August 4, 2015

Duka kundër serbëve: Në stadium, shqiptarë nga të gjitha trojet


Mediat serbe shkruajnë ditët e fundit se autoritetet shqiptare kanë pranuar që të mos shesin bileta për tifozët jashtë kufirit të Shqipërisë, për ndeshjen e kthimit që luhet në “Elbasan Arena”.

Ishte gazeta “Kurir” që pak ditë më parë shkroi se “para ndeshjes do të ketë kontroll rigoroz për tifozët dhe ndeshjen mund ta ndjekin vetëm ata tifozë që kanë nënshtetësi shqiptare.

Në këtë ndeshje nuk do të mund të futen në stadium tifozët nga Kosova dhe shqiptarët nga Maqedonia”. Por pas lajmit të publikuar nga mediat serbe Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka reaguar për gazetën ‘Shqiptarja.com’ duke mohuar gjithçka.


“Nuk është e vërtetë, në stadium do të vijë çdo shqiptar. Të njëjtat kushte që do të jenë për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri do të jenë edhe për shqiptarët që jetojnë në trojet e tjera” - shprehet presidenti i qeverisë së futbollit shqiptar duke mohuar lajmin e shpërndarë nga mediat serbe. Ndeshja do të zhvillohet në masa të rrepta sigurie, pasi në stadium do të jetë edhe kryeministri i Serbisë, Vuçiç me Ramën.


*    *    *


Bayern shkatërron Milanin në miqësore (golat-video)


Bayern ka shënuar një fitore me rezultat të thellë 3-0 ndaj Milanit në ndeshjen në kuadër të kompeticionit “Audi Cup”. 


Golin e parë për skuadrën e Bayernit e shënoi Bernat në minutën e 24’ të takimit. 


Në minutën e 74’ Mario Gotze shënon për të dyfishuar epërsinë e Bayernit. 


Në minutën e 85’ Robert Lewandovski shënon për të vulosur fitoren e Bayernit në këtë takim.



*    *    *





Arben Ndoka shpërthen kundër Genc Pollos: … Njeri qe shkon me vjehrren, ndan gruan me koleget...!


Mund të konsiderohet një përgjigje e ashpër ajo që deputeti socialist Arben Ndoka i ka dhënë demokratit Genc Pollo. Ky i fundit kishte hedhur në profilin e tij në Facebook një lajm mbi të shkuarën e deputetit socialist të Lezhës. Por më poshtë shihet një koment i Arben Ndokës që arrin deri në akuza personale.

“Pse nuk ke postuar dhe mesazhet qe i kishe me vjehrren? Mesazhet qe i kishe derguar vjehrres nepermjet imail, me te cilat i zbulua marrdhenja intime qe kishe me te. Mos u merr me mua o ijnorant po ruaj familjen tende qe te esht ber si porta e brazilit ne kampionatin fundit boteror. Meqenese gruaja e par te iku, ruaj kete te dyten mos e ndaj me koleget e tu. Te gjith e din kete fakt pervec teje! Ose ndofta e din dhe ti vet por mbase te pelqen kjo gje sepse je pervers. Ti nje njeri pa pik morali. Njeri qe shkon me vjehrren, ndan gruan me koleget e tu dhe te tjer miq, etj etj.” – shkruan Ndoka.


*    *    *


August 3, 2015

Lule Velo Partizani




*    *    *




Die Welt: Ja përse Valdet Gashi u ekzekutua nga ISIS


Një zhgënjim më fatal nuk mund të kishte për ish kampionin botëror të thaiboksit Valdet Gashi. Ai përfundimisht është ekzekutuar nga ISIS-i, sipas informacioneve që ka siguruar gazeta gjermane “Die Welt”. Deri tash ishte e paqartë se në çfarë rrethanash ka ndodhur vrasja e shqiptarit që kishte shkuar në Siri të luftonte për xhihadin. 

Arsyeja?

