo pikëpamje do ishte e shëndetshme për opinionin publik që ky njeri të izolohej prej tij.
Por përtej këtij arsyetimi të thjeshtë ka plot arsye përse Sali Berisha duhet të jetë ende prezent në shoqërinë tonë.
E para, që është dhe thelbësore, Sali Berisha nuk është një anëtar i thjeshtë partie, por udhëheqësi në detyrë i saj, që vazhdon të drejtojë me dorë të hekurt Partinë Demokratike. Atë që ka vënë kryetar, e ka thjesht sa për të qetësuar fëmijët e tij, qoftë dhe me buzëqeshje fallco. Duke qenë kryetari de facto i opozitës më të madhe në vend, pasqyrimi i postimeve të tij psikopatike është detyrë e rëndësishme për të kuptuar se në ç’gjendje të rëndë është opozita dhe çfarë detyrash e presin për t’u ringjallur. Dhjetëra figura serioze në atë parti mërmërijnë me vete kur e dëgjojnë, por nuk guxojnë t’i thonë mbylle gojën. Deri sa të guxojnë, ne kemi punë vetëm me këtë njeri si shef opozite dhe duhet ta respektojmë si të tillë.
Së dyti, Sali Berisha ka një problem serioz me të shkuarën e tij si kryeministër. Ai bëri gjithçka të qëndronte në pushtet, kuroi imazhin e tij me miliona euro nga taksat tona, krijoi alibi për bizneset vdekjeprurëse të djalit dhe pazaret e vajzës, mbrojti vrasjet e 21 Janarit, dhe të gjitha i bëri me shpresë se mandati i tij do përsëritej dhe ai do ta varroste historinë e tij kriminale. I gjendur papritur pa pushtet dhe pa imunitet, me një familje që dhe valixhet i bën fshehurazi gati për të ikur, ai ka nevojë të duket i fortë dhe agresiv. Është si ata meshkujt impotentë, që flasin gjithë ditën për seks. Ka nevojë të kërcënojë, të shajë, të mallkojë, dhe mbi të gjitha të ndjehet që është gjallë. Duke ia botuar gjithë ato marrëzi, ne jo vetëm që dokumentojmë fundin e tij tragjikomik, por dhe mbajmë gjallë kujtesën ç’i ka bërë vendit ky njeri nën sundimin e tij. Kjo është një nga mënyrat që ne të mos e harrojmë atë, dhe aleati më i madh për të mos harruar Sali Berishën është vetë Sali Berisha.
Arsyeja e tretë është etike. Diarreja e tij në Facebook, është një dimension i rëndësishëm i karakterit të tij. Të gjithë ata që në ndonjë moment të jetës u gënjyen prej tij, ju duk i mençur, ju duk intelektual, ju duk i lexuar, ju duk perëndimor apo i iluminuar me aftësi lideri, kanë shansin të shikojnë një grafoman mediokër, halucinant, psikopat, plot urrejtje dhe shpifje për popullin që e flaku në rrugë si një bajgë e prishur. Nuk mund të injorojmë këtë tipar themelor të Sali Berishës, duke ja fshehur atë publikut. Ai meriton të dokumentohet siç është këto ditë në orët e tij të vërteta, i zhveshur nga pushteti dhe i kapluar nga makthi i së ardhmes.
Së fundmi, Sali Berisha nuk duhet censuruar në psikopatinë e tij deri ditën që të fillojë të qeverisi shumica e re. Shqiptarët duhet të bëjnë vetë diferencën nga kush janë qeverisur dhe çfarë ka ndryshuar. Çmendja e Sali Berishës këtë verë të paharruar për të, është një ilustrim perfekt i ndryshimit real që duhet të ndodhë në këtë vend. Ai po sillet si një tigër i mbyllur në kafaz me pabesi nga populli shqiptar, bash atëherë kur ai mendonte se këtë popull e kishte vënë poshtë vetes dhe nuk pyeste për të. Ai po turfullon, po shan, po mallkon, po shpif, po rimerret me të gjallët dhe të vdekurit, vetëm se nuk i shkoi mendja se shqiptarët e kishin shkruar fatin e tij me 1 milion vota kundër. Është kjo arsyeja që duhet dokumentuar fundi i tij tragjikomik, që i ngjan fundit të Hitlerit në bunkerin e tij, që urdhëronte komandantët e vdekur dhe divizionet e mundura të rihidheshin në luftë për të fituar. E bënte këtë dhe disa orë para se të vriste veten. Le t’ia dokumentojmë këtë pjesë të fundit të historisë Sali Berishës. E di që është e neveritshme dhe e lodhshme për shqiptarët, por ndoshta duhet duruar dhe një muaj ta shikojmë kështu të hallakatur, të çmendur, të mllefosur, të depersonalizuar dhe axhituar nga makthi për të ardhmen. Pastaj le të bëjë opozitë, le të dalë dhe në bulevard në protestë, le të rrijë po të dojë dhe aty ku ndenji Ziveri, Aleksi, Faiku apo Hekurani. Nuk ja vlen ta vrasim dhe as të përdorim plumbat si ai. Vrasës të tillë vdesin të çmendur, dhe ne po e përjetojmë fundin e tij.





Ne jemi ndryshimi, për Para!

Ja çfarë  ka thënë  K.M. Sali Berisha 
në  17 Janar, 2013


Berisha: Më 23 qershor dua një fitore të madhe, fundërrinat e Ramës do i hedhim në Lanë

Sali Berisha, në kuadër të hapjes së fushatës zgjedhore, ka mbledhur gjithë krerët e degëve të PD-së. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se më 23 qershor kërkon fitore me çdo kusht. “Ndaj dhe duhet të bëjmë gjithçka që më 23 qershor të realizojmë fitoren që presin shqiptarët, fitoren e shkëlqyer të PD-së si një forcë politike që në këto 22 vjet ka pasur dhe shënuar sukseset më të mëdha, transformimet më të thella, arritjet më historike, se çdo forcë tjetër politike e themeluar pas rënies së perdes së hekurt, në Evropën ish-komuniste,” tha Berisha.
Berisha bëri një rezyme të arritjeve që ka bërë vendi gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
“Kjo parti është faktuar në mënyrë të përsëritur para shqiptarëve se ajo disponon të gjithë potencialin kombëtar të integrimit të vendit në familjen euroatlantike. Ne, në 22 vite nuk i kemi zënë rrugën askujt që të bëjë detyrat e veta në procesin e integrimit, por historia është kjo: Është partia Demokratike që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Evropës, është Partia Demokratike që firmosi marrëveshjen e stabilizim-asociimit me BE, pas marrëveshjes së tregtisë me BE. Është Partia Demokratike që mori ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Është Partia Demokratike që anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Është PD në pushtet bashkë me aleatët e vet, ajo që bëri të mundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve në mbarë Evropën,” tha Berisha.
Berisha theksoi më tej se Partia Demokratike duhet ta zhvillojë betejën elektorale duke vënë në pah të gjitha vlerat dhe arritjet që nga krijimi i saj në 22 mars.
“Gjithçka që është realizuar ka në themel, para së gjithash, mundin e djersën e qytetarëve shqiptarë. Edhe ata, të cilët përpiqen të errësojnë këto suksese, shkelmojnë kontributin e çdo qytetari. Natyrisht, të gjitha këto arritje janë edhe rezultat i suksesit të reformave të thella që ndërmori kjo qeveri dhe i guximit të madh që u tregua për ndërmarrjen e këtyre reformave, i besimit të palëkundur të qeverisë, të Partisë Demokratike, të mazhorancës tek liria e potencialet e saj të jashtëzakonshme. Kjo është baza mbi të cilën ne kemi nisur e vazhdojmë betejën tonë elektorale, betejën e fitores,” tha Berisha.
Berisha nuk la pa sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama që sipas tij po mbledh rreth vetes ato persona të cilët ai i cilësoi si fundërrina.
“Ne kemi jo një, por njëmijë arsye t’u drejtohemi mbarë shqiptarëve, për të na e besuar neve votën. Nuk ka sot qytetar më të zhgënjyer se ata, të cilët katër vjet më parë votuan për PS-në, sepse pas 22 vitesh pluralizëm e shohin atë sërish bllokuese, e shohin në rolin e muratorit fatkeq që lartëson murin e bllokimit, në kundërshtim flagrant me aspiratat e socialistëve shqiptarë, në kundërshtim flagrant me aspiratat e mbarë shqiptarëve.
Dhe si alternativë ata ofrojnë: Fundërrina të të gjitha llojeve të bashkohemi kundër Sali Berishës. Keni dëgjuar a lexuar ndonjëherë në historinë e politikës botërore thirrje për aleanca të tilla?!
Ne do të shkojmë me vlera para çdo qytetari shqiptar. Vlera, vlera dhe vetëm vlera. Le të bashkohen të gjithë fundërrinat, por ju jap fjalën e nderit, në mënyrën më solemne, i përgatitur me gjithë shpirt, për fushatën më të bukur. Për fundërrinat përveç Lanës, vend tjetër nuk mund të kesh. Zgjedhja është e tyre. Por të dalësh me moton: Fundërrina bashkohuni, të mundim Berishën, kjo është dëshmia e dështimit total, kjo është thirrja e njeriut që ka humbur çdo shpresë, e njeriut që ka për shtrojë e mbulojë disfatat e njëpasnjëshme dhe pastaj dëgjon thirrjen: Fundërrina bashkohuni për të fituar kundër Sali Berishës,” tha Berisha.

