edhe ju për Lesh!
Rënia e madhe e Jozefina Topallit
Është autore e shumë
batutave pa shije në Kuvend. Fjalë si, “zhele” dhe “lesh”, të cilat ajo i ka
përdorur nga foltorja e Kuvendit dhe që kontrastonin me portretin e saj
simpatik kur rrinte e heshtur, tashmë mund të përdoren për atë vetë: Berisha e
tërhoqi për zhelesh dhe ja çoi për lesh përkrahësit e saj në Kuvend. Jozefina
Topalli është e humbura e madhe e PD-së. Arsyet se pse u konfigurua në këtë
mënyrë lista e PD-së, ndikimi në ekuilibrat e rinj brenda saj, pse ikën
deputetë të njohur, pse u larguan ata që vetëm ngrinin dorën për votim dhe pse
Berisha u hakmor për “karshillëqe” të vogla deputetësh gjatë katër vjetëve të
kësaj legjislature. Çfarë ndodh me Olldashin, Bashën, Boden, Patozin e të tjerë
në PD-në e nesërme.
Nga Lorenc Vangjeli
Sipas modës së hershme
dhe zakonit me po të njëjtën moshë, çfarë ndodh në Partinë Socialiste shihet me
lupë edhe kur objekti është thjesht një qime, ndërsa për bëmat e Partisë
Demokratike, edhe kur bëhet fjalë për trarë në sy, gjithçka kalohet me pak
fjalë. Njëlloj si në atë komunikimin idhnak të dhisë me delen për çështjen e
hershme të bishtit të ngritur lart. Kësaj rregullsie nuk i ka shpëtuar edhe
diskutimi për listat e kandidatëve për deputetë që kanë paraqitur dy partitë
kryesore në vend. Largimi i disa dhjetëra deputetëve aktualë nga lista e PD-së,
thirrja nën flamurin blu të ish-deputetëve socialistë që mbajtën në këmbë
qeverinë e Berishës, vendosja në listë e një pjese të kryetarëve të partive
aleate apo dhe ndryshimi dramatik i ekuilibrave të brendshme në PD, ose janë
lënë në heshtje, ose janë zhdukur në zhurmën e debatit për listën e PS-së. Tre
kanë qenë motivet kryesore të Berishës në përpilimin e listës së tij: reduktimi
i personazheve që i jepnin pak garanci politike e ndëshkimi i tyre, tërheqja e
personazheve të rinj të kushtëzuar nga faktorë apolitikë, garanci për afërsinë
me familje e tij biologjike dhe diktimi i ekuilibrave të rinj në PD. E humbura
e madhe e kësaj liste ka një emër: Jozefina Topalli. Duke e konsideruar veten,
por dhe duke krijuar në publik e në ambientet politike të djathta imazhin e
numrit dy në PD dhe më shumë se kaq, duke u vetëkonsideruar si pasardhësja
direkte e Berishës në PD, ajo pati fatin e Mehmet Shehut në partinë e vjetër të
komunistëve. Natyrisht nuk e detyruan të vetëvritet, por i treguan një kufi të
cilin ajo nuk mund ta kalojë, një kufi që për ambiciet e saj, është pothuaj një
vetëvrasje politike. Në këtë kuptim, ajo është humbësja e parë e madhe e
deklaruar e zgjedhjeve të 23 qershorit. Lulëzim Basha, ruajti të pak a shumë të
njëjtat pozita në parti duke gjykuar nga përbërja e listave të deputetëve.
Prag-fushata e nisur dhe afërsia edhe vizuale me Berishën, e lënë atë sërish në
lojën për PD-në e nesërme, nëse ajo del në opozitë. Trinomi tjetër i njerëzve
të fortë në PD, Olldashi, Patozi dhe Bode, gjithashtu rikonfirmuan pushtetin e
tyre në PD me një numër gati të njëjtë përkrahësish të tyre që e kanë vendin në
lista.
Të ndëshkuarit &
Jozefina
“Tani në PD ka më
shumë qelbësira, por më pak demokratë”. Kjo frazë i atribuohet vetë Jozefina
Topallit, kryetare e Kuvendit dhe deri në javën e parë të majit, një nga
figurat kryesore në PD. Topalli është ndoshta e vetmja kryesuese e listës së
deputetëve në një qark, në Shkodër, që nuk mundi të imponojë asnjë nga emrat që
ajo kishte përgatitur vetë. Ndryshe ndodhi me të paktën tre figura të tjera të
rëndësishme në PD, Olldashi, në Fier, Bode në Korçë dhe Patozi në Vlorë, listat
e të cilëve, të konsultuara paraprakisht me Berishën, u pranuan prej tij pa
asnjë ndryshim.
