April 29, 2013

i Love Anti...



I Love 
Anti-Plumb



Luca Lesh Facebook:

"Jem të gjithë, ne jemi "Klani "
me "burrni "mbushet ekrani
këtu neve na trashet zani
puçin Ramës, bëhet plani

Sepse jemi ajo shtresë
e sejcili është më trimi
jem e adhmja me plot shpresë
"NEVE JEMI VETE NDRYSHIMI"

E ti Blendi, nip Toptani
edhe ti vuajte i gjori
daj Esati, shpirt Vatati
më i mirë se "Diktatori".
----------------------------
Shoku Sal, ti rri me kask
e si SHIK-as, mos e humb
hundë-gjatë dukesh laraskë
"trimat " mbajnë antiplumb.

Të fala nga daj Esati
Shqipërinë si unë të mbroni
mik Vuçiçin vrau inati
buzëqeshjen i vrau Droni.

-----------------------------
Lëre Blendi fluturakun
Piktori prapë dështoj
edhe ne do marrim hakun
kot Kosovën e .

Rams tek thana, vej kufinin
tha "Kosova është shtet "
ne me mirë dëgjojmë Putinin
Serbi ka, pjesë të vet."



*   *   *   



April 22, 2013

Baca Sali në Takim me ...



Baca Sali në Takim

me

Badigardët e Vet 

(32 në vetëm në këtë foto! Po përreth, sa janë?) 






Erdogan - 25

Baca i shqiptarve - 32





Zgjedhjet 2013




LETËR KAÇIT!

Nga Arben Duka

Gjith’ mallkimi popullor,
Do të bjerë në kokë si dhogë,
Se për vite more horr,
Vota jonë të dha ty rrogë! 

Për ty s’ka më asnjë vlerë,
Shprehja fikse: “Burrë i lik!”,
Sot ta them edhe njëherë,
Të ngectë buka mu në fyt! 

Se ata që të votuan,
Mbenë pa punë edhe para,
Jetën, mor, sakrifikuan,
Kastriot o maskara! 

Se e ke vetëm me Ramën,
Dot s’na thua o legen,
Që në lindje e ke flamën,
Dhe gjithë ligësitë në gen! 

Më s’habitet asnjeri,
Që ti sose në kët’ pikë,
Dhe tani o Kaç i Zi,
Me të gjithë je një armik! 

Mund të thot’ ndonjë nga ju,
Boll me Kaçin more plak,
Por çdo ditë të shkruaj këtu,
Plehurina e ka pak! 

Po shpërthej prej zemërimit,
Në sifet të tij na futi,
Prostituta e “ndryshimit”,
Zemër-qeni, surrat-m..ti! 

Mund të ikje nga PS-ja,
Dhe asnjanës krejt të rrije,
Eh, kërkoj unë nga fekalet,
Ndonjë gjest fisnikërie… 

Tok jetojm’ ne – në një lagje,
Për ty shkuam në votime,
Me ty e kam personale,
Se ke marrë dhe votën time! 

Me ty e kam personale,
Kastriot-simbol haleje,
Se ke marrë ti votën time,
E përdor tash’ kundra meje! 

Kur ma shpie në vend tjetër,
Votën që nga unë e merr,
Të të them s’më duket tepër:
Je kusar! Je ordiner! 

Ty asgjë s’të bën përshtypje,
Se tani je një mender,
Unë të kam tabelë për qitje,
Dufin dua, mor, të nxjerr! 

Tradhëtin’ do ta paguash,
Sa të jesh e sa të rrosh,
Shumë pështyma në surrat,
Do t’i kesh, do t’i durosh! 

E kam thënë dhe aty pari,
Dhe një presje s’i lëviz,
Në surratin e zagarit,
Dhe pështyma bëhet pis! 

Se në bythën e Saliut,
Si një krimb ti je kolisur,
E kupton o Kaçi ziu,
Se sa keq je katandisur?! 

Nëpër vargje do të kem,
Një simbol për ligësi,
Nuk të ndahem sa të jem,
Përsëri e përsëri! 



Ver Llapa



Ky plak matuf është katandisur në një llapa-qen rrugash (ç) të rëndomtë.
E njof Ver Llapën nga afër dhe jam i bindur që Veri, në pikpamje njerëzore, shoqërore, të dinjitetit, qëndron shumë më lart se sa Llapaqeni i Ballkanit.


*  *  *


SALËS I KA ARDHUR FUNDI 


Nuk se e zbuluam sot,

se Berisha është i lik,
po tani ai është kot,
ndaj dhe s’ka vend për panik! 