July 29, 2013

Happy Couple


Çifti i Lumtur 

Kryetari De Facto 
dhe 
Kryetari De Jure i PD

*  *  *
Ali Asllani

Ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi 
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!


*  *  *

July 28, 2013

Happy Birthday Sir Mick Jagger


Mick Jagger feston 70-vjetorin

Ai ka jetuar një jetë intensive në të gjitha kuptimet, plot me sukses profesional, një jetë të mbushur plot me alkool, drogë, femra dhe këngë.

Për 50 vjet me radhë lideri i padiskutueshëm i një prej grupeve muzikore më të suksesshme në histori siç është ‘Rolling Stones’, Mick Jagger festoi dje ditëlindjen e tij të shtatëdhjetë, ende me një energji të pamatë saqë është e vështirë ta besosh se mban aq vite mbi supe.

I lindur më 26 korrik të vitit 1943, në Dartord të Anglisë, me emrin Sir Michael Phillip Jagger, ai u kthye në një figurë legjendare të muzikës rock and roll për më tepër se 50 vite, pasi së bashku me miqtë e tij themeluan në vitin 1962 grupin e njohur ‘Rolling Stones’, një nga më jetëgjatët në histori.

Protagonist i historive të shumta rozë, ndarjeve dhe bashkimeve me femra të njohura të showbizit, 70 vjeçari energjik sot është babai i dy fëmijëve dhe gjysh i lumtur.

Happy Birthday Sir Mick Jagger

 Mick Jagger Ready to Party

Whoppi it is Mick's Birthday

Mick Jagger Made it To 70

Beyond The Time
Sir Michael Phillip Jagger










ImazheShqip Logo


ImazheShqip 
Logo






Intervistë me kryetarin

 e sapoemëruar të PD-së, 
Lulzim Basha

Nga Deo Graciani


Gazetari: Cili është mesazhi juaj për publikun pas emërimit tuaj si kryetar i ri i PD-së?
Basha: Nuk jam emëruar por jam zgjedhur me anë të sistemit 2 anëtarë një votë.

Gazetari: 2 anëtarë një votë?!! Po Berisha deklaroi që sistemi i përdorur ishte një anëtar një votë. Pse e ndryshuat sistemin?
Basha: E ndryshuam sepse një në dy anëtarë nuk e gjente dot emrin në listë. Prandaj bëmë që dy anëtarë të binin dakord se për cilin do votonin. U votua dy e nga dy. Mosgjetja e emrave në listë nuk ndodhi për fajin tonë, por për fajin e tyre sepse disa mijëra qytetarë erdhën të regjistroheshin në momentin e fundit, ndërsa disa mijëra të tjerë kishin harruar të rinovonin kartat e anëtarësimit.

Gazetari: Si është e mundur që mijëra qytetarë paskan dashur të regjistrohen si anëtarë të një partie që u mund keqas në zgjedhje? Si e shpjegoni këtë fenomen?
Basha: Nuk e shpjegoj dot. Asnjeri nuk e shpjegon dot. Ndoshta ka të bëjë me figurën karizmatike të Berishës, i cili sa herë që hap gojën, i bën njerëzit për vete dhe e magjeps publikun.

Gazetari: E kuptuam. Atëherë cili është mesazhi juaj për votuesit dhe anëtarët e partisë demokratike pas zgjedhjeve të brendshme në PD?
Basha: I falënderoj nga zemra anëtarët e partisë demokratike, sidomos ata që deshën të votonin por nuk arritën të votonin. Megjithëse nuk i gjetën emrat në listë prapëseprapë u përpoqën brenda hapësirave ligjore që të votonin. Përpjekja ka më shumë rëndësi se rezultati, dhe këta anëtarë me këmbënguljen e tyre për të gjetur emrat në listë treguan edhe një herë frymën e vetëmohimit që e ka karakterizuar gjithmonë partinë demokratike dhe anëtarët e saj. Lavdi përpjekjeve të tyre për të votuar!

Gazetari: Rivali juaj Olldashi, deklaroi se procesi i votimit brenda partisë ishte i manipuluar dhe i deformuar. Ai u shpreh se listat ishin plot parregullsi. Më pas edhe nënkryetari i PD-së Astrit Patozi u shpreh se zgjedhja juaj si kryetar ishte paracaktuar dhe procesi i votimit ishte i pakuptimtë. Si i përgjigjeni këtyre akuzave?
Basha: Fillimisht më duhet të them se këto nuk janë akuza por opinione. Janë pjesë e lirisë së mendimit dhe veprimit brenda partisë sonë. Unë përkundrazi, jo vetëm që nuk i mbaj mëri rivalit tim Olldashi, dhe as koleut tim Astrit Patozi për këto deklarata, por i përgëzoj ata, sepse folën haptazi, ashtu siç u ka hije demokratëve të vërtetë. Ata u shprehën se ka patur manipulime dhe deformime në procesin zgjedhor brenda partisë demokratike. Kjo është një shenjë e qartë që tregon transparencën e plotë në parti, dhe gjithashtu tregon përpara së gjithash respektimin e opinioneve dhe mendimeve të çdo anëtari. Ne, edhe kur manipulojmë apo vjedhim votën, e kemi guximin dhe e bëjmë haptazi. Nuk fshihemi skutave dhe ferrave duke u bërë njerëzve presione me paratë e krimit siç bëri koalicioni i majtë, që bleu e shiti vota në fshehtësi të plotë. Ne gjithçka që bëjmë, e bëjmë në dritën e diellit, sepse jemi partia që solli diellin mbi natën e diktaturës komuniste.
Jemi ne që udhëhoqëm revolucionin antikomunist në vitet 90-të, kur Rama akoma nuk kishte lindur.
Jemi ne që me vizionin tonë e drejtuam Shqipërinë nga Evropa, dhe e shpëtuam ekonominë kur Nanoja e kishte fundosur atë.
Jemi ne që mundësuam liberalizimin e vizave, dhe bëmë gjithçka që t’i nisnim me qindra mijëra shqiptarë drejt Evropës për një jetë më të mirë atje, sepse mendonim gjithmonë për të ardhmen e tyre dhe familjeve të tyre. Nuk donim që familjet të mbeteshin të ndara, disa këtej e disa andej, por u përpoqëm maksimalisht që të gjithë të bashkoheshin andej në Evropë.
Jemi ne që filluam negociatat për të sjellur për herë të dytë në Shqipëri eshtrat e Ismail Qemalit.
Jemi ne që për arsye turistike, të paktën 2-3 herë në vit e kthyem Shkodrën në një Venecia të dytë për të thithur turizmin dhe nxitur peshkimin edhe në brendësi të qytetit, në zona ku nuk ishte peshkuar më parë.
Ishim ne që e futëm vendin në NATO dhe së bashku me aletatët tanë çliruam Irakun e Afganistanin, e shumë shtete të tjera duke sjellur demokracinë në vendet që akoma ndodheshin nën diktatura komuniste.
Ishim ne që eksperimentuam dhe arritëm mrekullinë e rritjes ekonomike duke përdorur formulën e suksesshme më pak punë dhe më shumë lekë. Megjithëse papunësia u rrit, edhe ekonomia u rrit paralelisht, një fenomen që nuk kishte ndodhur më parë në asnjë vend të botës. Në këtë sistem të suksesshëm ekonomik, megjithëse shumë njerëz punonin pak ose aspak, ekonomia vazhdonte të rritej. Shumë ekonomistë nga e gjithë bota, na u lutën që ta bënim publike çelësin e këtij suksesi por ne nuk e treguam, sepse e drejta e autorësisë së këtij zbulimi në fushën ekonomike-financiare na përket vetëm neve si parti demokratike. As qeverisë së re nuk ia tregojmë. Le të lodhet aleanca e majtë duke punuar ditë e natë për mbarëvajtjen e ekonomisë. E kemi ne dhe vetëm ne çelësin e suksesit ekonomik.
Ne ishim ata që nuk e dorëzuam shtetin kur grupet e armatosura sulmuan qeverinë me 21 Janar, me armë, tanke dhe aeroplanë luftarakë, madje u përdorën edhe stilolapsa me helm dhe çadra raketahedhëse, por ne nuk u frikësuam, sepse u mbështetëm tek NATO.
Ishim ne që i dhamë një pjesë të detit Greqisë, në mënyrë që qytetarët të laheshin më pranë bregut, duke ulur kështu numrin e mbytjeve gjatë sezonit turistik.

