November 4, 2013

Ambasada Britanike:



Akuzat e PD ndaj “Crown Agents”, 
të rreme dhe të pandershme

Ambasada Britanike në Tiranë reagon për debatin rreth kompanisë private “Crown Agent”. Në të parin deklarim zyrtar pas “zhurmës” në media, Ambasada britanike deklaron se akuzat për korrupsion ndaj kësaj kompanie janë të rreme dhe praktika të pandershme biznesi.
“Crown Agent” vepron në përputhje me legjislacionin strikt të Mbretërisë së Bashkuar, mbi praktikat e biznesit dhe me ligjet e vendeve në të cilat është duke punuar. Mirëmbajtja e parimeve më të larta dhe standardeve etike është e rëndësishme për kompaninë dhe për qeverinë britanike. Projekti i propozuar nga Crown Agents është një temë legjitime për mediat dhe debatin politik. Pa dyshim ka argumente pro dhe kundër një propozimi të tillë. Megjithatë dhe në media kanë bërë akuza të rreme për korrupsion dhe praktika të pandershme biznesi kundër Crown Agents, madje edhe duke kërkuar të lidhin aktivitetet e kompanisë me ish-anëtarë të shquar të qeverisë britanike. Ata që merren me shqyrtimin dhe diskutimin e projekt propozimit duhet të jenë të vetëdijshëm se këto pohime janë të keqinformuar dhe krejtësisht pa baza” thuhet në deklaratë.


Sipas Ambasadës britanike, kontraktimi i kësaj kompanie ka ardhur si kërkesë e qeverisë, pas probleme me mbledhjen e taksave dhe të ardhurave doganore, që e kanë shoqëruar Shqipërinë. Vendimi për këtë projekt të propozuar varet tërësisht nga qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti shqiptar, thekson Ambasada, ndërsa shton se është e rëndësishme të merret në konsideratë se Crown Agents është një kompani shumë e respektuar në Mbretërinë e Bashkuar.
“Në Shqipëri për disa kohë ka patur probleme me mbledhjen e taksave dhe të ardhurave doganore. Ka një nevojë të menjëhershme dhe serioze për të rritur të ardhurat nga doganat dhe taksat, në mënyrë që qeveria e Shqipërisë mund të sigurojë shërbimet dhe projektet që janë të kërkuara nga qytetarët e vendit.
Ka gjithashtu një kërkesë për ndërtimin afatgjatë të kapaciteteve në fushën e doganave dhe për masa për të ulur nivelin e korrupsionit.
Kompania britanike Crown Agents i ka propozuar qeverisë së Shqipërisë një projekt për të përmirësuar menaxhimin dhe performancën e shërbimit doganor, duke përfshirë elementet e rekrutimit, trajnimit dhe menaxhimit të karrierës.
Vendimi për këtë projekt të propozuar varet tërësisht nga qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti shqiptar, duke marrë parasysh nevojat e Shqipërisë, përmbajtjen e projektit, dhe koston. Kontrata e plotë ka qenë dorëzuar në Kuvend në mënyrë që të informohen për përmbajtjen e saj. Megjithatë, është e rëndësishme të merret në konsideratë se Crown Agents është një kompani shumë e respektuar në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ishte pjesë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar derisa u privatizua në vitin 1997, dhe Qeveria britanike ka ende një vend në Fondacionin “Crown Agent” shprehet Ambasada britanike .

Në përfundim Ambasada britanike nënvizon se aktivitetet e “Crown Agents” janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe procedurat e Bashkimit Evropian, dhe mbështetës të procesit të anëtarësimit evropian të Shqipërisë, duke përfshirë “acquis” si edhe ”guidën doganore” të BE-së.

“Ajo ka qenë e përfshirë në më shumë se njëqind vende të botës, dhe ka punuar gjerësisht në projekte për qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. “Crown Agent” ka menaxhuar projekte specifike në fushën e doganave me sukses, në Bullgari, Maqedoni, Bosnjë– Hercegovinë dhe Kosovë. Ata që punojnë në projektet e Crown Agents për qeverisjen e mirë dhe të ardhurat, janë gati të gjithë zyrtarë në shërbim apo në pension nga shërbimet britanike doganore, ose të shërbimeve doganore të shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Aktivitetet e Crown Agents janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe procedurat e Bashkimit Evropian,dhe mbështetës të procesit të anëtarësimit evropian të Shqipërisë, duke përfshirë “acquis” (të gjitha parimet, legjislacionin, rregulloret, udhëzimet politike, praktikat dhe detyrimet e rëna dakort nga gjithë shtetet anëtare të BE-së), si edhe ”guidën doganore” të BE -së “.

LEXO:

October 29, 2013

Gabim Njerëzor?!




Së fundmi, ashtu si Sali Berisha,  edhe kryetari i ri i PD Lulzim Basha, i etiketoi ngjarjet tragjike të Gërdecit, 21 Janarit etj, si “Gabime Njerëzore”, që mund të ndodhin gjatë një mandati qeverisës.