E kupton se ky është fundi,

ndaj bën si ujk i tërbuar,
se s’ka forcë në botë ta mundi,
OPOZITEN E BASHKUAR! 

Ai ende është në gjendje,

që të bëjë nga pak rrëmujë,
po dhe vetë e ka në mendje,
se do bëjë një vrimë në ujë! 

Opozita të gjëmojë,

se Saliu dot s’e trëmb,
përballë tija të qëndrojë,
sy më sy e dhëmb për dhëmb! 

Opozita të gjëmojë,

sot ankesat s’kanë më vlerë,
të na thotë se do fitojë,
në Qershor si asnjëherë! 

Se ka filluar çmontimi,

do shporren këta lugetër,
nuk bën as për pjesë këmbimi,
kalbësirë makinë e vjetër! 

Kalbësirë makinë e vjetër,

smog’ i keq i Europës,
Saliu e sheh pa tjetër,
që tani fundin e gropës! 

E shikon fundin e gropës,

ku do bjerë kjo kalbësirë,
po gënjen në sy të botës,
po e bën si të vështirë! 

Salën para do ta marri,

uragani popullor,
po dot s’e kupton i marri,
se tani s’është më faktor! 

Tani që s’ka LSI-në,

po ta vemë në balancë,
Sala në gjithë Shqipërinë,
është vetëm minorancë! 

Ndaj dhe ulërin për dreq,

ja kuptoj hallin të gjorit,
se do mbetet dhe më keq,
pas njëzet e tre Qershorit! 

Do iki si përfundim,

ulkonja me gjithë ç’ka pjellë,
dhe ky është mesazhi im:
KEMI FITORE TE THELLE! 

Berisha do bëhet peqe,

ua them këtë me bindje,
do mbarojë ëndërr e keqe,
dhe do nisi një rilindje! 

Opozita të gjëmojë,

t’i rrijë betejës në ballë,
fitoren të trumbetojë,
uraganin ta mbajë gjallë! 

Për dyshim e për panik,

tani vend nuk ka gjëkundi,
edhe huri e kupton,
i ka ardhur Salës fundi! 

Nga Arben Duka





April 17, 2013

Bac, u Kry!




Bac, u Kry!

Shko se Po të presin!

Baca nuk mungon në asnjë funeral figurash botërore, me shpresë se do takohet me ndonjë të figurë të gjallë që ta ketë për reklamë në TV PeDe. Por, të gjithë e shmangin. Me përjashtim të viktimave që ai ka vrarë për të ndenjur në pushtet. Gojët e liga brënda PeDe thonë se Ato nuk po i ndahen kurrë, asnjë çast.

Një gjë është e sigurt; Baca po shkon në varrimet e të gjithëve, por askush nuk ka për me ardhë në varrimin e tij.

- Si qëndron e vërteta?
- Do presim edhe pak dhe shpejt do e mësojmë.




April 14, 2013

Idiot


Të Dashur Miq:
A Ju Duket Sikur ka 30 vjet
 që Përdor Kompjuterin 
ky Hundrrens?


Qeveria: 
Laptopë me subvencion për 60 mijë nxënës.

 Berisha: 
Si e mbrojta kompjuterin tim amerikan

Qeveria shqiptare do të subvencionojë blerjen e rreth 60 mijë laptopëve për nxënësit shqiptarë. Kjo është parashikuar në një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë INTEL, raporton Panorama. Marrëveshja është nënshkruar mes ministrit të Inovacionit, Genc Pollo dhe përfaqësuesit të INTEL, zëvendëspresidentit John Davies. Megjithatë skema e subvencionimit do bëhet e ditur më vonë.

Ndërkohë në Tiranë po zhvillon punimet forumi rajonal për Europën për internetin me brez të gjerë. Aty ka folur kryeministri Sali Berisha, që ka shpjeguar se si ka sjellë në Shqipëri kompjuterin e parë amerikan dhe se si e ka mbrojtur atë në komunizëm.