Gazetari: Nuk ju pyetëm për arritjet por parregullsitë e listave të anëtarëve të PD-së.
Basha: Çrregullimet me listat e anëtarëve të partisë demokratike siç e thashë edhe më lart ndodhën sepse 2-3 javë pas zgjedhjeve parlamentare pati një dyndje të madhe të qytetarëve për t’u bërë anëtarë të partisë demokratike. Ky numër i madh kërkesash nuk u përballua dot nga regjistruesit dhe prandaj lindën edhe problemet me listat. Disa mijëra emra, nga shpejtësia dhe intensiteti i procesit të regjistrimit nuk janë shkruar ashtu siç duhet.

Gazetari: Si është e mundur që Shqipëria edhe pas këtyre 8 viteve ka mbetur vendi me qeverinë më të korruptuar në Evropë?
Basha: Kjo e ka një shpjegim. Kur ne erdhëm në pushtet, e gjetëm vendin të zhytur plotësisht në korrupsion. Qeveria e Fatos Nanos e kishte përhapur korrupsionin në çdo qelizë të shoqërisë. Ne, menjëherë i shpallëm luftë korrupsionit. Pas 8 vitesh luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, arritëm ta kufizonim korrupsionim vetëm tek qeveria dhe e çliruam qytetarin nga kjo peshë e panevojshme që rëndonte në jetën e tij. Në mandatin e tretë të cilin fatkeqësisht nuk e fituam, ne kishim hartuar planin e zhdukjes përfundimtare të korrupsionit edhe në rradhët e qeverisë. Gjatë dy mandateve të mëparshme ne luftuam dhe arritëm që ta zhduknim korrupsionin nga shoqëria dhe prandaj nuk patëm kohë të merreshim me korrupsionin në qeveri. Këtë e kishim planifikuar ta bënim gjatë mandatit të tretë.

Gazetari: Keni thënë se do t’i mbroni të gjithë punonjësit e administratës shtetërore që mund të largohen nga puna me ardhjen e qeverisë së re. A do t’i mbroni vërtet?
Basha: Sigurisht që po. Do t’i mbrojmë me çdo mjet të drejtat e tyre nëse pushohen padrejtësisht nga puna.

Gazetari: Pse nuk i mbrojtët të drejtat e punonjësve të bashkisë që u pushuan nga puna, kur u bëtë kryetar bashkie?
Basha: Kjo është pyetje e pakuptimtë. Si mund t’i mbroja, kur isha unë që i pushova nga puna!

Gazetari: Po pse i larguat të gjithë punonjësit kur u zgjodhët kryetar bashkie?
Basha: Po sepse ndryshoi administrata dhe kur ndryshon një administratë punonjësit e administratës së mëparshme duhet të largohen automatikisht.

Gazetari: Po atëherë, pse nuk duhet që edhe qeveria e re të veprojë ashtu si ju?
Basha: Për disa arsye. E para, që nga viti 2011 të drejtat e njeriut kanë evoluar edhe më tej. Në kohët e kaluara njerëzit kanë gëzuar më pak të drejta se sot. Edhe Shqipëria ka evoluar që nga viti 2011. Sot jemi në vitin 2013 dhe shqiptarët gëzojnë më shumë të drejta se ç’gëzonin 2 vite më përpara. E dyta, pushteti vendor nuk është qeveria. Administrata vendore nuk e ka peshën e administratës shtetërore. Pra janë dy gjëra krejt ndryshe, janë dy standarte të ndryshme. E treta, qeveria do të humbasë shumë kohë për të gjetur zëvendësuesit. Ne, punonjësit e administrates i kemi kemi marrë në punë me anë të njohjeve dhe jo me meritë. Do të kishim shpenzuar shumë kohë sikur të bënim konkurse dhe intervista për të parë kush është më i aftë se tjetri. Pra, faktori kohë është shumë i rëndësishëm. E katërta, edhe nëse kërkojnë vështirë se do gjejnë njerëzit e duhur. Mos të harrojmë se 57% e të rinjve janë analfabetë funksionalë. Kurse pjesa tjetër janë emigrantë. Pra ku do i gjesh punonjësit nëse i largon këta që ke! 

Gazetari: Si është e mundur që arsimin e katandisët në këtë pikë, dhe sot 57% e të rinjve janë analfabetë?
Basha: Nuk jemi ne që e kemi katandisur në këtë nivel arsimin. Ne nuk e kemi prekur arsimin, nuk jemi marrë fare me të, kështu e gjetëm dhe kështu e lamë. S’kishim kohë të merreshim me arsimin sepse jemi marrë me ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimeve. Pse përpiqeni të na e hidhni fajin për gjithçka!

Gazetari: Tani që do jeni në opozitë, çfarë veprimesh politike do ndërmerrni në parlament?
Basha: Nuk e di, këtë e di kryetari, Sali Berisha.

Gazetari: Si e di kryetari? A nuk u zgjodhët ju kryetar i ri i PD-së?
Basha: Ah po, keni të drejtë, sapo u zgjodha kryetar. Më kishte dalur fare nga mendja. Jemi kaq të ngarkuar me punë saqë nganjëherë harrojmë edhe pozicionet që kemi. A mund të ma përsërisni pyetjen?

Gazetari: Tani që do jeni në opozitë, çfarë veprimesh politike do ndërmerrni në parlament?
Basha: Si kryetar i PD-së dhe deputet i parlamentit shqiptar…

Gazetari: Më falni por ju nuk jeni deputet.
Basha: Nuk ka problem, do bëhem edhe deputet. Do mbledh kryesinë e partisë, dhe do bëjmë një zëvendësim. Një nga deputetët e zgjedhur do të më zëvendësojë mua si kryetar bashkie dhe unë pastaj do bëhem deputet. Madje e kam një ide se cili deputet mund të më zëvendësojë mua si kryetar bashkie.

Gazetari: Për cilin e keni fjalën?
Basha: Për kryeheroin tonë kombëtar, prijësin historik të demokracisë dhe politikanin e ndritur, Sali Berisha.

Gazetari: Pse pikërisht Berisha?
Basha: Sepse gjithmonë e ka patur endërr të bëhej kryetar bashkie. Ka qenë president dhe kryeministër por nuk ka qenë asnjëherë kryetar bashkie, dhe prandaj le ta provojë edhe këtë post. Ai edhe në mbledhjet e PD-së gjithmonë shprehet se po të ishte kryetar bashkie i Tiranës, brenda një kohe të shkurtër Tirana do të lulëzonte siç lulëzon sot qyteti Detroit në Amerikë.

Gazetari: Pyetja e fundit e kësaj interviste. Meqënëse deklaruat pak më parë se në partinë demokratike gjithçka thuhet dhe bëhet haptas në dritën e diellit, me guxim dhe transparencë, atëherë po ju pyes, a ka bërë partia demokratike manipulime në zgjedhjet e 23 Qershorit?
Basha: Po kemi bërë manipulime, por në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit këto manipulime kanë qenë më të vogla se ato të zgjedhjeve parlamentare 2009 dhe atyre vendore 2011. Ka disa arsye. Në vitin 2009 dhe 2011 arka e shtetit kishte akoma ca lekë brenda dhe ne e boshatisëm plotësisht për të manipuluar ato zgjedhje, ndërsa zgjedhjet e 23 Qershorit e gjetën arkën bosh. Edhe ato pak para që arritëm të mblidhnim, ishin nga kontributi i anëtarëve të PD-së. Meqenëse shuma e lekëve ishte e vogël, vendosëm ta përdorim për të blerë vota vetëm në disa zona të caktuara, ku menduam se humbja e PD-së mund të ishte më e madhe. Votat i blemë me lekë dhe ushqime. Por u befasuam nga ajo që ndodhi.

