June 23, 2015

ISIS, ekzekutime makabre në pishinë dhe me eksploziv në qafë (Foto)




Sërish një tjetër video e tmerrshme e publikuar nga ISIS në internet. Militantët e Kalifatit, kanë ndëshkuar pesë të burgosur, të veshur të gjithë me uniformë portokalli (që të kujtojnë të burgosurit e Guantanamos), duke i futur në një pishinë në brendësi të një kafazi.


Telekamerat të pozicionuara nën ujë, kanë konfirmuar që të gjithë të burgosurit, janë mbytur. Imazhet janë dhënë nga gazeta britanike “Mirror online”.



Por tmerri nuk ndalet këtu. Për të kaluar brutalitetin e videos së fundit, militantët e Al Baghdadit, kanë vendosur t’i bashkojnë të parës, edhe dy modalitete të ndryshme ekzekutimi. 


Pas një pushimi të shkurtër, tre burra mbyllen në një makinë të vjetër dhe në largësi qëllohen nga një predhë antitank.



Kronika tjetër e zezë e xhihadistëve, vjen me masakrën e tretë, që kujton ekzekutimet e para me prerje koke. Rreth fytit të të burgosurve, janë vendosur lëndë eksplozivi që i hedhin në erë. Të gjithë të ndëshkuarit, si në rastet e mëparshme, kanë rrëfyer para telekamerave se ishin spiunë.



*    *    *






Naile Yzeiraj, 100 vjeçe dhe votoi




“Është plot 100 vjeçe dhe shkoi për të votuar. Pavarësisht moshës votimi është një detyrim moral për të gjithë. Çdo kush duhet të ushtrojë detyrën si qytetar.”

 100-vjeçarja Naile Yzeiraj

Ky ka qenë mesazhi që është përcjellë dje përmes Facebook nga nipi i 100-vjeçares Naile Yzeiraj nga lagjja “Afrim” e qytetit të Fierit. E moshuara është shoqëruar nga nipi paraditen e djeshme për të shprehur vullnetin e saj në qendrën e votimit, pranë shkollës 9-vjeçare të lagjes “Afrim” të qytetit të Fierit.

“Ne kemi votuar gjithmonë dhe kjo duhet të bëhet kulturë për të gjithë, edhe për të rinjtë. Nëse votojmë, vendosim secili për atë që do të bëhet në të ardhmen. Prandaj unë sa të kem mundësi do të votoj gjithmonë që të shpreh vullnetin tim. Kjo është detyrë e çdo njeriu”, ka thënë 100-vjeçarja Naile Yzeiraj.


*    *    *




Fshehu shqiptarin në bagazh për ta rikthyer në Angli




Një punonjëse britanike e zyrës së emigracionit ka fshehur një shqiptar në bagazhin e makinës së saj për ta rikthyer ilegalisht në Angli. Kelly Henderson 39 vjeç, nëna e një fëmije, u dashurua me Fatos Demirnelin gjatë kohës që ai ishte në një kamp emigrantësh. Por pasi ai u ekstradua nga Anglia, punonjësja e sigurisë tentoi ta rikthente në Angli shqiptarin bukurosh,duke e futur në bagazhin e makinës së saj “Nissan”.

Por ky veprim i pamenduar mirë i kushtoi shumë shtetases angleze, e cila u kap nga roja kufitare dhe u arrestua. Henderson u shpreh se i vjen keq për atë që ka bërë, por nuk e mendoi gjatë. Ajo u dënua me 18 muaj burg, por gjykatësi ia pezulloi dënimin, duke e liruar me arsyetimin se ajo “bëri një veprim prej idioti, por të kuptueshëm”.


Kelly Henderson

Duke folur pas vendimit, Henderson tha se i vjen keq për këtë që bëri, por shtoi se është sërish e dashuruar me shqiptarin dhe shpreson që një ditë ai do mund të vijë legalisht në Angli, për të qenë së bashku. “Isha bërë gati për të shkuar në burg. Tani jam në qiellin e shtatë”,  tha ajo kur u lirua. “Kur e takova Fatosin, ai ishte në një qendër emigrantësh. Ai më buzëqeshi, më dha numrin dhe nisëm të flasim. Gabimi im ishte që i çova mesazh. Kaq do të më kishte lënë pa punë”.

