Monika Kryemadhi, fustan 7 mijë
euro
në pritjen e Liri Berishës
Fustani i Monika Kryemadhit
kushton 5.146 paund anglez. Ose afërsisht 7 mijë euro. Ai është mëndafsh i
zbukuruar me gurë të çmuar dhe në koleksionin e tij ka çmimin 5.146 paund, ose
afërsisht 7 mije euro.
Ky ishte një nga fustanet më të
shtrenjtë në mbrëmjen gala të Liri Berishës, po të mos llogarisim zbukurimet
prej floriri të zonjës Berisha. Pas Kryemadhit, fustanet më të shtrenjtë i
kishte Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe vetë Liri dhe Argita Berisha. TemA ka
një set të zgjeruar fotografish nga pritja dhe do të verifikojë çmimin e çdo
fustani apo aksesorësh të “zengjinëve” të rinj të Shqipërisë.