Gazetari: Çfarë ndodhi?
Basha: Ndodhi ajo që nuk ishte parashikuar. Edhe ata qytetarë që i pranuan lekët dhe ushqimet tona nuk na e dhanë votën. Nuk e kuptoj sjelljen e tyre. Këta qytetarë na e vodhën votën megjithëse ne u dhamë lekët në këmbim të votës. Kjo është paturpësi.

Gazetari: Do i hidhni në gjyq dhe do u kërkoni kthimin e lekëve? Si do veproni?
Basha: Nuk e bëjmë dot sepse shpërndarësit e lekëve dhe ushqimeve nuk kanë mbajtur një listë me emrat e personave dhe meqenëse numri i tyre është i madh, është e pamundur të mbahen mend pa listë dhe emra. Mend për herë tjetër.
Por diçka dua t’u them atyre qytetarëve që votuan kundër Berishës. Pas katër vitesh do ta kërkoni Berishën por ndoshta nuk do ta gjeni. Sot ai është në kulmin e energjisë, dhe të gjithë e keni parë sesi i thyen rekordet, ndërsa pas katër vitesh ai mund të mos ketë takatin që ka sot. Ai kishte parashikuar të bënte mrekulli ekonomike për Shqipërinë dhe shqiptarët në mandatin e tretë. Por ne si demokratë, edhe pse në opozitë, jemi të bashkuar si shkëmb graniti rreth partisë dhe Sali Berishës, të vendosur për ta rikthyer partinë demokratike në udhëheqje të projektit tonë historik, Shqipërisë moderne, të zhvilluar dhe evropiane!

*   *   *








July 26, 2013

Face Off


<img src="Sali Berisha e Lulzim Basha.jpeg" alt="Sali Berisha dhe Kryetari i ri i PD,  Lulzim Basha" />
Face/Off  = Lul Berisha
U Zgjodh Kryetari i Ri i PD

imazhe shqip

Kësaj Fotoje të Shkëlqyer të LSA (gjejmë rastin t'i Falenderojmë), i bëmë vetëm një ndryshim të vogël dhe na doli Portreti i Kryetarit të Ri të Partisë Demokratike.



Shënime nga Ditari i Doktorit: Strategjia për të pushuarit nga puna

Sot është një ditë historike. Më mori në telefon qysh në mëngjes kryetari i Partisë Demokratike. Po, po . Ishte vet Lulzim Basha. Më mori direkt, pa sekretare, pa ndërmjetës. Mu bë qejfi shumë. E hapa telefonin me duart që më dridheshin nga emocioni. Më përshëndeti. Po, po, më përshëndeti. Më tha mirmëngjes Doktor. Për mue ishte një gëzim i madh. I thashë fol pa frikë! Foli! Ishte një ngjarje historike. Kërkesa e tij ishte shumë e thjeshtë.

“E kuptoj, tha, që për ty është pak bezdi, por u bënë dy ditë që jam zgjedhur kryetar dhe kam pak emocion. A ka mundësi tha, të flasësh dhe sot ti për mua. Njerëzit të presin, elektorati të pret, militantët të presin, unë të pres…Thuaj dy fjalë Doktor. Çfarë të duash ti, boll  të flasësh…”

Më preku shumë. Ishte vet kryetari i PD. I thashë do ta bëj patjetër. Të jam betue, i thashë, që do më kesh pranë tek koka sa të jem gjallë. Nuk e shkel fjalën e burrit. Dhe vendosa të flas.

Çfarë të them, thashë me vete. Çfarë mund të thuash për këtë njeri të mrekullueshëm, të brishtë, timid, ..E gjeta. Ka tmerru Edi Ramën. Po, po, e ka tmerru. Dhe jo vetëm atë, por dhe më gjerë. E gjeta më në fund çfarë do thosha në emër të tij. Edi Rama ka mendue se tani që unë dhashë dorëheqjen, partinë do ta marrë dikush tjetër që nuk ka lidhje me mue. Tani ështe tmerruar kur ka parë që partia është në dorën time. Po, po është tmerrue. Do t’ia them këtë.

Bëra postimin dhe e nisa. Mora menjëherë qindra like. Kjo është e vërteta e hidhur. Edi Rama është tmerruar që partia është ende në duart e mija.Është i tmerruar që unë do të jem ende i pari. Që unë do të flas në emër të Lulit.. Që unë do të drejtoj betejën ndaj tij. Po, po ai është i tmerruar nga unë. Është mendjemprehtësia e Lulit dhe largpamësia e tij si lider i lindur, që ta tmerrojë Ramën duke ma lënë mua këtë përgjegjësi. Kjo është e vërteta.

Më pas mori prapë Luli. Ishte përsëri i emocionuar dhe i dridhej zëri. Të mora për të të falenderuar për postimin, tha. Ishte diçka që nuk e prisja. Më tha dhe Kunati dhe vjerri që ishte diçka e rrallë. Të falenderojmë si Familje.

U preka shumë. E falenderova dhe unë.

-A mund të të pyes diçka më, tha?

-Patjetër, i thashë.

-Mos ju pengoj gjë, më tha?

-Në asnjë mënyrë, i thashë.

-Çfarë mund të bëjmë ndonjë gjë tani si parti, më tha. Si do ta realizojmë programin tim. U kam premtuar njerëzve se do të mbroj të pushuarit nga puna.

-Të përshëndes, i thashë. Kjo do të jetë beteja ime dhe vetëm imja. Askush më shumë se unë nuk e kupton në këto momente, se çdo të thotë të të pushojnë nga puna. Do merrem vet me këtë gjë.

-Më vjen keq Doktor, më tha, mos ma merr për ters, nuk e kam për Ju, më tha. Kishte menduar për një moment se mua më kish ngel qejfi që ai u bë në vend tim kryetar i PD-së.

-Në asnjë mënyrë, i thashë. E kam fjalën që do t’ia lë qeverinë një njeriu të papërgjegjshëm, antikombëtar. Që është çerdhe e krimit, drogës dhe prostitucionit dhe që ka bërë entuziast gjithë mafien politike në Evropë dhe SHBA.

-E kuptova, më tha i turpëruar. Na duhet ndonjë ide, Doktor. E kam premtuar këtë tani, më duhet të bëj patjetër diçka.

-Patjetër, i thashë. Shkruaj!…

-Prit një minutë Doktor, tha, sa të gjej një letër.

-E para, i thashë, duhet të mbajmë shënim emrin e çdo njeriu të pushuar nga puna dhe të studiojmë votën e tij për kë ka votuar në parti.

E dyta të verifikojmë se cilët nuk do të pushohen nga puna dhe si kanë votuar ata për ty.

E treta duhet të hartojmë një strategji ndaj atyre që nuk i pushojnë nga puna. Ata mund të jenë lidhje e grupit armiqësor brenda PD-së dhe Rama kërkon t’i mbajë në punë që të dëmtojë PD. Duhet të bëjmë çmos t’i heqim të gjithë. Vetëm ashtu forcojmë partinë dhe rrisim shpresën.

-Po unë u kam premtuar mbrojtje, më tha?

U preka shumë nga sinqeriteti i tij. Po, mbrojte do tu japim, i thashë, por në fillim duhet t’i heq ai nga puna. Problemi është me ata që nuk heq, jo me ata që heq. Ata që heq s’kanë ku venë, tek oborri  jonë do vijnë. Prandaj sytë katër për ata që mbeten. Ata janë armiqtë tanë të mëdhenj.

Nga ana tjetër e telefonit dëgjova që një zë të ngashëryer. Faleminderit Doktor, më tha. Kjo s’do më kishte shkuar në mendje kurrë. Ja e vërteta pse ne nuk bëjmë dot pa ty. Të jam shumë mirënjohës. Të lutem më lejo të të marr dhe nesër në telefon.


-Patjetër, i thashë. Përpara!



imazhe shqip





*   *   *

July 24, 2013

Edward Snowden

merr një Propozim Dashurie, 
nga ish-agjentja ruse Anna Chapman,
 nëpërmjet një llogarie anonime në Twitter

Anna Chapman


Propozimi




Edward Snowden: Nuk do flas edhe sikur rusët të më torturojnë 
(kurse Putin tregon ‘muskujt’)


Për qeverinë amerikane, Edward Snowden është një tradhtar.

Por një ish- senator republikan ka dalë në mbështetje të ish- punonjësit që nxori i pari të dhëna se si agjencitë e qeverisë amerikane spiunojnë njerëzit në mbarë botën.

Ish- senatori Gordon J. Humbphrey i ka dërguar një e-mail Snowden, duke i thënë se ai ka vepruar drejt, por e paralajmëron që të mos nxjerrë asnjë informacion që dëmton spiunët amerikanë.

Ish- senatori thotë se qeveria amerikane po tregon një arrogancë në rritje.

