Agim Krajka, që është
bërë protagonist kohët e fundit në lidhje me deklaratat për periudhën e
komunizmit, thotë se Parashqevi Simaku ka qenë e dashuruar me një officer
Sigurimi.
Duke folur në emisionin
“Debati” të Roland Qafokut, ai iu është përgjigjur edhe akuzave të Sherif
Merdanit, duke thënë se ky i fundit nuk është arrestuar për shkak të festivalit
të 11, por për arsye të tjera.
Maestro Krajka, ju
falenderoj që sapo keni ardhur nga SHBA, një nga punët e para është prezenca në
studion e emisionit tim.
Ka 2-3 ditë që jam
kthyer, shkova për të parë fëmijët, por kisha edhe nostalgji. Ditën e parë u
kënaqa, por pastaj thoja kur do të kthehem. Siç thotë populli ‘breshka ferrën
do’. Amerika për mua është një shtet që e bekoftë Zoti, por është vetëm shtet,
jo komb, ky është ndryshim i madh.
Ju jeni qytetar
amerikan?
Jam qytatar shqiptar
dhe jam krenar. Kam pasaportë amerikane, por atje shkoj vetëm sepse më merr
malli për fëmijët.
Cili është ndryshimi
parë që vëreni sapo vini në Shqiëpri?
Ne e dimë traditën e
formimet e këtij kombi. Nuk rendis dot as të këqijat, as të këqijat.
Po më e mira? Që jam
shqiptar, duhet t’i dalim Zot këtij vendi, gjithmonë në emër të të mirë.
Por kjo varet, jo vetëm
nga individi, varet kush e drejton turmën.
A jeni ndeshur me
ndonjë të ri që thotë kush është ky Agim Krajka?
Unë nuk dal shumë. Kur
dal kthehem me kokë të ulur se njerëzit më befasojnë, më japin vlera që mendoj
se nuk I kam. Kur unë kam ikur e lashë Shqipërinë me kod me kodin shqiptar, e
kur jam kthyer kam gjetur tallava e pisllëqe. Më mbyt edhe si fjalë e jo më ta
dëgjoj.
Si të lejonin t’i bëje
ato këngë, ku kishte ndërhturje twist, rock ‘n roll, etj?
Të them të drejtë nisi
nga papjekuria si i ri që isha, më aps thashë pse duhet të heq dorë nga kjo.
Ishte viti 1961 kur i bija fizarmonikës, dhe u thashë shokëve kam bërë një
këngë për festival, ishte kënga lemza dhe të gjithë e pëlqyen. Më pas ia
tregova Vaçes. Nuk e besoi që e kisha bërë unë. Dhe nuk besonim të na pranonin
në festival sepse këngët ishin të paracaktuara sa do të ishin për partinë, kush
do t’i këndonte.
Nga e morët motivin?
Nga populli im, nga
lagjia ime. Por më pas nuk u transmetua më. Nuk përkonte me kërkesëne partisë se ç’kulturë duhet të merrte populli
i saj. Ajo nuk është rock’n’roll, ritmin nuk e ka krijuar Shqipëria, as bota
ritmi ka lindur, sikur trokitja e derës.
Jeni frymëzuar nga të
huajt?
Kemi pasur fatin e madh
që dëgjonim Çelentanon.
Pas sa vitesh u
transmetua “Lemza” dhe “Djaloshi dhe shiu”?
Tre muaj pasi u hoq dhe
u ndalua të transmetohej kënga ime “Lemza”, mbaj mend që kam qenë në radhën e
qumshit dhe kishte shumë zhurmë. Në një moment dëgjova dikë që tha mos bëni
zhurmë sepse po dëgjohet “Lemza”. Edhe “Djaloshi dhe shiu” doli nga
transmetimi. Kur morëm pjesë në festival me këngën “Kafe Flora burra plot” më
lajmëruan se më kërkonin në degën e brendshme. Kryetari i degës ishte Mhill Doçi.
