Nga krahu i djathtë i
mbrojtjes së Napolit nuk kalohet dhe për këtë merita është e gjitha e Elseid
Hysajt. Futbollisti shqiptar po vazhdon të shkëlqejë me të kaltrit në këtë
sezon, duke u konfirmuar si nga një mbrojtësit më të mirë të Serisë A . Falë
21-vjeçarit nga Shkodra, Napoli ka fituar sigurinë në prapavijë.
Në barazimin 0-0 ndaj
Romës, Hysaj dhe Koulibaly rezultuan dy futbollistët më të mirë në fushë për
skuadrën e Maurizzio Sarrit. Mediat italiane e vlerësuan me notën 7 paraqitjen
e mbrojtësit shqiptar dhe duke parë atë çfarë po shfaq ish-lojtari i Empolit me
fanellën e Napolit, trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, nuk ka përse të
shqetësohet për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi me një Elseid Hysaj në
formë të tillë edhe në ndeshjet që do të zhvillojë Kombëtarja kuqezi në
Europian, mesfushorët dhe sulmuesit kundërshtarë do ta kenë shumë të vështirë
të kalojnë nga ky krah.
Elozhet e mediave
italiane për paraqitjen e mbrojtësit 21-vjeçar në sfidën ndaj Romës ishin të
shumta. I pakalueshëm në një kundër një, shkruan faqja e specializuar
Tuttomercatoweb, duke iu referuar paraqitjes së Hysajt. Arrin të mbajë shumë
mirë egjiptianin Salah kur ku i fundit niset me një shpejtësi të frikshme drejt
portës kundërshtare, përfshihet edhe pse në jo shumë raste në aksionet sulmuese
të skuadrës së tij duke arritur gjithmonë drejt vijës fundore të fushës. Me
këto fjalë shumë pozitive mbyll komentin e saj për Hysajn Tuttomercatoweb.
Pasi ndali një lojtar
si Paul Pogba në sfidën ndaj Juventusit, talenti nga Shkodra e bëri një gjë të
tillë edhe ndaj Mohamed Salah. Fakte këto që tregojnë për klasin e Elseid
Hysajt, 21-vjeçarit shqiptar që po i ngjit me një shpejtësi shumë të madhe
hapat e karrierës.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!