Në fakt, sipas kësaj llogjike (e marrim të mirëqenë) më saktë do të ishte “Gabime Çnjerëzore”.

Gabim Njerëzor quhet në rastin e fotos së mëposhtme, ku Zoti i Madh ka gabuar në vendosjen e gjinisë:



*   *   *








October 28, 2013

SHIK-u, Gazidede dhe ...



Gazidede dhe 1140 spiunë e kriminelë të SHIK 1992-1997, kontrollonin trafiqet dhe aferat korruptive të familjes “Berisha”

Nuk ka nevojë për koment fakti, që ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi dhe instaloi në zyrat e larta të pushtetit të tij të viteve 2005-2013, gjithë krerët e kupolës së shërbimit famëkeq të SHIK-ut të viteve 1992-1997. Të larguar jashtë vendit prej krimeve të tyre, të bëra gjatë pushtetit presidencial të piramidave “Berisha-Sude”, krerët e SHIK dhe “jeniçerët” e tyre në mbarë vendin u njoftuan e u rekrutuan përsëri prej Sali Berishës në pushtetin e tij të dytë. Të pajisur me nga një copë “letër pafajësie” të dhënë prej gjyqtarëve të “plepave” të Berishës me urdhër të Berishës dhe me “sigurinë e paprekshmërisë” prej ligjit nën mbrojtjen e pushtetit të “duarve të pastra”, ata u graduan në kupolën e pushtetit të Berishës. Nuk ishte rastësi, që në vitin 2005 Sali Berisha i ktheu eksponentët më të “zinj” ish-drejtues të SHIK në krye të pushtetit. Me ta, ai mbajti me dhunë, krime e trafiqe të pushtetit sadist të viteve 1992-1997. I kishin shërbyer deri në mënyrë gjakësore ndaj kundërshtarëve politikë, ndaj mediave opozitare, ndaj kujtdo që nuk hidhtë “vallen” e pushtetit të Saliut në kohën e piramidave. Të parët që Sali Berisha solli në Shqipëri nga ekzili, ishin: Bashkim Gazidede, Agim Shehu, Flamur Gjymishka, Arben Sefgjini, Gjergj Lezhja, Arben Ibro dhe mbi 100 shikas të tjerë në pushtetin qendror dhe afro 1000 shikas në pushtetin lokal nëpër prefektura, të cilët kishin shërbyer në dispozicion të krimeve të pushtetit vandal të sadistit Sali Berisha, i cili në vitet 1992-1997 kishte uzurpuar dhe përdorte për qëllimet e sundimit të tij, gjithë pushtetet. Në shpërblim të shërbimeve të kryera, Sali Berisha i riktheu eksponentët e SHIK-ut famëkeq, përsëri në pushtet. Me këto monstra krimi, Sali Berisha ndërtoi pushtetin e tij dhe kupolën e administratës publike në vitet 2005-2013, duke i shpërndarë ata në krejt strukturën e pushtetit e të PD. Nuk mbeti zyrë qeveritare, shërbimesh publike dhe drejtori qendrore e lokale, që nuk pati si drejtues e mbikqyrës krerë shikas të viteve 1992-1997, të besuar të kryeshikasit Sali Berisha. Në çdo institucion, zyrat u mbushën me emrat e mirënjohur të listë-borderosë së SHIK-ut të viteve 1992-1997. Afro 40% e tyre u graduan në poste kyçe në administratën e lartë shtetërore, madje deri në zyrat e arsimit, të shëndetësisë, prefekturave, qarqeve, bujqësisë, burgjeve, bashkive e komunave që ende i komandon PD-ja në çdo rreth. Për më tepër, shikasit e kohës së piramidave u graduan dhe “desantuar” deri në zyrat e Ministrisë Jashtme në selitë diplomatike me detyra të larta, në zyrat të Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes, në zyrat e NATO, të Arsimit, të Bujqësisë, të Integrimit, të Kuvendit, të SHISH, të presidencës, të KLD, të licencave, të noterisë e avokatisë. Madje ata janë vendosur deri edhe në përfaqësitë speciale të shërbimeve shqiptare në botë të BE, OKB, KiE, OSBE, madje edhe në Vatikan e Pentagon.