“Ëndrra ima për Shqipërinë dixhitale vjen nga rinia ime. Prej rinisë sime kam pasur një rast personal që më bindi se asgjë nuk mund ta ndryshojë më shumë jetën se sa kompjuteri. Në atë kohë nuk kishte ende internet. Në vitet ‘80 u ktheva nga Parisi, atje punova në një laborator shumë dinamik. Kryeqyteti francez nuk kishte kompjutera personal në atë kohë, të gjithë ishin kompjutera të mëdhenj. Me t’u kthyer në Shqipëri, pashë se Apple kishte nxjerr produktin e tij, Apple 2. Nëpërmjet një tregtari britanik arritëm të blinim një të tillë, por pa program. Në laboratorin tim, një djalë i ri, shumë i përkushtuar ndaj matematikës, filloi ta programonte. Kështu, në disa muaj, duke punuar në Fortran apo Pascal, ai arriti të programojë programin më të madh të kohës për të gjithë indekset hard. Kompjuteri ynë në atë kohë ishte si një lloj fantazme për administratën. Ministri im më tha për çfarë duhet këtu. I sqarova zotit ministër se për çfarë më duhej. Por ai më tha se ky është një produkt amerikan dhe unë e pyeta se   çfarë kuptimi ka? Ai m’u përgjigj se ndalohet nga ligji. I thashë se nuk ndalohet nga ligji shqiptar, e ai sërish m’u përgjigj; është më keq. Megjithatë, ky kompjuter e lejoi skuadrën time që të përfundonte disa punë vendimtare, të cilat, pa kompjuterin, do të na duheshin ndoshta 8 deri në 10 vjet punë për t’i përfunduar,” tha Berisha.

http://www.gazetatema.net/web/2012/09/07/qeveria-laptope-me-subvencion-per-60-mije-nxenes-berisha-si-e-mbrojta-kompjuterin-tim-amerikan/










April 12, 2013

Kur gjen tenxherja kapak




Kur Gjen Tenxherja Kapak

- Çfarë del nga martesa e një gjarpëri me një iriq?
- Një metër e gjysëm tel me gjemba!
- Po nga martesa e Ilir Kryemadhit me Monika Metën?
- Del LSI SHPK!

Lëvizje (ç)Integruese sa majtas – djathtas, para – mbrapa, por gjithmonë poshtë e më poshtë, nëpër të gjitha ngjyrat e Spektrit të ndyrë të (d)Ylberit politik shqiptar.

Ka edhe më keq: Pjella e tyre po rritet, ashtu siç u rritën Argita e Shkëlzeni. Përderisa prindërit e tyre janë njëlloj, kush garanton se pjellat do të jenë ndryshe?!  

Ky takëm politikanësh e partish dhe tërë soji e sorrollopi i tyre,  duhen shporrur një herë e mirë nga Shqiptaria. 

Edhe Haxhi Qamilit do ti vinte ndot prej tyre.








Kur gjen tenxherja kapakun




Kur Gjen Tenxherja Kapakun

- Çfarë del nga martesa e një gjarpëri me një iriq?
- Një metër e gjysëm tel me gjemba!
- Po nga martesa e Ilir Kryemadhit me Monika Metën?
- Del LSI SHPK!

Lëvizje (ç)Integruese sa majtas – djathtas, para – mbrapa, por gjithmonë poshtë e më poshtë, nëpër të gjitha ngjyrat e Spektrit të ndyrë të (d)Ylberit politik shqiptar.

Ka edhe më keq: Pjella e tyre po rritet, ashtu siç u rritën Argita e Shkëlzeni. Përderisa prindërit e tyre janë njëlloj, kush garanton se pjellat do të jenë ndryshe?!  

Ky takëm politikanësh e partish dhe tërë soji e sorrollopi i tyre,  duhen shporrur një herë e mirë nga Shqiptaria. 

Edhe Haxhi Qamilit do ti vinte ndot prej tyre.











April 11, 2013

Chameria is Albanian



28 Nëntor 2012

Çamëria është  Shqiptare

Times Square – New York City


April 10, 2013

Salistan 98'



Grushti i Shtetit 14 Shtator 1998
(Video Top Story - Top Chanel)




April 8, 2013

Zeni i Bacës







Deri më sot është fshehur nën lëkurën e tij…, 
po nesër? 
Nesër, kur i jati shpellar të ketë thyer  qafën, 
çfarë do bëjë Zeni i Bacës? 




March 30, 2013

Danger Mines



Kujdes o Njerëz, ka Rrezik:

Ky nuk flet, por dhjet ...

nga goja!













March 26, 2013

Mos u bë ...




Flamuri merr pjesë në një fushatë publicitare

 prezervativësh me moton:

Mos u bë Mule, Përdore Kllufin!




March 25, 2013

Nana PeDe


Nana PeDe  =  Sali Berisha

Bujar Nishani

Lulzim Basha

Jozefina Topalli

Flamur Noka


Ridvan Bode

Astrit Patozi

Eduard Paloka

Arben Ristani

... lista vazhdon

Ushtari i Ramiz Alisë:

Nana PeDe ka miting:



H.Sh.