Sa më pa tha: “Ku je se po na shkatërron rininë”. I thashë se ajo ishte një
këngë pogonishte. Pas pak më nxorri prangat dhe tha do t’i kisha vendosur në
vend, por përpara se t’i vë ty, duhet t’ia vendos fëmijëve tanë që e dëgjonë
gjithë ditën këtë këngë. Pas festivalit të 11 u izolova totalisht nga asambli
10 vjet. Kudo që shkonin jashtë, provat i bëja unë, deri ditën e fundit, dhe më
pas gjenin dikë tjetër, mua më izoluan totalisht.
Por a ndiheshit mirë që
disa u arrestuan dhe ju të paktën jo?
Unë nuk di të jetë
arrestuar njeri. Nëse do të ishte arrestaur Sherif Merdani për këngën, më parë
duhet të arrestohej kompozitori. Ai ishte vetëm riprodhues i këngës.
Xhelil Gjoni, sekretari
i Partisë i Komitetit Qendror të Tiranës bëri lëshim për mua e i jam mirënjohës.
Ai ishte artist në shpirt. Më kërkoi në zyrë. Nuk kisha frikë sepse e dija kush
ishte ai. Më kërkoi këngë për 65-vjetorin e shkout Enver. Të gjithë
kompozitorët thonë se vetëm Agim Krajka mund ta bëjë. Ajo këngë është kënga
“Një tufë lule”.
Sherif Merdani është
burgosur për këtë…
Nuk është arrestuar
njeri. Unë nuk di gjë. Jo, jo. Nuk është arrestuar Sherifi pse këndonte. Ta
lëmë këtu sepse është një debat tjetër. Atëherë të hiqnin nga puna, por nuk të
fusnin në burg.
Po atë e futën në burg
zoti Krajka.
Jeni i sigurt? Unë e di
në mënyrë tjetër që s’ka nevojë për ta thënë. Po ta kishin burgosur për këngën,
në radhë të parë duhet të futej në burg dhe arrestuar kompozitori. Sherifi
ishte vetëm interpretues. Për këtë problem s’kishte arsye të arrestohej
Sherifi. Duhet të futeshin brenda autorët e muzikës dhe tejkstit. Kjo është
logjika. Edhe në atë kohë kërkoheshin argumenta.
Po përse e dënuan?
Sherif Merdani është
narcist. I dashuruar me veten. Sherif Merdani nuk ka as shkollë, as nota nuk
njeh. Mos ma vër në radhën e Çeskut dhe Tishit. Është dënuar se i ka folur
goja, një gjë që s’duhej. Në atë kohë Gasper Çuçia u pushkatua se falsifikoi
100 bileta treni. . Pra ai ligj të dënonte si për vjedhjen dhe si për muzikën.
Nuk kishte ligje të veçanta për çdo fushë. Unë nuk isha budalla. Nuk e kam
dashur dhe nuk e dua Enver Hoxhën, por ka një gjë që ai sistem ma dha shkollën
pa asnjë lek. Shkoje në spital pa asnjë lek. Nuk kam nostalgji për atë system.
Enver Hoxha vrau shokët e vet dhe ata eleminuan njëri-tjetrin si Kadri Hazbiu,
Beqir Balluku. Analistët në SHBA thoshin se sistemet socialiste janë shumë
funksionalë për vendet primitive. Pra duhej ai shtet ligjor që nuk korruptoje
dot askënd, as policin, as mjekun e gjykatësin. Sot i kemi të gjitha me pare.
Je bërë pishman që i
keni kompozuar një këngë Enver Hoxhës?
Jo nuk bëhem, ajo nuk
ka fjalë të Enverit. Trim kanë qenë vetëm ata që i dolën kundër Enverit kur
ishte gjallë, unë s’kam qenë nga ata.
E ke takuar ndonjëherë
Enver Hoxhën?
Vetëm njëherë në Radio
Tirana, u dha dorën të gjithëve, mes tyre edhe mua.
Ju keni vuajtur nga ai,
por nuk e shani. Si është e mundur?
Unë kam vuajtur si çdo
shqiptar. Por ka pasur edhe nga ata që janë pushkatuar. Unë në atë kohë jam
diplomuar, nuk kam pseudo-diplomë. Në atë kohë nuk kishte burra, as tani nuk
ka. As sot nuk ka asnjë që i del kundër Edi Ramës.
