March 25, 2015

Shqipëria në Ankth: A do pajtohen Nard Ndoka me Mesila Dodën?


Ja kërkesa e Bes Kallakut (VIDEO)

Nard Ndoka prej kohësh është kthyer në një personazh mjaft të pëlqyer për publikun shqiptar, por duket se ironia therëse ndaj Mesila Dodës dhe kundërpërgjigjja nga kjo e fundit, ka kthyer në skenë aktorin Bes Kallaku.

Ai ka postuar në Facebook një video ku kërkon që ti jepet fund "luftës" mes palëve. Reagimi i aktorit të humorit përcillet pas thumbimit të djeshëm të Ndokës ku e klasifikonte Dodën tek burrat. Por edhe deputetja nuk qëndroi në heshtje, por i'a ktheu përgjigjen me të njëjtën monedhë.




Nard Ndoka me “Hola Muchacho”




*    *    *





FotoLajm, Ja si pritet të luajë Shqipëria ndaj Armenisë



Krahu i majtë është dilema e madhe e De Biazit. Trajneri nuk do të heqë dorë nga skema e përdorur thuajse sistematikisht gjatë këtij sezoni (4-3-2-1). Porta dhe mbrojtja janë të padiskutueshme, ndërkohë që Roshi është favorit për momentin kundrejt Lilës në të djathtë të mesfushës. Treshja “barrikadë” para mbrojtjes pritet të jetë e përbërë nga Xhaka, Kukeli dhe Abrashi, ndërsa mëdyshja është krahu i majtë. Lenjani nuk është në formë dhe për shkak të disa dëmtimeve të njëpasnjëshme ka luajtur fare pak te Reneja në Francë. Alternativat janë Rama, Gashi dhe Meha, por në fakt e kanë “zhytur” në mendime De Biazin, pasi të dy janë shumë sulmues dhe asnjëri prej tyre nuk mbron sa Lenjani.



*    *    *







March 24, 2015

Çonju shqiptarë! Ju flet Rita Ora

 Rita Ora dhe Arian Asllani ( Action Bronson)

Përmes një njoftimi në profilin e vet në Instagram, Rita Ora i fton shqiptarët të blejnë albumin e Arianit
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka publikuar një mesazh në Instagram, dedikuar të gjithë shqiptarëve.

Sa herë bëhet fjalë për Shqipërinë, Rita Ora ka vend për një status të veçantë. Ajo i fton ata që të mbështesin talentin më të ri shqiptar në muzikë që po konkurron në tregun amerikan.

Promovimi në fjalë i dedikohet një djali të ri nga Shqipëria që quhet Arian Asllani, i njohur më së shumti në muzikë si Action Bronson. Ai sapo ka publikuar albumin e tij, dhe është konsideruar si një ndër më të talentuarit në muzikën Rap dhe është një ndër të preferuarit e Rita Orës.

“Mr. Wonderful” titullohet albumi i cili pritet të dalë vetëm pas pak orësh në tregun muzikor. Përmes një njoftimi në profilin e vet në Instagram, Rita Ora i fton shqiptarët të blejnë albumin e Arianit. Ja çfarë shkruan ajo në profilin e saj:

“Shqipëri, çohu! Më në fund u takuam! Albumi i tij, "MR Wonderful" publikohet sot… shkoni e blijeni, nëse s’e keni bërë akoma”, shkruan Rita në Instagram, krah një fotoje me reperin shqiptar.


*    *    *



Përse Meta shfaqet në TV ...


... kur nuk ka asgjë për të thënë?!

Kushdo që e ka parë kreun e kuvendit Ilir Meta në emisionin e së hënës “5 pyetjet nga Babaramo” me siguri që i ka bërë një pyetje vetes: “Përse del Meta në ekran kur nuk ka asgjë për të thënë”?. Sepse shfaqja e tij e djeshme ishte një shfaqe e pakuptimtë, ku ai i dredhonte pyetjeve, nuk pranonte të përgjigjej, hidhte romuze apo bënte aluzione që i kuptonin vetëm pak vetë dhe jo publiku i gjërë. Dhe duke ditur se ekrani nuk është një mjet ku politikanët komunikojnë me kode mafioze me njëri tjetrin, por një mënyrë ndërveprimi me publikun e gjërë, intervista e Metës mbrëmjen e së hënës ishte një zhgënjim. Lapsi.al i ka rimarë një më një të gjitha temat për të cilat ai “nuk dinte gjë” të gjitha pyetjet që la pa përgjigje dhe të gjitha cështjet që shmangu.