Zyrat e qeverisë “Berisha”, 
me të besuar të SHIK të Berishës

Në krejt administratën publike e atë politike të PD, janë rikthyer 840 ish-shikas. Në çdo institucion, nëpunësit e dinë mirë që ata janë vendosur aty me urdhër të Sali Berishës, si shërbëtorë të tij në çdo lëvizje që bën Berisha për të përdorur, mbrojtur apo uzurpuar pushtetet. Bashkë me ta, Sali Berisha ka rikthyer si “forcë aktive” të gatshme për çdo situatë shërbimi edhe ish-kryepolicë e “kalecë” të policisë sekrete të ish-pushtetit të viteve 1992-1997. Këta janë emra të njohur të asaj policie, që së bashku me SHIK-un e Gazidedes, dihet se çfarë zullumesh e krimesh makabre kanë bërë ndaj shqiptarëve, intelektualeve, biznesmenëve, artistëve, gazetarëve e opozitës. Të rikthyerit me porosi e urdhër të Berishës dhe të graduar po prej tij në zyrat dhe postet qeveritare, janë të shumtë. Psh, janë 24 inspektorë në hipotekë në qendër, 13 në Tiranë dhe 72 në rrethet e vendit. Janë 113 ish-shikas, drejtorë shkollash. Janë 92 ish-shikas drejtorë drejtorie në qendër e prefektura. Në ushtri janë graduar 204 ish-shikas. Në diplomaci janë emëruar 203 ish-shikas me poste të larta, deri në konsuj e shefa auditimi, apo drejtorë të nivelit të lartë.


Gazidede, 
krye-banditi i SHIK 
që kryente dhe zhdukte krimet e Berishës

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Sali Berishës. Ideuesi dhe zbatuesi i gjithë dhunës fizike e psikologjike, që piketonte dhe urdhëronte Sali Berisha kundër medias, opozitës, biznesit, administratës e kujtdo që urdhëronte Berisha në ato vite pushteti absolut. Në vitin 1997, arratiset nga Shqipëria dhe kthehet në vitin 2005, kur gradohet shef i hipotekave. Prononcohet në media për ngjarjet e vitit 1997, i cilëson ato si skemë e shërbimeve sekrete serbe e greke. Befas sëmuret rëndë. Me urdhër të Sali Berishës dhe shpenzimet e qeverisë “Berisha”, çohet urgjent për kurim në Itali. Ndahet nga jeta në një spital provincial napolitan në Itali, nga e njëjta sëmundje që u ndanë dhe Zhulali, Arbnori e Spahia. Nderohet me homazhe prej Sali Berishës dhe PD, vlerësohet si një nga zyrtarët më të shquar të vendit. Aktiviteti i tij kriminal në shërbim të pushtetit “Berisha” përfshin gjithë shoqërinë shqiptare, që nga zyrat e pushtetit, të politikës e deri tek jetët familjare të shqiptarëve. Ai sulmoi, përçau, dhunoi fizikisht e burgosi ish-të përndjekurit politikë, të cilët kërkonin drejtësi e të drejta sociale prej pushtetit mashtrues “Berisha”. Ai sulmoi dhe shkatërroi mediat e pavarura e ato opozitare, duke rrahur, gjymtuar, kërcënuar e burgosur gazetarë dhe djegur gazeta, shtypshkronja e redaksi gazetash. Ai dhunoi mësuesit, duke u kërkuar atyre të mbyllnin gojën e të mos dilnin në protesta sociale-ekonomike. Ai plaçkiti, dhunoi e zhduku biznesmenë. Ai sulmoi dhe shkatërroi sindikatat. Ai organizoi dhe komandoi e shfrytëzoi për interesa e pushtetit “Berisha” firmat piramidale. Në vitin 1997, kur shqiptarët iu vërsulën pushtetit kriminal të Sali Berishës për shkak të grabitjes që ky dhe banda e tij u bëri me piramidat financiare, Sali Berisha e gradoi famëkeqin “simbol të urrejtjes” popullore Bashkim Gazidede, gjeneral të ushtrisë, të policisë e të pushtetit të degraduar. Në vijim të shërbimeve kriminale ndaj sundimit të Sali Berishës, bashkim Gazidede iu vërsul popullit me 1300 shikas, me 20 mijë ushtarë, me 10 mijë policë dhe me 600 skënderbegas e më afro 4000 rekrutë të moshës 17-60 vjeç, të cilët i mobilizoi me pagesë, si kontigjent ete besuar të sadistit Sali Berisha, i cili prej 6 muajsh u struk e u ngujua beda presidencës, nga frika se mos populli siç e ka deklaruar vetë ai, e “shkonte në hell” për krimet që kishte bërë në 5 vite pushtet.


Ilir Kumbaro

Eksponent kriminal. I akuzuar, i gjykuar dhe i dënuar me prova si rrëmbyes, masakrues dhe zhdukës i biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Një nga figurat më të zeza të SHIK të Bashkim Gazidedes. Njihet si përbindësh kundër medias, kundër biznesit, kundër opozitës, kundër inteligjencës, kundër kujtdo që skedohej prej pushtetit kriminal Berisha, si kundërshtar i pushtetit të viteve 1992-1997. Nuk ndalej përballë asnjë krimi. Zbatonte çdo urdhër të kryeshikasit kriminel e sadist Bashkim Gazidede. Në vitin 1997 arratiset prej frikës së krimeve që kishte bërë. Ndërron identitet dhe jeton me trajtim social në Londër. Zbulohet prej shërbimeve sekrete angleze dhe vihet përballë akuzës e gjykimit si rrëmbyes, masakrues dhe zhdukës i Remzi Hoxhës. Nuk u kthye në Shqipëri edhe pse kishte 20 oferta prej padronit të SHIK, Sali Berisha, për të ardhur në pushtetin e PD në vitin 2005.


