Një shans nga minuta e
parë kundër Cagliari. Këtë herë Mancini i dha hapësirë të plotë shqiptarit Rey
Manaj, sulmuesit shqiptar i lindur në vitin 1997 dhe që iu bashkua skuadrës së
Milanos nga Cremonese. Në një shkrim të gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”
thuhet se sulmuesi shqiptar ka treguar goditje të mira në ato paraqitje të pakta
që i është dhënë mundësia deri në këtë fazë të kampionatit. Për këtë arsye
mësohet se drejtuesit e klubit nga Milano janë duke menduar që në janar të
nisin bisedimet për ta mbajtur lojtarin. Por nëse Inter do të merrte qoftë edhe
një tjetër element në repartin ofensiv, Manaj do të detyrohej të bënte gati
valixhet deri në qershor për të gjetur minuta dhe hapësirë. Kjo edhe në
funksion të ftesës që ai pret nga trajneri De Biasi për në finalet e “Euro
2016” në Francë. “La Gazzetta” shkruan se për sulmuesin janë interesuar skuadra
të Seria A si Frosinone, që është në kërkim një lojtari “pykë”, por edhe nga
Genoa. Orët e fundit ka edhe një interesim nga Bologna, që kërkon të fiksojë
një sulmues të tillë për trajnerin Donadoni.
Taulant Xhaka drejt Fiorentinës
Fiorentina mund të jetë
stacioni i rradhës i shqiptarit Taulant Xhaka. “Gazzetta” shkruan se skuadra po
kërkon një zëvendësues për mesfushorin e krahut të djathtë, brazilianin
Gilberto. Për këtë është në listë shqiptari Taulant Xhaka. Gazeta italiane
thotë se ai është zviceran (me siguri e ngatërron me vëllain Granit) i lindur
në vitin 91 dhe që trajneri Paulo Sousa e njeh që nga koha kur stërviste
Baselin.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!