Fillimisht Babaramo e pyeti Metën për relacionin e prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve. Ja përgjigja: 

“Ndoshta nuk do ta besoni, por nuk kam pasur mundësi që ta lexoj materialin dhe relacionin, sepse nuk kam ndonjë kuriozitet shumë të madh për këtë histori”. Ja ta zëmë se kreu i kuvendit as nuk e ka lexuar materialin kundër Doshit dhe Frrokut, por ai shkon edhe më tej. Ai pohon se as babanë e vet, që i doli emri si porositës vrasjesh nuk e ka pyetur se cfarë tha në prokurori. 

Dialogu: “Jam kurioz, e keni pyetur babanë pasi doli nga prokuroria se çfarë e pyetën, çfarë tha?Si e përjetoi ai vetë?
Jo, nuk e kam pyetur, nuk kam patur mundësi ta takoj.

Po të paktën e keni pyetur si e ka përjetuar gjithë këtë ngjarje sepse në moshën e tij nuk është kaq e lehtë që dikush të thotë: “Shiko se ke porositur një vrasje”?
Shiko, mosha e tij, është mosha e Doktorit pak a shumë, janë mësuar me këto procese, me këto grupe, sabotime. Kanë kaluar shumë grupe armiqësore, kështu që nuk besoj se është edhe diçka fare....”

Pasi nuk di gjë as për dyshen Doshi Frroku as për deponimin e të atit gazetari e pyet Metën se c’mendon për idenë e Tom Doshit dhe Berishës për hetime ndërkombëtare për këtë aferë. Por kreu i kuvendit i përgjigjet:“Kam përshtypjen se hetimi ndërkombëtar për këtë çështje ka përfunduar me kohë”. Ndërsa kur Babaramo këmbëngul ta sqarojë se për cfarë hetimesh ndërkombëtare bëhet fjalë Meta nuk ka përgjigje: “

Thatë që ka pasur hetime ndërkombëtare. Nuk jemi në dijeni, çfarë hetimesh ndërkombëtare ka pasur?
Sipas mendimit tim.

E keni fjalën për deklaratat e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Unë dhashë një mendim tim, kaq nuk kisha ndërmend që të komentoja asgjë tjetër”.

Ilir Meta nuk ka gjithashtu përgjigje as për gjërat për të cilat është akuzuar hapur si vajtja e Spartak Brahos në gjermani për të përpunuar dëshmitarin “Toni” apo vizita e tij në Milano:

“Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni z. Braho. Së dyti, z. Braho është njeri në moshë madhore, ka pak a shumë moshën e Doktorit. Kështu që merr gjithë përgjegjësitë për veten e tij. Unë pasi është bërë kjo zhurmë e kam pyetur dhe më ka thënë që ka parë një ndeshje të Hanoverit me Bajernin atë ditë” përgjigjet Meta për të parën. Ndërsa kur pyetet se përse ka udhëtuar në Milano dhe Torino ai përsëri i bishtnon pyetjes: 

“Mund të pyesni z. Vasili që ka qenë bashkë me mua meqenëse është përmendur dhe ky si komplotist”.

Evaziv mbetet Meta edhe kur bie fjala për marëdhënien e tij me ish numrin 2 të LSI-së Dritan Priftin:
“Nuk kam asnjë problem. i kam marrëdhëniet shumë të mira me të. Ai ka kërkuar falje. Mund të pyesni z. Ylli Ndroqi, këtu afër e keni.
Ka kërkuar falje në prani të z. Ndroqi?
Po, këtu nuk ka asnjë problem.
Ju e keni marrë, ai rrëfeu që erdhi dikush...Mund të pyesni z. Ndroqi, ta mbyllim këtë histori këtu. Të vazhdojmë në gjëra më serioze.

Pra refuzoni ti përgjigjeni kësaj pyetje?

Jo, nuk është se refuzoj, por s’kam asnjë shqetësim, asnjë problem. Të mos i marrim kohën telespektatorëve ".