SHIK 1992-1997, 
kontroll mbi trafiqet dhe krimet 
e pushtet-familjes “Berisha”

Programi i SHIK i viteve 1992-1997, i drejtuar prej vandalit të pamëshirshëm Bashkim Gazidede në vitet 1992-1997, kishte vetëm 1 objektiv: Dhunë, reprezalje, pranga, burgosje, gjymtim fizik, rrëmbim, përdhunim e zhdukje fizike të kujtdo që shprehej kundër pushtetit të Sali Berishës, ose që denonconte publikisht krimet e atij pushteti piramidal. Nuk mbeti medie, biznes, intelektual, gazetar e qytetar shqiptar, madje edhe kosovarë e të huaj, që nuk u bën viktimë e SHIK, i cili vepronte si një “bandë” rruge e maskuar pas mantelit të shërbimit shtetëror. Në vitin 1997, pasi Sali Berisha e përdori banalisht e barbarisht SHIK, horrat e këtij shërbimi, që nga kreu Bashkim Gazidede, pas futën në luftë civile oficerët e këtij shërbimi, ia mbathën jashtë vendit. Prej 8 vitesh, ata jetuan në “ekzil krimesh” dhe pas rikthimit të PD në pushtet, me një listë preferenciale si mirënjohje për shërbimet e kryera në vitet 1992-1997, Sali Berisha i riktheu ata në pushtetin e viteve 2005-2013, duke i graduar si shefa në SHIK, si shefa në drejtësi, në diplomaci, në ekonomi, në financa, në polici, në ushtri madje edhe si drejtues në burgje, hipoteka,. arsim e shëndetësi. Këta nuk ishin kontingjente nëpunësish që u futën në administratë me konkurim për meritokraci, por ishin kontingjente krimi të SHIK-ut të Bashkim Gazidedes. Ata u mobilizuan sërish prej Sali Berishës, me në krye gjeneralin famëkeq Bashkim Gazidede, emër dhe veprimtari e cila nuk do të dalë kurrë nga kujtesa e shqiptarëve as për 1 milion vjet. Po ku kanë shërbyer shkasit e Gazidedes në vitet 2005-2013? “Kolonelët e zinj” të SHIK të viteve 1992-1997, nuk u aktivuan as rastësisht, as për “mëshirë” prej Sali Berishës në pushtetin e viteve 2005-2013. Ne bëmë një investigim emrash në strukturat e administratës publike të pushtetit “Berisha” dhe konstatuam, se ish-shikasit e viteve 1992-1997 gjenden kudo ku ka përfaqësim pushteti i Berishës. Ata janë shpërndarë sipas një “harte” të mirë-organizuar në çdo qelizë dhe kupolë të institucioneve. Ata kontrollojnë ekonominë, policinë, ushtrinë, SHISH dhe pasuritë kombëtare, postet politike e ato ligjvënëse. Sipas bisedave me punonjës të institucioneve të shtetit e të pushtetit, mësuam se ata nuk janë vendosur aty as rastësisht, dhe as thjeshtë si rrogëtar, apo titullarë formalë, por si “syri” dhe “veshi” i kryeministrit Sali Berisha.


Në polici 610 shikas,
156 drejtorë e shefa shërbimesh

Po të shikosh listë organikën e policisë së shtetit, konstaton se brenda saj janë punësuar 610 ish-shikas të viteve 1992-1997,. Ata kanë nisur punë që ditën e parë të marrjes së pushtetit prej Sali Berishës në vitin 2005 dhe vazhdojnë ende të jenë në ato zyra, madje fuqiplotë edhe pse pushteti “Berisha” ka rënë që në 23 qershor 2013. Janë ish-shikas që kanë bërë krime të rënda, që kanë bërë represion mbi intelektualët, mbi qytetarët, mbi mediat, mbi bizneset. Këta punojnë në sektorët kryesorë të Policisë së Shtetit, jo si policë të thjeshtë, as inspektorë të rëndomtë, por si shefa e drejtorë shërbimesh në qarkullimin rrugor, në zyrat e antitrafikut, në zyrat e krimit ekonomik, në zyrat e krimit njerëzor. Ata faktikisht nuk janë rrogëtarë, por janë kontrollues e menaxhues të trafiqeve e krimeve që organizon kupola e policisë e shtetit. Nga 610 shikasit, 156 janë drejtues të lartë, e të mesëm të shërbimeve të policisë së shtetit. Ata janë syri dhe veshi i Sali Berishës. përgjojnë, bëjnë presione, kontrollojnë e organizojnë çdo veprim kriminal.