Sipas gazetës, Valdet Gashit kishin filluar t`i lindnin dyshime rreth kursit të Shtetit Islamik (ISIS-it). Ai madje me dilemat e tij i ishte drejtuar politikanit nga FDP Tobias Huch nga landi Rheinland-Pfalz. Ai e kishte kontaktuar politikanin në fjalë përmes facebook-ut, pasi kishte pasur plan të blinte lirinë e skllevërve nga ISIS-i dhe për këtë i kishte kërkuar para politikanit Huch. Ky i fundit, nga ana e tij e kishte sinjalizuar mbështetjen, siç shihet nga protokolli i korrespondencës së tij me Gashin në chat.

Dy ditë pasi që Gashi e ka njoftuar politikanin Huch për mundësinë e lirimit të jezidëve të rrëmbyer dhe nxjerrjes së tyre jashtë territorit të ISIS-it, është raportuar për vrasjen e Gashit.


*    *    *


August 2, 2015

Nuk pati asnje incident - Habit Policia "Bravocuna"


Besojeni ose jo, por Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë nuk ka evidentuar asnjë incident gjatë ndeshjes KukësLegia e Varshavës. Dje, në një komunikatë për shtyp, policia habit jo pak, kur thekson, ndër të tjera, se në asnjë moment, si para, gjatë zhvillimit të ndeshjes, nuk ka pasur asnjë problem.
Në këtë mënyrë, policia e nxjerr veten të larë, duke mos marrë asnjë lloj përgjegjësie për incidentin gjatë ndeshjes. I çuditshëm është fakti se si forcat e rendit kanë lejuar në hyrje të stadiumit që tifozët të marrin me vete sende nga më të ndryshmet, shumica e të cilave u hodhën në fushë gjatë ndeshjes në “Qemal Stafa”.

Reagimi

“Më datë 30 korrik 2015, përmes shkresave të mbërritura në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, se në këtë datë, ora 20:00, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë, është planifikuar të zhvillohet ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve F.K Kukësi-Lega Varshavë (Poloni), policia mori masat e duhura për zhvillimin normal të këtij aktiviteti. Nga ana e komisariateve të policisë nr 1, 2, 3 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, duke filluar nga ora 17:00, janë marrë masat paraprake lidhur me planizimin dhe vendosjen e efektivëve për çdo komisariat me detyrë dhe pozicionimi në vendet e caktuara për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Fillimi i kësaj ndeshjeje futbolli vijoi normalisht, efektivët u pozicionuan në ruajtje të mjedisit përreth dhe brenda stadiumit.
Gjatë përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët e Kukësit u revoltuan me rezultatin, duke e kontestuar atë, dhe të ashpërsuar kanë filluar reagimin me tifozët kundërshtarë, duke tentuar të afroheshin me tribunën e tifozëve polakë. Në këtë moment, policia ka shmangur kontaktin fizik, duke i rikthyer tifozët e Kukësit në vendet e tyre. Në minutën e 52-të të ndeshjes së futbollit është parë një lojtar i shtrirë, i cili u shpreh se është goditur nga një send i pacilësuar. Nga ishte drejtimi dhe nga kishte ardhur goditja e lojtarit nuk është përcaktuar, pasi zona në të cilën lojtari u rrëzua ishte pa tifozë.
Nga ana e arbitrit u bë ndërprerja e aktivitetit sportiv dhe lojtarët u shoqëruan për në mjedisin e brendshëm nga ana e policisë pa asnjë problem. Nga ky moment e në vazhdim nuk është shënuar asnjë incident ndërmjet tifozëve apo hedhje sendesh, ndërkohë që nga ana e përfaqësuesve të futbollit u mor vendimi për pezullimin e ndeshjes. Në asnjë moment, në fillim, përgjatë dhe në fundin e këtij aktiviteti sportiv nuk është shënuar asnjë lloj incidenti, pasi policia ka qenë në gatishmëri të plotë deri në momentin që janë larguar tifozët pas vendimit për pezullim të ndeshjes sportive”. Ky ishte reagimi i Policisë së Tiranës për ato që ndodhën në ndeshjen Kukësi-Legia.

*    *    *