Por megjithëse nuk përgjigjet për këtë temë, Ilir Meta Hidhet tek një tjetër sërisht për të bërë aluzione, për të krijuar tymnaj dhe për të mos sqaruar asgjë. Ai flet për një dy video misterioze që Spartak Braho ia paskësh treguar Berishës, pa thënë as se cfarë janë as se përse i duhen publikut. Tipik kërcënim mafioz.

“Spartaku i ka treguar më duket edhe nja dy video dhe Doktorit, por nuk ia ka treguar të gjitha, por ndoshta mund të ketë rastin t’ia tregoj të gjitha.
Ia ka treguar privatisht...

Privatisht, një moshë janë ata.

Pra sektorin e videove të komunikimit me video e mbulon z. Braho. Por jua ka thënë se çfarë përmbajnë ato video?

Të lutem, është një sektor që nuk e mbuloj unë.

Thatë që ia ka treguar 2-3 video z. Berisha?

Kështu më ka thënë Spartaku.

Po çfarë përmbajtje kanë ato?

Nuk e di, mund të pyesni Spartakun.

Po ju ka thënë si ka reaguar z. Berisha pasi ka parë brendinë e atyre videove?

Atë që ka parë, lëvizte nga kënaqësia, ato që s’ka parë, ndoshta nuk e di se si mund të reagonte, siç thotë Spartaku"

Këto janë pra përgjigjet e Ilir Metës për temat kryesore që u pyet këtë të hënë. Pasi i ka riparë ato, cdo njeri nga pjesa e thjeshtë e publikiut mund të pyesë: E përse na u shfaq kun ë TV? Cfarë mesazhi donte të përconte? A foli për njerzit apo për të shpallur kode kërcënuese dhe për të bërë shantazh.? Përse duhej që në fund të fundit të jepte intervistë një njeri që nuk di se c'materiale i vijnë deputetëve të kuvendit, se c'ka thënë në prokurori i ati i tij, se c'gjendet në videot e Spartak Brahos, që nuk e di se pse ky i fundit ka shkuar në Hanover dhe pse vetë ka shkuar në Milano? Nëse nuk ka përgjigje për asgjë nga këto, atëhere pse jep intervistë?/ Lapsi


*    *    *










Los Angeles Times: Ky brez i të rinjve shqiptarë është i mirëarsimuar


Nga ROBIN WRIGHT & DOYLE McMANUS

Guri i fundit komunist i dominosë në Europën Lindore, Shqipëria staliniste mund të jetë duke u lëkundur. Rënia e regjimit të Nicolae Ceausescut në Rumani, bashkë me problemet e rëndë ekonomikë në Shqipëri, nxitën muajin që kaloi të parën demonstratë serioze antiqeveritare që nga koha e revolucionit komunist në vitin 1944, sipas analistëve amerikanë.

Protestat e udhëhequr nga studentët në qytetin verior të Shkodrës, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë dhe një qendër e madhe industriale dhe transporti, duket se është shuar “menjëherë dhe me dhunë”, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit, ndonëse kjo ngjarje kaloi pothuajse pa u vënë re në Perëndim.

Por rrymat e nëndheshme të rezistencës ndaj regjimit më të prapambetur, më të izoluar dhe më totalitar të Europës e shtynë një analist amerikan të parashikojë se “Shqipëria do të shembet si një shtet komunist, stalinist – nëse nuk ndodh prej një kryengritjeje, atëherë do të ndodhë prej nevojës ekonomike”.

Kryengritja në Shqipëri do të plotësonte pastrimin e të gjithë kontinentit nga regjimet komunistë. Një vend me male të thepisur që shtrihet përgjatë Adriatikut, Shqipëria është sunduar që prej vitit 1944 nga një qeveri komuniste kaq e pa kompromis, saqë udhëheqësi i saj u prish me Moskën në vitet 1960, duke kritikuar udhëheqësin sovjetik, Nikita Hrushov se ishte shumë i butë. Edhe sot e kësaj dite ata e shohin diktatorin sovjetik, Josif Stalin si modelin e tyre.