Afërsia me Topallin i
ka kushtuar shtrenjtë edhe Arenca Trashanit, Astrit Bushatit, Paulina Hotit e
deri diku edhe Gjok Uldedajt. Këta deputetë, por dhe Ilir Rusmali, Mark Marku,
Viktor Gumi dhe Fatos Hoxha, llogariteshin si grup i afërt me Topallin dhe për
këtë u ndëshkuan.
Ka pasur disa raste
që në Kuvend, në mënyrë të koordinuar apo jo, ata kanë treguar provë force me
numrat duke ju kundërvënë Berishës. Rasti flagrant ishte momenti i kandidaturave
për Presidentin e Republikës. Berisha ishte i vendosur të çonte në karrigen e
kreut të shtetit gazetarin dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Artan Hoxha.
Nuk është thënë se për çfarë arsyeje, por Topalli, me një ambicie vetjake për
të njëjtin pozicion, është shprehur në mënyrë kategorike kundër këtij
propozimi. Ajo madje i ka komunikuar Berishës se bashkë me të, janë dhe një
grup tjetër deputetësh të PD-së që nuk do ta votonin Hoxhën. Dilema për shifrat
dhe dyshimi për rrjedhje të mundshme të tyre duket se ka qenë shkaku kryesor i
tërheqjes së Hoxhës nga kandidimi, i cili mungesën e kostumit presidencial, me
siguri e sheh edhe tek armiqësia e tij me kryetaren e sertë të Kuvendit.
Mark Marku, një nga
deputetët më të zëshëm në publik, shkoi edhe më tej. Duke komentuar dy
kandidaturat presidenciale të paraqitura nga Berisha verën e kaluar, Zaganjori
dhe Hoxha, u shpreh publikisht se kryeministri u kishte kërkuar të votonin për
një anëtar të vonuar të PPSH-së dhe për një person me histori të hershme me
sigurimin e shtetit. “Kupa” për Markun, (sipas standardeve të PD-së kjo kupë
është fare e ngushtë) u derdh kur Marku ja atribuoi afrimin e tij në Kuvend “një
bisede të gjatë me Topallin”.
Për një pjesë të
listës së lënë jashtë, të paktën zyrtarisht, si arsye është paraqitur edhe
inaktiviteti i tyre politik. E çuditshme është që i njëjti kriter që u zbatua
për përkrahësit e Topallit, nuk vlejti për të tjerë deputetë që ndodhen në
pozicione të sigurta në listat e PD-së.
Ka pasur dy pamje të
përcaktuara qartë të Topallit në sjelljen e saj politike në këtë legjislaturë.
Haptazi dhe drejtpërdrejtë ajo është afishuar si numri dy i PD-së. Topalli, por
dhe Olldashi, Patozi, Bode dhe një numër tjetër deputetësh, krijonin në PD jo
një grup apo një rrymë të konfiguruar qartazi, por më shumë se kaq, ishin pjesë
e një “marrëveshjeje të heshtur” bashkëpunimi. Së bashku, ata kontrollonin
shumicën e qarqeve të mëdha në Shqipëri dhe mbi të gjitha, shumicën dërmuese të
strukturave organizative të PD-së në qarqe. Jozefina Topalli tanimë nuk ka
çfarë i afron këtij grupi. Provën e saj të forcës ajo e konsumoi në katër vitet
e kësaj legjislature, gjatë të cilit, morri në heshtje edhe mërinë e
kryeministrit. Berisha e duroi kur nuk kishte çfarë t’i bënte, por në momentin
vendimtar, duke e mbajtur atë brenda “në listë”, e nxori nga dritarja e
paradhomës së pushtetit.