Në ushtri 140 shikas,
57 drejtues të lartë në kupolën e Ministrisë

Në ushtri janë futur me urdhër të Sali Berishës 140 shikas të Gazidedes, të kthyer në vitin 2005 prej ekzilit, pasi ikën në vitin 1997 prej krimeve të kryera. Ata janë vendosur e graduar në detyra të larta, madje edhe me grada kolonelë e gjeneral. Epiqendra e tyre e shërbimit ndaj Sali Berishës është në kupolën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ të Ushtrisë. Ata kontrollojnë dhe përgjojnë gjithçka në ushtri për llogari të Sali Berishës. Menaxhojnë trafiqet e armëve e krimet ekonomike brenda ushtrisë, ndërkohë që kërcënojnë zërat që tentojnë të denoncojnë këto krime.


Në Hipotekë 110 shikas,
30 janë drejtues

Në hipotekën e Shqipërisë në gjithë linjën e saj janë futur me urdhër të Sali Berishës 110 shikas të Gazidedes, 36 prej të cilëve janë drejtues të lartë në kupolën e hipotekës qendrore, të Tiranës e të rretheve. Detyra e tyre është të kontrollojnë dhe menaxhojnë grabitjen e pronave të shqiptarëve, përgjimin e administratës së hipotekës dhe përpunimin e dokumentacionit të pronave të shqiptarëve, në interes të kupolës së pushtet-familjes “Berisha”. Një nga drejtorët e hipotekës ka qenë vet Bashkim Gazidede, i graduar në këtë detyrë prej Sali Berishës.


Në diplomaci,
200 shikas,
54 janë diplomatë e drejtorë shërbimesh

Edhe diplomacia shqiptare është mbushur me ish-shikas të bashkim Gazidedes. Brenda diplomacisë shqiptare në Tiranë e jashtë në selitë diplomatike dhe përfaqësuesit e shërbimeve të tjera janë punësuar 200 shikas, 54 prej të cilëve janë shefa diplomacie shërbimesh dhe madje ambasadorë. Detyra e tyre është të kryejnë shërbime në favor të pushtetit Berisha, të survejojnë dhe përpunojnë informacione agjenturore.

Detyrat ligjore të SHISH

Me Ligjin nr. 9322, datë 25.11.2004 është miratuar Strategjia e Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë (SSK). Kjo Strategji përfaqëson tërësinë e instrumenteve shtetërore që sigurojnë mbrojtjen e qytetarëve, të shoqërisë dhe të Shtetit Shqiptar nga kërcënimet dhe rreziqet, e jashtme dhe të brendshme. Tipar themelor i SSK-së është respektimi i shtetit ligjor dhe kthimi i Shqipërisë nga një vend që ka konsumuar siguri në një vend që kontribuon në siguri. SHISH-i ka rol të drejtpërdrejtë në misionet themelore të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare (SSK) të Republikës së Shqipërisë, të cilat janë këto:

1.   Ushtrimi i sovranitetit të Republikës së Shqipërisë

2.   Mbrojtja e pavarësisë dhe integritetit territorial

3.   Mbrojtja e jetës dhe e pasurisë

4.   Zhvillimi i pandërprerë demokratik dhe prosperiteti ekonomik

5.   Mbrojtja e dinjitetit dhe vlerave kombëtare

6.   Paqen e sigurinë në vend

7.   Bashkëpunimin rajonal

8.   Konsolidimin e shoqërisë demokratike dhe të drejtave të njeriut

9.   Konsolidimin e institucioneve dhe instrumenteve të sigurisë

10. Integrimin në strukturat evropiane

11.  Mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore

12.  Luftën kundër terrorizmit

13.  Luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

14. SHISH-i vlerësohet si kontribues në sigurinë për qytetarët, shoqërinë dhe shtetin, brenda vendit, si dhe në Rajon e më gjerë

15.  Misioni dhe detyrat e SHISH

16. Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) është një organ informativ i Republikës së Shqipërisë. Misioni i tij parësor është Siguria Kombëtare. SHISH vepron në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Shqipërisë.

17.   SHISH siguron informacionin e domosdoshëm nga Zbulimi dhe Kundërzbulimi për problemet që lidhen me Sigurinë Kombëtare. Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti, janë parimet bazë të punës.


SHISH mbledh informacion

1.    Për kërcënimet dhe rreziqet ndaj sigurisë kombëtare

2.    Për ruajtjen e integritetit, të pavarësisë dhe rendit kushtetues

3.    Për terrorizmin

4.    Për prodhimin dhe trafikun e narkotikëve

5.    Për prodhimin e armëve të dëmtimit në masë

6.    Për krimet kundër mjedisit


Drejtuesit e SHISH, në vite

•    Data 01.08.1991, deri 29.06.1992 Irakli Koçollari

•    Data 29.06.1992 deri 09.04.1997 Bashkim Gazidede

•    Data 09.04.1997 deri 29.05.1997 Astrit Kodra (me komandim)

•    Data 29.05.1997 deri 21.08.1997 Arben Karkini

•    Data 21.08.1997 deri 07.08. 2002 Fatos Klosi

•    Data 07.08. 2002 deri 18.11.2002 Petrit Myftari (me komandim)

•    Data 18.11.2002 deri 27.01.2005 Kujtim Hysenaj

•    Data 27.01.2005 deri 09.08.2012 Bahri Shaqiri

•    Data 09.08.2012 e në vazhdim Visho Ajazi Lika 


Nga: Përparim Halili



*   *   *

October 26, 2013

Po shpërdorim detyre a ka ky Berisha?!