Por tani, presidenti Ramiz Alia duket se është në pozicion mbrojtës. Alia, relativisht një centrist në një Byro Politike të fragmentuar, mendohet se është i pasigurtë nëse duhet të përdorë forcën apo të lirojë shtrëngimin mbi popullsinë. Analisti amerikan thotë: “Ne jemi duke parë një model lëshimesh ekonomikë dhe paralajmërimesh ndaj popullsisë, që ajo që ka ndodhur gjetkë, nuk ka për të ndodhur në Shqipëri.

Është e qartë se regjimi është shumë nervoz”. Për shembull, Alia, në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar kombit, aludoi për trysninë që ka ardhur duke u rritur, prej ritmit dramatik të ndryshimit në Europën Lindore: “Ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit në Europën Lindore kanë frymëzuar disa forca të njohura antishqiptare që të rifillojnë fushatën e sulmeve kundër vendit tonë. Por, si thotë populli ynë, sado të përpiqen, ata nuk kanë çfarë na bëjnë”.

Që nga vera e vitit që kaloi, ka patur lajme të pakonfirmuar për demonstrata në qytete dhe fshatra të tjerë të Shqipërisë, duke përfshirë qendrën e nxjerrjes së naftës në Fier dhe qytetin jugor të Korës. Ekonomia e Shqipërisë ka vuajtur përgjatë pjesës më të madhe të viteve ’80, duke sjellë privime gjithnjë e më të mëdha në atë që ishte tashmë shteti më i varfër i Europës. Pas tre vitesh thatësirë, vendit iu desh të importojë ushqim në vitin 1988.

Zyrtarë shqiptarë kanë raportuar publikisht se 1989 solli një rimëkëmbje, por një zyrtar amerikan thotë: “Asnjë prej shifrave të tyre nuk ka qenë ndonjëherë e besueshme”. “Vështirësitë ekonomike dhe nevoja po e shtyjnë Shqipërinë drejt shekullit 20 dhe po e detyrojnë të ketë të bëjë me botën e jashtme”, deklaroi një tjetër zyrtar i SHBA. Ashtu si me shumicën e lëvizjeve të reja opozitare në Europën Lindore, veprimtaria antiqeveritare duket e përqëndruar mes studentëve.

Ata janë një segment i rëndësishëm i popullsisë së Shqipërisë, sepse me një prej normave më të larta të lindjeve në Europë, pothuajse dy të tretat e popullsisë 3.2 milionëshe janë nën moshën 30 vjeç. Ironikisht, regjimi komunist mund të ketë ndihmuar opozitën. Statistikat e qeverisë shqiptare tregojnë se vetëm 15% e popullsisë ka qenë e arsimuar në vitin 1944.

Në një prej atyre pak arritjeve pozitive, regjimi e ka rritur këtë shifër në 75%, sipas analistëve amerikanë. “Ky brez i të rinjve shqiptarë janë të mirëarsimuar. Është e habitshme të shohësh se janë të shumtë ata që flasin gjuhë të huaja, sidomos gjermanisht dhe anglisht”, thotë specialisti i Departamentit të Shtetit.

“Po kështu, ata nuk janë aq të izoluar sa mendonim ne dikur”, shton ai. Një tjetër ekspert amerikan bie dakord: “Politikisht, Shqipëria është një ishull në krahasim me pjesën tjetër të Europës. Por gjeografikisht ajo është aty dhe impakti nuk ka si të mos ndihet. Shqiptarët nuk janë të izoluar nga lajmet. Ata shohin televizionet jugosllavë, grekë dhe italianë, plus dëgjojnë Zërin e Amerikës. Ata shohin edhe serialin “Dallas” në italisht. Po kështu, shtypi shqiptar ka dhënë lajme shumë të saktë të ngjarjeve në Rumani. Ata e dinë çfarë po ndodh”, thotë ai.

“Shqiptarët duan të lexojnë, të udhëtojnë, të ndjekin modën”, thotë zyrtari. Në një sondazh të miratuar zyrtarisht në vjeshtë të vitit që kaloi, studentët shfaqën një interes të paprecedentë për muzikën rrok perëndimore. Shtypi shqiptar ka shkruajtur gjerësisht kohët e fundit për “huliganizëm”, që specialistët perëndimorë e interpretojnë kryesisht si një denoncim të aktivizimit të ri studentor.