Sipas 72 vjeçarit, qeveria amerikane, në vend që të merret me Snowden, duhet të dënojë ata që keqpërdorin pushtetin dhe të drejtat e miliona njerëzve.

Snowden, që ndodhet në Rusi, i ka kthyer përgjigje duke thënë se ai në asnjë mënyrë nuk do japë informacione që dëmtojnë popullin amerikan.

“Të jeni të sigurt se nuk do më detyrojnë as me tortura që të jap informacione që dëmtojnë agjentët dhe popullin amerikan,” shkruan ai.

Ndërkohë të martën Snowden ka aplikuar zyrtarisht për qëndrim të përkohshëm në Rusi.

Presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin, ka reaguar pas lajmeve se presidenti amerikan, Barack Obama, mund të anulojë vizitën në Moskë në shtator.

Putin thotë se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë shumë më të rëndësishme se grindjet mes shërbimeve speciale.

Snowden jeton në një zonë tranziti në një aeroport, pasi nuk mund të lëvizë nga aty për shkak se nuk ka dokumente udhëtimi.

Rusia thotë se do shqyrtojë kërkesën e tij për azil, duke shtuar se kjo gjë nuk është në dorë të Putinit.

Ndërkohë Putin vazhdon me shfaqjet e forcës, ndërsa sot ka vëzhguar një stërvitje ushtarake, më e madhja që prej mbarimit të Luftës së Ftohtë.

Në total në stërvitje u përfshinë 160 mijë trupa dhe 5 mijë tanke. Në stërvitje morën pjesë edhe 130 avionë ushtarakë dhe dhjetëra anije të flotës së Paqësorit.

Zyrtarët rusë thonë se nuk është një shfaqje force, por analistët thonë se ky është qëllimi./ep

SBL


“Zotnia horr
e horri zotni
duhet me kalue
shtatë brezni”.
E po të bësh një llogari për S. Berishën duhen 240 vjet që të realizohet “Zotni”.


Harakiri (vetëvrasja) dhe 
psiko-autopsia e Sali Berishës

Nga Minella Aleksi

Ditën e zgjedhjeve Edi Rama u dha një intervistë dy gazetarëve francezë. Befasia e kësaj interviste ishte thënia e Ramës se, kam një problem me vdekjen dhe historinë, dua të lë një shenjë, të bëj gjëra që do të shënohen në histori e që do të jetojnë edhe mbas vdekjes sime. Dy gazetarë, M.Nano e S Minxhozi reaguan shpejt mbas kësaj deklarate. Meraku i tyre-frika se mos nën peshën e këtij pikësynimi do të kemi te Rama rishfaqjen e atyre sjelljeve autokratike për të cilat u ndëshkua Sali Berisha me votë nga populli? Shqetësimi i tyre më duket i drejtë, aq më tepër kur je djegur, je përvëluar dy herë nga qulli.

Shtroj atë pyetje të cilën nguruan që ta shprehnin gazetarët e përmendur më sipër: sa është e mundshme, sa mbartet te Edi Rama e keqja predispozuese, që Kryeministri i ardhshëm të rrëshqasë në teren autokrati, t’i rrëshqasë vendosjes së drejtësisë, të kthehet në një mbështetës të korrupsionit, të harrojë që i kërkohet me insistim nga populli dhe Perëndimi ndërtimi i një shteti ligjor ku njerëzit e pafajshëm të mos vriten nëpër rrugë e sheshe sepse demonstrojnë kundër arrogancës së Qeverisë.

Nuk kisha ndërmend që të merresha me një ide të tillë, por për dreq ma shtiu në mëndje vet S. Berisha me atë që tha në një emision televiziv.

Kur disa ditë përpara zgjedhjeve Sali Berisha, Kryeministër e mjek i pranishëm në emisionin televiziv Zonë e Lirë, pohoi me zë të lartë se universiteti i parë i njeriut është periudha nga lindja deri në moshën tre vjeç, as drejtuesi Çani dhe asnjë tjetër nuk i bëri atij pyetjen- kjo gjë që qenka kaq deçizive për formimin e njeriu aq sa e quajnë universitetin e parë të jetës, si ka qenë ky universitet për ju si individ, si të ka formuar, çfarë roli me vlerë apo antivlerë ka luajtur më pas në moshë madhore?

Më befasoi ky pohim i Berishës. Në ka politikan i cili nuk duhet që ta thotë një gjë të tillë, dhe që me mendjelehtësi, për fatin e tij të keq, nuk e analizon për vete por përpiqet që tua japë si mësim të tjerëve ky është Sali Berisha.

Përgjatë shkrimit do përpiqem që të bëj një “gjenealogji të njerëzores” për subjektin Edi Rama si kryeministër i ardhshëm dhe për të qenë më i kuptueshëm do përdor metodën krahasuese duke e vendosur përballë subjektit Sali Berisha kryeministër.

Pak fjalë mbi nocionet temperament, karakter, personalitet.

Që nga lindja çdo njeri ka një fondament biologjik të përbërë nga konstitucioni organik i trashëguar (konstitucioni hereditar) prej të cilit rrjedh forma dhe proporcionet e trupit (konstitucioni morfologjik) dhe modaliteti i funksioneve vitale si ai qarkullues, respirator, endokrin etj, (konstitucioni fiziologjik).

Konstitucioni hereditar plues karakteri e personaliteti përbëjnë “gjenealogjine e njerëzores”.

Kur një individ i vetëdijshëm arrin të kryej sjellje që bien ndesh me etikën dhe normat njerëzore, në këtë rast urtësia popullore thotë “vajti në fis”, “e ka në gjak”, ose “dardha bie mbi dardhë” duke iu referuar fondamentit biologjik, konstitucionit hereditar të tij, trashëgimisë. Ky kompleks i këtyre elementeve përcakton një strukturë psikike dhe temperament të fillimit. Përse themi të fillimit? Themi të fillimit sepse faktorëve shumë kushtëzues trashëgimor u duhen shtuar kushtëzimet e tjera që u detyrohen faktorëve ambientalë shoqëror, të cilat influencojnë deri diku jetën e njeriut.

Por ç’është temperamenti, karakteri dhe personaliteti?.

Temperamenti shpreh impulse, tendenca instiktive, dispozicione, nevoja, gjendje afeksionale… Me temperament jemi mësuar të kuptojmë stilin e sjelljes së një individi.

Ky stil shfaqet herët në moshën e një individi, ka një bazë biologjike dhe është shumë stabël në kohë e nëpër situata të ndryshme.

Karakteri është elementi psikologjik që jepet ose fitohet gjatë jetës dhe kalimi nga një shkallë te tjetra në rrugën evolutive provokon ndryshime të karakterit me pasoja edhe të tipit social-kulturor.

Te fëmija karakteri nuk dallohet akoma nga temperamenti, vendimi nuk dallohet akoma nga impulsi, proceset frenuese janë pak të zhvilluara, skemat mendore gjithashtu pak të zhvilluara etj.

Ndërsa personaliteti jo vetëm unifikon aspektet biologjike të temperamentit dhe ato psikike të karakterit të influencuara nga ambienti, por krijon edhe vlera, modele të reja të sjelljes.

Klasifikimi i personalitetit është bërë sipas disa tipeve e sipas disa modeleve. Çdonjëra prej tyre mund të krahasohet me një hartë e cila ka si qëllim që të thjeshtojë vizualizimin e mbretërisë së shpirtit njerëzor. Njëlloj si ekzistojnë harta gjeologjike, politike, rrugore etj, ashtu edhe hartat e tipologjisë së personalitetit ndjek një interes specifik. Asnjëra prej tyre nuk është gjithëpërfshirëse, asnjëra nuk është gjithçka në vetvete. Studimi i një harte nuk mund të zëvendësojë asnjëherë eksperiencën e vet territorit të shkelur nga njeriu..

Sot psikanalistët preferojnë që të flasin për personalitet/karakter si një modalitet të strukturuar të të menduarit, të dëgjuari dhe të sjelluri që rezulton nga ndërveprimi i ambientit në dispozitivin gjenetik e kulturor të individit dhe që është i modifikueshëm.

Pas këtyre shtroj pyetjen- përse dështoi S. Berisha në raport me kohën? Përse njëlloj si Ramiz Alia që mbas marrjes së pushtetit kishte momentin historik për të bërë punë historike, nuk arriti dot të ngrihet në nivelin e ideve që i kërkonte koha? Përse nga një njeri që e njihte sistemin administrative të centralizuar, mbeti rob i metodave të dosjeve e shantazheve të zyrave diktatoriale, nuk u shkëput dot nga mendësia e punës sipas stilit të centralizuar diktatorial?