E keni vuajtur zilinë
mes kolegëve?
Nuk e kam vuajtur, por
e kam ditur. Arti është garë. Unë pata fatin e mirë vazhdova shkollën për
kompozicion me pedagogët më të mirë.
Cili ishte idhulli
juaj?
Idhulli im është Çesk
Zadeja.
A mund të na
përshkruani momentin kur keni marrë çmimin në në Dizhon të Francës si Asambël i
Këngëve dhe Valleve Popullore?
Sepse ajo është një
vlerë që sot po përdhunohet. Ka shumë kohë që nuk dalin në ekrane figura të
muzikës. Duhet treguar që ky popull nuk lindi dje, por ka qenë në shekuj.
Si funksiononin
koncertet kur shkonit jashtë? Në sa shtete keni shkuar?
Vetëm në Bashkimin
Sovjetik nuk kam qenë. Në Kinë kam qëndruar 6 muaj. Bënim shfaqje në çdo qytet.
Kam qenë edhe në Australi.
A ju survejonin si edhe
ekipet e sportit?
Si mund të mos
survejoheshim? Na vinin pas deri në shtëpi. Mua më kanë ndenjur 6 javë përpara
shtëpisë sepse më kishte ardhur djali i tezes nga Dibra e Madhe. Edhe kur
ikinim jashtë, na shoqëronin punonjës të sigurimit, ata silleshin si shokët
tanë.
Sherfi Merdani ka thënë
Krajka që bëja raporte.
Jo nuk është si thotë
ai. Në atë kohë çdonjëri do të fliste për nivelin artistik. Flisnim për
problemet profesionale, kush stonoi e gjëra të tjera. Nëse p.sh Sherif Merdani largohej, mbaja unë
përgjegjësi.
Ai arrin deri atje sa
thotë se ju keni qenë bashkëpunëtor i Sigurimit e deri te pseudonimi Belini.
Nuk e kam dëgjuar. Por
kjo nuk ka rëndësi. Të thotë çfarë të dojë. Këto janë shpifje të ulta. Kujt i
intereson, le të hulumtojë e le ta verifikojë. Ai ka qenë narcist, ka dashur
vetëm veten. Asgjë s’i ka dhënë shoqërisë. Ai vetëm për të më dëgjuar mua, kudo shkoja vinte më mbante
fizarmonikën.
Si është për ju Vaçe
Zela?
Këto këngëtarë dolën
nga gjiri i atij populli. Zërin e Vaçes dhe Vaçen e morën në dorë të tjerët.
Ajo doli jashtë sferës sime. Çdo njeri ka vlerën e vet në art. Vaçja kishte një
zë natyral, konfidencial, të ngrohtë, edhe kur i ikte zëri, kur recitonte,
dukej sikur këndonte sepse kishte një shpirt shumë komunikues, ishte totalisht
artiste.
Mund të na tregosh pse
realizove këngë për gjyshen dhe jo dikujt tjetër?
Unë jam i vetmi në botë
që kam bërë këngë për gjyshen. Unë kam qenë djalë i vetëm me 6 motra. Sipas
traditës, djali i vetëm është trashëgimtari i shtëpisë, ndërsa vajzat bëhen
pronare të shtëpisë së botës sepse martohen. Gjyshja më mbante më afër se
gjithë të tjerët. Ishte grua tmerrësisht e zhvilluar. Nuk e harroj kurrë
këshillën që më dha kur isha 10 vjeç. Kisha provim në aritmetikë dhe për t’i
bërë qejfin i thashë do t’i lutem Zotit që të dal mirë.
Më tha: “Si mendon se
Zoti do lërë miliarda njerëz në gjithë botën për të ndihmuar ty në provim? Nga
miliarda qenie në botë, Zoti mendjen ia ha vetëm njeriut. Prandaj për çdo të
mirë falendero Zotin që ke mendjen. Edhe të këqijat i ke prej mendjes”.
Cili është mendimi juaj
për Parashqevi Simakun?