“Ky do të jetë një revolucion i të rinjve”, parashikon një analist. Një tjetër burim potencial opozicioni vjen nga popullsia fshatare, që zë 70% të popullsisë dhe është e ndarë mes klaneve e fiseve legjendarë të Shqipërisë.


Los Angeles Times, 1990



*    *    *












March 19, 2015

Publikohet Hymni i Ri i Kombëtares së Futbollit (foto & video)


Sponsori gjeneral i kombëtares shqiptare, “Digitalb”, në bashkëpunim me këngëtarët e mirënjohur shqiptarë Elvana Gjata dhe Florian Mumajesi gjithashtu edhe me mbështetjen masive të grupit të tifozave kuqezinj kanë përgatitur këngën e re për kombëtaren shqiptare të titulluar “Kuq e zi je ti”.







*    *    *






March 15, 2015

Besi i përgjigjet Zenit: Unë s’jam si ti, që e le babën pa punë me prapsinat e tua





Zeni është fyer shumë që nuk është futur në listën e Besit dhe ka reaguar publikisht ndaj videos së improvizuar të humoristit. Besi pasi lexoi reagimin e Zenit, u ul dhe bëri një shpjegim serioz për çfarë ka ndodhur.

“I dashtun Zen!

E lexova letrën tënde që ke çu në gazeta kundër videos time. Ke të drejtë, për Zotin. O të tako ty me të vra, o s’i tako njeriu. Por, po ta shpjegoj vëllai pse s’të kam fut në video.

Të futa një herë në vend të parë, sikur donin me të vra këto familjet që ke lënë jetim në Gërdec. Unë e kisha si për Koçon, që kishin shti të gjithë nga 10 mijë euro që u ka dhënë baba jot si dëmshpërblim dhe ishin bë 260 mijë euro, se ishin 26 të vrarë. Ene thashë, hajt mo sa gjysma e Tomës është, po ia vle. Dikush spiunoi nga stafi im dhe mu lshu në shpinë Sindikata e Gërdecit. “Mos na fut të gjithëve në një thes, më thanë. Secili ka llogaritë e veta. Do e bojm pa lekë, do ta vrasim me dorën tonë, por mos na u ngatërro”.

-Mirë u thashë, s’po u bje më qafë.

Masandaj e kisha vu që donin me të vra do nga Gjiri Lalzit, se u ke marrë tokat. E kisha vu pa çmim. Sikur jepnin nga një hektar tokë për vrasësin. Sapo deshta me e fut dhe atë, vjen njoni më thotë, “Le, pash Zotin, mos prish pazarin se du me e vra vet, se ma ka marr gjithë tokën”. E lashë dhe atë.

Atëherë vendosa me ta bë sikur të ka mallku Teqe e Kuç Babasë në Vlorë, ngaqë i ke marrë çiflikun, i ke gjet pronarë dhe e ke ndarë me ca miq të tu. Ata e kishin me mallkim. “Do ta zërë mallkimi ynë”, thoshin. Pastaj erdhi një nga ata baballarët e Teqes e më tha, “Mallkim, mallkim, po e do një dorë do t’ia jap vet, mos më hy në pjesë”.

Ene ta fala prapë.

Pastaj më shkoi në mendje me ta bë sikur do me të vra dikush nga Saranda se u ke marrë tokën nga Hotel Butrinti në kanal të Çukës. Dhe këtë sa e bëra, vjen njëri thotë, “lëre mo burrë, ça na i ngre mendjen se ik nga vendi e s’kena ku me e gjet pastaj”. Ene ta fala përsëri.

Kur hoqa dorë nga këta që falnin toka, ma shtiu njëri në mendje që i ke marr lekë për Universitetin e ti ka çu në Vjenë. Sa e bëra gati me ta bë sikur don me të vra ai, vjen dikush e më thotë “lene se e ka ndërmend vërtetë, mos ia prish planin”.

Hoqa dorë dhe nga këto universitetet dhe më shkoi në mendje tek këta që u ke marrë lekë për konçesionet. Është njoni që më ka pas thënë, “më ka marrë një milion euro me shantazh para zgjedhjeve”. Po mirë, po e bëj sikur po e vrisni ju për 500 mijë, i thashë.