Le të kthehemi te universiteti i parë i moshës deri tre vjeç.

Nga lindja deri në moshën tre vjeç, fëmija është totalisht nën masat ushqyese dhe vëzhgimin e pandërprerë të nënës. Gjatë kësaj faze fëmija fillon të flasë për vete (unë, e imja) duke marrë formë koshienca e vetes. Dy vjeç fëmija fillon të zbatojë rregullat, me refuzime të thjeshta hera herës si pjesë të një proçesi dinamik të kundërshtisë ndaj prindërve. Proçesi i mësimit të gjuhës së nënës zhvillohet me hapa të shpejtë si një element shumë i rëndësishëm i koshiencës në evoluim. Me nivelin e gjuhës që zotëron si tre vjeçar fëmija mëson emrin e disa emocioneve dhe arrin që të bëj lidhjen e këtyre emocioneve me situata të caktuara. Te fëmija 3-4 vjeç vizionet negative me skena e episode të përsëritura veçanërisht për vetveten mund të zhvillojnë një gjëndje me humor të turbulluar, me humbje të interesit dhe të kënaqsisë në aktivitete normalisht të kënaqshme, thjeshtë depresion fillestar të mos

hës 4-5 vjeçare.

Mbas moshës tre vjeç fillon faza e shkëputjes graduale nga ky kujdes deri në zhvillimin e një pavarësie (4-5 vjeç) ku në qendër te reflektimeve të tij janë konceptet “e mira/ e keqja” që i referohet konceptit biologjik të “afrimit/largimit” nga një rrezik. Mbi këto koncepte fillon të zhvillohet autovlerësimi.

Kanë shumë rëndësi këto emocione (frika, dashuri, inat) si gjendje mendore dhe fiziologjike të fëmijës që përcaktojnë modifikime të sjelljes së tij, kushtëzuar nga stimuj të jashtëm apo të brendshëm, të lindur ose të fituar përgjatë këtyre viteve. Frika, dashuria dhe inati pasohen në moshën 5 vjeç nga të tjera emocione bazë, si turpi, ankthi, xhelozia dhe zilia. Ka filluar tashmë parapërgatitja për një sjellje morale që nuk ka më nevojë për vëzhgim prej më të mëdhenjve. Gjatë kësaj periudhe përfundimisht janë hedhur themelet mbi të cilat ndërtohen variacionet e arkitekturës së sjelljes në vitet e ardhshme të jetës së fëmijës.

Evoluimi i emocioneve (ndjenja e fajit, falja, trishtimi, zemërimi, shpresa, brerja shpirtërore, sharjet e herë pas hershme, nofkat ofenduese, zhgënjimi etj.) e ndihmojnë fëmijën që të kuptoj ndryshimin midis botës së brendshme dhe asaj të jashtme, krahas njohjes më mirë të vetes. Pesë vjeç fëmija është qartësisht egoist. Pason faza e përgjigjes “jo” gjatë së cilës fëmija provon kënaqësinë e kundërvënies ndaj prindit. Sidomos shoqërohet me konflikt prindëror të të njëjtit seks.

Ndërsa 6-7 vjeç fillon të zhvillojë një sens moral me kahje në një drejtim dhe të ngurtë si, p.sh bazohet në mendimin që të gjithë i duken njësoj. Në moshën 9 vjeç paraqet një ëndërrim më pak të ngurtë, më të balancuar. Në fillimet e shekullit të kaluar kjo periudhë e fëmijërisë konceptohej si fazë kur kërkohej që fëmija të bëhej i rritur sa më shpejt të ishte e mundur, pa u kuptuar dhe vlerësuar kjo periudhë e jetës. Në varësi nga shtresa shoqërore së cilës i përkiste vizionet ishin të ndryshme. Në shtresën shoqërore më të zhvilluar ekonomikisht fëmija ishte i rrethuar nga prindër të cilët luanin një rol shumë përcaktues në jetën e tij, ndërsa në shtresën e fshatarëve dhe të proletarve, përveç një mortaliteti të lartë infantil, në pjesën më të madhe të rasteve dominonte vënia në punë e fëmijëve që në moshë fare të vogël. Deri në kohën e Rusoit fëmijëria trajtohej në libra si një moment inoçence. Ishte Frojdi që iu kundërvu këtij qëndrimi dhe që me shumë argumente shkencorë tregoi se në vitet e para të fëmijërisë mbijnë farat e të gjitha perversiteteve të jetës së tij adulte. Fazat e zhvillimit të njeriut janë si fazat e një mikrokozmosi. Të gjitha këto sa më sipër të shtyjnë të bësh pyetjen- këto vlera që fitohen gjatë kësaj moshe çfarë mendimesh, vesesh, pasionesh, instinktesh, etj, ndezin te njeriu në vitet që vijnë më vonë?

Tani le të ndalemi te problemi konkret.

Përballja studimore krahasuese e Edi Ramës me Sali Berishën për këtë periudhë fëmijërie që po flasim tregon qartë prezencën e dy ambienteve familjarë krejt të ndryshëm. Edi Rama i rrethuar nga kujdesi i dy prindërve të përkushtuar sepse edhe mundësitë i kishin të plota, dëgjonte këshilla edukuese të të dy intelektualëve, shikonte e latohej në rritje e sipër i rrethuar nga objekte arti e libra të shumtë në gjuhë të huaja, dëgjonte biseda për piktorin Zef Kolombi, shikonte piktura të tij si i afërm i familjes, për fisnikët e kohës së mbretërisë, bënte shfaqje teatrore për fëmijë, zbavitej në plazh, shikonte albume ku nuk mungonte erotikja, etj, etj.

Shtresë tjetër ishte familja e fëmijës Sali Berisha, e cila me gjithë mangësitë ekonomike natyrisht që dëshironte më shumë për fëmijën e vet, por vobektësia, ambienti gjeografik i ashpër e i izoluar dhe niveli kulturor i ulët mundësonin zhvillim të limituar. Kemi dy nëna, njëra Sheqerja (Berisha) që e fillon ditën në mëngjes herët duke u kujdesur për bagëtinë, ndërsa tjera Aneta (Rama) që ka bërë studimet në Varshavë, e që në kuadrin e detyrimeve të zakonshme familjare shikon të përparojë në profesionin e saj. ( Dua të qartësoj plotësisht se kam respekt të veçantë për punën e çfarëdo lloji, jashtë paragjykimeve përçmuese. Punës i falem).

Natyrisht natyra malore e ashpër luan rol të madh dhe të jetuarit shumë larg nga familjet e tjera nuk i ka mundësuar fëmijës S. Berisha lodrat në grup të cilat janë me shumë rëndësi për zhvillimin psiko-social të mëtejshëm. Zona e Tropojës me një nivel shumë të ulët zhvillimi kishte raste të shumta të sëmundjes së sifilizit. E transmetueshme në breza sëmundja e sifilizit prej dekadash godiste me pasoja të rënda banorët e zonës. Veçanërisht komplikacionet neuropsiqike që njihen me emrin “neurosifiliz”, fazë e rëndë e sëmundjes e cila për këtë është simbolizuar me një bust në Musee de l’Homme në Paris.

Pra fëmija S.Berisha duke u rritur zhvillohet brenda një ambienti familjar e shoqëror me kondita e rrethana jo aq të ngrohta e të shëndetshme në detajet e tyre, takime shumë të rralla me të rritur që vijnë në shtëpi nga qyteti e që me tregimet e tyre ia nxisin fantazinë këtij fëmije, gjë që gradualisht e bëjnë që të shtroj pyetjen-çfarë do bëhet me mua?

Faza e shoqërizimit fillon të marrë formë në sajë të procesit të hyrjes në shkollë.

Në këtë fazë të jetës dy personazhet tanë kanë përsëri ambiente jetese shumë të ndryshëm. I riu Sali Berisha me inteligjencë natyrore të spikatur fillon shkollën e mesme shumë larg fshatit të tij, brenda jetës sa shoqërizuese aq edhe të ashpër. Jetë konvikti me shumë mangësi financiare, veshje krejt modeste, pamundësi për të shkuar shpesh pranë vatrës familjare, psikologjikisht i motivuar për të fituar simpatinë e drejtuesit të shkollës e të konviktit, mëson se ekziston mundësia e të qënurit komunist, kupton se duhet mësuar gjuhë e huaj me çdo kusht, e tmerron mendimi i natës se mund të kthehet një ditë në fshatin e ashpër të lindjes prandaj rruga e karrierës i del si shpëtim nga ky rikthim, etj, e të gjitha këto e ndikojnë drejt sjelljes ambicioze vetmitare, zemërues me shumë aspekte të jetës së përditshme.