Për mua është nga zërat
më të rrallë të muzikës shqiptare. Ajo këndonte muzikën e lehtë, por këndonte
shumë mirë edhe këngën popullore. Kur këndonte këngës e Qamiles, të rrënqethte
mishin. E ka kënduar Hifsa Zyberi dhe pas shumë kohës e këndoi Parashqevia. Në
Amerikë qëndroi 6 muaj në shtëpinë time. Na kërkuan të bënim disa këngë bashkë, I kishim të
gjitha të paguara, por ajo kërkoi të ikte në Hollivud. I thashë të mos e bënte
këtë gabim. Por zë si ai nuk i vjen më Shqipërisë. Pas dy tre vjetësh e takova,
i ishte pjekur fytyra sikur e kishte futur në furrë. Por e shkreta ajo, gjysmën
e trurit e kishte bosh.
Çfarë kishte ndodhur?
Ishte sëmurë. Çfarë
bëri ajo në Hollivud? Gjeti një djalë gjoja amerikan që i binte kitares dhe u
martuan. Kënduan në dasma. Më pas i ra një sëmundje. Por zë si ai nuk i vjen
kurrë Shqipërisë.
Alida Hisku ka thënë:
“Këngëtaret që kërkonin karrierë e që nuk ishin të gjithanshme ato që nuk ishin
të sinqerta në krijimtarinë e tyre si artiste, u nënshtroheshin këtyre lloj
rrugëve, duke u bërë vegla të Sigurimit të Shtetit ose të politikanëve”.
Nuk e di, këtë ua them
sinqerisht. Dhe flet Alida Hisku? Di që Parashqvia kishte një të dashur që
punonte në Sigurimin e Shtetit. Do të martohej me të, por ndryshuan punët e
Sigurimit këtu në Shqipëri. Edhje ai i Sigurimit njeri ishte. Nuk kishte të
drejtë ai të dashuronte? Po ajo përse nuk flet me kë ka shkuar? Apo është
virgjëreshë?
Sipas jush nuk ka pasur
abuzime të hetuesve të sigurimsave?
Unë nuk di, sidomos
ndaj femrave unë nuk di.
Një politikan i njohur i PD, Fatbardh Kadilli, ka
qenë ai që me një grup shokësh të ka ardhur në shtëpi kur morët çmimin e parë.
E dija gjithmonë që
merrja ose çmimin e dytë, ose çmimin e tretë. Në festival nuk shkoja, isha i
bindur që çmimin e parë nuk e merrja, shkoja vetëm në prova. Atë natë shkova me
një shok të pinim fërrnet. Më pas u nisëm për në shtëpi, e kishim harruar
festivalin. Kur shkoj në shtëpi e gjeta gruan të mjeruar, si gjithmonë kur
ishte festivali. Ajo ishte konsulentja ime në muzikë, vinte nga një familje me
shumë kulturë, në familjen e saj flitej vetëm frengjisht. Në atë kohë po
jepeshin çmimet. U dhanë 3 çmime të treta dhe unë po shpresoja të dytin ta
merrja unë. Kur dha çmimin e parë kam përplasur në tokë një pjatancë të madhe
që e kisha blerë në Turqi. Kërkova pak alkool për ta pirë, kisha vetëm alkool
dezinfektimi në shtëpi dhe atë e piva. Në atë moment ra zilja, shohim një klasë
mature. Nuk di sa gëzim të madh kam ndjerë, sesi më trajtuan për atë çmim që
mora. E mbaj mend Fatbardhin që erdhi me disa djem dhe vajza dhe kemi qendruar
përgjithë natën bashkë. Ishte suprizë e këndshme.
Si ishte Irma Libohova?
Irma kishte zë dhe
talent. Disa nota i kishte të veshura me timbër, disa nota të larta i
zbardheshin dhe kemi punuar shumë vite bashkë.
Po Luan Zhegun si e
vlerësoni?
Zëri më i mirë i zërave
burrërorë, të paktën që kanë kënduar në atë kohë.
Si u ndjetë kur Top
Channel e këndoi këngën tuaj “Këngët e Rinisë” në një nga festat e fundvit?
Ka qenë nderi më i madh
që mund të më këtë bërë një TV. Dhurata më e mirë që më është bërë në jetën
time. Ishte e mrekullueshme të shikoje ata djem e vajza gazetarë që kishin
mbushur qendrën e Tiranës me flamuj dhe këndonin këtë këngë. Është padyshim një
këngë baladë.