-Jo mor burrë, le mos ia kujto, se ka dhe një këst pa na kthy, tha, mos na e tremb kot.

Më në fund e pashë veten të pafuqishëm, se ti je bë si Vehbiu në kohë të vet, që të gjithë atyre që u ke marrë lekë, ruajnë njëri-tjetrin mos të vret njeri, se shpresojnë të marrin vet, ose hakun, ose lekët. Ja i dashur Zen, ndaj s’të fusja dot në listë, jo se të kisha harru. E shof që të ka ngel qejfi, por s’ke ça me i bo. I ka jeta këto gjëra. Je shumë i kompliku dhe s’është kollaj me të vra, s’e humbasin shpresat për lekët shumë njerëz. Ne nuk dum të turbullojmë shpresat e njerëzve.

Po ta bëj këtë sqarim, për të tregu që nuk është se të kam injoruar. Dhe du me të tregu që ke pas plot njerëz besnik. Këta të Kurumit p.sh, më thanë mos na e fut në listë, se na del nami i keq për Hidrocentralet, sikur e kena vra ne. Ene atyre ua dëgjova llafin. Në fund të fundit thashë, pse me e vra fakirin. Ai s’më ka bë keq. Më ka akuzu se i kam gjet punë babait tim. Kjo nuk është akuzë morë Zen. Unë s’jam si ty që e le babain pa punë me gjithë ato pisllëqe që ke bërë”./Antena



*    *    *





Vladimir Putin = Adolf Hitler

Aktivistët ukrainas të dielën vendosur një gur varri në të cilën lideri rus, Vladimir Putin, është paraqitur si Adolf Hitleri.

Këtë veprim ata e bënë përpara Ambasadës ruse në Kiev. Në gurin e varrit gjendet edhe svastika (kryqi i thyer, simbol i nazizmit)

“Këtë e presin gjatë ukrainasit”, tha një nga organizatorët e këtij aktiviteti.

Krahas gurit të varrit, në Kiev janë vendosur granatat e shpërthyera dhe ngjyrë e kuqe që simbolizon gjakun.




*    *    *







Pikturë e rrallë e delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës


Kjo që shihni është një pikturë, e riprodhuar bazuar në një  fotografi ku shihen burrat shqiptarë që morën pjesë në Konferencën e Londrës.

Aty duket qartë Isa Boletini dhe Ismail Qemali. 

Konferenca e Londrës konsiderohet nga historianët si “ditë e zezë” për kombin shqiptar, pasi la jashtë kufijve shtetërorë gjysmën e shqiptarëve.



*    *    *



Jam gjallë - I'm Alive, do të këndohet nga Elihada Dani në Eurovizion (VIDEO)


Kjo është kënga që do të perfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. 

Quhet “Jam gjallë”(I'm Alive) dhe këndohet nga Elihada Dani.


I urojmë me gjithë zemër:

Suksese në Festivalin Europian!




*    *    *





March 6, 2015

Unë kam/kisha një ëndërr, Blendi!


Unë kam një ëndërr, Blendi!

*    *    *




Unë kisha një ëndërr, Blendi!

 *    *    *




March 5, 2015

FOTOLAJM / Taksia Tom Doshi: You’re the champion



Çështja e “Tom Doshit” tashmë është bërë temë bisede në të gjitha ambientet. Por, çudia më e madhe është kjo taksi, shoferi i të cilët i ka bërë deputetit të Qarkut të Shkodrës një dedikim të veçantë. Në xhamin e pasëm të saj shkruhet: "Tom Doshi, ti je kampion".


*    *    *

March 4, 2015

VIDEO+TEKST: Doshi publikon videon në FB: Biseda e plotë mes tij dhe Bamit dhe disa detaje që nuk bindin




Ka pritur mbrëmjen, tre minuta pas orës 23.00 deputeti Tomë Doshi, për të hedhur në faqen e vet facebook një video prej 8 minuta e gjysmë shoqëruar me shënimin: “Po ju paraqes një video me të vërteta të frikshme për realitetin shqiptar. Një video që do tregojë kush na udhëheq dhe sa të sigurtë e kemi jetën.  Një video që do nxjerrë lakuriq deklaratat e deritanishme të shtetit. Prita deri sot reagimin e të gjitha institucioneve. I lejuam porositësit të vrasjes të tregonin edhe njëherë sa frikë kanë nga e vërteta. Manipuluan dëshmitarin, fshehën të vërtetën, akuzuan njerëz pa asnjë lidhje me vrasjen. Nxirreni vetë përfundimin se kush thotë të vërtetën”.