Po na flet ezber,
"nipi i Skëndërbeut",                                                                             
për një tip skenari,
si i Papandreut?!

Është ky i lojtur,
që na ka gremisur,
dhe vazhdon të flasi,
kaq i kapardisur!

Po na lajmëron,
neve ky i marrë,
se këtu po shkruhet,
tani një skenar.

Mbylle një herë gojën,
të paktën tani,
ti që këtu shkrove,
vetëm tragjedi!

S'ka nevojë të vëmë,
as syze optike,
për të parë gjëndjen,
kaq katastrofike.

Ti je kryekorbi,
që tani po flet,
korbat që bën’ gjëmën
dhe përmbi buxhet

Injoranca jote,
s'mund të ket’ një qasje,
se Rama po shkruan,
skenar për vetvrasje?!

Për fatin e deles,
po vajton kasapi,
ndaj të gjith’ po thonë:
Ç'ka po thotë ky trapi?!

Këtij i është shpuar,
tej për tej çoparka,
se s'la për të pasmit,
as njëzet’ qindarka.

Për këta që tretën,
një Atdhe të tërë,
një tip "NURENBERGU",
këtu duhet bërë!

I gjith’ kabineti,
të jetë i pandehur,
po flas seriozisht,
dhe s'jam as i dehur.

Për ta as mendohet,
kurr’ moderacioni,
krimet që kanë bërë,
çdo dit’ë i shikoni!

Këtë dit’ të zezë,
e parashikuam,
po ësht’ shumë më keq,
nga sa e menduam.

Që të iki skuqja,
e asaj fytyre,
më e pakta ka,
shpërdorim detyre!

Po ky po na bën,
trimin me dyfek,
dhe pse ka grabitur,
miliarda lekë!

Ky që ka drejtuar,
çetën më barbare,
ka guxim e flet,
tani për skenare?!

Ky një kokërr fiku,
nuk la tek kanistra,
tani na tregon,
si lidhet kapistra!

Shpërdorim detyre,
e them si për mik,
po ky duhet shpallur,
një armik publik!

Se asnjë armik,
s'mund të bëj’ më shumë,
njëmilionë njerëz,
kot në rresht s'u vumë.

U vumë se donim,
tjetër Shqipëri,
dhe kjo farë e keqe,të jap’ llogari!

Shumic’ e shumicës,
pret atë sahat,
askush për t'i falur,
sot nuk ka mandat!

Nëse një nga një,
do shkojnë tek vrima,
s'besoj se do hiqen,
si tani, kaq trima.

Një nga një në pranga,
mostrat kur të bien,
edhe Pollo-kuqët,
nga frika do nxihen!

Me këta s'bën punë,
gjuh’ e moderuar,
kundër çdo kusari,
ne kemi votuar.

Kundër çdo kusari,
votoi Sovrani,
kryesorët janë,
Sala dhe Ridvani!

I dyti Ridvani,
hyzmetqar' i "mbretit",
se ka masakruar,
financat e shtetit!

Salës i kish marrë,
me koh’ koka erë,
Bodja s'mund të falet,
se është financier!

Po këta përmbysjen,
s'e mendonin kurrë,
ndaj dhe kemi sot,
këtë katrahurë.

Në fundin e fundit,
këtu kemi prekur,
sot po shohim filmin,
e tokës së djegur.

Një njeri pa shpirt,
një palo doktor,
është skenarist,
është dhe aktor!

Vetëm "Nurenbergu",
këtu do bëj’ punë,
këta drejtësinë,
mund ta quajnë dhunë!

Duhet drejtësia,
bota të përmbyset,
krimi dhe Halimi,
mos na kapardiset!
Arben Duka  

24 tetor 2013 

October 25, 2013

Tërbohet Shkëlzen Berisha, mbeti pa monopolin e kumarit !


