Kariera
e
Zotit
Lulzim Basha
* * *
Cili kah politik
përfaqëson mentalitet
vandalësh?!
Nga Altin Ketro
Në një postim të
vetin në rrjetin social Facebook, zv.ministri i Jashtëm i Shqipërisë shkruan:
“Per rilindasit fillon viti 0000… premtojne do anullojne Planin Rregullues se
Tiranes….!!! Ky eshte mentalitet vandalesh. Nese shkojme per inerci i bie qe ne
te anullojme planin socialist pas 4 vjetesh???? E kunderta e zhvillimit. Dhe
ata qe paguajne jane shqiptaret!!!! Mentalitet vandal …”
Po, a e ka vërtet
Rama dhe qeveria e tij mentalitetin e vandalit?! Cilët kanë qenë ata që
vandalizuan veprat publike sapo hipën në fronin e pushtetit, duke shpërdoruar
këtë të fundit? Për këtë po jap veç dy shembuj që gjithkush, jo vetëm në Tiranë,
i njeh shumë mirë.
Qysh në nisje të
mandatit të parë qeverisës të PD-së (2006), një nga vandalizmat e saj ishte
prishja e nënkalimit te rrethrrotullimi i Zogut të Zi në Tiranë. Ky akt u
shkaktoi rreth 2 milionë euro dëm taksapaguesve të kryeqytetit. Promotorë të
këtij vandalizmi qenë Berisha dhe ministri i tij i Transporteve Lulzim Basha.
Po në këtë linjë,
është anulimi dhe prishja e Planit rregullues për qendrën e Tiranës (i cili
kish kohë që po zbatohej dhe ishte pranë finalizimit), menjëherë pasi Basha
mori postin e kryebashkiakut dhe e tjetërsoi sheshin e metropolit shqiptar duke
i dhënë formën e linesit. Dëmi financiar në këtë rast ishte 4 milionë euro.
Si në rastin e parë,
ashtu dhe në të dytin, kemi të bëjmë jo vetëm me vandalizëm (shkatërrim të një
objekti të miratuar), por edhe shkaktim dëmi, pasi punimet në të dyja rastet
kanë qenë të nisura dhe subjektet e kontraktuara janë paguar për çdo situacion
punimi.
Në të dyja rastet
vandalizmi ka një emër, Lulzim Basha, ish ministër me disa portofole në
qeveritë Berisha, aktualisht kryetar statutor i PD-së, kryetar i opozitës së re
dhe kryetar i kryeqytetit të Shqipërisë.
Kështu, përpara se
zoti zv.ministër të flasë për të kundërtën e modelit të zhvillimit, për pará që
i paguajnë shqiptarët dhe për mentalitet vandalësh, të shohë njëherë nga bahçja
e partisë së tij, bile në kupolën drejtuese të saj, se do gjejë individë që u
shkojnë përshtat epitetet dhe përcaktorët që vë.
Tani, le të kthehemi
paksa tek anulimi i Planit rregullues të Tiranës, i bërë nga Lulzim Basha dhe i
miratuar nga Sali Berisha.
Këtë çështje, së
fundmi, e ka ngritur dhe bërë publike arkitekti Artan Shkreli. Duke mos qenë i
fushës dhe as në dijeni të detajeve, do sugjeroja që përpara se Plani të
anulohet, të vihet në dijeni opinioni publik i Tiranës se çfarë të metash dhe
defektesh ai bart. Kjo duhet të bëhet pasi të mandatohet qeveria e re, e cila
të ketë në dorë të gjithë dosjen e këtij plani, hapat që janë ndjekur deri në
miratimin e tij dhe gjithçka që ka të bëjë me përmbajtjen.
Qeveria e re dhe
posaçërisht KRTRRSH-ja nuk duhet të ndjekin shembujt berishist të hedhjes
poshtë të çdo gjëje që ka bërë paraardhësi.
Plani të shikohet dhe
të analizohet se në cilat pika ai prek atë hapësirë të gjelbër e publike që
thotë edhe zoti Shkreli.
Nëse ky plan nuk është
i dëmshëm në tërësinë e tij, atëherë të anulohet pjesërisht. Por, nëse ai ka
një frymë që shkon përtej interesit qytetar dhe është i ndërtuar në formë të
tillë që t’i shërbejë një grushti shumë të vogël sipërmarrësish që janë të
lidhur ngushtësisht me mazhorancën në ikje apo me atë që drejton aktualisht
Tiranën, atëherë të anulohet i gjithi e t’i bëhet me dije qytetarëve se si kemi
shpëtuar nga një e keqe që i ofrohej kryeqytetit shqiptar.
Çdo hap që do hidhet
nga qeveria e re në evidentimin e shkeljeve ligjore që kanë të bëjnë me palën
që po lë pushtetin, duhet bërë me shumë transparencë, pa pasione dhe e faktuar
në çdo detaj. Vetëm kështu nuk i lë shkas kundërshtarit që ta konsiderojë këtë
si një hakmarrje politike e deri mentalitet vandalësh. Njëkohësisht, shpalos
tek qytetarët që e kanë votëbesuar atë ndjenjë përgjegjësie se mandati që i
kanë dhënë do u shërbejë atyre dhe jo kthimit në të kaluarën që po lëmë pas, me
konflikte për shkak të përfaqësimit politik.
P.S. Sipas Fjalorit të
Gjuhës Shqipe, vandal do të thotë: “Ai që prish e shkatërron në mënyrë barbare
monumentet e artit e të kulturës dhe çdo gjë tjetër me vlerë; njeri i egër e
barbar, shkatërrimtar i pamëshirshëm.”
* * *
A punon akoma ai burgu i Spacit?
ReplyDeletePunon po i jane ndryshkur pak veglat ;-)
ReplyDeleteShpejt kemi per t'ja pa ftyren e vertete ketij sumces.
ReplyDeleteIku pallati o Lule, me gjithe paret qe ke vjedh.
ReplyDeleteTani fillon KARIERA jote e vertete.
I kerkoj qeverise se re te ma jape mua BURGUN E SPACIT me 1 euro,qe TA BEJ PIKE TURISTIKE!!
DeleteKa shume kerkesa. Do e bejme me tender, ha ha ha ha
Delete