Ndryshe është puna me të riun Edi Rama. Shoqërizimin, veshjen, sportin, flirtet, gjuhët e huaja, librat dhe formimin nëpërmjet diskutimeve, i ka me tepri. Ndihet shumë i plotësuar dhe sistemin komunist fillon ta shikojë e mendojë si një koracë që e kufizon në plotësimet e mëtejshme. Ky teren elitar familjar dhe shoqëror e shtyn gradualisht drejt koncepteve të jetës, rolit të njeriut në shoqëri, vlerat që duhet të krijojë, pengesat që i ngrihen njeriut nga shkurtësia e jetës, po vdekja – kjo kosë që një ditë do na presë vrullin e idealeve etj, etj.

Mbi tunelin e komplekseve të adoleshencës ekzistojnë biblioteka të tëra me libra. Ashtu si fëmijëria, edhe adoleshenca është një periudhë transformimesh të shpejta biologjike të kombinuara me kërkesa të reja dhe pritshmëri ambientale. Në këtë fazë të jetës lulëzon te këta individë një sentiment tërësisht human, ekstremisht torturues, brengosës e rraskapitës në vazhdimësinë e tij, shtypës dhe shpesh i pasuportueshëm, mjaft i vështirë për tu administruar, sidomos kur vazhdon të rritet në drejtim patologjik, ndjenja e zilisë.

Në këtë kontekst psikologjia sjell gjithmonë shembullin e përrallës së Hirushes, shërbëtores së përçmuar dhe injoruar nga njerka dhe vajzat e saj. E përse? Thjeshtë sepse, bukuria e saj fizike dhe shpirtërore vazhdonte të lulëzonte akoma më hijshëm me gjithë të këqijat që pësonte dhe djallëzitë e kurdisura nga ato që e rrethonin. Përrallë është Hirushja, por nga xhelozia e zilia kanë nisur luftëra.

Zilia, ky sentiment urrejtjeje përzier me hidhërim lind nga ndërveprimi i dy aspekteve themelorë: 1-Tjetri posedon ato që ti i kërkon por nuk i arrin dot, dhe 2- vetëdijshëm apo pavetëdijshëm fantazia përpunon ide në drejtim të shkatërrimit të asaj që tjetri posedon.

Provon një ndjenjë shumë të fortë torturuese kur krahason situatën e vet me atë të dikujt që e konsideron me më shumë fat. Këtu ka një detaj shumë paradoksal. Arrihet deri aty saqë të shtohet dominueshëm zilia kundrejt personit që megjithëse ka pësuar një dështim fatkeq shoqëror prapë se prapë vazhdon të ruajë qetësinë, t’i kundërvihet mëshirës me logjikë të shëndoshë dhe të ruaj një gjendje humori të mirë. Një ndjenjë e tillë armiqësore jo gjithmonë varet nga çështje ngushtësisht materiale, ose që nuk mund të arrihen as me para e as me pushtet, si p.sh. qartësia shpirtërore, buzëqeshja e brendshme, energjia pozitiviste që reflekton, ndjenja e një komforti lumturor, thjeshtësia e pa shtirur. Forma dhe shkalla e fenomenit varet dhe ka edhe bazën e vet shkakësore: 1-mungesa e afeksionit gjatë fëmijërisë e adoleshencës, 2-vetmia torturuese që përshkruhet si “monstra asocial, joshoqërore”, 3- frustrimi, 4- dëshira të parealizuara.

Konviktori njëzetvjeçar Sali Berisha (klasat e shtatëvjeçares ik e hajde kilometra të tëra në ditë, shkolla e mesme në konvikt, universiteti në konvikt, fjetja në konvikt si mjek i ri, periudha në konvikt deri sa mori shtëpinë e re pas martese) ka shumë arsye që të ndiejë thellë brenda vetes nevojën e të qënurit i barabartë, në mos mundësisht përmbi bashkëmoshatarët kryeqytetas. Nga ana tjetër kemi të riun “modern” tiranas Edi Rama, i cili fillon të dallohet për opinione ndryshe, për humor të hollë zbavitës, hokatar i ngeshëm dhe që pasi është endur sa në plazh e nëpër bulevard të kryeqytetit kthehet krejt i relaksuar në mbrëmje në shtëpi.

Nëpër trurin e të dyve gëlojnë interesa dhe qëndrime tërësisht të ndryshme në shumë drejtime.

Me diferencë moshe, të dy jetojnë brenda të njëjtit sistem komunist si tipa, përcaktimin e të cilëve na e bën shumë saktë antropologjia filozofike e Gehlen dhe Plessner. Njëri, Sali Berisha ekziston si njeri i “institucionalizuar”, “aparatçik” sipas E. Hoxhës, Komandantit të S. Berishës, si burokrati kufomë n/punës i protokolleve të mbledhjes së organizatës, i planeve të punës, që për të mbijetuar e ngjitur shkallët i duhet të qëndrojë ngushtësisht brenda kornizave të institucioneve zyrtare partiake e shtetërore. Shkolla, universiteti, memoria e fortë, inteligjenca e spikatur e kanë ndihmuar për të krijuar një paraqitje bindëse, entuziazmi personal, admiruese. Janë raste të veçanta nervozizmi dhe paniku ato që bëjnë që të dali atavizmi trashëgimor i S. Berishës, bëhet brutal, arrogant, fizikisht kërcënues, dhe edhe mund të vrasi. Shpërthime të tilla atavike e kanë bërë që të humbasë shumë në sytë e shqiptarëve. Rastet e shpërthimeve atavike në Parlament kur me një minimum ngacmimi e humbi kontrollin e kanë nxjerrë ashtu si është në origjinë dhe me siguri që kur i ka parë pas dy ditësh në TV me siguri që i ka ardhur turp, së paku shpresoj. Kështu edhe kur ka parë demonstruesit nga dritarja e zyrës, i është ndezur fantazia atavike, instinktet e fjetura që i mbart në gen, sepse ka menduar që po i marrin zyrën, kundërshtarët po i sulmojnë kullën, dhe me brutalitet instiktiv ka urdhëruar vrasjen e demonstruesve. Lexuam para pak ditësh se një stërgjysh i S. Berishës ka vrarë priftin e fshatit ndërsa shikojmë sot stërnipin e tij që vret qytetarët e vet të pa armatosur. Jas i përsëritet gjaku. Urtësia popullore thotë: “Zotnia horr e horri zotni duhet me kalue shtatë brezni”. E po të bësh një llogari për S. Berishën duhen 240 vjet që të realizohet “Zotni”. Në kohën e stërgjyshit të S. Berishës që vriste priftin e fshatit,

stërgjyshi i E.Ramës i dërgonte fëmijët për t’u arsimuar në Itali e Austri.

Instinkti atavik, tërbimi psikologjik e dominon në situata si tani kur ka pësuar humbjen e rëndë të zgjedhjeve. Nuk pajtohet dot me kete situatë dhe para dy ditësh deklaroi se nuk do e njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Sjellja, veprimet flasin me zë shumë më të lartë sesa fjalët.

Krahasoj sjelljen atavike të S. Berishës me atë të E. Ramës dhe si mjek më bën shumë përshtypje se edhe kur S. Berisha e ka prekur E. Ramën në gjërat më të thella të moralit familjar e njerëzor, E. Rama i ka amortizuar sharjet dhe ofendimet me një buzëqeshje, me një reagim qytetar impresionues. Shihet qartë diferenca.

Tjetri, Edi Rama ekziston natyrshëm i “pa institucionalizuar”, tipikisht indiferent ndaj presionit institucionalizues, i konsideruar si shprehje e njeriut të civilizuar. Shfaq sjellje solidariteti mbrojtës shoqëror kur në aksionet e rinisë me shkollën, nuk qëndron pasiv por kacafytet e rrihet me grushta kur ndonjë nga djemtë e fshatit ngacmon shoqet e klasës.

Antropologjia filozofike na thotë se tipi i “institucionalizuar” karakterizohet nga ndryshime, kthesa të shpejta befasuese, kap momentin kur shikon që ato i sigurojnë karrierë dhe pushtet. Këto kthesa karakterizohen nga ai që quhet “honi i mohimit, i harresës” mbasi tentojnë dhe fshijnë nga biografitë e tyre detaje të shumta që lidhen me njerëz apo ngjarje të cilat nuk pranojnë që t’i kujtojnë dhe as durojnë dot që të aludohet për ato. Sali Berisha nuk duhet të ndihet i turpëruar e të vuaj sepse ka lindur në Viçidol të Tropojës. Në diktaturën komuniste familja e lindëte fëmijën atje ku jetonte. Turpërimi duhet të vijë kur në moshë madhore kryen veprime antinjerëzore.