Lajmi per kyçjen e kumarit ka alarmuar djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, qe underground njihet si pronari i vertete i 80 per qind te lojerave te fatit ne Shqiperi. Te lulezuara pas vitit 2005, te shumuara dhe nje pjese duke u fshehur pas emrave te rreme, miliardat shkonin ne arken e familjes. Jo me kot familja Berisha vleresohet nga sherbimet sekrete si nje nga me te pasurat ne Europe, e qe e kalon pasurine prej 50 miliarde euro aktualisht, te fshehura ne zonat off-shore. Burime konfidenciale i thane agjencise Ama-News se prej disa ditesh segmente afer ish-qeverise jane terbuar aq shume, sa kane paralajmeruar trazira te medha dhe hakmarrje. Me nje SHISH qe aktualisht qeveria e re e ka jashte kontrolli, gjithcka mund te ndodhe ne skenat e pucit te brendshem te shtetit. Aktualisht vendimi i sotem i Rames i heq Shkelzen Berishes te pakten 5 miliarde euro nga dora cdo vit, te ardhura nga kumari qe luajne shqiptaret, ne te gjitha format e tij. Vete Rama dha nje shifer 700 milione USD vetem per bastet on-line. Grupet qe zoteronin keto kompani dhe skema piramidale bixhozi, kane nisur te levizin frikshem per te reaguar me kundragoditje ndaj organeve ligjzbatuese. Nese Rama nuk e merr menjehere SHISH-in nen kontroll te plote, pritet qe situata edhe t’i dale nga dora.


Deklarata e Rames sot
Qeveria shqiptare intesifikon përpjekjet për t’i dhënë fund epidemisë së lojërave të fatit dhe basteve në të gjithë territorin e vendit, duke u shndërruar jo vetëm në një problem fiskal e kriminal, por edhe në një plagë të madhe sociale për shoqërinë.
Si një industri kriminale, e cila ka lulëzuar falë mbështetjes politike nën hundën e policisë që heton krimin ekonomik. Ky ishte konstatimi Kryeministrit Rama gjatë në konference për shtyp, qëllimi së cilës ishte dërgimi një mesazhi të fortë, se Qeveria është e vendosur ta çojë deri në fund këtë betejë për të frenuar evazionin fiskal, krimin ordiner dhe mbi të gjitha degradimin e shoqërise si pasojë e këtij fenomeni masiv.

“Ne jemi jo vetëm të vendosur, por dhe jemi shumë të qartë për shtrirjen e këtij aktiviteti për lidhjet që ky aktivitet ka patur dhe vazhdon të ruajë me politikën, për mbështetjen që ky aktivitet ka gjetur deri në të shkuarën në shumë të afërt dhe për mbulimin që ka siguruar falë korruptimit të politikës dhe të gjithë zinxhirët e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit”, tha Rama.

Krahas nisjes së një reforme ligjore për këtë sektor, Kryeministri njoftoi edhe nismën më të re të Qeverisë për bllokimin e aksesit per vendosjen e basteve nëpërmjet internetit.

“Kemi marrë vendimin që përmes ministres së Inovacionit të kërkojmë bllokimin e të gjithë ëebsite-ve. Shuma që shqiptarët humbasin në aventurën e basteve online në destinacione jashtë Shqipërisë, brenda një viti varion nga 500 në 700 milionë dollarë”, tha Rama.

Kryeministri dha sqarime se çfarë do të ndodhë me ata të cilët kanë zbatuar rregullat gjatë ushtrimit të këtij biznesi.

“Po punojmë dhe për një strategji daljeje për të gjithë ata që në këtë aktivitet janë të licensuar dhe këtë aktivitet e ushtrojnë brenda kufijve të ligjit ekzistues. Strategji daljeje, do të thotë me fjalë të tjera, që ky nuk mund të jetë as legalisht një aktivitet i të ardhmes së këtij vendi. E ardhmja e këtij vendi nuk mundet të ketë të përbashkët me bixhozin”, tha Rama.

Shefi i Qeverisë shqiptare deklaroi se nuk jemi thjesht në një sezon aksioni për këtë çështje, por theksoi se ajo që ka nisur do t’i shkohet deri në fund.

Tërbohet Shkëlzen Berisha, mbeti pa monopolin e kumarit !

October 23, 2013

Doktori i Shkencave

Republika Mretnore

Berisha i I-rë 
(dhe Shyqyr Zotit i Fundit)

I jep Zotit Agron SaliBerisha Kulicaj

Gradën shkencore DOKTOR

Në fushën: BodyZagar, Lëpirje Bythe, Shkërdhatokraci …

October 13, 2013

Basha, si original



dhe jo fotokopje e Berishës



Nga Arben Manaj

  “Kur rezultati final pritet të jetë kompromisi, shpesh është gjë e matur të fillosh nga një qëndrim ekstrem”, shkruante britaniku, Xhon Mejnard Kejns (John Maynard Keynes), një nga ekonomistët më të mëdhenj dhe me influencë të shekullit të 20.
Kështu dua ta besoj se po ndodh edhe në Shqipëri për takimin e parë Rama-Basha, për të arritur kompromisin për Aktin Normativ.

Të dyja palët janë në ekstremin e pozicioneve dhe kjo është normale. Ajo që është anormale është të mos shfrytëzosh mundësitë që të ofrohen, për t’u vetëdëshmuar se e ke lexuar mirë leksionin e 23 qershorit. Dhe kjo vlen edhe për Kryeministrin edhe për kryeopozitarin.

