elektrifikimi
apo pagesa e energjisë?!
Nga
Ermir Hoxha
Mjaft
të vështrohen me kujdes gjithë ato shtylla gjigante elektrike majë malesh për
të kuptuar se ç`punë prej herkulësh kanë bërë ata mijra shqiptarë barktharë në
komunizëm, që me hir apo me pahir, e bën një gjë të hajrit për këtë vend.
Ndërsa sot, jemi në një situatë që faqja më heroike që mund të shkruajë
Shqipëria, është ardhja e ditës që energjia të paguhet qindarkë më qindarkë, si
“Çeçua”, me hir ose pahir.
imazhe shqip
Qeveria
po tenton fazën tjetër të bastit të saj për rindërtimin e shtetit: asaj për t`i
detyruar më në fund shqiptarët që mos ikin turpshëm pa paguar, si cubat, nga
dyqani ku shkojnë të marrin energji. Sado ta urrejmë komunizmin, kur shohim ca
punë të mëdha, të frytshme për çdo kohë, siç janë hidroçentralet apo ato mijra
tonelata hekuri të ngulura si shtylla tensioni në terrene gati të pamundura,
çoç ndjen një gudulisje krenarie për ata burra e gra të vuajtur që dërmuan
kocka e gjymtyrë duke i mbajtur në krah si skllevër të antikitetit.
Dhe
në një tjetër kohë si kjo e jona, sfida duket se është më e vështirë, edhe pse
nuk ka të bëjë me aso cfilitjesh të paimagjinueshme. Ajo është sfidë me moralin, në mos me frikën
ndaj shtetit; me moralin që të thotë mos ik pa paguar kur e merr diçka në një
dyqan, pasi kjo është vjedhje. Ka ardhur koha, që çdo gjë që mund të lëvizë për
mirë në këtë vend, ta shohësh si diçka të pazakontë, heroike, qiellore./Dita
imazhe
shqip
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!