Në formimin e tij Berisha ishte intelektuali që lëvizte vetëm brenda hapësirës së kulturës profesionale të universitetit, shkollë e cila zhvillohej strikt brenda shinave institucionale të dogmës komuniste. S. Berisha është tipi i personalitetit njerëzor “ të institucionalizuar” produkt i të gjitha diaboliciteteve që prodhonte sistemi i mbyllur administrativ parti-shtet.

Analogjia flet vet. Shfaqja e papritur, befasuese e komunistit të institucionalizuar Sali Berisha te porta e PD-s së ardhshme i gjeti krejtësisht të papërgatitur shumë njerëz të sferës së kulturës shqiptare.

Po në rastin Edi Rama si njeri i civilizuar, i pa institucionalizuar? Pedagogu Edi Rama kishte nisur refleksionet si imperativ i thirrjes së brendshme të personalitetit të idealistit, pa urdhër nga Partia, thjeshtë si akt intelektual në dobi të mendimit shoqëror shqiptar. Për atë se çfarë duhej të shprehte PD-ja në shoqërinë shqiptare, shfaqja e Edi Ramës te porta e PD-s ishte një sjellje krejtësisht e pritshme, e natyrshme, e pa menduar dy herë, aty e kishte vendin si një kundërshtues shumëvjeçar i koracës komuniste. Të institucionalizuarit e PD-s nuk e pranuan, nuk e thërritën, ishte jashtë konceptit të tyre institucional social-filozofik.

Një parantezë- nuk besoj se ftesa për Edi Ramën ministër kulture ka ardhur thjeshtë nga mëndja e Fatos Nanos i cili për mendimin tim nuk mbart seriozitet të perspektivës institucionale të asaj shkalle, prandaj shtyhem nga opinioni se dikush tjetër ia ka futur Edi Ramën në mëndje F. Nanos dhe si rrufjan ekstravagant herë origjinal e herë i shtirur, e shfrytëzoi përfshirjen e Edi Ramës në projektin e PS-s si kapital të krediteve të veta.

Krejt organikisht, jo me kthesë habitore erdhi Edi Rama te PS-ja mbas shumë vitesh pune të suksesshme në Bashki, si një qytetar në shërbim të njerëzve, kaq graduale erdhi zgjedhja në krye të PS-s sa kur ajo u bë fakt, askush nuk shtroi pyetje habitore. Para disa vjetësh E. Rama hodhi idenë “përtej së majtës dhe të djathtës. Ishte një risi ideore, risi konceptuale për lidershipin shqiptar. Të kujton idealistët e parullës së shqiptarizmës si ideal patriotik. Duket qartë se E. Rama kur thotë përtej të majtës e të djathtës ka kapur thelbin që, mbas tre brezash komunizëm në Shqipëri nuk ka të djathtë e të majtë, komunizmi e rrënoi hierarkinë e vlerave dhe të shtresave shoqërore, barazoi gjithçka. Prandaj thërret- nuk është koha për hipokrizi politikanësh, lëreni të majtën e të djathtën dhe ejani të bëjmë Shqipërinë për shqiptarët. Ia keqinterpretuan me qëllim e pa qëllim, të institucionalizuarit e pushtetit të

S. Berishës dhe naivët e PS-s, pa tentuar që të kuptojnë thelbin. Mendoj se socialistët e pranuan dhe e mbështesin në projektin e tij E. Ramën mbi të gjitha sepse te ai shikojnë të kundërtën e antivlerave që mbart dhe që ka manifestuar S. Berisha.

Kemi personalitet me çrregullime të rënda paranoide kur një individ karakterizohet nga, mosbesime dhe dyshime që e shtyjnë të interpretoj si keqdashëse motivimet e të tjerëve ndaj tij e sidomos ndaj njerëzve që subjekti i adhuron shumë (fëmijë, prindër, familjar), shoqëruar me dominim të frikës tronditëse se ata do dëmtohen për shkak të tij, nga frika e vazhdueshme se do pësojë tradhti nga persona shumë të afërt e të dashur, me perspektiv psikodinamike që shkon sipas atij që quhet “mekanizmi mbrojtës i projeksionit” (defensive armor plate) përgjatë të cilit karakteristikat e quajtura të këqija atribuohen, projektohen jashtë vetes, mbi persona të tjerë, apo mbi gjithë ambientin, i cili në vazhdimësi konsiderohet si armiqësor e i rrezikshëm për individin, si dhe i mungon reflektimi i kthjellët mbi vetveten nga disfunksioni i mekanizmit feed-back individ-ambient rrethues shoqëror, atëherë këtu kemi të bëjmë qartësisht me një (të tillë e mendoj personazhin Sali Berisha).

Më pak të rrezikuar nga rrëshqitja në shpërthimin e simptomave janë ata njerëz që kanë durimin të dëgjojnë, që kanë një sens humori të shprehur, njerëz që kanë aftësinë e autokontrollit dhe zotërojnë aftësinë e njohjes me koshiencë të gabimit.

Këto karakteristika, nëse janë prezente te një individ në mënyrë të kufizuar mund të klasifikohet si personalitet krejtësisht i “shëndoshë” si shenja të një autovlerësimi të lartë (të tillë e mendoj personazhin Edi Rama).

Paranoidi me çrregullime të klasifikuara tipike është një kriminel potencial dhe real. Po të pyesësh njëmijë vetë në Shqipëri se a mendon që në një situatë të njëjtë me 21 Janarin a do të mund të urdhëronte Edi Rama si kryeministër që të qëllohej për të vrarë demostrues? besoj se 998 nuk do e besonin absolutisht, do përgjigjeshin “JO”.

Kur lexon librin “Analiza e karakterit” të Vilhelm Reich, ndeshesh me konceptin e “Murtaja emocionale” që është një sjellje e veçantë neurotike e paranoidit, e cila shpërthen rregullisht nga uria e kënaqësisë së papërmbushur dhe drejtohet ndaj kujtdo që ekspozohet si subjekt i lirë dhe krijues.

“Murtaja emocionale” është një nga karakteristikat dalluese e tipit të njeriut të “institucionalizuar” si S. Berisha.

Një nga programet më inteligjente të kulturës perëndimore në funksion të mbrojtjes nga “intoksikimi prej pushtetit”, të mbrojtjes së shoqërisë nga pushtetarët paranojak është rezoluta e të drejtave themelore të njeriut. Ky program ngrihet si një mur ku përplasen tendencat autokratike të njerëve me pushtet, të intoksikuar nga pushteti me sëmundjen e personalitetit patologjik.

Thënia e E. Ramës se kërkon të lerë një shenjë mendoj se ka një domethënie shumë serioze. Si intelektual tregon që ka kuptuar mirë një gjë, përjetësia vjen nëpërmjet punës, ndërsa pushteti është instrumenti. S. Berisha mendoi që të përjetësohej nëpërmjet pushtetit, u intoksikua nga pushteti deri në paranojë antisociale me akte kriminale. S. Berisha është i vdekur moralisht shumë më tepër sesa të vdekurit fizikisht të Gërdecit e të 21 Janarit. Gabimi i tij fatal- kërkon të lerë pasardhës besnik duke menduar se kështu do sigurojë vazhdimësinë familjare në pushtet.

Bazuar në këto që thamë më lart, në gjenealogjinë e njerëzores mund të them se kemi këtë tabelë personalitetesh njerëzore të dy personazheve tanë:

Gjenealogjia e njerëzores për subjektin Sali Berisha – me një bërthamë biologjike – temperament, të formuar në breza në një ambient natyror të egër e shoqëror specifik të prapambetur, me strukturë karakteriale të “institucionalizuar” nën efektin e murtajës emocionale që vërteton se mbart shumicën e embrioneve që e transformuan në një tip personaliteti antisocial paranojak, totalisht i intoksikuar nga pushteti, personalitet i “institucionalizuar”, gjeneratori sherrxhi i përjetshëm.

Gjenealogjia e njerëzores për subjektin Edi Rama – me bërthamë konstitucioni hereditar shoqërisht elitar, i formuar si individualitet mbas një fëmijërie dhe adoleshence të kategorizuara shumë të shëndetshme, i pa “institucionalizuar”, liberal përparimtar, tipi i personalitetit të “shëndoshë”.


http://www.gazetatema.net/web/2013/07/22/harakiri-vetvrasja-dhe-psiko-autopsia-e-sali-berishes/