Gjykatësi i çështjes tha: “Ky është një rast i trishtuar i një nëne 39-vjeçare me një vajzë 14-vjeçare. Ajo ishte vulnerabël. Ajo lejoi që emocionet ta kontrollonin”. Aktualisht shqiptari Demirneli, 39 vjeç, i cili ka një djalë gjashtë vjeç, ndodhet në Shqipëri nga ku ka aplikuar për vizë.

*    *    *

May 2, 2015

One - Mary J. Blige & Bono U2



One
Mary J. Blige & Bono - U2


"One" U2

Is it getting better
Or do you feel the same
Will it make it easier on you now
You got someone to blame
You say...

One love
One life
When it's one need
In the night
One love
We get to share it
Leaves you baby if you
Don't care for it

Did I disappoint you
Or leave a bad taste in your mouth
You act like you never had love
And you want me to go without
Well it's...

Too late
Tonight
To drag the past out into the light
We're one, but we're not the same
We get to
Carry each other
Carry each other
One...

Have you come here for forgiveness
Have you come to raise the dead
Have you come here to play Jesus
To the lepers in your head

Did I ask too much
More than a lot
You gave me nothing
Now it's all I got
We're one
But we're not the same
Well we
Hurt each other
Then we do it again
You say
Love is a temple
Love a higher law
Love is a temple
Love the higher law
You ask me to enter
But then you make me crawl
And I can't be holding on
To what you got
When all you got is hurt

One love
One blood
One life
You got to do what you should
One life
With each other
Sisters
Brothers
One life
But we're not the same
We get to
Carry each other
Carry each other

One...life

One


*     *     *







April 22, 2015

Selfie me nga një kleçkë mbrapa – Selfie Lajm




Këta njerëz kanë postuar foto në internet duke treguar se po kënaqen. Por mbrapa këtyre fotove është një realitet tjetër.

Shikoni fotot dhe zbulojeni se çfarë fshihet prapa fotove.


 Ajo e postoi foton duke treguar për stilin e ri të flokëve. Por çfarë fshihet prapa fotos?


 Kur mundohesh të fshehësh photoshopin. Shikojeni derën dhe komentin " Pse dera po duket e valëzuar".


 Një familje e lumtur duke u fotografuar në natyrë, por çfarë po bën ai qen aty mbrapa?


 Një foto e pazakontë në ashensor



 Një nënë duke e fotografuar një djalosh i cili po e reklamon trupin e tij



 Një vajzë e re duke shikuar "diçka" në internet



 Shikoni mbrapa fotos një baba duke u "kënaqur me fëmijën e tij"



Ky aziatik dëshiron të na tregojë se është duke u përgatitur për të dal jashtë por në fakt pasqyra tregon diçka tjetër.



*    *    *







April 21, 2015

Falenderime për kandidatët e zgjedhjeve 2015 nga Bes Kallaku


Aktori i Portokallisë Bes Kallaku ka postuar një tjetër video humoristike kësaj radhe duke vënë në lojë pjesën më të madhe të kandidatëve të këtyre zgjedhjeve.


Nëpërmjet satirës javë vënë në lojë pjesa më e madhe e kandidatëve, dhe liderve që kanë bërë përzgjedhjet e kandidaturave. Interesant janë përcaktimet që ka dhënë për Halim Kosovën e Erjon Veliajn, për Grida Dumën, Vangjush Dakon e Agron Dukën për Durrësin; për Viktor Tushën.



*    *    *

April 19, 2015

Ten 3d tattoos that will blow your mind/10 Tatuazhet më të çmendura në formatin 3D



Këto janë 10 nga tatuazhet 3D të cilësuara si më të cmendurat.

Nder të tjera syri në qafën e djalit, vazhdon të mbajë rekord.



*    *    *