Videoja tregon tashmë të ndaluarin nga policia, shtetasin Durim Bami nga Fushë-Kruja, që i rrëfen vetë Doshit sesi e kanë kontraktuar për ta vrarë atë me eksploziv, “me porosi të Ilir Metës”. Shuma është 500 mijë euro, por vetëm pasi personazhi Toni i ka ofruar 200 mijë euro që Bami nuk i ka pranuar, duke i thënë se puna është shumë serioze. Në vijim, i penduari tregon se ka porosi eliminimi edhe kundër deputetit të PD-së Mhill Fufi. Grafikisht, paraqitet Bami në mes të një salloni, i ulur në kolltuk, i inkuadruar nga kamera pothuajse në qendër. Deputeti Doshi nuk duket fare në video, me përjashtim të disa rasteve kur duken duart që lëvizin. Sipas deklarimeve të mëparshme të Tomë Doshit, ky vrasës i penduar ka pranuar vetë të fiksojë dëshminë e tij në video, duke rrëfyer detaje të ndryshme nga atentati i mbetur në tentativë.

Ajo që bie në sy, është se Bami artikulohet me vështirësi dhe me shkëputje, ndërsa gjatë gjithë kohës së 8.5 minutave, është Doshi ai që e stimulon dhe orienton për të vazhduar rrëfimin. Nga ana tjetër, e folmja e Durim Bamit është e qetë dhe qëndrimi i tij në kolltuk disi i relaksuar. Njëfarë kontradikte kjo përballë idesë se është duke rrëfyer përpara një deputeti, një krim të porositur kundër tij nga kryetari i Kuvendit.

Duke krahasuar referencat kohore që jepen nga vetë bashkëbiseduesit, ku Bami thotë që kjo “punë” ka filluar që prej pothuajse 5 muajsh, ndërsa Doshi shton, “atëherë i bie që ka fillu në maj”, rezulton që videoja të jetë regjistruar diku nga muaji shtator ose tetor. Por veshja e trashë e Bamit, një xhup dimri i rëndë i pazakontë për temperaturat e asaj periudhe, kur i ftohti nuk kishte hyrë ende, lë vend për dyshime.

Videoja nuk ka datë dhe të gjitha referencat kohore dalin nga biseda. Sidoqoftë, videoja duket se tashmë do ekspertohet e analizohet nga profesionistët.

 *    *    *

DITA ka zbardhur bisedën në word për ta bërë më të lehtë për lexuesit tanë. Më poshtë transkripti i bisedës së plotë:

Doshi: …Po ta përsëris edhe një herë, unë për atë do isha i vdekur, por në dorë të Zotit dhe ti që s’ke vepru, se…kaq.

Bami: Më erdhi Toni, bëri telefon dhe më tha, se do ta them në fillim siç ka nis.

Doshi: Duhet të jemi të qetë me veten dhe me Zotin.

Bami: Ene më tha do të bëjmë një punë me Tomën, për punën e Tomës. Kanë hedh lekë me një llaf për punën e Tomës, për me e mbarue…

Doshi: Çfarë me mbarue?

Bami: Për me e mbaru, për me vra Tomën. A mund të gjejmë rob me e bë? Më tha. Ai përderisa erdh të unë e dinte se unë do ia mbarojsha, a më kupton? Janë hedh 500 mijë euro. Nga këto 500 mijë po don me më lënë gjë mua më lerë, po s’deshe s’ka problem, mjafton me e mbaru.

Doshi: Si filloi puna? Kur e keni fillu këtë punë?

Bami: Po ka nja katër muaj, po bën pesë muaj tashi.

Doshi: Në maj?

Bami: Se mbaj mend mirë fiks, po maj ka qenë. Tani si fillim hudhi 200, hudhën 200 dhe e anullova unë. Se bëj për 200 iu thashë, ça është kjo punë, se kjo është punë çik e rëndësishme, a më kupton i thashë. Ata burrat e huaj vranë Azem Hajdarin dhe ngelën të gjithë në burg…U vranë apo u sakatunë.