Pa dashur të hyj në detajet apo hapësirat që ekzistojnë për kompromis për këtë ligj të nëpunësit civil, tejet i rëndësishëm, nëse do të krijosh një administratë publike që nuk ka frikë se kush vjen në pushtet, por që ka frikë nga ajo që i kërkohet çdo nëpunësi të shtetit të bëjë si profesionist në vendin e punës ku është, çështja në këtë rast, është nëse do të ulen palët, dy politikanë të rinj në moshë, për të bërë politikë, siç bëhet rëndom jashtë Shqipërisë.

Nuk do të ishte e saktë dhe e ndershme të mos vlerësoje Kryeministrin Rama për dorën e shtrirë për kompromis dhe negocim me Bashën, ashtu siç do ishte e pafalshme dhe kundërproduktive, nëse Basha do këmbëngulte në kërkesa dhe kushte ekstreme, si parakushte për negociata.

Rama do duhet vlerësuar për faktin se edhe pse ka votat për të miratuar çdo ligj dhe reformë, për të cilën është votuar, sërish kërkon, të paktën të duket dhe ofron një frymë tjetër politike; atë të bashkëpunimit me opozitën irrelvante në shifra në Parlamentin e ri.

Shto këtu edhe elementin LSI ose Ilir Meta më saktë, që po shndërrohet në një katalizator të normalitetit politik mes palëve kryesore, dhe kjo duhet përgëzuar, përbën një të dhënë, e cila do trajtuar si vlerë e shtuar për luftën politike të opozitës dhe një kanal komunikimi apo dhe rrip transmisioni në përafrimin e objektivave dhe qëllimeve politike që opozita ka ose mendon se i cenohen nga mazhoranca e cilësuar.

Nëse opozita kërkon tërheqjen e Aktit Normativ dhe qeveria kërkon anulimin e kërkesës dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ky është non-start.

Nga z.Basha, kërkohet të ushtrojë një sens më të madh realizmi politik në rrethanat postzgjedhore.

Pasi po të nisesh nga praktika e partisë së tij dhe ish-kryeministrit të tij, Berisha, sidomos në mandatin e dytë të qeverisjes, asnjëherë nuk u arrit kompromisi me opozitën e atëhershme, sot në pushtet.

Kështu u veprua edhe për çështjen e Presidentit, kur Berisha tallej, dhe në fund, bënte çfarë donte vetë dhe caktonte në çdo post kë donte ai, në fund të fundit.

Intrasigjenca e partisë së Berishës ishte spektakolare, dhe të mos harrohet se opozitën e la të bënte grevë urie në bulevard për javë të tëra për ta diskretituar dhe nuk lëvizte nga istikami, pasi tundte kartën e ligjshmërisë së vendit dhe shfrytëzonte kartonët në Parlament, si shprehje e respektit ndaj sovranit, kartonë që nuk ofronin komoditetin që i ofron sot Ramës konfiguracioni i Parlamentit shqiptar.

Sakaq, Rama, besoj se nuk dëshiron të bëjë të njëjtën lojë siç bënte Berisha me Ramën dikur. Megjithatë, koha do ta tregojë.

Momenti politik, dhe prag-statusi, që duket më i garantuar se kurrë, do të duhet të shërbejë si një shtysë për normalitet demokratik në vend dhe hedhjen e shinave për bashkëpunime të mëtejshme politike për reformat e mëdha për të cilat ka nevojë vendi dhe për të cilat opozita me të drejtë është shprehur publikisht se është e gatshme të kontribuojë.

Një element tjetër është edhe mungesa e vëmendjes dhe durimit ndërkombëtar, për të ndërmjetësuar në ushtrime të thjeshta matematikore të demokracisë shqiptare.

Shanset për kompromis sot në politikën shqiptare janë më të mëdha se kurrë, ndërkohë që nevoja për t’i ikur neodiktaturës së shumicës parlamentare është një imperativ, që duhet inkurajuar dhe ruajtur me fanatizëm.

Përvoja shqiptare e bashkëpunimit dhe kompromiseve politike mes shumicës dhe pakicës është e brishtë dhe e pakonsoliduar, shprehje e infantilitetit demokratik.

Oferta për t’u ulur dhe gjetur “të mesmen e artë”, për këtë ligj dhe shumë reforma në vend, jo vetëm nuk duhet shpërdoruar, por duhet mbërthyer si një mundësi për ta “bërë rrugë poshtë mustaqeve” të politikës shqiptare.

Disa javë më parë dy vende armike, Amerika dhe Irani dhe presidentët e tyre Obama dhe Rouhani folën me njëri-tjetrin dhe po punojnë për kompromis, e jo më Rama dhe Basha.

Nëse Obama do të paragjykonte Rouhanin, si fotokopje, nisur nga Udhëheqësi Suprem, Ali Khamenei, nuk do ishim sot në këtë pozicion.


Është koha që Rama dhe Basha të tregojnë së janë origjinalë në politikë dhe jo fotokopje të Berishës, në pozicionet e reja respektive.