Cili është zëri që ju
ka bërë më shumë përshtypje?
Vaçe Zela, Irma
Libohova, Luan Zhegu dhe Parashqevi Simaku, për mua këta janë zërat më të mirë.
Parashqevia është zeri femëror më i mirë i këngës së lehtë shqiptare dhe Luan
Zhegu zëri më i mirë i mashkull i këngës shqiptare. Janë të papërsëritshëm.
Si u bëtë pjesë e
filmit “Sex and the city”?
Unë shkoj shpesh tek
një restorant që quhej Broaduej. Shkova të më dëgjonte shefi i kuzhinës në
prani të disa muzikantëve për të më marrë në punë. Ishte ditë e shtunë, dimër.
Pasi luajta një pjesë të gjithë më duartrokitën fort. I thashë bosit nëse do të
punoja atje apo jo. Më tha do të punosh, por varet sa e do rrogën. Më tha të
punoja 6 net në javë dhe nëse nuk bën gabime, do të ikësh i fundit ky
restorant, i fundit do të iki unë që do të mbyll restorantin. Punova 12 vjet
dhe fitova një vlerë që nuk do ta kisha fitur kurrë në Shqipëri. Kriss i “Sex
and the city” vinte shpesh atje dhe i duhej dikush që luante me firzamonikë. Më
pas mora pjesë edhe në 2-3 filma të tjerë.
Si e përjetuar lajmin e
vdekjes së Vaçes?
Ashtu si përjetohet
vdekja e një artisti.
A u nderua siç duhet
nga shteti shqiptar?
Ne nuk e pamë kufomën e
Vaçes, në hollin e operas, pamë vetëm foton e saj.
A e keni ndjerë veten
të vlerësuar?
Në 2007 kur erdha nga
Amerika e gjeta pensionin 120 mijë lekë. Presidenti Moisiu më dha titullin “Mjeshtër
i madh”, jo vetëm për vlerësimin moral, por edhe pensioni m’u bë 400 mijë lekë.
Në shumë foto jeni me
bashkëshorten. Kaq shumë e doni?
Jemi me shumë fat që
kemi gjetur njëri-tjetrin. E kam parë rastësisht me shoqet në Liceun Artistik.
Ishte ashtu siç dëshiroja unë të ishte një grua.
Çfarë ka ndodhur me
muzikën që kultivohet sot?
Asgjë s’ka ndodhur dhe
prandaj muzika ëhsët kot. S’të luan asnjë nerv. Këngët janë të titpit
dashuroj-shurroj-shurroj-shurroooooooj.
Si zgjidhet kjo? Si
largohen këto prurje?
Më parë të kishe
fizarmonikë ishte fat i madh, jo më një piano. Sot kanë blerë të gjithë vegla
muzikore në shtëpitë e tyre. Që kur kam ardhur nga Amerika, s’ka ardhur asnjë
këngëtar të më thojë “Profesor do të më bëni një këngë?”
Keni ndonjë peng për
ndonjë krijim tuajin?
Mua më janë hequr shumë
këngë, por më janë hequr pasi janë publikuar, kjo edhe më ka ndihmuar sepse sa
më shumë i hiqnin, aq më shumë kërkonin t’i dëgjonin. Nuk kam pasur as
konkurrentë, as rivalë, as më të mirë as më të këqinj se vetja.
Si e vlerësoni Gjergj
Lekën?
Si muzikant është i
formuar. Edhe këndon, edhe kërcen etj. Por nuk është kompozitor, për mua vlerat
e tij më të mëdha janë në piano. Është instrumentist shumë i mirë.
Një këshillë çfarë
duhet të bëjë shoqëria shqiptare?
Kur Bonaparti fitoi me
Italinë, i thotë këshilltari dil se të presin mijëra njerëz, ai i thotë se po
ata njerëz neser me të njëjtën kënaqsi edhe do ta kishin nënvlerësuar, se kjo
është turmë, do të kisha kënaqësi të shikoja një popull me traditë, jo një
turmë.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!