Doshi: Çfarë tha ai?

Bami: S’është problem hiç ajo punë. Porosia na ka ardh e ne kena mbrojtje. Se porositë për punën e Tomës e kanë bërë rob që ne mund të na mbrojnë. Ka dorë shteti këtu. Kush më mbron, ta di dhe unë kush më mbron, i thashë unë. Më tha është Iliri në këtë mes, është porosi e Ilir Metës. Ne e kena rrugë hap, në fund të fundit jena të lirë me një llaf. Po mirë i thashë po kena hall se një gjë e vogël me na dal ne morëm fund. -Jo s’ke asnjë problem tha ai, kë për të parë që po e bërë këtë sa mirë do shkojnë punët.

Doshi: Po si vazhdoi puna? Ju thatë që më keni rujt e më keni ndjek e më keni…

Bami: Po të kena ndjek te “Sheratoni”, te dy kullat. Kena vu motorin te dy kullat anash makinës tënde, te dera mbrapa ka qenë ngjitur..

Doshi: Kjo ka qenë në qershor?

Bami: Rreth 21 qershorit ka qenë.

Doshi: Si ishte kjo puna e motorit?

Bami: Prumë motorin dhe e lamë aty.

Doshi: Jam kurioz me e dit, ku e morët motorin, tritolin?

Bami: Me Tonin. Toni motorin e ka lënë vetë.

Doshi:Ça motori ishte, ku e morët?

Bami: E morëm në Paskuqan. Nga këta papaqët. Nga këta që shesin pica.

Doshi: Po pastaj ju vazhduat me atë, e montuat? Te servisi i Tonit?

Bami:Po. E montuam te servisi i Tonit, e bëmë gati. Ia dhamë një çunit të vogël. Dhe e çuam atje afër. Atje tek ishin Kullat.

Doshi:Te restoranti?

Bami:Po.

Doshi:Po ti ku ishe në atë kohë?

Bami: Unë isha aty me Tonin, në makinë me Tonin. (Durim Bamit i vjen SMS në telefon, ndërpret bisedimin dhe nxjerr celularin. Në këtë moment Tom Doshi i kërkon ta lëjë telefonin dhe të vazhdojë të flasë)

Doshi:Po ca eksplozivi ishte?

Bami: Po C4.

Doshi:Po telefonin ku e gjetët, apo ia more shokëve?

Bami:Po, shokët, me Tonin. Po se di mirë, ka qenë brenda, e ka pasur brenda.

Doshi:Po pastaj si ia bëtë?

Bami:Po me dy fijet e telefonit i lidhëm me dy fijet e kapsollit. (bënë me duar veprimet e kryera për montim)

Doshi:Po atë natë telefonin kush e kishte që do i binte telefonit për shpërthim?

Bami: Një djalë i vogël, një që po priste atje.

Doshi: Cilin tjetër?

Bami: Atë që çoi motorin.

Doshi: Sa vetë ishit?

Bami: Pesë vetë. Ata dy që çuan motorin, Toni, çuni i xhajës së Tonit.

Doshi: Po ky çuni xhajës së Tonit çfarë roli kishte?

Bami: Se di, por ishin shumë të ruante ty.

Doshi: Kush ishte?

Bami: Po kur dola unë kishte shumë. Shtatë-tetë veta te motori. Plase më thanë.

Doshi: Po mbrapa, çfarë të thanë tjetër, kush porosit, ça me the ti mua për një deputet tjetër, Fufin?

Bami: Po, për Fufin, është porosi e Ilirit.

Doshi: Po përse, pse do e bënin?

Bami: Po se di, për një video. Është bërë me Ilirin, nuk e di se se kam idenë fiks, po për një video. Por fiks nuk e kam, nuk e di, se s’më interesonte kjo pjesa.

Doshi:Po ti i more ndonjë lekë atij?

Bami:I mora nja 20 mijë euro.

Doshi:Po për çfarë i more?

Bami: Po për me heq… (ndërpritet filmimi prej 8 minutash e 30 sekondash)




*    *    *