Ka pasur disa momente
të kësaj prove forcash dhe numrash në Kuvend, të cilat përgjithësisht kanë
kaluar larg vëmendjes së medias, qoftë asaj që ishte pranë pushtetit, qoftë
asaj që ishte kritike më këtë pushtet. Përveç rastit të zgjedhjes së
Presidentit të Republikës, në ambientet e PD-së është diskutuar nën zë edhe për
imponimin që Topalli donte të bënte për emrin e ri të Prokurorit të
Përgjithshëm. Kandidatura e saj shkonte për Sandër Simonin, një gjyqtar
karriere dhe i afërt me të. Vetë ajo nuk morri pjesë në votim duke mos dhënë
asnjë arsye politike se pse ishte kundër kandidaturës së Adriatik Llallës.
Berisha i vëmendshëm morri shënim dhe priti rastin e tij. Ai e toleroi
insistimin e Topallit edhe në rastin tjetër kur shumica kërkonte të zgjidhte
kreun e KQZ-së. Marsida Xhaferllari, e preferuara e Berishës dhe me një CV
konkurruese, humbi përpara përzgjedhjes së kryetares së Kuvendit, Lefteri
Lleshi.
E njëjta histori u
përsërit edhe në procesin e votimit të kryetarit të KLSH-së. Ilir Rusmali votoi
kundër sepse nuk i falte labit Bujar Leskaj batutat therëse që ky i fundit i
kishte drejtuar nga Vlora, kur imponohej kandidatura e Bamir Topit si President
i Republikës. Por edhe Viktor Gumi e Fatos Hoxha abstenuan në votim. Topalli
mundi të sigurojë një fitore tjetër personale kur detyroi shumicën të votojë
kandidaturën e përzgjedhur prej saj, Zana Xhuka në krye të ILKDP-së. Ajo madje,
mundi ta tërheqë edhe vetë Berishën në një negociatë mes të tretësh për këtë
emër dhe fitoi.
Këto arsye, por dhe
të tjera, të lidhura kryesisht me distancën që Topalli ka mbajtur me një nga
qendrat më të rëndësishme vendimmarrëse pranë Berishës, familjen e tij,
kushtëzuan “ekzekutimin” politik të gruas kryeneçe të politikës shqiptare. E
cila, me të gjitha gjasat, edhe nëse PD humb zgjedhjet, do të notojë në ujëra
të cekëta sa kohë që Berisha do të vazhdojë të diktojë mbi të gjitha humoret në
partinë e tij private.
Olldashi, Patozi,
Bode e të tjerë,
Ky aks ruan, në
rastin më të keq, pozitat më të mira që ka pasur në ekuilibrat e forcës në PD.
Së paku në katërvjeçarin e fundit, mes tyre ka pasur gjithashtu së paku, një
marrëveshje të heshtur bashkëpunimi. Nuk kanë reaguar si rrymë e konsoliduar
dhe e dukshme në publik, nuk kanë pranuar të identifikohen me një emër të
përveçëm si përfaqësues i saj, (siç ndodhi në 2007-ën me njerëzit e Bamir
Topit), por i ka bashkuar sa miqësia personale, po aq dhe interesi i përbashkët
politik. Megjithatë, në rastin kur Topalli, shumë pranë tyre dhe një si ata, u
lëshua duarsh nga Berisha, ata nuk bënë asgjë për ta ndihmuar. Ndoshta për të
pritur edhe njëherë rrjedhjen e ujërave të turbullta dhe kullimin e tyre mbas
zgjedhjeve.
Pothuaj gjithë
deputetët e tjerë, që kanë qenë pranë tyre, e kanë rikonfirmuar praninë e tyre
në listat e PD-së. Eduard Halimi, Flamur Noka e Mesila Doda, të afërt me këtë
grup, gjithashtu u rikonfirmuan. Dy të parët, kryesojnë listat në Durrës dhe
Kukës, e treta, është në pozicionin e dytë në listën e PD-së së Fierit. Arma më
e fortë e këtij ekipi mëtonjësish, të njohur për luajalitetin e plotë ndaj
Berishës, është kontrolli që ata kanë mbi strukturat e PD-së në Shkodër, Malësi
e Madhe, Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat, Lushnje, Korçë,
Pogradec, Librazhd e diku tjetër gjetkë. Të rikonfirmuar janë dhe Mima e
Kadilli, të cilët në katër vjet kanë dëshmuar në PD luajalitet ndaj Berishës,
mospërfshirje direkte në grupe të ndryshme në parti, por dhe një profil të
qëndrueshëm e të kuruar në debate politike.
Lulzim Basha
gjithashtu ka ruajtur pozitat e tij të mëparshme në parti. Ai tashmë mund të
marrë frymë më lirisht nga dobësimi i pozitave të Topallit në PD, që ishte
kundërshtarja e tij më e madhe në parti. Edhe kësaj here, Basha e morri këtë
hapje rruge si dhuratë nga Berisha. Në listën me përkrahës të tij nuk mungoi as
Majlinda Bregu, as Aldo Bumçi e as Gert Bogdani. Humbi vetëm një përkrahës në
distancë të tijin, Enkelejd Alibeajn, që e pa veten jashtë listave, pak a shumë
edhe si një “rebel” i moderuar në PD, por edhe për shkak të problematikave që
ka pasur me drejtues lokalë të PD-së në Fier. Pakënaqësitë reciproke të tijat
me kryesuesin e listës së Fierit, Olldashi ishin kapërcyer, por duket se për të
vetoja e Berishës, i pakënaqur dhe nga pavarësia relative që Alibeaj kishte
dëshirë të dëshmonte, ishte vendimtare.
Ndërsa për dy
deputetë të tjerë, Selami Xhepën dhe Leonard Demin, dukej se bileta ishte prerë
për shkak të qëndrimeve të tyre. Kundërshtitë e tyre, edhe pse të rralla, sipas
standardeve të një partie të standardizuar në mendim e veprim si PD-ja, ishin
të “patolerueshme”. I pari, Xhepa, është shprehur disa herë publikisht për
çështje të krizës ekonomike në vend, kurse i dyti, në rastin e hershëm të
kërkesës për shkarkimin e Kryetarit të SHISH-it Bahri Shaqiri, ishte shprehur
kundër këtij akti. Njëlloj siç gjykonin atëherë edhe hapur amerikanët në Tiranë
dhe në SHBA.
Fatos Beja, Jemin
Gjana, Ilir Bano dhe ndoshta edhe Tritan Shehu, deputetë në disa legjislatura,
duket se do ta kenë më të vështirë se të tjerët po të kërkojnë një arsye për
largimin e tyre nga parlamenti. Ndoshta mosha e tyre mund të jetë një argument
ose thjesht fakti se duhet të iknin për të krijuar hapësirë për prurjet e reja
politike.
Të gjitha ikjet, kanë
provokuar dhe një situatë të çuditshme. Tre kryetarë komisionesh parlamentare
kanë mbetur jashtë listave, Beja i komisionit të jashtëm, Rusmali i Komisionit
të Ligjeve dhe Demi i Komisionit të Sigurisë nuk do të jenë më deputetë në
legjislaturën e ardhshme. Madje, Komisioni i Ligjeve, nga 14 anëtarë që ka
pasur, 11 prej tyre do të shkojnë në shtëpi.
Të heshturit
Edhe mund të ishin,
edhe mund të mos ishin në lista. Luajalë ndaj Berishës, në asnjë rast nuk e
kanë rrjedhur votën e tyre përkundër vullnetit të tij. Thjesht ata nuk mundën
të krijojnë asnjë profil në Kuvend, mbetën vetëm numra dhe operacioni i
zëvendësimit të tyre u bë pa anestezi. Së pari sepse duhet të liroheshin vende
për prurjet “e reja”, tre ish-deputetët socialistë dhe gjashtë kryetarët e
partive politike, së dyti, për të dhënë imazhin e një retushi parazgjedhor.
Trashani, Bushati, Hoti, Gjoni, Bulku, Hoxha, Alolli, Çipi, Çota, Hida, Hoxha,
Ngresi e Lama, ikën siç erdhën. Pa lënë shenjë.
HA HA HA HA HA
ReplyDeleteLESH BUBI
KACURREL
Thjesht, e neveritshme si femer qe i ka hyp vetja ne qef.
DeleteSic thona na shkodrant
Lesh Bubi
DeleteLESHEFINA PREJ SHKODRET
DeleteThone qe ka dale ne mode ta mbajsh pa rrujt :lol:
ReplyDeleteImazhi me i pershtatshem per ket zorraxhije femer
ReplyDeleteMA ZI E PASHA, MA KEQ PER TE NIGJOJSHA. NA KA TURPNUE TAN SHKODREN.
DeleteJozi -
ReplyDeleteme lesh pa lesh
jepe si ta keshe
Komplet lesh ... ha ha ha
Delete